E Hënë, Korrik 16, 2018
A- A A+

Dobitë e dhjetë ditëve të dhul-hixhes nga dijetari Muhammed Husain Jakub

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

E para : Allahu i Madhëruar është betuar në këto dhjetë ditë dhe ka thënë:
Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun! Pasha natën që shkon! Vërtet që në to (këto betime) ka dëshmi të mjaftueshme për njerëzit me mend. ( El-Fexhr 1-5 ).
E dyta : Allahu i Madhëruar,keto i ka quajtur ditë të caktuara dhe ka thënë :
… dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi)… . ( Ej-Haxhxh 28 )

 

 

 

 

Dedikim

 

Ja dedikoj këtë të gjithë atyre të cilët nuk i kanë çliruar vetet e tyre nga zjarri në muajin e ramazanit...

 

Dhe pas tij u kthyen të shkujdesur...

 

Dhe u privuan nga kënaqësia e punëve të mira...

 

Përpara teje vazhdon te kesh shanse për shpëtim...arriji ato..

Dyert e faljes janë të gjëra...

 

Dhe shpresa për shpëtim ripërtërihet...

 

Eja nisu ...

 

Vëlla i dashur

 

Eja me mua...të dhuroj projektet e pasurisë më të madhe...

 

Por në fillim përsërit me mua fjalën e të dashurit tënd pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : O Zot unë kërkoj mbrojtjen tënde nga brenga dhe hidhërimi, nga pamundësia dhe përtacia, nga frika dhe kopracia, si dhe nga borxhi dhe sundimi i njerëzve. ( Buhariu : 2736 )

 

A nuk ka ardhur koha për ty vëlla i dashur

 

që t'i japësh fund brengës dhe hidhërimit të kësaj bote...?!

 

A nuk ka ardhur koha për ty vëlla i dashur që ta heqësh nga trupi yt pamundësinë dhe

 

përtacinë?!

 

A nuk ka ardhur koha për ty vëlla i dashur që ta pastrosh zemrën tënde nga frika

 

dhe kopracia?!

 

A nuk ka ardhur koha për ty që ta japësh borxhin dhe t'i kryesh të drejtat që ke ndaj

 

Allahut i cili të ka dhuruar mirësi, të cilat nuk numërohen dhe llogariten nga detet e

 

bujarisë së Tij...?!

 

'' A nuk ka ardhur koha për ata të cilët besojnë që zemrat e tyre të frikësohen ''?!

'' Dijeni se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj, kështu Ne i kemi qartësuar argumentet për ju ''...

 

بسم الله الرحمن الرحيم

 

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit

 

Parathënie

 

Falenderimi i takon All-llahut, Atë e falenderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë nga Zoti që të na mbrojë nga të këqijat e shpirtit dhe veprave tona. Atë që e udhëzon All-llahu, s’ka kush e humb dhe atë që e humb, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut, i cili është Një, i pa shok dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

O ju që keni besuar, frikësojuni Allahut ashtu siç i takon Atij dhe mos vdisni ndryshe vetëm se duke qenë muslimanë.

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një njeriu dhe nga ai krijoi bashkëshorten e tij, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni; Ruajeni farefisin se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.

O ju të cilët keni besuar, kijeni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta.Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen ju mëkatet tuaja,e kush i bindet All-llahut dhe të dërguarit të Tij, ai ka arritur një sukses të madh.

Fjala më e drejtë është fjala e Allahut. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ). Gjërat më të këqia janë ato të shpikurat; çdo e shpikur është bidat ( risi ); çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr.

Vëllezërit e mi në Allah...

Betohem në Atë i cili krijoi njeriun se unë ju dua për hir të Allahut dhe e lus Allahun e Madhëruar të na bashkojë ne, me këtë dashuri nën hijen e Arshit të Tij atë ditë kur, nuk ka hije tjetër përveç hijes së Tij. O Zot, bëji të gjithë veprat tona të mira dhe të sinqerta vetëm për Ty dhe jo për ndonjë tjetër përveç Teje.

Dije, vëllai im i dashur, se Allahu i Madhëruar e zgjodhi kohën depo për veprat e njerëzve. Koha më e dashur tek Allahu është kur janë muajt e shenjtë dhe më i dashuri nga muajt e shenjtë tek Allahu është Dhul-Hixhe; ditët më të dashura nga muaji i dhul-hixhes janë dhjetë ditët e para të tij.

( paqj Trasmetohet nga Ibn Abbasi ( Allahu qoftë i kënaquar me ata të dy ), se Pejgamberi

a dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) ka thënë :

Nuk ka ndonjë ditë që puna e mirë është me e dashur tek Allahu sesa keto ditë, ( dmth dhjetë ditët e para të dhul-hixhes ). Thanë ( Sahabët ) : o i dërguari i Allahut, as xhihadi ( lufta ) në rrugë të Allahut? Tha : as lufta në rrugë të Allahut , përveç nje personi i cili shkon në luftë me veten dhe pasurinë e tij e nuk kthehet me asnjërën prej tyre. ( Buhariu : 926 )

Ky hadith tregon se vepra e mirë në këto dhjetë ditë, është më e dashur tek Allahu se sa veprat në gjithë ditët e vitit, duke mos veçuar asnjë prej tyre, dhe duke qenë vepra e mirë në to më e dashur tek Allahu është edhe më e mirë tek Ai.

Ka thënë Ebu Uthman En-Nehdij ( Zoti e Mëshiroftë ) : kanë qenë ( Sahabët apo të parët tanë të mirë ) që i vlerësonin tre dhjetë ditësha : dhjetë ditët e para të Dhul-hixhes, dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe dhjetë ditët e para të muajit Muharrem.

Allahu i Madhëruar ka hedhur në shpirtrat e besimtarëve, dëshirë për të shikuar shtëpinë e Tij të shenjtë ( Qaben ), mirëpo, kjo nuk i mundësohet kujtdo për çdo vit, atëherë, e obligoi haxhin për atë që ka mundësi vetëm një herë në jetë dhe e bëri sezonin e këtyre dhjetë ditëve të përbashkët mes atyre që shkojnë në haxh dhe atyre që nuk shkojnë, kështu që, ai i cili nuk ka mundësi të shkoj në haxh, ka mundësi që në këto dhjetë ditë të veprojë punë të mira ( të cilat në këto dhjetë ditë ) janë më të mira sesa xhihadi, dhe xhihadi është më i mirë sesa haxhi.

Dhe këto dhjetë ditë nuk janë si çdo dhjetë ditë të tjera !!!

Por i përmbajnë dhjetë dobi :

Dobitë e dhjetë ditëve të dhul-hixhes:

E para : Allahu i Madhëruar është betuar në këto dhjetë ditë dhe ka thënë:

Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun! Pasha natën që shkon! Vërtet që në to (këto betime) ka dëshmi të mjaftueshme për njerëzit me mend. ( El-Fexhr 1-5 ).

E dyta : Allahu i Madhëruar,keto i ka quajtur ditë të caktuara dhe ka thënë :

dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi)… . ( Ej-Haxhxh 28 )

E treta : Pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ), ka dëshmuar për to se janë ditët më të mira të kësaj bote. Nga Xhabir ( Allahu qoftë i kënaqur me të ) ka thënë : ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : ditët më të mira të kësaj bote janë këto dhjetë ditë. ( Sahih El-Xhami' 1133 )

E katërta : Nxitja për punë të mira në këto dhjetë ditë. Ka thënë pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ): nuk ka ndonjë ditë që puna të jetë më e mirë sesa këto dhjetë ditë. ( Sahih Ibn Hiban 3448 )

E pesta : Pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) ka urdhëruar që t'i shtojmë fjalët ( Subhanellah – Elhamdulilah- La ilahe ila Allah – Allahu Ekber ). Ka thëne pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë ditë më të vlefshme tek Allahu dhe më të dashur tek Ai sesa puna në këto dhjetë ditë, kështu që shtoni në to fjalët ( Subhanellah - Elhamdulilah - La ilahe ila Allah - Allahu Ekber ). ( Imam Ahmedi 2 / 75 dhe e ka saktësuar Shujab Arnauti ).

E gjashta : Në këto ditë është dita e ter-uijes ( dita e tetë tek keto dhjetë ditë ).

E shtata : Në këto dhjetë ditë është dita e Arafatit dhe dihet se çfarë dobish ka në këtë ditë. Është ditë, të cilën Allahu e ka ngritur dhe mjaftohemi me fjalën e pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : Haxhi është qëndrimi në arafat . ( Sahih sunen Et-Tirmidhi 889 ) Gjithashtu, agjërimi i kësaj dite ( për atë që nuk është në haxh ), i fal gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm. Trasmetohet nga Ebi Katade ( Allahu qoftë i kënaqur me të ) se një burrë tha : o i dërguari i Allahut, çfarë thua për agjërimin e ditës së arafatit? Tha : e konsideroj se Allahu t'i fal gjynahet e vitit të shkuar dhe atij të ardhshëm. ( Sahih Muslim 1162 ).

E teta : Gjatë këtyre ditëve, shumëfishohen punët e mira. Kanë thënë disa nga të parët tanë të mirë : nuk ka ndonjë ditë më të dashur që ta adhurosh Allahun, sesa dhjetë ditët e dhul-hixhes, çdo ditë agjërimi prej tyre është baraz me një vit agjërim dhe çdo namaz nate në to është baraz me namazin e natës të natës së kadrit.

