
Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit. (Sureja Ja Sin, 38)
Dielli është duke emetuar nxehtësi për rreth 5 miliardë vjet si rezultat I reaksioneve të vazhdueshme kimike që ndodhin në sipërfaqen e tij. Në një moment të përcaktuar nga Allahu në të ardhmen, këto reaksione do të përfundojnë dhe Dielli do të humb të gjithë energjinë e tij dhe do të fiket. Në këtë kontekt, ajeti I mësipërm mund të jetë referim për përfundimin e energjisë së Diellit një ditë. (Allahu e di më së miri).
Fjala Arabe "mustaqarrin" në ajet I referohet një vendi dhe kohe të caktuar. Fjala “tajree,” e përkthyer si “udhëton” mbart kuptime të tilla si “të lëvizë, të veprojë me shpejtësi, të rrjedh”. Nga kuptimi I fjalëve duket se Dielli do të vazhdoj shtegtimin e tij në kohë dhe hapësirë, por se kjo lëvizje do të vazhdoj deri në një kohë të veçantë të paracaktuar. Ajeti “Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet)” (Sureja Tekëir, 1) e cila shfaqet në përshkrimet e Kiametit (përfundimit të botës) na tregon se një kohë e tillë do të vijë. Koha specifike është e njohur vetëm te Allahu.