E Shtunë, Dhjetor 07, 2019
A- A A+

Ndihma e muslimanit dhe miqësia me të është obligim i fesë

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

 Dora



 

 

 

 

 

Falenderimi I takon Allahut .Përshendetjtet qofshin mbi të Dërguarin e Tij,i Dërguar dhe mëshir për mbarë njerëzimin,mbi Muhamedin dhe mbi të gjithë shokët e tij.

 

Ka ardhë urdhëri në librin e Allahut dhe në sunnetin e Pejgamberit për ndihmën që duhet ta ketë muslimani ndaj vëllaut të vetë musliman.Sikur që ka ardh kërcënim i ashpër ndaj atyre të cilët kundërshtojnë këtë dhe i tradhëtojn vëllezërit e tyre.

Me këtë rastë do të mundohemi të cekim dhe të tubojmë një numër të madh të teksteve të cilat flasin dhe e sqarojnë këtë.


Obligueshmëria e ndihmës së muslimanit


Prej teksteve te cilat obligojn ndihmen e muslimanit dhe qëndrimi me ta në sprovat tyre është edhe fjala e të Dërguarit të Allahut: “Ndihmoje vëllaun tënd zullumqar qoftë apo që i bëhet zullum.I thanë : O i Dërguari i Allahut:për ndihmën e atij që i është ba zullum e ndihmojm por si ta ndihmojm zullumqarin?.Tha: Të ndalesh duart e tij( nga zullumi).( shënon Buhariu).

Po ashtu shënon Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Musa se i Dërguari i Allahut tha: “ Është oblgim ndaj çdo muslimani lëmosha. I Thanë: O i Dërguari i Allahut nëse njeriu nuk gjenë me cka të jep lëmoshë?.Tha: të punoj me duart e tij dhe të jap lëmoshë. I thanë: E nëse nuk ka mundësi? Tha: Ta ndihmoj atë që ka nevoj.


Inkurajimi në ndihmën e muslimanit

 

Në lidhje me këtë kemi shumë tekste.

Ndihma për vëllaun musliman është shenjë e imanit të sinqert.Allahu thotë në Kuran: Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë.(teube 71)

Medito pak fjalën e të Dërguarit të Allahut i cili solli shembullin më të mir në hadithin e transmetuar nga Numan b. Beshir se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ shembulli i besimtarëve ne dashurin mes tyre në mëshirën mes tyre dhe në butësin e tyre është sikur shembulli i një trupi. Nëse një gjymtyrë e trupit ankohet për ndonjë dhimbje tërë trupi pastaj ndien temperatur dhe pagjumësi”. (Mutefekun alejhi).

Po ashtu shënon Buhariu dhe Muslimi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Besimtari për besimtarin është sikur një ndërtesë tullat e së cilës e mbajnë njëra tjetrën”,dhe gërshetoj mes gishtave të tij.


Interesimi për gjendjen e muslimanve dhe bashkimi me ta bazuar në udhëzimin e të Dërguarit të Allahut


I Dërguari i Allahut pikëllohej dhe mërzitej nëse shihte ndonjë sprovë apo ndonjë vështirësi mbi muslimanin.Ai i thërriste njerëzit në shpenzim në rrugën e Allahut gjersa Allahu të ja lehtësoj vllaut të tyre atë sprovë dhe të ja plotësoj atë nevojë. I Dërguari i Allahut na ka mësuar tju dalim në ndihmë atyre të cilët kanë nevojë. Në koleksionin e Muslimit nga Xherir b.Abdullah i cili thotë : “ Ishim tek i Dërguari i Allahut në mes të ditës dhe kur erdhën disa njerëz të zhveshur të zbathur të vendosur shpatat në kallëpët e tyre shumica prej tyre ishin prej Mudarrit. Kur i Dërguari i Allahut pa gjendjen e tyre të mjeruar iu skuq fytyra , hyri mbrenda pastaj doli dhe urdhëroi Bilallin që ta thërrasë ezanin pastaj ikametin falën namazin pastaj mbajti një fjalim dhe tha: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.