Ka thënë Ibn Abasi ( Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy ) : nuk ka ndonjë ditë më të mirë tek Allahu dhe që puna të jetë më e dashur tek Ai sesa në keto dhjetë ditë, kështu që shtojini në këto ditë fjalët ( La ilahe ila Allah – Allahu Ekber ) dhe përmendeni Allahun sa më shumë, sepse me të vërtetë këto janë ditë të përmendjes së Allahut dhe agjërimi i një dite prej tyre është baraz me një vit agjërim dhe puna ne to shumëfishohet deri në 700 ( shtatëqind ) herë.

Ka thënë Enesi ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) : u thonte për këto dhjetë ditë, një ditë është baraz me njëmijë ditë ndërsa dita e Arafatit është baraz me dhjetëmijë ditë ( dmth : në vlerë dhe mirësi ).

Ka thënë imam El-Euzai ( Zoti e mëshiroftë ) : jam njoftuar se puna në këto dhjetë ditë është sikurse vlera e luftës në rrugë të Allahut, agjërohet dita e tyre dhe ruhet nata e tyre, përveç ndonjë personi që bie shehid ( dëshmor ).

Gjithashtu ka thënë Hasan El-Basri ( Zoti e mëshiroftë ) : një ditë agjërimi në këto dhjetë ditë është baraz me dy muaj ( agjërim ).

E nënta : Se në to është haxhi.

E dhjeta : Se në to është dita e Nahrit ( kur theren kurbanët ) e cila është dita më e mirë në këtë botë. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : dita më e mirë në këtë botë është dita e Nahrit ( kur theren kurbanët ) dhe pastaj dita e Karrit ( dita që është mbas ditës së nahrit, është quajtur kështu sepse njerëzit qëndrojnë në Mina ). Ebu Daudi ( 1765 dhe e ka saktësuar Shejh Albani tek Sahih El-Xhami 1064 ).

 

Vlera e punës së mirë në dhjetë ditët e dhul-hixhes

Ki mëndjen vëlla për Allah, sepse ky është shansi më i madh në jetën tënde, kjo është një faqe e re me Allahun... këto janë ditët më të mira... .

Imagjinoje se këto dhjetë ditë janë më të mira sesa dhjetë ditët e fundit të ramazanit!!

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë ditë që puna e mirë është me e dashur tek Allahu sesa keto ditë, ( dmth dhjetë ditët e para të dhul-hixhes ). Thanë ( Sahabët ) : o i dërguari i Allahut as xhihadi ( lufta ) në rrugë të Allahut? Tha : as lufta në rrugë të Allahut , përveç nje personi i cili shkon në luftë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre. ( Buhariu : 926 )

Shiko sesi sahabët u çuditën dhe thanë : as xhihadi ?!! Sepse xhihadi është maja më e lartë e fesë islame, shiko sesi këto dhjetë ditë kanë arritur majën më të lartë?

Një dobi tjetër, ashtu që të dish vlerën e këtyre dhjetë ditëve :

Ka thënë Allahu i Madhëruar : Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë netë duke i shtuar edhe dhjetë të tjera dhe ai e plotësoi kohën e përcaktuar nga Zoti i tij prej dyzet netësh. ( El-A'raf 142 )

Kanë thënë disa prej shpjeguesave të kur'anit : ( se këto dhjetë ditë ) janë dhjetë ditët e dhulhixhes.

Shiko sesi Allahu ia dhuroi mirësitë e Tij Musait ( alejhi selam ) kur iu shfaq atij dhe ia mundësoi të dëgjoi fjalët e Tij, pas tridhjetë netësh duke i plotësuar këto me dhjetë ditët e dhulhixhes. Ashtu sikurse ka ardhur në një trasmetim të cilin e trasmeton Ebu Zubejr nga Xhabir ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) se ka thënë ( në shpjegimin e fjalës së Allahut ) : duke i shtuar edhe dhjetë të tjera. Ka thënë : dhjetë ditët e dhulhixhes.

Gjithashtu trasmetohet nga Muxhahidi se ka thënë : nuk ndonjë vepër në ditët e vitit më të mirë sesa në dhjetë ditët e dhulhixhes dhe ato janë ato dhjetë ditë të cilat Allahu i ka plotësuar Musait ( paqja qoftë mbi të ).

Allahu i Madhëruar e ka nderuar Muhamedin ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) dhe umetin e tij duke i bërë atyre tridhjetë netë në çdo vit dhe ato janë netët e ramazanit dhe i ka plotësuar mirësinë e atyre me dhjetë ditët e dhulhixhes dhe kjo është mirësia e plotë për atë i cili dëshiron mirësinë e pafund.

Ky është një shans i madh...

Shans për të filluar një faqe të re me Allahun...

Shans për të fituar të mira pa limit...

Të kompensosh çfarë të kanë humbur nga mirësitë...

Shans për të fituar mirësi, të cilat janë baraz me atë i cili shpenzon të gjithë pasurinë e tij, jetën e tij, shpirtin e tij në xhihad...

Shans për të gjallëruar besimin në zemrën tënde...

Shans për të privuarit...

Ngushëllim për të privuarit nga haxhi këtë vit :

Ka thënë Ibn Rexhebi ( Zoti e mëshiroftë ) : Allahu i Madhëruar ka hedhur në shpirtrat e besimtarëve dëshirë për të shikuar shtëpinë e Tij të shenjtë ( Qaben ), mirpo kjo nuk i mundësohet kujtdo për çdo vit, atëherë e obligoi haxhin për atë që ka mundësi vetëm një herë në jetë dhe e bëri sezonin e këtyre dhjetë ditëve të përbashkët mes atyre që shkojnë në haxh dhe atyre që nuk shkojnë, kështu që ai i cili nuk ka mundësi të shkojë në haxh, ka mundësi që në këto dhjetë ditë të veprojë punë të mira ( të cilat në këto dhjetë ditë ) janë më të mira sesa xhihadi dhe xhihadi është më i mirë sesa haxhi.

Ky është sezoni më i mirë për të ringjallur besimin në zemër...

Këto dhjetë ditë të para të dhulhixhes janë ditë në të cilat është betuar Allahu në to dhe batimin e ka filluar me agimin ( e mëngjesit ) ku ka thënë : Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! ( El-Fexhr 1-2 ). Ashtu që këto ditë të jenë një agim i ri në jetën tënde, të cilat lindin në anët e zemrës tënde për të lajmëruar fillimin e rrugës drejt Allahut, kështu që kontrollo në brendësi të shpirtit tënd për mangësitë ashtu që t'i plotësosh ato, ashtu sikurse Allahu e plotësoi fenë në këto ditë ku ka thënë : Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. ( El-Maide 3 ).

Ka thënë Ibn Rexhebi ( Allahu e mëshiroftë ) : N.q.s vepra në këto dhjetë ditë është më e mirë dhe më e dashur tek Allahu sesa vepra në gjithë ditët e vitit, atëherë shndërrohet vepra në to – edhe nqs është e vogël – më e mirë sesa vepra jo në këto ditë edhe nëse është e madhe. Dhe për këtë arsye thanë ( sahabët ) : o i dërguari i Allahut, as xhihadi në rrugë të Allahut? Tha : as xhihadi. Pastaj e veçoi vetëm një lloj xhihadi i cili është xhihadi më i mirë kur u pyet : cili xhihad është më i mirë ( më i plotë )? Tha : kujt i është therur kali i tij dhe është vrarë edhe vetë, ky person është nga njerzit me shkallë më të lartë tek Allahu. ( Imam Ahmedi 3/300 dhe e ka bërë hadith të mirë shejh Albani : 552 es-sahihah ).

Gjithashtu pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) dëgjon një njeri duke thënë : o Allah më jep më të mirën nga ajo që i jep robërve të Tu të mirë. Tha ( profeti ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : atëherë të theret kali yt dhe ti të biesh dëshmor ( kjo është më e mira që i jep robërve të Tij të mirë ). ( Ibn Hiban 4630 dhe e ka saktësuar Shuajb Arnauti ).

Pra vetëm ky lloj xhihadi në veçanti është ai i cili është më i mirë, sesa vepra e mirë në këto dhjetë ditë, ndërsa përsa i përket të gjithë llojeve të tjerë të xhihadit dhe punëve të tjera të mira, vepra në këto dhjetë ditë është më e mirë dhe më e dashur tek Allahu i Madhëruar.

Dhe kjo tregon se puna e vogël në kohën e vlefshme i bashkangjitet punës së madhe kur nuk është në kohën e vlefshme dhe ia kalon asaj, sepse në to shumëzohen sevapet dhe shpërblimi.

Gjithashtu ka thënë Ibn Rexhebi ( Allahu e mëshiroftë ) : farzi që kryhet në këto dhjetë ditë është më i mirë sesa farzi që kryhet në dhjetë ditë të tjera, sepse mundet që namazet farze të tij të dyfishohen edhe më shumë sesa namazet farze në dhjetë ditë të ramazanit dhe veprat vullnetare që veprohen në këto dhjetë ditë janë më të mira sesa veprat vullnetare që kryhen në ditë të tjera.

Kur çështja është me këtë vlerë që të tregova :

Atëherë patjetër që duhet një imagjinatë e qartë me projekte të caktuara që t'i kryesh ato, ashtu që në fund të jesh prej të fituarve.

Lëri improvizimet dhe caktoi qëllimet...

Ja ku po t'i dhuroj disa projekte...

nuk po t'i paraqis thjesht me i parë, por po t'i obligoj që ti me i marrë... .

Veproji të gjitha këto qoftë edhe këtë herë të vetme në jetën tënde.

