E Hënë, Nëntor 19, 2018
A- A A+

Renditja e zhvillimit të organeve të njëriut

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës. (Kur'an, 23:78)

All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues. (Kur'an, 16:78)

Thuaj: "Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t'ju sjellë atë?". Shih se si ua sqarojmë faktet e megjithkëtë ata nuk ua vënë veshin! (Kur'an, 6:46)

Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. (Kur'an, 76:2)

 

Informacioni i siguruar vetëm rishtaz për formimin e organeve të foshnjës brenda mitrës së nënës është në përputhje të plotë me atë të shpallur në Kur’an
.

Ajetet e mësipërme i referohen një numri të shqisave dhënë njerëzve nga Allahu. Këto përmenden gjithmonë në një mënyrë të veçantë në Kur’an: dëgjimi, shikimi, ndjenjat dhe të kuptuarit.

Në një letër të botuar në Journal of the Islamic Medical Association, Dr. Keith Moore konstaton se gjatë zhvillimit të embrionit, sytë fillojnë të formohen pasi që veshi i brendshëm të ketë marrë formë. Ai thotë se truri, qendra e ndjenjave dhe të kuptuarit fillojnë të formohen pas veshit dhe syrit. 94

Veshët e fetusit fillojnë të formohen qysh në ditën e njëzet e dytë të shtatëzënisë dhe bëhen plotësisht funksionale në muajin e katërt. Pas kësaj, embrioni mund t’i dëgjoj tingujt në mitrën e nënës së tij. Për këtë arsye, ndjenja e dëgjimit formohet para funksioneve tjera vitale për një bebë të porsalindur. Renditja e përcaktuar në Kur’an është e habitshme nga ajo pikëpamje.

Mburoja e Myslimanit