E Hënë, Maj 21, 2018
A- A A+

Mirësitë e muajit Muharrem

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

 

Hena e reMuaji Muharrem është muaji I parë I vitit të ri hënor, ai gjithashtu është një nga katër muajt e shenjtë, ashtu sikurse ka thënë Allahu në Kur’an : Vërtet, numri I muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës që krijoi qiejt dhe tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos I bëni vetes dëm, duke I shkelur këto muaj!

Muajt e shenjtë janë : Rexheb, Dhulkade, Dhulhixhe dhe Muharrem.

Duke qenë se ky muaj është edhe muaji I parë I vitit, muslimani duhet të marrë në llogari veteveten e tij, ashtu sikurse edhe çdo kompani apo shoqëri,e cila bën inventarin vjetor, duke shikuar fitimet dhe humbjet që kanë pasur. Kështu edhe muslimani të shikojë se a ka fituar apo ka humbur në vitin që kaloi? Të shikojë a I ka kryer obligimet të cilat I ka pasur apo I ka neglizhuar ato? A I peshojnë më shumë veprat e mira për vitin që kaloi apo veprat e këqija? Dhe gjithë secili i din veprat e tij! N.q.s tek libri I tij gjen më shumë të këqija, atëherë le të hapë një faqe të re më Allahun, në këtë vit të ri, në këtë muaj plot mirësi dhe begati. Le të fillojë këtë vit duke u penduar tek Allahu, sepse pendimi është hapi I parë drejt Allahut, si dhe duke vendosur një program për vitin e ardhshëm.

Pejgamberi ( s.a.u.s ) ka thënë për këtë muaj : Agjërimi më I mirë pas ramazanit, është agjërimi në muajin e Allahut ( muajin ) Muharrem dhe namazi më I mirë pas farzit është namazi I natës. Muslimi 1163

Gjithashtu në këtë muaj është edhe dita e Ashuras, të cilën Pejgamberi ( s.a.u.s ) e ka agjëruar dhe ka nxitur eshte shokët e tij që ta agjërojnë këtë ditë. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga hadithi I Ibn Abasit se ka thënë: erdhi Pejagamberi ( s.a.u.s ) në Medine dhe shikoi që çifutët e agjëronin ditën e Ashuras. Tha : çfarë dite është kjo, të cilën ata e agjërojnë? Thanë : kjo është një ditë e madhe, në të cilën Allahu ka shpëtuar Musain dhe popullin e tij dhe ka mbytur Faraonin dhe popullin e tij. Musai e agjëroi këtë ditë në shenjë falenderimi, kështu që edhe ne e agjërojmë këtë ditë. Atëherë pejgamberi ( s.a.u.s ) tha : ne kemi më të drejtë që ta ndjekim Musain dhe më parësorë se ju. Pejgamberi e agjëroi atë ditë dhe urdhëroi që të agjërohet kjo ditë.

Është e pëlqyeshmë që me ditën e Ashuras, të agjërosh edhe një ditë, përpara ose mbrapa saj. Sepse pejgamberi ( s.a.u.s ) ka thënë : N.q.s do të jetoj deri në vitn e ardhëshëm atëherë do të agjëroj edhe ditën e nëntë ( që është një ditë para ditës së Ashurës ).

Ndërsa Ibn Abasi ( r.a ) ka thënë: I kundërshtoni çifutët, agjëroni ditën e nëntë dhe të dhjetë. Ka thënë imam Ahmedi : edhe unë I këtij mendimi jam.

Pra, le të jetë ky vit I ri, në këtë muaj të shenjtë, një fillim I mbarë me bindje ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Lusim Allahun e madhëruar të na mundësoi vepra të mira, në këtë muaj dhe t’i pranoi ato.

Mburoja e Myslimanit