 

Programi me Kur'anin

Ka thënë Allahu : Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton gjë tjetër përpos dëshpërim. ( El-Isra 82 )

Gjithashtu Allahu ka thënë : Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Ashtu që Ai (All-llahu) t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës. ( El-Fatir 29-30 )

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush lexon një shkronjë nga libri i Allahut, ai ka një të mirë dhe e mira shumëfishohet me dhjetë të mira. Nuk them që elif-lam-mim është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë. ( I saktë sunen Et-Tirmidhi : 2910 )

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : përmende Allahu dhe lexoje kur'anin, sepse ai është shpirti yt në qiell dhe përkujtimi yt në tokë. ( I saktë musned Imam Ahmed : 3/82 )

Gjithashtu ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : shembulli i besimtarit i cili e lexon kur'anin është si shembulli i qitros, aromën e ka të mirë dhe shijen e ka të mirë, ndërsa shembulli i besimtarit i cili nuk e lexon kur'anin është si shembulli i hurmës ( arabe ), nuk ka aromë por shijen e ka të mirë. Kurse shembulli i munafikut ( hipokritit ) i cili e lexon kur'anin është si shembulli i borzilokut, aromën e ka të mirë dhe shijen e ka të hidhur, ndërsa shembulli i hipokritit i cili nuk e lexon kur'anin është si shembulli i kungullit ( utruxheh ) nuk ka aromë dhe shijen e ka të hidhur. ( Buhariu : 5111 )

Vëlla i dashur duhet patjetër që ta përfundosh të paktën një herë kur'anin në këto dhjetë ditë, pa hezituar... n.q.s se shpreson mirësinë e këtyre dhjetë ditëve.

Gjithashtu duhet që ajetet të cilat i lexon t'i vendosësh në zemrën tënde ashtu që të jenë shërim për të. Kërko për ilaçin e zemrës tënde në kur'an. Medito në çdo ajet, në çdo fjalë, në çdo shkronjë.

Është pyetur Esma vajza e Ebu Bekrit ( Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy ) : si ishin shokët e pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) kur dëgjonin kur'anin? Tha : sytë e tyre lotonin dhe mishi iu rrënqethte, ashtu sikurse Allahu i ka përshkruar ( në kur'an ) ku ka thënë: Allahu zbriti Fjalën më të shkëlqyer, një Libër (këtë Kur’an) pjesët e të cilit i përngjasin njëra-tjetrës në mirësi e vërtetësi, shpesh i përsëritur. Lëkurat e atyre që kanë frikë Zotin e tyre rrënqethen prej tij (kur e lexojnë ose e dëgjojnë atë). Pastaj lëkura dhe zemra e tyre zbutet te kujtimi i Allahut. ( Zumer 23 )

Ka thënë Abdullah Ibn Mesudi ( Zoti qoftë i kënaqur me të ): mos e lexoni kur'anin shpejt ashtu sikurse lexoni dhe poezinë dhe mos e shpërndani atë ashtu sikurse shpërndani hurmat ( e këqia që të zgjidhni të mirat ), por qëndroni me çudirat e tij dhe lëvizni me të zemrat tuaja dhe mos të jetë qëllimi i juaj kur të arrijë tek fundi i sures.

Që ta përfundosh kur'anin në këto dhjetë ditë duhet që të lexosh tri xhuze1 çdo ditë, ose n.q.s je prej atyre që kanë ambicje të lartë mundesh që ta përfundosh edhe dy herë duke lexuar gjashtë xhuze në ditë.

Do më thuash : kur t'i lexoj ato?

Të them : n.q.s shkon herët dhe shpejt në xhami ke mundësi që të lexosh para çdo namazi një gjysëm xhuzi, pastaj të qëndrosh në xhami pas namazit dhe të lexosh gjithashtu një gjysëm xhuzi, të lexosh një gjysëm xhuzi para se të flesh gjumë dhe të zgjohesh natën dhe të lexosh një gjysëm xhuzi tjetër dhe kështu i bëre gjashtë xhuze në ditë dhe në këtë mënyrë e përfundon dy herë kur'anin në këto dhjetë ditë.

Që të përgatitesh po të përgëzoj...

Se tri xhuze duke e llogaritur çdo shkronjë me dhjetë të mira janë baraz me gjysëm milioni të mira në ditë...

Eja nisu...

Gjysëm milioni të mira fitim ditor vëtëm prej kur'anit ...

Ja dhe një surprizë tjetër, se në këto dhjetë ditë të begatëshme veprat e mira shumëfishohen ... ashtu që milioni shndërrohet në miliona...

Lexim kur'ani ... dhe miliona... eja... eja...

 

Programi për çdo namaz nga një gosti

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush shkon në mëngjes në xhami apo në mbrëmje, Allahu i përgatit atij një gosti në xhenet sa herë që ai shkon. ( Sahih Ibn Hiban : 2037 )

Kjo është gostia... kështu që eja me mua... të dhuroj programin e gostisë...

  1. Fillo përgatitjen për namazin farz dhjetë minuta para ezanit dhe po të them diçka që ndoshta e mëson për herë të parë në jetën tënde : se fillimi i vërtetë i namazit është abdesi. Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush fut ujë në gojë ( bën gargara ) dhe në hundë, i bien gjynahet nga goja dhe hunda e tij, kush e lan fytyrën e tij, i dalin gjynahet nga anët e qepallave të tij, kush i lan duart, i dalin gjynahet nga thonjtë ose nga poshtë thonjëve të tij, kush e fërkon kokën ( i jep mes'h ) dhe veshët e tij, i dalin gjynahet nga koka ose qimet e veshëve të tij dhe kush i lan këmbët e tij, i dalin gjynahet nga thonjtë ose nga poshtë thonjëve të tij pastaj hapat që bën për në xhami janë shtim i shpërblimit ( Sahih, musned imam Ahmed : 4/3485 )

  2. Ndërkohë që je duke marrë abdes ndje çdo fjalë nga fjalët e këtij hadithi, shiko ujin kur ai bien nga gishta tuaj, shiko kur uji pikon nga mjekrra dhe ai i lan gjynahet tuaja dhe në atë moment ta ndjesh veten njeri të pastër ( pa gjynahe ).

  3. Dil për në namaz dhe shpresoj prej teje që të ndjesh dhe të kënaqesh kur ngren njërën këmbë dhe ul tjetrën dhe e mendon që ngritesh një shkallë dhe të falet një gjynah. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush pastrohet në shtëpi, pastaj shkon për në shtëpi ( xhami ) nga shtëpitë e Allahut që të kryejë një obligim nga obligimet e Allahut, çdo hap i tij njëri i fal një gabim ndërsa tjetri i ngrenë një gradë ( shkallë ). ( Muslimi : 666 )

  4. Hyr në xhami para ezanit, pastaj qëndro ashtu që të mbledhësh nijetet ( qëllimet ) zemra të jetë prezent me ty, të përzesh shejtanin, t'i harrosh hallet dhe problemet, ta leshë menjëanë këtë botë.

  5. Pastaj kur të thërritet ezani përsërite atë duke e ndjer me zemër, Allahu Ekber ( është më i madhi ) nga të gjithë hallet tuaja, Allahu Ekber nga të gjitha problmet dhe punët tuaja, Allahu Ekber nga fatëkeqësitë tuaja, Allahu Ekber nga gjynahet tuaja, Allahu Ekber nga çdo gjë dhe kështu me rradhë...

  6. Dërgo salauate mbi të dashurin tënd ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ), salauatin më të gjatë që ke mundësi pastaj kërkoi Allahut për el-uesile ( gradën më të lartë ) dhe mirësi pastaj fali synetet para farzi me qetësi, përqëndrim dhe me zemër prezent dhe mundohu që ti kryesh sa më mirë dhe të mos iki asnjë moment dhe n.q.s të ikën ktheje atë duke shtuar një ajet ose duke thënjë një tesbih ( subhanellah ) më shumë.

  7. Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : duaja që bëhet ndërmjet ezanit dhe ikametit nuk kthehet ( dmth pranohet ). ( Sahih, musned imam Ahmed : 3/225 )

Pasi t'i keshë falur dy rekatet e mëparshme ngreji duart duke u lutur, shtriji duart e përgjërimit... nënshtrohu dhe dorëzohu... dhe kërkoi Atij, në dorën e të Cilit janë çelësat e gjithë të mirave, që të hapë ty derën e mëshirës, mundohu në lutje dhe qaj, sepse fëmija kur kërkon nga dikush diçka dhe nuk ia jep atëherë qan.

  1. Kujdesu që të jeshë pas imamit dhe sa më afër tij dhe do ta shohësh ndikimin në zemrën tënde kur të dëgjosh leximin e tij, mundohu që të mos humbësh asgjë nga namazi yt. Ka thënë Sufjan ( Zoti e mëshiroftë ) : i shkruhet njeriut nga namazi i tij aq sa ka llogjikuar nga ai.

  2. Gjatë namazit ndije veten se je duke qëndruar para Allahut ( të madhëruar ), Mbretit të mbretërve. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kur të ngriheni për në namaz mos u ktheni ( sa andej - kendej ) sepse Allahu ( i Madhëruar ) drejtohet me fytyrën e tij nga robi i Tij përderisa ai nuk kthehet. ( Sahih, musned imam Ahmed 4/202 ) Kjo kur njeriu është në namaz duke qëndruar në këmbë.

  3. Kur të jeshë në ruku ndije madhështinë e Allahut dhe nënshtrimin ndaj Tij, ndërsa kur je në sexhde është një kënaqësi e cila nuk i afrohet asgjë tjetër. Ka thënë Allahu : bjer në sexhde dhe afrohu sa më shumë ( Allahut ). ( El-Alak 19 ). Ndije afërsinë, nënshtrimin dhe lartësinë, sepse ti kur i bie Allahut në sexhde të ngrenë një gradë më lartë.

