Lutje edhe Dua nga Kur'ani edhe Sunneti

Dhikri pas përfundimit të abdesit

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

 

Esh-hedu en lá Iláhe il-lAlláhu vahdehu lá sheríke lehu ve esh-hedu enne Muhammeden abduhú ve resúluhú.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut Një, i vetëm dhe i pashoq dhe dëshmoj se Muhammedi (s.a.v.s.) është rob dhe i Dërguar i Tij.

Muslimi 1/209

.

All-llahumme-xh-alní minet-tevvábíne ve-xh-alní minel-mutetahirín.

O Zoti im, më bëj mua prej atyre që pendohen dhe më bëj mua prej atyre të cilët pastrohen.

Tirmidhiu 1/78,Sahih Et-Tirmidhi3/151.

 

Subháneke All-llahumme ve bihamdike, Esh-hedu en lá iláhe il-lá Ente estagfiruke ve etúbu ilejke.

I Lartësuar je Ti o All-llahu im, Ty të takon Falënderimi; dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje, kërkoj falje nga Ti dhe te Ti pendohem.

Nesaiu librin e tijAmelul-jevmi vel-lejletifq.173,Irvaul-Galil1/135 dhe 2/94

Duaul-hitam - - Duaja përmbyllëse

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

All-llahummexh’al nebijjena lena fertan ve havdahu lena mevrida. All-llahummahshurna fi zumretihi vesta’milna bi sunnetihi ve teveffena ala mil-letihi vexh’alna fi hizbih. All-llahumme vexhma bejnena ve bejnehu ke ma amenna bihi ve lem nerehu. All-llahumme ve la tuferrik bejnena ve bejnehu hatta tudhilena mud’halehu vexh’alna min rufekaihi mean-nebijjine ves-siddikine vesh-shuhedai ve-salihin, ve hasune ulaike refika. All-llahumme eblighu mines-selame kul-lema dhukire, ves-selamu alen nebijji ve rahmetull-llahi ve berekatuhu, xhezall-llahu anna Muhammeden sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem bi ma huve ehluhu, subhaneke rabbike rabbil-izzeti amma jesifun. Ve selamun alel-murselin. Vel hamdu lil-lahi rabbil-alemin.

O Zot, bën që Pejgamberi ynë në botën tjetër të jetë udhëheqës, ndërsa burimi i tij vend në të cilin do të arrijmë. O Zot, na ringjall sërish në grupin e tij, na ndihmo të veprojmë sipas sunetit të tij, bën që të vdesim në fenë e tij dhe na bën nga grupi i tij! O Zot, na bashko me te, siç i kemi besuar atij, ndërsa nuk e kemi parë kurrë! O Zot, mos na ndajë prej tij gjersa nuk bën që të hyjmë aty ku do të hyjë edhe ai, bën që të jemi në shoqëri të tij me pejgamberët, besimtarët e sinqertë, shehidët dhe njerëzit e mirë, e ata janë shoqëri e mirë! O Zot, dërgoji selame prej nesh Pejgamberit tonë, sa herë që kujtimi i tij të kalojë! Paqa dhe selami, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë! Zoti e shpërbleftë, në emrin tonë, Muahmedin a.s. ashtu siç e ka merituar dhe për çka është i denjë! Lavduar qoftë Zoti yt, Zoti i fuqisë dhe madhështisë, cili është i pastër nga çdo gjë çka ia përshkruajnë! Paqa qoftë me të dërguarit tjerë dhe lavdëruar qoftë Allahu, Zot i botëve!

 

Duaja e cila lexohet në natën e lejletul-Kadrit

User Rating: 4 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Inactive

All-llahumme inneke afuvvun tuhibbul-afve fa’fu anni.

O Zoti im, ti falë shumë dhe e don faljen, andaj më fal edhe mua!


All-llahummekfini bi halalike an haramike ve agnini bi fadlile an men sivak.

O Zot, më kënaq me hallallin Tënd, që të mos i qasem haramit dhe më bën mirësinë Tënde, që të mos jem i nevojshëm për askë tjetër pos për Ty!

All-llahumme inni eudhu bike minel heremi vel-keseli vel-magremi vel-me’semi, ve eudhu bike min adhabin-nari ve fitnetin-nari ve fitnetil-kabri ve adhabil-kabri ve sherri fitnetil-gina ve sherri fitnetil-fakr.

