E Shtunë, Korrik 20, 2019
A- A A+

Lëvizja e karkalecave në tufa

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur. (Kur'an, 54:7)

Ky ajet përshkruan situatën e të gjithë njerëzve në botën tjetër ngjashëm me lëvizjen e karkalecave në tufa. Ka urtësi të madhe në këtë krahasim.


Në shekullin e njëzet është mbledh një sasi e madhe e informatave për karkalecat me kryerjen e studimeve me gamë të gjërë duke përdorur mikro kamera. Tufat e karkalecave përmbajnë numër të madh të karkalecave që sillen si një trup i vetëm. Mbledhja në tufa që janë disa kilometra të gjata dhe gjëra, ata duken si një re e errët. Është vërtetuar se një tufë e vetme e karkalecave të shkretëtirës mund të mbukloj 1.200 kilometra katrorë dhe të përmbajë në mes të 40 dhe 80 milion karkaleca për kilometër katrorë. 157

Përveç kësaj, ata depozitojnë vezët e tyre në tokat ranore sikurse farat dhe, pasi larvat të kenë qëndruar nën tokë për një periudhë të gjatë kohore,ata të gjithë dalin së bashku. Pas gërmimit të një tuneli 10-15 cm nën tokë, karkaleci i gjinisë femërore lëshon 95-158 vezë përnjëherë. Femrat mund të lëshojnë vezë të paktën tri herë në jetën e tyre. Kur larvat pjeken pas 10-65 ditësh, varësisht nga temperatura e ajrit, ato shfaqen në një grup të madhë. Deri në 1.000 grumbuj vezësh janë gjetur në një metër katror. Tufat e karkalecave janë aq të mëdha sa të mbulojnë disa qindra kilometra katrorë, me numrin e karkalecave të rritur për kilometër katror në mes të 40 dhe80 milion. 158 Ekzistenca e tyre e gjatë nëntokësore dhe shfaqja e papritur në një numër të madh njëkohësisht mund të përngjaj me ringjalljen e njerëzve në Ditën e Gjykimit (Allahu e di më së miri).


Sot, karkalecat janë duke u studiuar nga njësi speciale, të cilat përdorin sisteme figurative me telekomandë. Edhe të dhënat e satelitëve të NASA-së përdoren për të identifikuar rajonet në Afrikë ku kolonitë e karkalecave të shkretëtirës zhvillohen. Në saje të të dhënave satelitore është e mundur të kryhen hulumtime të gjëra në tokë dhe hapësirë në një zonë mbi 18 milion kilometra katrorë.

Siç e kemi parë, fakti që Kur’ani ka bërë një krahasim të tillë në një kohë kur këto teknologji nuk kanë ekzistuar është një nga dëshmitë se është shpallje e Allahut të Gjithëdijshëm.

Mburoja e Myslimanit