E Diel, Mars 24, 2019
A- A A+

Rezymeja e veprimit të haxhit temetu

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Rezymeja e veprimit të haxhit temetu[1]

 

Ska dyshim se myslimani është i kujdesshëm që haxhi i tij të jetë sikur haxhi i Pejgamberit, që të jetë më afër pranimit dhe ti arrijë sa më mirë begatit e haxhit.

Kjo do të jetë një rezyme e të vepruarit  të haxhit temetu sipas haditheve të Pejgamberit duke e sqaruar më gjersisht dhe duke i ndar këto veprime në atë që është shtyll, vaxhib dhe e preferuar.

 

 

 

Haxhiu para se të niset për udhtimë

 

  1. Kush ka mundësi për haxh dhe vendos për kryerjen e tij duhet të shpejtoj me pendim të sinqertë nga çdo mëkat. Të mundohet që të lirohet nga padrejtësit që ua ka bërë njerëzve duke ua kthyer hakin atyre. Të mundohet ti kryej borxhet nëse ka mundësi. Të mundohet që ti lë të kënaqur  prindërit  e tij, të afërmit e tij nëse mes tij dhe atyre ka pas diçka. Po ashtu të siguroj furnizimin e atyre që i lenë në vendin e tij prej fëmijëve dhe atyre që i ka në përgjegjësi.
  2. Le të jetë i kujdesshëm që përgatitja e tij të jetë e mirë. Të ketë kujdes nga ajo pasuri e cila është e dyshimtë apo e uzurpuar, që haxhi të jetë sa më afër pranimit.
  3. Të angazhohet që të gjej shoqërues të mirë të cilët të nxisin në të mira. Nëse ka mundësi shoqërimi me dijetar kjo është edhe më e mirë.
  4. Të filloj udhëtimin me etikën që i përket myslimanit, duke i kënduar lutjet  e udhëtimit.

 

 

Ihrami (shtylla e haxhit)

 

  1. Kur të vi në mikat[2]  haxhiu zhvesh rrobët e tij, pastrohet sikur që pastrohet prej xhunubllëkut, parfumoset me erërat më të mira që i ka. Po ashtu vepron edhe gruaja edhe nëse është në ciklin e saj apo në kohën e lehonisë. Mbetja e erës së mirë në rrobe dhe në trup pas veshjes së ihramit nuk dëmton asgjë.
  2. Burri në këtë vend i vesh rrobet e ihramit. Ndërsa gruaja vesh çka do prej rrobeve të saj.
  3. Nëse është koha e namazit e fal namazin. Nëse nuk është koha e namazit atëherë fal dy rekate me nijet të abdesit e jo me nijet të veshjes së ihramit. Kur të përfundoj namazin bënë nijet për umre kur të jesh mbi mjet të udhëtimit duke u kthyer ka kibla duke thënë ELHAMDULILAH ALLAHU EKBER. Pastaj thua: LEBBEJK ALLAHUMME UMRETEN.
  4. Ai që është në aeroplan e vesh ihramin kur afrohet aeroplani mbi mikat. Të jetë i përgatitur para veshjes së ihramit me pastrimin e trupit dhe me erëra të mira dhe ti ketë me vete rrobat e ihramit.
  5. Kur ta bëjnë nijetin për umre me fjalën LEBBEJK ALLAHUMME UMRETEN fillon me këtë dua: LEBBEJK ALLAHUMME LEBBEJK LEBBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBBEJK. INNEL HAMDE VEN- NI’METE LEKE VEL MULK LA SHERIKE LEKE. Me këtë dua burri e ngrit zërin e tij ndërsa gruaja e ngrit zërin sa dëgjon ai që është afër saj.
  6. Haxhiu me ihram duhet të shpeshtoj telbijen sidomos në ndryshimin e gjendjes dhe të kohës si p.sh. kur ngjitet lart apo bie poshtë, ose kur afrohet nata apo dita. Gruaja bënë telbijën edhe nëse është në ciklin e saj dhe nuk e ndërprejnë telbijën gjerë në momentin kur të fillojnë tavafin.
  7. Pasi të vesh haxhiu ihramin i ka të ndaluara këto gjëra:

·         Rrurja e kokës apo heqja e qimeve nga trupi pa asnjë arsye

·         Prerjen e  thonjve

·         Mbulimi i kokës qëllimisht dhe mbulimi i fytyrës.

·         Veshjen e ndonjë gjëje të qepur me qëllim, kjo vlen për burrin.