Pasatj lexoi ajetin në surën Hashr: “O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kinie frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni! ”, pastaj filloi njëri të jap lëmoshë prej dinarve tjetri prej dirhemve,tjetri prej rrobeve të tij,tjetri prej drithit të tij,prej hurmes.Pastaj erdhi një njeri prej Ensarve i cili barte me vete një thesë i cili me vështërsi e bartëte dhe kështu filluan të vepronin njerëzit tjerë derisa pashë dy grumbuj të mëdhej me ushqim dhe me rroba gjersa pashë fytyrën e Pejgamberit e cila shëndriste sikur që shëndrit ari. Atëherë i Dërguari i Allahut tha: “ kush hapë një rrugë të mirë ai do ta ketë shpërblimin e sajë dhe shpërblimin e atyre që e trasojnë atë rrugë, pa iu munguar as atyre shpërblimi.Kush hap në islam një rrugë të keqe do të ketë mëkatin e vetë dhe mëkatin e atyre që trasojnë atë rrugë pa iu munguar mëkati edhe atyre.


Ndihma e muslimanve është shkak për shpëtimin e muslimanëve nga sprovat e vështira


shpërblimi është prej llojit të veprës

në hadithin e vërtetë i Dërguari i Allahut thotë: “ kush ia largon një muslimani një brengë,Allahu do të ja largoj për këtë nje breng prej brengave të ditë së gjykimit”. E kush prej neve nuk ka dëshirë që Allahu të na largoj një brengë në ditën e gjykimit ,ditë për të cilën Allahu thotë: “Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t'i bëjë pleq?(muzzemil 17). Po ashtu Allahu thotë për atë ditë: “O ju njerëz, ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër (haxhxh 1-2)



Ndihma e muslimanit sjellë ndihmën e Allahut


Thotë i Dërguari i Allahut: “Allahu është në ndihmën e robit të Tij përderisa ai është në ndihmën e vëllaut të tij(Muslimi). Le të jesh prej atyre që ndihmon vëllaun tëndë në sprovat e ndryshme,Allahu do të ndihmoj në çdo çështje.Ndërsa Taberaniu shënon këtë transmetim: “ Allahu vazhdon të jet në ndihmën e nevojave të robit të Tij për derisa ai është në ndihmë të nevojave të vëllaut të tij”.


Kryerja e nevojave të muslimanve dhe dalja në ndihmën e muslimanit është me e vleshme se sa i’tikafi (qëndrimi) në xhamin e të Dërguarit të Allahut.


Ka thënë Pejgamberi yn: “të shkoj dhe të kryej një nevoj të një vëllau është më e dashur për mua se sa të bëjë i’tikaf në këtë xhami(dmth xhamin në Medine ) një muaj,dhe kush ndal mllefin e tij i cili ka mundësi që ta shpreh atë, Allahu zemrën e tij do ta mbush në ditën e gjykimit me kënaqësi, dhe kush vrapon pas nevojave të vëllaut të tij gjersa ai ta kryej atë,Allahu ditën e gjykimit do të ja forcoj këmbët atë ditë kur këmbët nuk do të mbajn njeri.( Ibën Ebi Dunja)”.

Pa tjëteër duhet që të ndalemi rreth këtij hadithi në dy çështje:

E para:

Është e ditur se një namaz në xhamin e Pejgamberit është i barabartë me një mij namaze jasht saj përveq në mesxhidul haram.Ai i cili bënë i’tikaf në xhamin e Pejgamberit ka mundësi të fal gjithsej 150 kohë të namazit,dhe kjo rezulton me 150 000 namaze.

E dyta:

Njeriu nevojën e vëllaut të vetë ka mundësi ta kryej dhe ka mundësi të mos e kryej,me gjithatë kjo ishte për të Dërguarin e Allahut më e dashur se sa i’tikafi në xhamin e tij rrethë një muaji.Ndërsa ai i cili realizon nevojën e një vëllaut të tij,Allahu atij do ja forcoj këmbët e tij atë ditë kur nuk mbajnë këmbët asnjë njeri.