  4. Kur të jeshë në sexhde bëj shumë dua, gjithashtu pas ett-hijatit, para se të japësh selam sepse këto janë momente ku pranohet duaja, sidomos po ta luësh Allahun me emrin e Tij më të madh me të cilin po iu lut ndonjëri më të i përgjigjet, n.q.s i kërkohet me këtë emër atëherë jep. Hyri pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) në xhami dhe sheh një njeri i cili ishte në ett-hijatin e fundit dhe po e luste Allahun : o Zot, të lutem ty o Allah, Një i vetëm, ty që çdo krijesë të drejtohet për nevojat e tyre, i cili nuk ka lindur dikë e as nuk është i lindur dhe Atij askush nuk është i barabartë, që t'i falësh gjynahet e mia sepse më të vërtetë Ti je Falës dhë Mëshirues. Tha ( pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ): iu është falur atij, iu është falur atij, iu është falur atij. ( Sahih, sunen Ebu Daud : 985 )

  5. Pastaj kur të japësh selam qëndro ashtu sikurse je duke e ruajtur nxehtësinë e namazit, duke ndjerë që je ngopur, je fryrë dhe ke arritur kënaqësinë pas leximit të kur'anit, përmendjes së Allahut, lutjes, rukus dhe sexhdes. Pastaj fillo të bësh tesbihët ( 33 subhanellall...33...) me qetësi dhe mos u shpejto, bëji një e nga një.

  6. Pastaj fali synetet ( n.q.s ka synete pas farzit ) duke mbledhur frytet e gjithë atyre çfarë ka kaluar më parë : abdesit, shkuarjes për në xhami, përsëritjes së ezanit, synetet para farzit, farzit, tesbihët pas farzit ashtu që të jenë këto dy rekate përfshirëse e të gjithë atyre çfarë ka kaluar.

  7. Këshillë : para se të lexosh paragrafin e ardhshëm, kthehu dhe lexoji edhe nje herë çfarë ka kaluar, dhe mos thuaj që është shumë sepse të gjitha çfarë kanë kaluar kanë frytet e veta, ajo ëashtë një gosti ( në xhenet ) o rob i Allahut... gosti... nderim nga ana e Allahut...

Dhe tani frytet e gjithë atyre çfarë kaloi...

  1. Shpërbilimi i abdesit : trasmeton Imrani rob i Uthman Ibn Afan ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) se ai ka parë Uthmanin i cili kërkoi një enë për të marrë abdes, pastaj i hodhi ujë duarve dhe i lau ato, pastaj futi dorën e djathtë në enë mori ujë dhe e futi në gojë dhe hundë dhe e nxorri me të majtën ( ujin e hundës ), pastaj lau fytrën tri herë dhe duart e tij deri tek bërrylat, pastaj i dha mes'h ( fërkoi ) kokën, pastaj lau çdo këmbë tri herë dhe tha : kush merr abdes sikurse abdesi im, pastaj i fal dy rekate tek të cilat e ka mendjen në to, Allahu ja fal atij të gjitha gjynahet e mëparshme2. ( Buhariu : 158, Muslimi : 226 )

O Allah... i falen të gjitha gjynahet e mëparshme!!...

D.m.th që të gjitha gjynahet e viteve të mëparshme fshihen në një moment!!...

2- Shpërblimi i duas pas abdesit : ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : çdo njëri prej jush i cili e përsos abdesin e tij dhe pastaj thotë : dëshmoj se nuk ka Zot tjetër ( me të drejtë i cili meriton të adhurohet ) përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, o Zot më bëj mua prej atyre që pendohen, më bëj mua prej të pastërve, atij i hapen tetë dyert e xhenetit dhe hynë prej secilës dëshiron prej tyre. ( Sahih, sunen Et-Tirmidhij : 55 )

Gjithashtu ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush merr abdes pastaj thotë : I Lartësuar qofsh Ti o Zot, Ty të takon falenderimi, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Teje, kërkoj falje dhe pendohem tek Ty. Atëherë kjo shkruhet në një fletë vuloset me një vulë dhe nuk hapet deri në ditën e kijametit. ( Tabarani dhe e ka saktësuar shejh Albani tek sahih el-xhami' : 6170 )

Nga Ebu Musa El-Esharij ( Zoti qoftë i kënaqur me të se ka thënë : i solla pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) enën ku merr abdes dhe pasi mori abdes e dëgjova të thonte : O Zot më fal mua gabimet, ma zgjero shtëpinë dhe më begato në çfarë më ke furnizuar. I thashë : o pejgamber i Allahut të dëgjova të lutesh kështu e ashtu. Tha : a kanë lënë ndonjë gjë pa përfshirë. ( Tabarani dhe e ka saktësuar shejh Albani tek sahih el-xhami' : 1265 )

  1. Shpërblimi i shkuarjes në xhami. Nga Ibn Abasi ( Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy ) se ka thënë : ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : më erdhi sonte Zoti im I Madhëruar në formën më të mirë. Tha ( trasmetuesi i hadithit ) mendoj se ka thënë në ëndërr. Tha ( Zoti ) o Muhamed a e dinë se për çfarë grinden engjëjt? Thashë : jo. Tha : e vendosi dorën e Tij mes dy shpatullave të mija derisa ndjeva ftohtësinë e saj tek gjoksi im ( ose ka thënë ) tek fyti im, atëherë mësova se çka në qiej dhe në tokë. Tha : o Muhamed a e dinë se për çfarë grinden engjëjt? Thashë : po, për kefaratet ( ato gjëra që t'i fshijnë gjynahet ) dhe kefaratet janë : qëndrimi në xhami pas namazeve, shkuarja në këmbë për në xhemate ( faljen me xhemat në xhami ) dhe marrja e abdesit mirë kur është ftohët i madh. Dhe kush e bën këtë jeton në mirësi, vdes në mirësi dhe është ( i pastër ) nga gjynahet ashtu sikurse atë ditë që e ka lindur nëna. ( Sahih musned imam Ahmed : 1/368 )

 

Përfitojmë nga ky hadith disa shpërblime për atë që shkon të fali namazin me xhemat në xhami :

    • Melaiket grinden, kush ta shkruajë më shpejt shpërblimin dhe ky është argument për shpërblimin e madh që ka.

    • Se shkuarja në xhami është shkak që të jetosh në mirësi dhe të vdesësh në mirësi.

    • Është shkak që të fshihen gjynahet dhe të ngriten gradët.

    • Është nga ato vepra që ti fshin gjynahet.

    • Ai që shkon për namaz ( në xhami ) është i siguruar tek Allahu.

    • Ai që shkon për namaz ( në xhami ) vazhdon të jetë në namaz derisa të kthehet në shtëpi.

    • Namazi me xhemat është më me vlerë sesa namazi kur e fal vetëm 27 herë.

    • Kush merr abdes dhe vjen në xhami ai është vizitor i Allahut dhe nga e drejta e zotit të shtëpisë është ta nderojë vizitorin.

    • Çdo hap që bën për në xhami të ngrenë një gradë dhe të heq një gjynah. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush pastrohet në shtëpi, pastaj shkon për në shtëpi ( xhami ) nga shtëpitë e Allahut që të kryejë një obligim nga obligimet e Allahut, çdo hap i tij, njëri i fal një gabim ndërsa tjetri i ngrenë një gradë ( shkallë ). ( Muslimi : 666 )

  1. Shpërblimi i përsëritjes së ezanit, është arritja e ndërmjetësimit të pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ). Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : n.q.s e dëgjoni myezinin, thoni sikurse ai thotë, pastaj dërgoni salavate mbi mua sepse kush dërgon një salavat mbi mua Allahu dërgon dhjetë mbi të dhe e lusni Allahun për mua që të më dhurojë El-Uesile, sepse ajo është grada më e lartë në xhenet dhe nuk është vetëm se për një rob nga robërit e Allahut dhe shpresoj të jem unë ai. Kush lutet për mua që të më jipet El-Uesile do të ndërmjetësoj për të. ( Buhariu : 4442 )

  2. Shpërblimi i seneteve para farzit.

  3. Shpërblimi i pritjes së namazit, sepse n.q.s je duke pritur namazin ti je në namaz. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : njeriu vazhdon të jetë në namaz përderisa qëndron në xhami duke e pritur namazin dhe nuk e prish abdesin. ( Buhariu : 465 )

  4. Shpërblimi i duasë së engjëjve kur ti nuk e prish abdesin. Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : engjëjt bëjnë dua për ndonjërin prej jush, kur ai qëndron tek vendi i faljes dhe nuk bëhet i papastër ( duke prishur abdes ). Thonë : o Zot fale atë, o Zot mëshiroje atë. ( Buhariu : 465 )

  5. Shpërblimi i tekbir el-ihram ( fjalës Allahu Ekber në fillim të namazit ).

  6. Namazi me xhemat, safi ( rreshti ) i parë si dhe të falesh nga ana e djathtë e rreshtit.

  7. Shpërblimi i përmendjes së Allahut pas namazi.

  8. Shpërblimi i syneteve pas farzit.

  9. Shpërblimi i qëndrimit në xhami.

Etj... etj...etj.... .

Ju betohem në Allah ... a nuk është me të vërtetë gosti?!!..

Ju betohem në Allah si e quani atë që i lenë këto, ndërkohë që ka mundësi t'i veprojë?!