O Zot, kërkoj ndihmën Tënde nga dobësia e pleqërisë, nga përtacia, borxhi dhe mëkati! Zot im, nga Ti mbrojtje kërkoj prej dënimit, prej sprovimit në zjarr, nga sprovat në varr, nga dënimi në varr, nga sprova e keqe e pasurisë dhe nga sprova e keqe e varfërisë!

Ve eudhu bike minel-kasveti vel-gafleti vel-ajleti vez-zil-leti vel-mekeneti, ve eudhu bike minel-fakri vel kufri vel-fusuki vesh-shikaki ves-sum’ati ver-rijai ve eudhu bike minel-fakri vel-kufri vel-fusuki vesh-shikaki ves-sum’ati ver-rijai ve eudhu bike mines-samemi vel-bekemi vel-beresi vel-xhununi vel xhuzami ve sejjil-eskam.

Zot im, te Ti mbështetem nga ngurtësia e zemrës, nga pakujdesia, varfëria, poshtërimi e mjerimi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga varfëria, mosbindja, armiqësia, prezentimi i rremë dhe hipokrizia. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga të qenët i shurdhër, të qenët memec, lepra, zgjeba, marrrëzia, dhe të gjitha sëmundjet e shëmtuara!


All-llahumme inna neudhu bike min xhehdil-belai ve derkish-shekai ve suil-kadai ve shematetil-a’da.

O Zot kërkoj mbrojtjen Tënde nga ndonjë fatkeqësi e rëndë, nga mjerimi, goditja e shëmtuar e fatit dhe nga hakmarrja e armiqëve!



All-llahumme inni eudhu bike min sherri ma alimtu ve min sherri ma lem a’lem.

O Zot, kërkoj mbrojtjen tënde nga e keqja e asaj që e njoh dhe nga e keqja e asaj që nuk e njoh!


All-llahumme inni eudhu bike min sherri ma amiltu ve min sherri ma lem a’mel.

Zoti im, kërkoj mbrojten Tënde nga ajo që e kam bërë dhe e keqja e asaj që nuk e kam bërë!


All-llahumme inni eudhu bike min dhevali ni’metike ve tehavvuli afijetike ve fuxhaeti nikmetike ve xhemii sehatik.

O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga ndërprerja e të mirave Tua, ndryshimi i rojës dhe sigurisë Tënde, hakmarrjes Tënde të befasishme dhe gjithë mllefit Tënd!



All-llahumme inni eudhu bike minel-hedmi vet-tereddi ve eudhu bike minel-gareki vel-hareki vel heremi, ve eudhu bike en jetehabbetanish-shejtanu indel mevti ve eudhu bike en emute fi sebilike mudbiren, ve eudhu bike en emute lediga.

O Zot, kërkoj nga Ti mbrojtje prej asaj që mbi mua të bjerë diç, që të mos rrëzohem, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos fundosem, që të mos digjem dhe që të mos dobësohem krejtësisht në pleqëri. Kërkoj mbrojtjen Tënde të mos vdes duke ikur dhe duke ia kthyer shpinën luftës në rrugën Tënde. Nga Ti kërkoj mbrojtje që të mos vdes nga kafshimi i shtazëve helmuese!


All-llahumme inni eudhu bike min munkeratil-ahlaki vel-a’mali ve ehvai vel-edva’.

O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga cilësitë e papëlqyeshme, punët e papëlqyeshme, dëshirat e shëmtuara dhe sëmundjet e shëmtuara!


All-llahumme inni es’eluke min hajri ma seeleke minhu nebijjuke Muhammedun, sal-lall-lahu alejhi ve sel-leme, ve eudhu bike min sherri mesteadheke minhu nebijjuke Muhammedun, sal-lall-lahu alejhi ve sel-leme, ve entel musteanu ve alejkel-belagu ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah.

O Zot, unë kërkoj nga Ti t’më ofrosh nga ajo mirësi, për cilën Ty të është lutur pejgamberi Yt Muhammedi a.s., ndërsa kërkoj t’më marrësh në mbrojtje nga ajo e keqe, prej cilës ka kërkuar mbrojtje pejgamberi Yt Muhammedi a.s. Ti je ai prej cilit kërkohet ndihma, prej teje janë të gjitha mjetet, nuk ka asnjë ndryshim as ndihmë pa Allahun!


All-llahumme inni eudhu bike min ilmin la jenfa’, ve kalbin la jahsha, ve duain la jusma’, ve nefsin la tehsba, eudhu bike min haulail-erba.

O Zot im, kërkoj ndihmën Tënde nga dituria, nga ajo që nuk ka farë dobie, nga zemra që nuk është e devotshme, nga duaja dhe lutja që nuk kanë përgjigje, nga shpirti i pangopur dhe nga këto katër gjërat së bashku!


