E Mërkurë, Shtator 19, 2018
A- A A+

Si të përgatitemi për muajin e Ramazanit?

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Së pari:

 

Shumë njerëz kanë devijuar në kuptimin e vërtetë të agjërimit, dhe e kanë shndërruar atë, në sezon llojshmërishë ushqimesh, pijesh dhe ëmbëlsirash, si dhe duke gdhirë natën përpara kanaleve televizive. Përgatiten për këtë shumë kohë përpara muajit të ramazanit. Të frikësuar se mos t'i shpëtojë ndonjë ushqim ose frikësohen se mos rritet çmimi i tyre. Ky grup njerëzish përgatitet duke blerë ushqime dhe pije, si dhe duke kërkuar në listën e televizorit se çfarë do të ndjekin dhe çfarë do të lejnë, duke mos kuptuar ashtu siç duhet realitetin e agjërimit në muajin e Ramazanit. E zhveshën agjërimin e tyre nga devotshmëria dhe e lanë atë për barqet dhe sytë e tyre.

Së dyti:

Ndërsa grupi tjetër e kuptoi të vërtetën e agjërimit në muajin e Ramazanit dhe filloi të përgatitet për të, një muaj përpara, në muajin Shaban, biles ka edhe të tjerë që e kanë filluar më parë.

Ja disa mënyra për t'u përgatitur për muajin e Ramazanit:

1- Pendimi i sinqertë : Pendimi është detyrë në çdo kohë, mirpo duke qenë se po pret një muaj të madh dhe të begatshëm, është mirë për njeriun që të shpejtojë pendimin për gjynahet që ka bërë mes tij dhe Allahut, si edhe për padrejtësitë mes tij dhe njerëzve të tjerë. Ashtu që kur të hyjë muaji I bagatshëm i ramazanit, të merrët me ibadet dhe punë të mira me zemër të pastër dhe të qetë.

Ka thënë Allahu: Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.

Është transmetuar nga Egarr bin Jasar se ka thënë: ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : O njerëz! Pendohuni tek Allahu sepse unë pendohem tek Ai njëqind here në ditë.

2- Duaja : Është transmetuar nga selefët, se ata e lusnin Allahun gjashtë muaj që t'ia mundësonte të arrinin muajin e ramazanit, pastaj e lusnin Atë pesë muaj që t'ia pranonte atë.

Muslimani e lut Allahun që të arrrijë muajin e ramazanit dhe të jetë i kapur ndaj fesë së tij, dhe I shëndentshëm në trupin tij. Sikurse e lut Atë që t'a ndihmojë në bindjen ndaj Allahut në këtë muaj dhe pastaj t'ia pranojë atë.

3- Gëzimi me afrimin e këtij muaji të begatshëm : Arritja e këtij muaji është nga mirësitë e mëdha që Allahu ia dhuron robit të Tij musliman, sepse ky muaj është një sezon mirësie, në të cilin hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit. Është muaji i Kur'anit dhe i luftrave vendimtare ne fenë tone ( p.sh. lufta e Bedrit etj).

Ka thënë Allahu : Thuaj: Me dhuntinë e Allahut dhe me mëshirën e tij-vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.

4- Shlyerja e agjërimit farz të kaluar : Transmetohet nga Ebu Selemeh, se Aishja ( Zoti qofte i kanaqur me të ) ka thënë : kisha për të shlyer agjërim, dhe nuk kisha mundësi t'a shlyeja atë, vetëm se në muajin Shaban.

Ka thënë Ibn Haxher : përfitohet nga kujdesi i Aishes ( Zoti qofte i kanaqur me të ) për shlyerjen e agjërimit në Shaban, ndalimi i vonimit të shlyerjes së agjërimit, derisa të hyjë muaji i Ramazanit .

5- Këkimi i dijes në mënyrë qe të dijë rregullat e agjërimit, dhe vlerën e muajit të Ramazanit.

6- Shpejtimi i mbarimit të punëve, të cilat, mund ta pengojnë muslimanin në ramazan nga punët e mira.

7- Të ulesh me familjen tënde, me gruan dhe fëmijët, që t'i mësosh rregullat e agjërimit dhe t'i nxisësh fëmijët që të agjërojnë.

8- Përgatitja e disa librave të cilët mund ti lexosh, ose t'ia dhurosh dikujt.

9- Agjërimi i muajit Shaban si përgatitje për muajin Ramazan : Transmetohet nga Aishja se ka thënë : Pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) agjëronte sa që thonim nuk e ndërprenë agjërimin, dhe e ndërpriste atë, sa që thonim nuk agjëron. Nuk e kam parë të dërguarin e Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) të plotësojë agjërimin e ndonjë muaji përveç Ramazanit, dhe nuk e kam parë të agjërontë më shumë se sa në shaban.

Gjithashtu transmetohet nga Usame Bin Zejd se ka thënë : thashë: o i dërguari i Allahut! Nuk të kam parë të agjërosh në ndonjë muaj prej muajve, ashtu sikurse agjëron në Shaban! Tha : ai është muaj që njerëzit neglizhojnë në të, është muaj mes Rexhebit dhe Ramazanit. Është muaj në të cilin ngrihen veprat tek Zoti i gjithësisë dhe dëshiroj që të ngrihen veprat e mia, kur jam agjërueshëm.

Përfitohet nga hadithi, se urtësia në agjërimin e këtij muaji është : se në këtë muaj ngrihen veprat tek Allahu. Disa dijetarë kanë përmendur edhe një urtësi tjetër, kanë thënë : se ky agjërim është në shkallën e syneteve të cilat falen para namazit farz, të cilat përgatisin shpirtin e njeriut dhe e aktivizojnë atë për kryerjen e farzit, e njëjta gjë është edhe me agjërimin e muajit shaban përpara ramazanit.

10- Leximi i Kur'anit :

Ka thënë Selemeh bin Kuhejl : Muaji i shabanit është muaji i lexuesve.

Ndërsa Amr bin Kajs ishte që kur hynte muaji i shabanit e mbyllte dyqanin e tij dhe ja kushtonte kohën leximit të Kur'anit.

Ka thënë Ebu Bekr El-Balihij : Muaji i rexhebit është muaji i mbjelljes, muaji i shabanit është muaji i ujitjes, ndërsa muaji i ramazanit është muaji i korrjes.

Gjithashtu ka thënë : Shembulli i rexhebit është sikur era, shembulli i shabanit është sikur retë që mbartin shiun, dhe muaji i ramazanit është sikur shiu, kështu që kush nuk ka mbjellë në rexheb dhe nuk ka ujitur në shaban, atëherë si kërkon të korrë në ramazan?

Ja ku ka kaluar rexhebi, po çfarë do të veprosh në shaban n.q.s je që kërkon ramazanin? Kjo është gjëndja e Pejgamberit tënd, dhe gjëndja e të parëve tanë nga ky ymet në këtë muaj të begatshëm, por kush është qëndrimi yt ndaj këtyre vepra dhe gradëve???


 

 


 


 

 

Mburoja e Myslimanit