 

 

Programi me përmendjen e Allahut

Ka thënë Allahu i Madhëruar : O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje. Ai është i Cili dërgon Salat (bekimet dhe mirësitë e Tij) mbi ju e po kështu edhe melekët e Tij (i luten Allahut për t’u bekuar e për t’u falur ju), që Ai të mund t’ju nxjerrë ju nga errësira (e mosbesimit) në dritë (të Besimit – Islamit). Dhe Ai është gjithnjë Mëshirëplotë për besimtarët. ( El-Ahzab 41-43 )

Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë ditë më të vlefshme tek Allahu dhe më të dashur tek Ai sesa puna në këto dhjetë ditë, kështu që shtoni në to fjalët ( Subhanellah –Elhamdulilah- La ilahe ila Allah – Allahu Ekber ). ( Imam Ahmedi 2 / 75 )

Imagjinoje se përmendja e Allahut është më e madhe se çdo gjë!!..

Imagjinoje se përmendja e Allahut është më e madhe se namazi!!..

Ka thënë Allahu : Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju. ( El-Ankebut 45 )

Imagjinoje se përmendja e Allahut është më e madhe se zekati!!..

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se ka thënë : erdhën të varfërit tek i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) dhe thanë : na e kaluan të pasurit me pasurinë e tyre duke u ngritur në shkallë të larta dhe janë në mirësi të përhershme ( për shkak të shpenzimit të pasurisë në rrugë të Allahut ), falen sikurse falemi, agjërojnë sikurse agjërojmë dhe kanë pasuri me të cilën shkojnë në haxh dhe në umre, luftojnë në rrugë të Allahut dhe japin sadaka. Tha ( pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : a t'ju them diçka që n.q.s e bëni do t'i arrini ata që ju kanë kaluar dhe nuk jua kalon ju asnjëri pas jush dhe do të jeni më të mirët mes jush përveç atyre që veprojnë si ju?! Të thoni subhanellah 33 herë, elhamdulilah 33 herë, Allahu Ekber 33 herë pas çdo namazi. ( Buhariu : 807 )

Imagjinoje se përmendja e Allahut është më e madhe se xhihadi në rrugë të Allahut!!..

Trasmetohet nga Ebu Derda ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) se ka thënë : ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : a t'ju tregoj ju për veprat më të mira dhe më të pastërtat tek Mbreti i juaj, që t'i ngrejnë sa më lartë gradat dhe është më mirë për ju sesa shpenzimi i floririt dhe i argjendit, si dhe më mirë sesa të takoheni me armikun dhe të luftoni me të? Thanë : po. Tha : përmendja e Allahut të madhëruar. ( Sahih sunen Et-Tirmidhij : 3377 )

Ka thënë Muadh Ibn Xhebel ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) nuk ka ndonjë gjë më shpëtuese nga dënimi i Allahut përveç përmendjes së Allahut.

Ka thënë Abdullah Ibn Abas ( Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy ) : Allahu xh.sh nuk i ka obliguar robërve të Tij ndonjë farz vetëm se e ka caktuar një kufi dhe i ka justifikuar ata të cilët nuk kanë mundësi përveç përmendjes së Tij, sepse Allahu nuk ka caktuar ndonjë kufi ku të ndalojnë dhe nuk e ka justifikuar ndonjërin kur e lenë atë. Ka thënë Allahu xh.sh : përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. ( En-Nisa' 103 ) natën dhe ditën, në tokë dhe në detë, në udhëtim dhe në vendin tënd, i pasur dhe i varfër, i sëmurë dhe i shëndoshë, fshehurazi dhe haptazi dhe në çdo gjëndje.

Ndërsa unë – të dashur – besoj se, ashtu sikurse ramazani është sezon edukativ i dendur me leximin e kur'anit, kështu edhe këto dhjetë ditë të para të dhulhixhes janë sezon edukativ i dendur me përmendjen e Allahut.

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë ditë më të vlefshme tek Allahu dhe më të dashur tek Ai sesa puna në këto dhjetë ditë, kështu që shtoni në to fjalët ( Subhanellah –Elhamdulilah- La ilahe ila Allah – Allahu Ekber ). ( Imam Ahmedi 2 / 75 )

Ndërsa unë – të dashur – besoj se, ashtu sikurse ramazani është sezon edukativ i dendur me leximin e kur'anit, kështu edhe këto dhjetë ditë të para të dhulhixhes janë sezon edukativ i dendur me përmendjen e Allahut.

Subhanellah ue elhamdulilah ue la ilahe ila Allah ue Allahu Ekber ( i lartësuar është Allahu, falenderimi i takon vetëm Atij, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij dhe Allahu është më i Madhi.

Këto janë el-bakijat es-salihat ( veprat e mira që mbeten )

Gjithashtu pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) na ka lajmëruar se për çdo fjalë nga këto ka një pemë në xhenet dhe se shpërblimi i çdo fjale nga këto tek Allahu është sikurse mali i uhudit3. Ka thënë Xhaferr Ibn Sulejman ( Zoti e mëshiroftë ) : kam parë Thabit El-Benanij i cili e ndërpriste fjalën kur mbante mësim dhe thonte : Allahu Ekber, la ilahe ila Allah, Allahu Ekber ue lilahi el-hamd dhe thonte me të vërtetë këto janë ditët e përmendjes së Allahut.

Do më thuash : kur t'i them këto fjalë??

Ishte Abdullah Ibn Omeri dhe Ebu Hurejre ( Zoti qoftë i kënaqur me ata ) që dilnin ( nëpër rrugë ) në këto dhjetë ditë thonin Allahu Ekber dhe njerëzit thonin njësoj me ata.

Të them : mësoje veten ... mësoje veten ... mësoje veten... që t'i thuash :

  • Kur të ecësh në rrugë për në çdo vend

  • Kur të jesh shtrirë për të fjetur

  • Kur je duke folur, ndërprite fjalën dhe përmendi këto fjalë, gjithashtu dhe kur të jeshë duke ngrënë.

  • Të shkosh herët në xhami dhe të shfrytëzosh kohën para se të thërritet ikameti.

Dhe n.q.s kërkon më tepër atëherë është më mirë për ty :

  • Të kërkosh falje për veten tënde. Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush dëshiron që ta gëzojë atë fletushka e tij ( ditën e gjykimit ) le të shtojë istigfarin ( kërkimin e faljes ). ( Bejhakiu, dhe e ka saktësuar shejh Albani tek es-sahihah : 2299 )

  • Të kërkosh falje për besimtarët dhe besimtaret. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, Allahu i shkruan atij me çdo besimtar dhe besimtare nga një të mirë. ( Sahih, musned imam Ahmed : 5/82 )

  • Të dërgosh salavate mbi pejgamberin ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ). Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush dërgon mbi mua një salavat Allahu dërgon dhjetë mbi të. ( Muslimi 384 )

Gjithashtu ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë musliman i cili dërgon mbi mua një salavat, vetëm se engjëjt bëjnë dua për të perderisa ai dërgon mbi mua salavat, atëherë le të thotë njeriu nga kjo dhe le të shtojë. ( Sahih, musned imam Ahmed : 3/446 ) ( Salavati i engjëjve për robin është kërkimi i faljes për të ndërsa salavati i Allahut për robin është mëshira për të ).

N.q.s do t'i përmbahesh dhe do ta mësosh veten me këtë që të thashë, nuk do të thuash më pak – ashtu sikur mendoj – nga këto fjalë se 1000 herë në ditë, çfarë do të thotë 5000 pemë në xhenet për një ditë. A e dinë se n.q.s i thuan zakonisht këto fjalë në këto dhjetë ditë si do të jetë kopshti yt në xhenet??

A e imagjinon dot 100 mijë dylym në xhenet t'i keshë pronën tënde në dhjetë ditë!

A nuk është një shans të cilin nuk e humb atë vetëm se një i mashtruar?!!

Trasmetohet nga Aun Ibn Abdullah ( Zoti e mëshiroftë ) se ka thënë : uleshim tek umu Derda ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) dhe përkujtonim Allahut tek ajo, i thashë : ndoshta të bezdisëm? Tha : a mendoni se më bezdisët?! E kam kërkuar adhurimin në çdo gjë dhe nuk kam gjetur më shëruese për shpirtin tim se sa tubimet përmendet Allahu.

I dashuri im në Allah..

Është e pamudur që ta duash ( Allahun ) dhe pastaj mos ta përmendësh..

Është e pamundur që ta përmendësh, pastaj mos të gjesh ëmbëlsinë e dhikrit..

Është e pamundur që ta gjesh ëmbëlsinë, pastaj të merresh me diçka tjetër përveç tij...

 


 


 

 

 

 

Programi me agjërimin

Ka qenë nga syneti i pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) që i agjëronte nëntë ditët e para të dhulhixhes. Trasmetohet nga Hunejd Ibn Halid dhe ky nga gruaja e tij dhe kjo nga disa gra të pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) se kanë thënë : ishte pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) që agjëronte nëntë ditët e dhulhixhes, ditën e ashuras, tre ditët nga çdo muaj4 si dhe cdo të hënë dhe të enjte të fillimit të muajit. ( Sahih, sunen Ebu Daud : 2437 )

Ka thënë imam Neveviu ( Zoti e mëshiroftë ) për agjërimin e këtyre dhjetë ditëve : është shumë e pëlqyeshme.

Kështu që agjëroi të nënta këto ditë..

Dhe mjerë për ty po e humbe një ditë të vetme nga këto...