All-llahummagfirli xhiddi ve hezli ve hatai ve amdi, ve kul-lu dhalike indi.

O Zot, ma fal seriozitetin tim, mahinë time, gabimin tim dhe atë që e bëj qëllimisht, ndërsa të gjitha këto janë në mua.

All-llahummaksim lena min hashjetike ma tehulu bihi bejnena ve bejne measike ve min taatike ma tubel-liguna bihi xhenneteke ve minel-jakini ma tuhevvinu bihi alejna mesaibed-dunja vel-ahireti ve metti’nall-llahumme bi esmaina ve ebsarina ve kuvvetina ma ahjejtena vexh’alhul-varise, minna vexh’al se’rena ala men dhelemena vensurna a;a men adana ve la texh’al musibetena fi dinina ve la texh’alid-dunja ekbere hemmina ve la meblega ilmina ve la tusel-lit alejna men la jerhamuna.

O Zot, na dhuro aq frikë prej teje, sa të na ndalojë, që të mos gabojmë ndaj Teje, na dhuro aq përulësi ndaj teje, sa t’na shpiejë në xhenetin tënd, na dhuro aq besim të fortë, sa do t’na lehtësojë vuajtjet e kësaj dhe botës tjetër. Na furnizo me dëgjim, me shikim dhe fuqi tonën gjersa të zgjasë jeta dhe bën që me këto të mira dhe fuqi të vdesim. Ti hakmerru kundër atyre që na shkaktojnë padrjetësi, na ndihmo kundër atyre që janë në armiqësi me ne. Mos na dhuro fatkeqësi në fenë tonë, mos e bën këtë botë brengën tonë më të madhe as fund të diturisë sonë dhe mos ma ngarko ate që nuk do të ketë mëshirë ndaj nesh!

All-llahumme inni es’eluke fi’lel-hajrati ve terkel-munkerati ve hubbel-mesakini ve idha eredte bi kavmin fitneten fe teveffeni gajre meftun.

O Zot, unë të lutem, t’më ndihmosh, të kryej vepra të mira, të largohem nga veprat e këqia, t’i nderoj të varfërit, ndërsa kur të dëshirosh që botën ta flakësh në sprovë, që t’më pranosh mua afër vetes Tënde pa sprova!

All-llahumme ahsin akibetena fil-umuri kul-liha ve exhirna min hizjid-dunja ve adhabil-ahire.


O Zot, na dhuro pasojë të bukur në të gjitha punët tona dhe na fsheh nga turpi i kësaj bote dhe dënimi i botës tjetër!


All-llahumme inni es’eluke en tubarike li fi sem’i ve fi besari ve fi ruhi ve fi halki ve fi huluki ve fi ehli ve fi mahjaje ve fi memati ve fi ameli, All-llahumme ve tekabbel hasenati ve es’eluked-derexhatil-ula minel-xhenneti, amin.

O Zot, unë të lutem, t’më dhurosh bekim në dëgjimin tim, në shikimin tim, në shpirtin tim, në trupin tim, në cilësinë dhe karakterin tim, në familjen time, në jetën time, në vdekjen time dhe tërë punën time. O Zoti im, m’i prano veprat e mia të mira dhe më dhuro nga Ti nivelet e larta të parajsës! Më plotëso lutjen, o Zot!

All-lahummexh’alni saburen vexh’alni shukuren vexh’alni fi ajni sagiren ve fi a’junin-nasi kebira.

O Zot, bën që të jem i përmbajtur, bën që të jem mirënjohës, bën që në sytë e mi të jem i vogël, ndërsa në sytë e botës i madh!

All-llahumme a’tini imanen la jerted-du ve jekinen lejse ba’dehu kufrun ve rahmeten enalu biha sherefe kerametike fid-dunja vel-ahire.

O Zot, më dhuro besim, që nuk luhatet dot, më dhuro bindje, pas cilës nuk ka mosbesim dhe më dhuro mëshirë, me cilën do ta arrij famën e respektit tënd në këtë dhe në botën tjetër!


All-llahumme tahhir kalbi minen-nifaki ve ameli miner-rijai ve lisani minel-kedhib ve ajni minel-hijaneti, fe inneke ta’lemu hainetel-a’juni ve ma tuhfi-sudur.

O Zot, pastroje zemrën time nga hipokrizia, pastro punën time nga paraqitja e rreme, gjuhën time nga gënjeshtra, syrin tim nga shikimi i fshehur, ngase Ti din për çdo shikim të fshehur dhe gjithë çka fshehim në zemër!