·         Vendosja e ndonjë parfumi.

·         Gjuetia e tokës, ose therja e ndonjë kafshe.

·         Martesa.

·         Mardhënjet intime.

·         Ledhatimi i gruas me epsh apo puthja e saj, apo prekja e saj me epsh.

 

 

Hyrja në Mekke dhe Tavafi

 

 

  1. Kur haxhiu arrin në Mekke shpejton te Qabja duke hynë me këmbën e djathtë dhe duke thënë: BISMIL-LAH. ALLAHUMME FTAH LI EBVABE RAHMETIKE. Shkon tek guri i zi, e prek me dorën e tij të djathtë dhe e puth nëse ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë. Nëse nuk ka mundësi ta puth atëherë e prek me dorën e tij dhe pastaj e  puth dorën e tij. Nëse edhe këtë nuk mund ta bëjë atëherë ngrit dorën e  tij të djathtë në drejtim të gurit të zi duke thënë ALLAHU EKBER dhe nuk e puth dorën. Më e mirë është që mos të afrohet te guri nëse afrimi i tij i dëmton njerëzit.
  2.  Pastaj fillon tavafin duke e lënë Qabën në anën e majtë të tij. Kur të arrin tek ruknu jemani  nëse i mundësohet bënë me shenjë ka ai pa e puth atë. Kur është mes ruknu jemanit dhe gurit të zi e bënë këtë dua: RABBENA ATINA FID DUNJA HASENETEN VE FIL AHIRETI HASENTEN VE KINA ADHABENNAR. Kur të arrin tek guri i zi vetëm e ka bërë një rrotullim. Pastaj fillon me rrotullim e dytë duke  vepruar atë që cekëm më herët. Kështu bënë tavaf deri sa ti bëjë shtatë rrotullime.
  3. Burri kur të fillon tavafin duhet ta zbuloj krahun e djathtë duke e fut palën e anës së djathtë nën sqetullën e saj dhe duke e paluar në krahun e majtë dhe posa të përfundoj tavafi e mbulon krahun sikur që ka qenë më herët. Ndërsa gruaja nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë. Po ashtu është mirë që në tri rrotullimet e  para të shpejtoj pak me hapa të vogël. Ndërsa në katër rrotullimet tjera ec ngadalë si zakonisht.
  4. Kur të përfundoj tavafin i fal dy rekate mbrapa mekamit ibrahim, në mënyrë që mekami ibrahim të jetë mes namazliut dhe Qabës. Në rekatën e parë këndon suretul kafirun (kul ja ejjuhel kafirun). Ndërsa në rekatën e dytë këndon suretul ihlas (kul huvallahu ehad). Pastaj shkon te uji zemzem, pi prej tij dhe lag kokën e tij.
  5. Pastaj nëse ka mundësi le te kthehet prapë tek guri i zi, ta prek me dorën e tij të djathtë dhe ta puth atë.

Sa’ji mes Safas dhe Merves ( shtylla e haxhit)

 

  1. Pastaj niset drejt Safas për të ja filluar sa’jin. Kur të afrohet afër Safas lexon INNES-SAFA VEL MERVETE MIN SHEAIRIL-LAH. Pastaj thotë: po filloj me atë që ka filluar Allahu.
  2. Ngjitet në kodrën Safa gjersa ta shoh Qabën. Kthehet ka Kibla duke thënë: LA ILAHE IL-LALLAHU VAHDEHU LA SHERIKE LEH. LEHUL MULKU VE LEHUL HAMDU VE HUVE ALA KUL-LI SHEJIN KADIR. LA ILAHE IL-LALLAHU VAHDEHU. ENXHEZE VA’DEHU. VE NESARE ABDEHU. VE HEZEMEL AHZABE VAHDEHU. Pastaj bënë dua çka dëshiron. Një gjë të tillë e bënë tre herë.
  3. Pastaj zbret prej Safas në drejtim të Mervës duke ecur. Ndërsa burri kur afrohet tek shenja e gjelbërt shpejton deri sa të arrij tek shenja tjetër e gjelbërt.
  4. Kur të arrij tek Merva vepron ashtu sikur ka vepruar në kodrën Safa dhe kështu llogaritet një ecje Pastaj zbret duke ecur në drejtim të Safas. Kështu vepron gjersa ti plotëson shtatë ecje (rrotullime). Një drejtim llogaritet një rrotullim dhe kthimi gjithashtu llogaritet një rrotullim.