N.q.s të thonë të papunët : hadithi është i dobët – dhe me të vërtetë nuk është ashtu – ja ku i ke në përgjithësi frytet e agjërimit vullnetarë :

( 1 ) Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut ( vullnetarisht ), Allahu ia largon fytyrën e tijshtadhjetë vjet nga zjarri i xhenemit. ( Buhariu 2685 )

( 2 ) Gjithashtu të mjafton nga shpërblimi i agjërimit ajo që ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush vdes dhe është agjërueshëm ka hyrë në xhenet. ( Sahih, musned imam Ahmed : 5/391 )

( 3 ) Gjithashtu nga shpërblimet e agjërimit është se : tre personave nuk i kthet mbrapsht duaja, prej tyre, ai që është agjërueshëm derisa ta hapi ( agjërimin ). ( Sahih, musned imam Ahmed : 2/304 )

( 4 ) Gjithashtu nga shbërblimi i agjërimit është se nuk ka të ngjashëm me sevapin e tij. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : agjëro sepse me të vërtetë nuk ka të ngjashëm me agjërimin. ( Sahih, musned imam Ahmed : 5/249 )

( 5 ) Nga shpërblimi i tij gjithashtu se : Allahu dhe engjëjt dërgojnë salavate mbi ata të cilët hajnë syfyr. ( Sahih, musned imam Ahmed : 3/12 )

( 6 ) Nga shpërblimi më i madh që ka agjërimi është fjala e pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : çdo punë e birit të Ademit i shumëfishohet një e mirë me dhjetë të mira e deri në shtatëqind. Ka thënë Allahu i Madhëruar përveç agjërimit sepse ai është për mua dhe unë e shpërblej atë. E lenë epshin dhe ushqimin e tij për shkakun Tim, dhe për agjëruesin ka dy gëzime : një kur e hap agjërimin dhe tjetra kur takon Zotin e tij dhe era e gojës së tij është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut. ( Buhariu 1805 ) Këto ishin frytet e agjërimit vullnetarë dhe me mirësinë e këtyre dhjetë ditëve të rikthen ty kujtimet e muajit ramazan dhe gjallërimin e tij.

Sidoqoftë ti je i fituari!!

Programi i haxhit dhe umres

Kurse dy milion lekë ( pare ) dhe fito dy milion të mira...

Jo vetëm kaq por edhe më shumë...

Duke qëndruar në xhami pas namazit të sabahut e deri sa të lindi dielli dhe pastaj të falesh dy rekate. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush e fal namazin e sabahut me xhemat pastaj ulet dhe e përmend Allahun derisa të lindi dielli, pasaj i fal dy rekate, e ka shpërblimin sikur të bëjë haxh dhe umre të plotë, të plotë, të plotë. ( Sahih, sunen Et-Tirmidhij : 586 )

Dhe gjatë kësaj kohe mund të bësh :

  • Lexim kur'ani

  • Lutjet e mëngjesit

  • Të ripërtërish pendimin

  • Duaja në fshehtësi

  • Të falësh ata të cilët të kanë bërë padrejtësi

  • Të kërkosh falje nga Allahu

  • Adhurime të tjera

Çfarë e zëvendëson haxhin dhe umren kur nuk ke mundësi që t'i kryesh :

Nga mëshira e Allahut ndaj njerëzve të Tij është se e ka bërë atë që nuk ka mundësi ( për haxh ose umre ) pjesëmarrës me atë që ka mundësi, sepse nuk është çështja kush shkon me trupin e tij, por çështja është për atë që nuk shkon nga pamundësia dhe me zemrën e tij ia kalon edhe atyre të cilët kanë shkuar me trupat e tyre.

Disa vepra të cilat e zëvendësojnë haxhin dhe umren për atë që nuk ka mundësi :

( 1 ) Përmendja e Allahut pas çdo namazi : Trasmetohet nga Ebu Hurejre se ka thënë : erdhën të varfërit tek i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) dhe thanë : na e kaluan të pasurit me pasurinë e tyre duke u ngritur në shkallë të larta dhe janë në mirësi të përhershme ( për shkak të shpenzimit të pasurisë në rrugë të Allahut ), falen sikurse falemi, agjërojnë sikurse agjërojmë dhe kanë pasuri me të cilën shkojnë në haxh dhe në umre, luftojnë në rrugë të Allahut dhe japin sadaka. Tha ( pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : a t'ju them diçka që n.q.s e bëni do t'i arrini ata që ju kanë kaluar dhe nuk jua kalon ju asnjëri pas jush dhe do të jeni më të mirët mes jush përveç atyre që veprojnë si ju?! Të thoni subhanellah 33 herë, elhamdulilah 33 herë, Allahu Ekber 33 herë pas çdo namazi. ( Buhariu : 807 )

( 2 ) Falja e namazit të jacisë dhe sabahut me xhemat : Trasmetohet nga Ukbe Ibn Abdul Gafir se ka thënë : namazi i jacisë me xhemat është sikurse kryerja e haxhit, ndërsa namazi i sabahut me xhemat është sikurse kryerja e umres.

 

( 3 ) Falja e namazit të sabahut me xhemat, përmendja e Allahut derisa të lindi dielli dhe falja e dy rekateve : Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush e fal namazin e sabahut me xhemat pastaj ulet dhe e përmend Allahun derisa të lindi dielli, pasaj i fal dy rekate, e ka shpërblimin sikur të bëjë haxh dhe umre të plotë, të plotë, të plotë. ( Sahih, sunen Et-Tirmidhij : 586 )

( 4 ) Prezantimi i namazit me xhemat dhe namazit vullnetarë : ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush shkon për të falur namazin farz me xhemat është sikurse ka bërë haxhin dhe kush shkon për të falur namaz vullnetarë me xhemat është sikurse ka bërë umre nafile ( që nuk e ka të detyrueshme ). ( Hasen, sahih el-xhami' : 6556 )

( 5 ) Falja e namazit në xhaminë kuba' : ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush pastrohet në shtëpinë e tij, pastaj vjen dhe falet në xhaminë kuba', është baraz me një umre. ( Sahih, musned imam Ahmed : 3/487 )

( 6 ) Prezantimi në dy festat : fitër bajramin dhe kurban bajramin : ka thënë Ibn Rexheb ( Zoti e mëshiroftë ) ka thënë : Muhnif Ibn Selim : shkuarja për në xhami ditën e fitër bajramit është baraz me një umre, ndërsa në ditën e kurban bajramit është baraz me haxhin.

 

 

Programi i namazit të natës

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush fal namaz nate duke lexuar dhjetë ajete nuk shkruhet nga të shkujdesurit, kush fal namaz nate duke lexuar njëqind ajete shkruhet nga të devotëshmit dhe kush fal namaz nate duke lexuar njëmijë ajete shkruhet nga mukantirinët5. ( Sahih, sunen Ebi Davud : 1398 )

Programi është që të çohesh dhe të falësh namaz nate duke lexuar nga një mijë ajete ashtu që të kesh çdo nate shpërblime të reja në xhenet, mirpo n.q.s nuk ke mundësi dhe lexon nga njëqind ajete atëherë shkruesh nga të devotëshmit. Ka thënë Hasen Basriu ( Zoti e mëshiroftë ) : asnjëherë nuk e lenë ndonjëri namazin e natës vetëm për shkak të ndonjë mëkati që e ka kryer, kërkojini vetvetet tuaja çdo natë afër perëndimit dhe pendohuni tek Zoti juaj ashtu që të falni namaz nate.

Gjithashtu ka qenë Seid Ibn Xhubejr ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) kur hynin këto dhjetë ditë jepte shumë mund sa që nuk kishte më mundësi dhe thonte : mos i fikni qirinjtë këto dhjetë ditë ( dhe i pëlqente adhurimi ).

Frytet e namazit të natës :

( 1 ) Ai që fal namaz nate do të ketë në xhenet dhoma të cilat e jashta e tyre shihet nga brenda tyre dhe e brëndshmja e tyre shihet nga jashtë tyre.

( 2 ) Ai i cili fal namaz nate është nga ata tre persona me të cilët Allahu qesh, dhe n.q.s Allahu qesh me robin e Tij atëherë nuk e merr në llogari atë.

( 3 ) Gjithashtu pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) ka thënë për namazin e natës : është adet ( zakon ) i njërëzve të mirë përpara jush, afrimitet tek Allahu, të ndalon nga e keqja, të shlyen mëkatet dhe largon sëmundjen nga trupi. ( Sahih, sunen Et-Tirmidhij : 3549 ). Vetëm tek ky hadith ka pesë dobi të namazit të natës kështu që shfrytëzoji ato.

( 4 ) Allahu i Madhëruar e ka fshehur shpërblimin e atyre që falin namaz nate për shkak të madhështisë që ka dhe ka thënë : Askush nuk e di se çfarë është ruajtur për ta nga kënaqësitë e syrit si shpërblim për çfarë ata punuan. ( Es-Sexhdeh 17 )

 

 

( 5 ) Falja e namazit të natës dhe qëndrimi në këmbë në të në këtë dun'ja janë ato të cilët e shkurtojnë qëndrimin në ditën e kijametit.

 

( 6 ) N.q.s e bën nijet që të çohesh dhe të falesh mirëpo nuk çohesh ( sepse nuk të del gjumi ) atëherë të shkruhet ajo që ke bërë nijet. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë person i cili falet çdo natë, mirëpo nëse e mund atë gjumi ( dhe nuk zgjohet dot ) Allahu ( xh.sh ) ia shkruan shpërblimin e namazit të tij dhe gjumi i tij është sadaka ( lëmoshë ). ( Sahih, sunen Ibn Maxheh : 1344 )

Gjithashtu trasmeton Aishja ( Zoti qoftë e kënaqur me të ) se ka thënë : më kanë njoftuar se disa njerëz thonë : n.q.s i kryejmë farzet atëherë nuk e kemi problem se shtojmë apo nuk shtojmë ( nga punët e mira ). Betohem në Allah se me të vërtetë Allahu nuk do t'i pyesi ata vetëm se për farzet, por ata janë njerëz që gabojnë natën e ditën, ju nuk jeni vetëm se nga i dërguari i juaj dhe ai nuk është vetëm se nga ju, betohem në Allah se nuk e ka lënë i dërguari i Allahut namazin e natës asnjëherë.

