E Hënë, Korrik 16, 2018
A- A A+

Agjerimi I ndonje dite te caktuar nga muaji Rexheb.

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Shumë persona të cilët bëjnë bidate, besojnë se ka mirësi të veçantë në disa ditë të caktuara, duke I veçuar ato me adhurime, pa pasur kurrëfarë argumenti nga Kurani ose Syneti dhe për këtë arsye, ibadetet të cilat I bëjnë janë të kthyera mbrapsht dhe të papranueshme sepse ata kanë shpikur në fenë e Allahut. Sikurse është çështja me agjërimin e ditës së " mirë " të Rexhebit. Këtu do të përmendim disa nga thëniet e dijetarëve të Islamit në lidhje me këtë çështje.

Ka thënë shejh El-Islam Ibn Tejmijeh ( Allahu e mëshiroftë): Përsa i përket që të veçosh muajin Rexheb me agjërim, (themi) që të gjithë hadithet që kanë ardhur në lidhje me këtë temëjanë të dobët, madje janë edhe të trilluar. Dijetarët nuk mbështeten tek këto hadithe si dhe nuk janë nga ato hadithe të dobët të cilët lejohet të veprohet me to në punët e mira ( Fadail e'amal ). Por shumica e tyre janë të trilluara dhe gënjeshtra. Mexhmual Fetaua (25/290)

Ka thënë Ibn Kajim : Çdo hadith i cili tregon për agjërimin e Rexhebit dhe namazin në disa netë të tij janë gënjeshtra dhe trillime. ( Elmenar elmunejif 96)

Ka thënë El Hafidh Ibn Haxher  : Nuk ka ardhur ndonjë hadith I saktë I cili vlen për argumentim në mirësinë e muajit të Rexhebit as për agjërimin e tij ose të ndonjë dite të caktuar prej tij si dhe as për të falur namaz nate në një nate të caktuar prej tij. ( Tebjiin El-axheb 11)

Ka thënë Sejid Sabik : Agjërimi I muajit Rexheb nuk ka ndonjë mirësi më tepër në krahasim me muajt e tjerë, vetëm se ai është nga muajt e shenjtë. Sikurse nuk ka ardhur në synetin e saktë se agjërimi ka ndonjë mirësi të veçantë ( në këtë muaj ) dhe çfarë ka ardhur për këtë çështje nuk bën për argumentim. ( Fikhu Suneh 1/383)

Është pyetur shejh Uthejmini në lidhje me agjërimin e ditës të 27 të muajit Rexheb dhe faljes namaz në këtë natë? Është përgjigjur: të veçosh me agjërim ditën e 27 të muajit të Rexhebit dhe të falësh namaz nate në natën e 27 është bidat ( risi ) dhe çdo bidat është në humbje.

 Mexhua Fetaua Ibn Uthejmin ( 20/440)

Marrë nga faqja e internetin: www.islam-qa.com

 

Mburoja e Myslimanit