 

Lejimi prej gjërave të ihramit

 

1.      Kur ta kryen sa’jin e rruan kokën e tij, ose i shkurton flokët dhe shkurtimi i flokëve në këtë moment është më i preferuar sidomos nëse koha e haxhit është afër. Ndërsa gruaja vetëm i shkurton flokët e sajë. Pas kësaj  është liruar nga ihrami i vesh rrobat e tij të zakonshme dhe i lejohet çdo gjë që e ka pas të ndaluar gjatë ihramit gjersa të vij koha e haxhit.

 

 

Dita e tervijes (dita e tetë e Dhil hixhes)

 

2.      Kur të jetë dita e tetë e Dhilhixhes pregaditet për ihram sikur që e cekëm më herët. Pastaj niset për haxh duke thënë: LEBBEJK ALLAHUMME HAXHXHETEN dhe fillon me telbije. Nëse frikohet se do të ketë ndonjë pengesë në plotësimin e haxhit atëherë është e drejtë e tij që ta kushtëzoj haxhin e tij duke thënë: LEBBEJK ALLAHUMME HAXH-XHETEN nëse më pengon diçka do të jem nën ndikimin e pengesës.

3.      Pastaj para drekës del në Mina dhe flen atë duke fal drekën dy rekate, ikindin dy rekate,  akshamin tri rekate,  jacin dy rekate dhe sabahun, secilën në kohën e saj, pa i bashkuar.

 

 

Dita e Arafatit ( shtylla e haxhit)

 

  1. Kur të lind dielli ditën e nëntë të Dhil hixhes (ditën e Arafatit) shkon prej Minës në Arafat. Nëse ka mundësi zbret në vendin  e quajtur Nemre dhe qëndron aty deri sa të hyjë koha e drekës.
  2. Kur të kaloj dielli zenitin fal drekën dhe kindin së bashku me imamin (në kohën e drekës) duke i shkurtuar dhe bashkuar, me një ezan dhe dy kiamete. Nuk i fal synetet.
  3. Pastaj pas namazit angazhohet me dhikër dhe me dua duke iu lutur Allahut, me duar të ngritura lart, i kthyer në drejtim të kiblës. Kështu qëndron gjersa të perëndoi dielli.
  4. Kur të perëndoi dielli largohet prej Arafatit me qetësi dhe me përulësi.

 

 Shkuarja në Muzdelife dhe fjetja në të

 

  1. Pas përfundimit të Arafatit shkon në drejtim të Muzdelifës. Kur arrin në Muzdelife e fal akshamin dhe jacinë së bashku në kohën e jacis, me një ezan dhe me dy ikamete pa i fal sunnetet.
  2. Flenë në Muzdelife gjerë në sabah dhe nuk duhet të falesh natën.
  3. Namazin e sabahut e fal posa të hyj koha me një ezan dhe me një ikamet. Pastaj qëndron në Mesharil haram[3] duke u drejtuar në drejtim të kiblës duke thënë Allahu ekber dhe la ilahe il-lallah gjersa të zdritet mirë.
  4. Për të dobtit, grat dhe të tjerat ju lejohet të largohen pas mesit të natës kur humb hëna.

 

Dita e bajramit (dita e nahrit)

 

Shkuarja në Mina dhe gjuajtja e gurëve

 

  1. Pastaj kur të zbardh agimi ende pa lindur dielli niset prej Muzdelifes në drejtim të Minës dhe në luginën që quhet Mahser shpejton.
  2. Kur të arrij në Mina, e ndërprenë telbijen në momentin kur fillon gjuajtjen e gurëve tek xhemretul akabe e cila është e fundit prej anës së Qabes. Gjuan me shtatë gurë njërin pas tjetrit duke thënë me çdo gjuajtje Allahu Ekber. Gjuajtja duhet të bëhet pasi të lind dielli.
  3. Kur gjuan xhemretul akabe i lejohen të gjitha gjërat që i ka pas të ndaluara përveç mardhënjëve intime. Ky quhet lejimi i parë dhe pas kësaj haxhiu vesh çka donë prej rrobeve të tij. Mundesh me i pre thonjët me vendos parfum.
  4. Pastaj therë kurbanin e tij në Mina apo në Meke. Ka mundësi ta therë kurbanin edhe në tri ditët pas bajramit. Nëse nuk ka mundësi materiale për kurban atëherë agjëron tri ditë në haxhë dhe shtatë kur të kthehet në shtëpi.
  5. Pastaj e rruan kokën e tij, ndërsa gruaja shkurton flokët e saj qoftë edhe sa majat e gishtave.