All-llahummagfir lil-mu’minine vel-mu’minati vel-muslimine vel-muslimati ve aslihhum ve aslih dhate bejnihim ve el-lif bejne kulubihim vexh’al fi kulubihimul-imane vel-hikmete ve seb-bit’hum ala mil-leti resulike ve evzi’hum en jeshkuru ni’metekel-leti en’amte alejhim ve en jufu bi ahdikel-ledhi ahedtehum alejhi vansurhum ala aduvvike ve aduvvihim, ilahel-halki, subhaneke la ilahe gajruk. 54

O Zot, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, përmirëso ata dhe përmirëso raportet e tyre reciproke, miqësoi zemrat e tyre, dhuro në zemrat e tyre besim dhe urtësi dhe bëni të vendosur në fênë e Pejgamberit Tënd. I frymëzo ata që të jenë mirënjohës për të mirat Tua, që ua ke dhuruar dhe ta përmbushin premtimin që ta kanë dhënë. Ndihmoju atyre kundër armiqëve tu dhe të tyre, o Zot i të gjitha krijesave, lavdëruar qofsh, nuk ka zot tjetër pos Teje!

All-llahumme inni eudhu bike en ushrike bike ve ene a’lemu ve estagfiruke li ma la a’lem.

O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde që, duke mos qenë i vetëdishëm, të përshkruaj ndonjë shok, ndërsa kërkoj falje edhe për atë që nuk di!

Subhanekell-llahumme ve bi hamdike la ilahe il-la ente estagfiruke ve etubu ilejk.

Lavdëruar qoftë Allahu, Zot ynë, dhe falënderuar qoftë ai! Nuk ka zot pos Tij! Prej Tij falje kërkoj dhe Atij i pendohem e drejtohem!
 

 

Salavati

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

(Es-salatu alen-nebijji, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.)

All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin ke ma barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid.

O Zot im, shprehe mëshirën Tënde ndaj Muhammedit dhe familjes së Muhammedit, siç e ke treguar ndaj Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit! I lavdëruar dhe madhëruar je Ti! O Zot, dhuroja bekimin Tënd Muhammedit dhe familjes së Muhammedit, siç ia ke dhuruar Ibrahimit dhe familejs së Ibrahimit! I lavdëruar dhe madhëruar je Ti!

 

Duaja e rëskut-furnizimit

User Rating: 4 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Inactive

All-llahummeftah lena ebvabe rahmetike ve sehhil lena ebvabe rizkik.

O Zot, na hap dyert e mëshirës Tënde dhe na lehtëso dyert e nafakës Tënde!

All-lahummehdini li ahsenil-ahlaki la jehdi li ahseniha il-la ente vasfir anni sejjieha la jesrifu anni sejjieha il-la ent.

O Zot, më udhëzo me mrekullitë në të mëdha, ngase në mrekullitë më të mëdha udhëzon vetëm Ti. Largo nga unë karakterin e keq, ngase karakterin e keq nga unë mund ta largosh vetë Ti.

All-llahumme lekel-hamdu mil’es –semavati ve mil’el-erdi ve mil’e ma bejnehuma ve mil’e ma shi’te min shej’in ba’du, ehlus-senai vel-kibrijai vel-mexhd. Ehakku ma kalel-abdu ve kul-luna leke abd. La mania li ma a’tajte ve la mu’tije li ma mena’te ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhedd.

O Zoti im, të falënderoj aq, sa mund të mbushen qiejt, aq sa mund të mbushet toka, aq sa mund të mbushet hapësira midis tyre dhe aq sa dëshiron Ti pas kësaj. Ti meriton çdo lavdatë, madhërim dhe respekt. Kjo është më reale dhe më meritore që robi mund ta deklarojë, ndërkaq që të gjithë ne jemi robërit Tu. Atë që e jep Ti, atë nuk mund ta ndalojë asnjëri, ndërsa atë që e ndalon Ti, atë nuk mund ta japë askush. Askujt nuk mund t’i sjellë dobi pasuria pa Ty!

All-lahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetik.

O Zot më ndihmo që të kujtoj dhe të përmend, të falënderoj dhe të robëroj siç meriton!

All-llahumme aslih li dinil-ledhi huve ismetu emri ve aslih li dunjajel-leti fiha meashi ve aslih li ahiretil-leti fiha meadi. Ve ahjini ma kanetil-hajatu hajren li ve teveffeni idha kanetil-vefatu hajren li vexh’alil-hajate zijadeten li fi kul-li hajrin vexh’alil-mevte rahaten li min kul-li sherr.