Ndihma e muslimanit dhe miqësia me të sjell mëshirën e Allahut


Ka thënë i Dërguari i Allahut: “ të mëshirshmit i mëshiron Mëshiruesi”. Po ashtu thotë: “ Ai i cili nuk mëshiron nuk mëshirohet”.(Buhariu dhe Muslimi).


Ndihma e muslimani është ndër veprat më të dashura të Allahut: “


I Dërguari i Allahut na tregon për njerëzit më ta dashur tek Allahu dhe për veprat më të dashura tek Allahu. Nga Abdullah b.Umer transmeton se një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: O i Dërguari i Allahut Cili njeri është më i dashur tek Allahu?. I Dërguari i Allahut tha: Njeriu më i dashur tek Allahu është më i dobishmi për njerëzit,ndërsa veprat më të mira tek Allahu janë ta gëzosh një musliman,ta largosh një brengë të tij, të paguash një borgj të tij ose të largosh urin nga ai”.(Ibën Ebi Dunja).


Kërcënimi për atë i cili nuk ndihmon një musliman


Sikur që kanë ardhë tekstet të cilat inkurajojnë për ndihmën e muslimanit dhe bashkimi me të në situata të vështira,gjithashtu kanë ardhë tekste të cilat ndalojnë që ti lëmë muslimanët pa ndihmë dhe mos të ju dalim atyre në krah kur kemi mundësi. I Dërguari i Allahut thotë: “ Muslimani është vëlla i muslimanit nuk i bënë zullum atij dhe nuk e len pa ndihm”.( Buhariu dhe Muslimi).


Mosndihma e muslimanit është shkak për përqarje dhe dhe shkatërrime


Allahu thotë në Kuran:” Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë. ( Enfal 73)


Kuptimi i këtij ajeti është se pabesimtarët e ndihmojnë njëri tjetrin ,ndërsa nëse ne nuk e ndihmojmë njëri tjetrin do të ketë shkatërrime.Ka thënë Imam Taberiu: Nëse nuk ndihmoheni mes veti ju o musliman në fenë e Allahut do të ndodhë shkatërrim dhe sprova në tokë. Ka thënë Ibnu Kethiri rrethë këtij ajeti: “ Nëse nuk largoheni prej pabesimtarëve dhe nëse nuk miqësoheni me besimtarët do të ndodhë fitne mes njerëzve e ajo është përzierja e çështjeve, përzierja e besimtarit me pabesimtarin dhe kështu pastaj ndodhin mes njerzëve shaktrrime të mëdha”.



Mosndihma e muslimanit është shkak i mosndihmës së Allahut


Nga Xhabir b.Abullah dhe Ebu Talha b.Sehl Ensari kanë thënë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk ka ndonjë njeri që e tradhëton një njeri në një vend ku merret shenjtëria dhe nderi i tij përveq se Allahu do ta tradhëtoj dhe do ta nënqmoj atë njeri dhe nuk do ta ndihmoj në një vend ku ai ka dëshirë të ndihmohet. Dhe nuk ka nodnjë musliman që e ndihmon vëllaun e vet musliman në një vend ku merret nderi i tij dhe përkëmbet shenjtëria e tij përveq se Allahu do ta ndihmoj atë njeri në një vend ku ai ka dëshirë të ndihmohet”( Ahmed dhe Ebu Davudi).


Mosndihma e muslimanit është shkak i dënimit në varr


Shënon Ibën Hibani me zingjir të vërtetë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “është urdhëruar një rob prej robëve të Allahut të rrahet në varrin e tij 100 kamxhik dhe ai vazhdonte të pyet dhe të kërkoj ndihmë gjersa u bë si një lëkurë,pastaj varri i tij u mbush me zjarr kur doli nga kjo gjendje pyeti: Për çfar arsye më rrahët ?. I thanë: Ti ishe prej atyre që falshe namazin pa qen i pastër dhe kalojshe pranë atij që iu është ba zullum dhe nuk e ndihmoje”.


Marr nga uebfaqja: http://www.saaid.net

Dr. Mehran Mahir Uthman

Përktheu Shaban Murati

Mburoja e Myslimanit