Lutje edhe Dua nga Kur'ani edhe Sunneti

Duaja pas ngrënies së ushqimit

User Rating: 4 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Inactive

ELHAMDULI-LAHIL-LEDHI AT'AMENA VE SEKANA VE XHE'ALENA MUSLIMIN

 

 

["Falënderimi All-llahut i cili na mundësoi të hamë e të pimë dhe na bëri muslimanë".] (Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ebu Seid eI Huderiu)

Duaja kur vishen rrobat

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

Muhammedi alejhisselam thotë: "Kush i veshë rrobat e tij e pastaj thotë:

ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI KESANI HADHETH-
THEVBE VE REZAKANIHI MIN GAJRI HAVLIN
MINNI VE LA KUVVETE

[" Falënderimi All-llahut i cili ma bëri të mundshme t'i veshë këto rroba dhe më furnizoi me to pa mundin dhe fuqinë time"]

...All-llahu ia falë mëkatet e mëparshme ". (Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Hakimi nga Enes bin Maliku).

Duat ë e gjumit

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

a)Kur bijmë të flejmë:

Muhammedi alejhiselam thotë: "Kur të shtrihet dikush në shtratin e tij le të mbështillet mirë, sepse askush nuk e di se çka mund t'i ndodhë në gjumë, pastaj le të thotë:

BISMIKE RABBI VED'ATU XHENBI VE BIKE
ERFE'UHU, IN EMSEKTE NEFSI FERHAMHA VE
IN ERSELTEHA FAHFADHHA BIMA TAHFEDHU
BIHI `IBADEKES-SALIHIN.

["Me emrin Tënd o Zoti im shtrihem dhe me emrin Tënd ngrihem. Nëse ma merr shpirtin mëshiroje e nëse e kthen, mbroje me atë që i mbron robërit e tu të mirë".] (Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre).

b) Kur zgjohemi nga gjumi:

ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI AHJANA BA'DEMA
EMATENA VE ILEJHIN-NUSHUR

["Falënderimi i takon All-llahut, i cili na ngjalli pasi na bëri të vdesim dhe Atij i rikthehemi".] (Buhariu nga Ebu Dherr-rr el Gaffariu).

El-hamdu lil-lahil-ledhi ahjana ba`de ma ematena ue ilejhin-nushur.

- Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili na ringjalli pasi që na bëri të vdekur dhe tek Ai është tubimi.
(Transmetojne Buhariu (Fet-hul Bari 11/113) dhe Muslimi 4/2083.

La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kuli shejin kadir. Subhan-All-llah uel-hamdu lil-lah ue la ilahe il-laAll-llah uAll-llahu Ekber ue la haule ue la kuvvete il-la bil-lahil Alijjil Adhim. All-llahummagfirli."

- S`ka të adhuruar tjetër përvec All-llahut Një dhe të Pashoq, Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi cdo send. I Madhërishëm qoftë All-llahu, Falënderimi i takon All-llahut, s`ka të adhuruar tjetër përvec All-llahut, All-llahu është më i Madhi, s`ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e All-llahut të Lartmadhërishëm, - pastaj lutet dhe thotë: "O Zoti im, më fal.",
(Transmetojnë Buhariu ( Fet-hul Bari 3/39) dhe të tjerë. Hadithin me këtë version e transmeton edhe Ibën Maxheh (Sahih Ibën Maxheh 2/235).

(Kush e thotë këtë, do t`i falen mëkatet, e nëse lutet do t`i pranohet lutja, e nëse ngrihet e merr abdes dhe falet, do t`i pranohet namazi.)

El-Hamdu lil-lahil-ledhi a`fani fi xhesedi ue redde alejje ruhi ue edhine li bi dhikrihi.

- Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili ma mbrojti trupin, ma ktheu shpirtin dhe ma mundësoi që ta përmend Atë

 

Duatë për në banjo apo nevojtore

User Rating: 4 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Inactive

a) Kur hymë në banjo apo nevojtore:

Muhammedi alejhisselam thotë: " Fjala, e cila i ruan vendet e turpshme të njeriut nga vështrimet e xhinnëve kur hyn në banjo apo nevojtore, është:

BISMIL-LAHI, ALL-LLAHUMME INNI E'UDHU
BIKE MINEL HUBUTHI VEL HABAITHI

[" Me emër të All-llahut, o Zot, më ruaj nga e ndyra dhe ndytësirat ".] (Buhariu dhe Muslimi nga Enes bin Maliku).

b) Kur dalim nga banjoja apo nevojtorja themi:

GUFRANEKE

["Kërkoj faljen tënde o Zot ".] (Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Aisheja, nëna e besimtarëve).

Page 3 of 3