 

 

Programi i vëllazërisë për Allah

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : ka disa njerëz nga robërit e Allahut nuk janë pejgamberë dhe as shehidë ( dëshmorë ) i kanë zili ata pejgamberët dhe dëshmorët në ditën e gjykimit për pozitën që kanë tek Allahu i Madhëruar. Thanë : o i dërguari i Allahut, a nuk na njofton se kush janë ata? Tha : ata janë njerëz që janë dashur për Allah as nuk kanë pasur mes veti lidhje farefisnore dhe as për shkak të pasurisë që mund t'i jepnin njëri-tjetrit, betohem në Allah se fytyrët e tyre janë dritë dhe vetë ata janë në dritë, nuk frikësohen kur njerëzit frikësohen dhe as nuk brengosen kur njerëzit brengosen dhe lexoi këtë ajet : me të vërtetë eulijatë ( robërit e dashur të Allahut ) ata as nuk frikësohen dhe as nuk brengosen.

( Sahih, musned imam Ahmed : 5/341 )

 

Ky është fryti i vëllazërisë për Allah...

 

Ky është shpërblimi i dashurisë për Allah....

 

 

 

Të propozoj që të paktën një herë të vetme në këto dhjetë ditë të ftosh shokët e tu për iftar tek ty dhe dhe gjysëm ore para perëndimit të diellit të bëni dhikrin ( të përmendni Allahun ) dhe të bëni dua, pastaj pas iftari një gjysëm ore të përkujtoni njëri-tjetrin me ndonjë këshillë apo të dëgjoni kur'an apo të shihni ndonjë mësim i cili iu kujton Allahun, pastaj t'i dhurosh n.q.s ke mundësi ndonjë libër ose kasetë ( me përmbajtje fetare ) dhe fito :

  1. Shpërblim për iftarin.

  2. Shpërblim për davetin ( thirrjen ) për në rrugë të Allahut.

  3. Shpërblim për ndalimin nga e keqja dhe urdhërimin për të mirë.

  4. Shpërblim për ndihmesën për punë të mira.

  5. Shpërblim për përforcimin e atyre të cilët janë të lëkundur.

 

 

Programi i lidhjeve farefisnore

Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : o njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të varfërit, i mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë ashtu që të hyni në xhenet me paqe.

Gjithashtu ka thënë ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : lidhja farefisnore varet në Arsh dhe thotë: “Kush i mban lidh­jet me mua, All-llahu do t’i mbajë me të, ndërsa kush i ndër­pret lidhjet me mua, All-llahu do t’i ndërprejë lidhjet me të. ( Muslim 2555 )

Kështu që çdo ditë nga një gjysëm ore ose sa të keshë mundësi nga koha vepro :

  1. Çdo punë që t'i bindesh prindërve të tu dhe t'i gëzosh ata.

  2. Të vizitosh ndonjë të afërm.

  3. Të nderosh komshiun qoftë edhe me një gjë simbolike.

  4. T'i fusësh gëzim ndonjë muslimani.

 

Programi i ditës së Arafatit

 

Mirësitë e ditës së Arafatit :

( 1 ) Në këtë ditë është plotësuar feja, dhe kjo nga disa anë :

a ) Muslimanët nuk kishin e kishin kryer asnjëherë haxhin që kur ishte obliguar, kështu që me këtë u plotësua feja e tyre duke u plotësuar një nga shtyllat e Islamit.

b ) Allahu ( xh.sh ) e riktheu haxhin ashtu sikur ka qenë në kohën e Ibrahimit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) dhe e mohoi shirkun dhe politeistët, atë ditë nuk është përzier me muslimanët askush tjetër, është shkatërruar minarja e injorancës dhe nuk është kryer më tavaf ( t'i biesh rrotull ) lakuriq rreth Qabes.

c ) Nuk ka zbritur më pas kësaj ditë ligj që kjo është hallall apo kjo është haram.

( 2 ) Në këtë ditë është plotësuar mirësia.

( 3 ) Se ajo është festë për muslimanët.

( 4 ) Se ajo është çifti që është përmendur tek fjala e Allahut : Pasha çiftin dhe pasha tekun! ( El-Fexhr 3 ). Ndërsa teku është dita e Kurban Bajramit.

( 5 ) Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë ditë ku në të cilën Allahu më së shumti i liron robin e Tij nga zjarri sesa dita e Arafatit, pastaj afrohet dhe krenohet me to tek egjëjt duke i thënë : çfarë kërkojnë ata? ( Muslimi 1348 )

( 6 ) Se ajo është dita më e mirë. Është trasmetuar merfuan ( zinxhir që arrin deri tek pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) se ka thënë : dita më e mirë është dita e Arafatit. Ka prej atyre që thonë është dita e Nahrit ( kur theren kurbanët ). Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : dita më e mirë në këtë botë është dita e Nahrit ( kur theren kurbanët ) dhe pastaj dita e Karrit ( dita që është mbas ditës së nahrit, është quajtur kështu sepse njerëzit qëndrojnë në Mina ).( Ebu Daudi 1765 ).

( 7 ) Se në to është dita më e madhe e haxhit.

( 8 ) Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet ( e vogla) e dy viteve ( atij që ka kaluar dhe atij që vjen ). Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : e konsideroj agjërimin e ditës së Arafatit se Allahu t'i fal gjynahet e vitit të shkuar dhe atij të ardhshëm. ( Sahih Muslim 1162 ).

( 9 ) Është ditë e faljeve të mëkatëve dhe i shlyerjes së tyre.

Është trasmetuar nga Ibn Omeri ( Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy ) se ka thënë : ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ngel ndonjëri në ditën e Arafatit që në zemrën e tij ka besim sa një grimcë atomi vetëm se Allahu ia fal atij gjynahet. Tha një burrë : vetëm për ata që qëndrojnë në Arafat apo për të gjithë njerëzit? Tha : për të gjithë njerëzit. ( Musned Abd Ibn Humejd : 842 )

( 10 ) Ka thënë Ali Ibn Ebi Talib ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) : në çdo ditë Allahu liron nga zjarri robërit e tij dhe nuk ka ndonjë ditë në të cilën liron më shumë sesa në ditën e Arafatit kështu që thuaj në këtë ditë : O Zot më shpëto mua nga zjarri.

( 11 ) Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk është parë shejtani më i vogël, më i mposhtur, më i nënvlersuar dhe më i mërzitur sesa në ditën e Arafatit. Kjo për arsye se shikon mëshirën që zbret në këtë ditë dhe shlyerjen e mëkatëve të mëdhaja nga ana Allahut përveç ditës së Bedrit sepse ka parë Xhibrilin ( Alejhi Selam ) i cili i rreshtonte engjëjt.

Trasmetohet : se pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) ditën e Arafatit bëri dua për umetin e tij që Allahu t'i fali, ( Allahu ) i përgjigjet : unë ia kam falur atyre përveç atij që ka bërë padrejtësi sepse unë do ta marr hakun e atij që i është bërë padrejtësi. Tha : o Zot n.q.s dëshiron i jep atij që i është bërë padrejtësi nga xheneti dhe ia fal të padrejtit, atë ditë nuk i vjen përgjigja e duasë. Kur u gdhi të nesërmen në muzdelifeh e përsëriti duanë dhe Allahu ia pranoi, atëherë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) qeshi. Ebu Bekri dhe Umeri ( Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy ) thanë : o i dërguari i Allahut ti je më i dashur për ne sesa babai dhe nëna jonë, ky është moment që zakonisht nuk qesh, çfarë të bëri që të qeshësh? Allahu të bëftë gjithmonë të qeshur. Tha : Armiku i Allahut iblisi, kur e mori vesh se Allahu iu përgjigj duasë dhe ia fali umetit tim, filloi të hidhte dhe mbi kokën e tij dhe e mallkonte veten për mjerim dhe pikëllim, kështu që qesha kur e pashë shqetësimin e tij.

Vëlla i dashur... a e kupton rëndësinë e këtyre ditëve?!

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : e konsideroj agjërimin e ditës së Arafatit se Allahu t'i fal gjynahet e vitit të shkuar dhe atij të ardhshëm. ( Sahih Muslim 1162 ).

Atëherë llogarit me mua :

12 orë agjërim = 24 muaj falje...

I dashuri im... llogarit me mua edhe një herë :

1 orë agjërim = 2 muaj falje...

dmth : çdo 60 minuta = 60 ditë...

pra : 1 minut agjërim = 1 ditë falje...

A ka ndonjë të mençur i cili e humb një minut të vetëm nga kjo ditë? Atëherë çfarë do të veprosh në këto minuta??

( 1 ) Të shkosh në xhami gjysëm ore para namazit të sabahut dhe ta lusësh Allahun që të japë sukses në këtë ditë dhe të mbrojë.

( 2 ) Nijetin e agjërimt.

( 3 ) Nijetin e itikafit ( qëndrimit në xhami ) kështu që mos dil nga xhamia ( atë ditë ) vetëm pas perëndimit të diellit.

( 4 ) Të bësh dua dhe dhikr dhe ki kujdes nga pakujdesia dhe humbja e kohës.

 

Programi i ditës së festës

Ki kujdes... ki kujdes...