 

Kthimi në Meke dhe tavafi ifada (shtylla e haxhit)

 

  1. Pastaj kthehet në Mekke dhe bënë tavafin që quhet tavafi ifada shtatë rrotullime dhe  bënë sa’jin mes Safas dhe Merves. Ka të drejtë që këtë tavaf ta vonoj deri në ditën e fundit të ditëve të teshrikut (dita 11,12,13 Dhil hixhxhe). Kur të kryejnë këtë tavaf i lejohet haxhiut ço gjë e edhe mardhënjet intime.
  2. Nëse gruaja gjatë veprimeve të haxhit është në ciklin mujor, ajo i bënë të gjitha përveç tavafit të cilin e vonon derisa të pastrohet nëse ka mundësi.
  3. Ndërsa nëse ajo ka vështërsi në pritjen e saj sikur me qenë  e lidhur me udhëtim dhe nuk presin më shumë atëherë sipas mendimit më të sakt të dijetarve ajo e bënë tavafin duke qenë edhe në këtë gjendje sepse kjo është e tëra që ajo ka pas mundësi të bëjë në këtë gjendje.

 

 

Ditët e teshrikut ( dita e 11,12,13 e Dhil hixhes)

 

Gjuajtja e gurëve ditën e njëmbëdhjetë dhe ditën e dymbëdhjetë

 

  1. Pastaj i gjuan gurët  në tre vendet në ditën e njëmbdhjet të dhilhixhës pas drekës dhe ka kohë deri kur bie nata. Për çdo xhemre (vend i gjuajtjes së gurëve) duhet të jenë shtatë gurë. I gjuan ata duke thënë ALLAHU EKBER  me çdo gjuajtje duke filluar te xhemreja e vogël pastaj te e mesmja. Pas çdo gjuajtje  kthehet në drejtim të kiblës dhe bënë dua gjatë nëse ka mundësi. Pastaj vjen tek xhemretu akabe dhe gjuan me shtatë gurë dhe nuk ndalet për dua pas kësaj. Duhet të kesh kujdes që ta qëllosh shtyllën e cila është vendosur për gjuajtje.
  2. Pastaj në ditën e dymbëdhjetë e bënë të njejtën gjë që e ka bërë ditën para saj. Kur ti gjuajnë gurët në ditën e dymbëdhjetë nëse do mund të largohet nga Mina, ndërsa nëse do mund të fleje dhe ditën e  trembëdhjetë dhe fjetja në ditën e trembëdhjetë në Mina është më e preferuar.

 

Gjuajtja e gurëve në ditën e trembëdhjetë

 

  1. Nëse donë të flejë në ditën e trembëdhjetë në Mina apo ka perënduar dielli ditën e  dymbëdhjetë duke qenë në Mina atëherë duhet të qëndrosh në Mina që të gjuash gurët në tre xhemeratet sikur që ke vepruar në dy ditët e më hershme.

 

Tavafi i lamtumirës

 

  1. Kur haxhiu dëshiron të udhëtoj në vendin e tij, nuk duhet të largohet gjersa të bëjë tavafin e lamtumirës. Ky tavaf le të jetë momenti i fundit të tij në Mekke. Ndërsa gruaja me cikël apo me lehoni e ka të lejuar që mos të bëjë këtë.
  2. Është e preferuar që haxhiu të vizitoj xhamin e Pejgamberit në  Medine por kjo nuk është prej veprave të haxhit sikur që mendojnë shumë nga njerëzit.
  3. Pastaj kthehet haxhiu në vendin e tij. Nëse ka mundësi të therë një lopë apo një deve kur të kthehet për familjen dhe për fukara do të ishte mirë. Por kjo nuk është obligim.

Allahu pranoftë prej neve dhe prej juve veprat e mira.

 

 



[1] Kryerja e haxhit mund të bëhet në tri forma: ifrad, temetu dhe kiran. Forma më e mirë është haxhi temetu dhe është më i përshtatshëm për haxhiun i cili shkon prej vendeve të larta.

[2] Mikat quhet vendi ku haxhiu duhet të vesh ihramin dhe nuk guxon ta kaloj këtë vend pa ihram.

[3] Kodër e njohur në Muzdelife

Mburoja e Myslimanit