O Zoti im, ma përmirëso besimin tim, që është kryegjëja ime, ma përmirëso edhe botën time, ngase në të jetoj, ma përmirëso edhe botën tjetër, ngase atje do të shkoj, më ringjall gjersa kam jetë të mirë, ndërsa më jep vdekje kur jeta ime është e mirë. Bën që jeta ime të jetë shtim në çdo të mirë, ndërsa vdekja ime paqë dhe shpëtim nga çdo e keqe!

All-lahumme inni es’eluke rizkan taj-jiben ve ilmen nafian ve amelen mutekabbela.

O Zot, unë nga Ti kërkoj t’më japësh nafakë të bukur, dituri të dobishme dhe punë e vepër të pranuar!


All-llahumme ente adudi ve nasiri, bike ehulu ve bike esulu ve bike ukatilu ve la havle ve la kuvvete il-la bike.

O Zot, Ti më je fuqi dhe ndihmesë, nga shkaku Yt levizi, nga shkaku Yt sulem dhe nga shkaku Yt luftoj!

All-llahumme habbib ilejnel-imane ve zejjinuhu fi kulubina ve kerrih ilejnel-kufre vel-fusuka vel-isjane vexh’alna miner-rashidin. All-llahumme katilil-keferetel-ledhine jukedhdhibune rusuleke ve jesud-dune an sebilike vexh’al alejhim rixhzeke ve adhabeke, ilahel-hakki, amin.

O Zot, bëne besimin të dashur për ne, zbukuroje në zemrat tona, ndërsa bën që mosbesimi, mosbindja dhe mëkati të jenë të urrejtur për ne. Bën që të jemi prej atyre që ndodhen në rrugë të drejtë! O Zot, ti vraj jobesimtarët, të cilët i shtyjnë në gënjeshtër të dërguarit Tu dhe që largojnë nga rruga Yte. Lësho mbi ta dënimin Tënd, o Zoti i vërtetë! – Dëgjoje lutjen time!

All-llahumme munzilel-kitabi muxhrijes-sehabi ve hazimel-ahzabihdhimhum vansurna alejhim.

O Zot, që ke shpallur librin, që shtyn rêtë dhe mposhtë grupet, mposhti ata dhe na ndihmo neve kundër tyre!

All-llahumme inna nexh’aluke fi nuhurihim ve neudhu bike min shururihim.

O Zot, ne Ty të vendosim para gjoksave të tyre dhe nga Ti kërkojmë mbrojtje nga prapësia e tyre!

La ilahe il-lell-llahul-adhimul-halim. La ilahe il-lellahu rabbul-arshil-adhim. La ilahe il-lellahu rabbus-semavati ve rabbul-erdi rrabul-arshil-kerim.

Nuk ka Zot pos Allahut të Madhëruar dhe të Mëshirshëm, nuk ka Zot pos Allahut, Sundimtarit të fronit të lartësuar, nuk ka Zot pos Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës dhe Zotit të fronit të ndershëm!

All-llahumme inni abduke vebnu abdike vebnu emetike nasijeti bi jedike madin fijje hukmuke adlun fijje, kadauke es’eluke bi kul-lismin huve leke semmejte bihi nefseke ev enzeltehu fi kitabike ev al-lemtehu ehaden min hal-kike eviste-serte bihi fi ilmil-gajbi indeke, en texh’alel-Kur’anel-adhime rebia kalbi ve nure sadri ve xhilae huzni ve dhehabe hemmi.

O Zoti im, unë jam rob Yti, biri i robit Tënd dhe robëreshës Tënde. Tufa e flokëve të mi ndodhet në pushtetin Tënd, gjykimi Yt ndaj meje vlen dhe kalon, fati dhe përcaktimi Yt për mua është i drejtë. Të lutem me çdo emër tëndin me të cilin e ke quajtur Veten ose që ke shpallur në librin tënd ose të cilin ia ke mësuar ndonjë krijese tënde ose që e ke mbajtur në fshehtësinë Tënde, që ta bësh Kur’anin e lartësuar pranverë të zemrës sime, dritë të zemrës sime, që me te ta mënjanosh pikëllimin tim dhe të largosh brengat e mia!

All-llahumme magfiretuke evseu min dhunubi ve rahmetuke erxha indi min ameli (tri here).

O Zot, falja Yte është më e gjerë se mëkatet e mia, ndërsa unë mbështetem më shumë në shpresën tënde, se sa në veprat e mia.

 

Page 1 of 3