Akoma nuk ka ikur sezoni i punëve të mira, kjo është dita e dhjetë nga muaji i dhulhixhes dhe dyfishimi i veprave të mira vazhdon, kështu që mos e humb kohën kot dhe për çdo punë bëj nijetin.

Mos e kthe ditën e festës në ditë gjynahesh dhe të kujtosh se urtësia e festës është ditë falenderimi, përkujtimi dhe punë të mira. Ki kujdes nga makatet sikurse janë : muzika, filmat dhe përzierjen me femra e etj, sepse mund të jenë shkak për dështimin e punëve të mira që i ke kryer gjatë këtyre dhjetë ditëve.

Dije se dita e festës është dita më e mirë e vitit. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : dita më e mirë tek Allahu është dita e Nahrit ( kur theren kurbanët ) dhe pastaj dita e Karrit ( dita që është mbas ditës së nahrit, është quajtur kështu sepse njerëzit qëndrojnë në Mina ). Ndërsa në një trasmetim tjetër : dita më e madhe tek Allahu është dita e Nahrit dhe pastaj dita e Karrit. Ebu Daudi ( 1765 ).

Plani yt :

  1. Fillo me namazin e bajramit dhe ji i buzëqeshur dhe i gëzuar në fytyrët e muslimanëve.

  2. Lidhjet farefisnore : me prindërit, me të afërmit dhe me shokët.

  3. Kurbani, do të thuash : është i shtrenjtë, atëherë bashkohu me disa shokë sipas mundësive që keni dhe therni një dele.

 

Shans i artë

( 1 ) N.q.s fal vetëm 12 rekate nafile të ndërtohet në xhenet çdo ditë një shtëpi. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë musliman i cili fal çdo ditë 12 rekate nafile, vetëm se Allahu i ndërton atij një shtëpi në xhenet. ( Muslimi 728 ) Dhe në 10 ditë = dhjetë shtëpi në xhenet.

( 2 ) Të ndërtohet çdo ditë në xhenet një pallat : lexo suren El-Ihlas ( Sinqeriteti - Kul hu-ue Allahu ) 10 herë në ditë ashtu që Allahu të ndërtojë një pallat në xhenet. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush lexon Kul Hu-ue Allahu Ehad dhjetë herë, atij i ndërtohet një pallat në xhenet. ( Sahi el-xhami' : 6472 )

( 3 ) Mos harro të fusësh gëzim dhe hare në ndonjë familje të varfër muslimane, të shkosh tek ajo para festës dhe t'i dhurosh : para, mish ose rroba.

( 4 ) Mundohu që të realizosh premtimin e të dërguarit të Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) për atë person i cili në një ditë vepron : agjërim, përcjellë një xhenaze, viziton një të sëmurë si dhe jep sadaka, ashtu që të hapen ty të gjitha dyert e xhenetit.

 

Vetëm për të angazhuarit!!!

Pas gjithë këtyre mundësive të cilat t'i përmenda nuk mendoj se ndonjëri do të justifikohet duke thënë : se jam shumë i zënë dhe nuk kam mundësi, por megjithatë nuk kam për të privuar nga shpërblimi edhe këto të cilët e thonë këtë, si psh : ata të cilët janë të zënë me provime ...

Nuk kërkoj prej teje vetëm se një gjysëm ore pare namazi ose pas tij të qëndrosh në xhami si dhe një orë para namazit të sabahut, ashtu që të veprosh këto gjëra :

 

a ) Në gjysëm ore para çdo namazi të lexosh kur'an dhe të bësh dhikr.

 

b ) Të agjërosh çdo ditë dhe çdo iftar ke dua të pranuar.

 

c ) Namazi i natës një orë para namazit të sabahut.

 

Mos e privo veten nga mirësia

 

Të kujtosh çdo orë në këto ditë...

 

Jo ...jo...jo... por çdo minut...

 

Duke e llogaritur me të vërtetë çdo minutë që është e barabartë me faljen një ditë, të cilën njeriu e ka kaluar nga fillimi i ditës e deri në fund duke i bërë mëkate Allahut, asnjë minutë nuk e ka humbur pa bërë gjynahe, dmth : 86400 gjynahe në ditë fshihen në një minutë të vetëm në këto ditë të begatëshme. Kështu që mos e humb asnjë minut nga thesari më i shtrenjtë i besimtarit... në ditët më të mira tek Allahu.

Ai i cili ka ambicie të lartë, shpirt fisnik dhe energjik i cili nuk kënaqet me gjërat e ulta dhe që zhduken, por qëllimi i tij është të garojë për gradat e larta që ngelen dhe nuk kthet nga ajo që kërkon edhe n.q.s dëmtohet vetja e tij, dhe kush dëmtohet për Allah ia kompeson atij Allahu. U pyetën disa të devotshëm : pse e dënon trupin duek bërë kaq shumë adhurim? Tha : sepse dua ta nderoj.

 

 

 

O ti i privuar... të ngushëllojmë...

I lartësuar qoftë ai i cili e bëri shtëpinë e tij ( Qaben ) vend tubimi dhe sigurie për njerëzit, e vizitojnë atë dhe kthehen nga ajo, dhe nuk e shohin se ata kanë kryer nevojën e tyre kjo sepse Allahu ( Xh.Sh ) ia atribuoj këtë shtëpi Vetes se Tij duke thënë : Dhe (përkujto) kur Ne i treguam Ibrahimit vend-ndodhjen e Shtëpisë së Shenjtë (Qabes), (duke i thënë): “Mos bashko gjë në adhurim me Mua (La ilahe il-la Ene - Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje, Allahut ) dhe Shenjtëroje Shtëpinë Time për ata që i sillen asaj përqark, edhe për ata që qëndrojnë për falje, edhe për ata që përkulen dhe lëshohen me fytyrë përtokë në sexhde. ( El-Haxh 26 ). Atëherë u dashuruan zemrat me shtëpinë e të dashurit të tyre dhe sa herë që u përmendet atyre ajo shtëpi ( Qabja ) e shenjtë ndien keqardhje dhe sa herë u përmendet pasi janë larguar prej saj lëndohen.

Një person shikoi haxhillarët duke shkuar për në haxh, qëndroi dhe duke qarë tha : ah mjerë për dobësinë që më ka kapluar... pastaj mori frymë thellë dhe tha : kjo është humbje për atë që nuk ka mundësi për të shkuar në Qabe, por si është halli me atë që i ndërpret lidhjet me Zotin e Qabes!?

Është e drejtë për një person që të mërzitet dhe të pikëllohet kur i sheh ata që shkojnë në haxh ndërsa ai nuk ka mundësi, i sheh të shkojnë në shtëpinë e të dashurit dhe ai nuk ka mundësi, kështu që duhet të kërkojë dua prej atyre që shkojnë atje që të jetë edhe ai pjesmarrës.

N.q.s njerëzit shkojnë dhe ne nuk shkojmë, ata afërohen tek Allahu e ne largohemi, atëherë kush na siguron ne të mos jemi prej atyre që ka thënë Allahu në kur'an : ...por Allahu nuk dëshironte nisjen e tyre, kështu që Ai i bëri të mbeten pas duke u thënë (atyre): “Rrini me ata që rrinë (fëmijët, gratë e pleqtë). ( Et-Teubeh 46 )

Por ai që nuk ka mundësi është pjesmarrës në shpërblim me atë që shkon, ashtu sikurse ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) kur u kthye nga lufta e tebukut : Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar pamundësia. ( Buhariu 2684 )

O ju të cilët po shkoni për në qabe

Ju shkoni me trupat e ne shkojmë me shpirtrat

Ne na ka ndaluar pamundësia dhe ju keni shkuar

Dhe kush qëndron nga pamundësia është sikur ka shkuar

Si dhe ka prej atyre të cilët shkojnë me zemrat e tyre megjithatë ia kalojnë edhe atyre që shkojnë me trupat e tyre.

Vëllezërit e mi... n.q.s nuk keni mundësi këtë vit për të bërë haxhin atëherë kthehuni tek xhihadi ( lufta ) e vetvetes sepse ai është xhihadi më i madh. N.q.s nuk keni mundësi të kryeni ritet e haxhit atëherë therni një kurban me aq sa keni mundësi sepse është detyrë për atë që nuk ka mundësi të shkojë në haxh të theri dhe mos bëni gjynahe sepse gjynahet të shkatërrojnë fenë. Kush është larg nga shtëpia shenjtë e Allahut atëherë le të mos e largojë veten me gjynahe nga mëshira e Allahut sepse mëshira e Allahut është afër për ata që pendohen dhe kërkojnë falje. Kush nuk ka mundësi për haxhin sepse është larg, atëherë le të lusi Zotin e Qabes sepse Ai është më afër se sa damari i qafës të atyre që e lusin.

 

Shkruajti : Muhamed Bin Husejn Jakub

Allahu e faltë atë, prindërit e tij, gratë e tij, fëmijët e tij si dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet.

Ditën e hënë me 21 Dhilka'de 1428

Përktheu : ( Ebu Junis ) Namik Murto

 

1 Fjala xhuz do të thotë pjesë, në kur'an ka për qëllim 20 faqe prej tij.

2 Këtu bëhet fjalë për gjynahet e vogla sepse gjynahet e mëdha kanë nevojë për teube ( pendim ).

3 Mal i madh në afërsi të Medines.

4 Tre ditët e bardha në përgjithësi që janë ditët 13,14,15 të muajit hënor.

5 Ka thënë shpjeguesi i aun el-ma'bud : mukantir është ai person i cili ka shumë pasuri dhe ka për qëllim në këtë hadith atë person i cili ka shumë shpërblime. Përkthyesi.

Mburoja e Myslimanit