Per çfrarë mendojnë zakonisht njerëzit!
PËR ÇFARË MENDOJNË ZAKONISHT NJERËZIT?
Në kapitujt e mëparshëm, përmendëm se njerëzit nuk mendojnë siç duhet dhe nuk e zhvillojnë aftësinë e tyre për të menduar. Por këtu ekziston një çështje, që duhet sqaruar. Pa dyshim, gjëra të ndryshme kalojnë në mendjen e njeriut në çdo çast të jetës. Nuk ka asnjë moment, përveç kohës së gjumit, që mendja e njeriut të jetë e "zbrazët". Megjithatë, shumë prej këtyre mendimeve janë "të padobishme", "të pavlera" dhe "të panevojshme" për jetën pas vdekjes dhe nuk të çojnë askund.
Nëse dikush mban shënim ato që ka menduar gjatë ditës dhe në darkë lexon ato që ka shkruar, do të vërë re, se sa të pavlera janë shumë nga mendimet e tij. Edhe nëse në shënime gjen diçka të vlefshme, ka të ngjarë që të jetë gabuar. Është e mundur, që disa mendime që duken të drejta, mund të mos kenë asnjë vlerë për jetën e përjetshme.