E Hënë, Maj 21, 2018
A- A A+

Dhjetë thesaret në dhjet ditët e Dhil Hixhxhes

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

 

Vëlla i nderuar, a dëshiron që Allahu ti falë mëkatet dhe të këqijat. A dëshiron të shtosh në vepra të mira dhe të ngritësh në shkalla të larta? A dëshiron dhoma dhe shtëpia në xhenetin e Allahut?

Nëse e dëshiron një gjë të tillë nga thellësia e zemrës tënde dhe i vepron këto vepra për hir të Allahut do ta arrish atë që e dëshiron dhe do ta realizosh atë që e kërkon me lejen e Allahut.

 

beso apo mos beso

  • Ke mundësi të veprosh një vepër e cila nuk zgjat më shumë se 12 orë, e që të largon nga zjarri i xhehenemit për 100 vite. Dhe krijon një hendek mes teje dhe zjarrit të xhehenemit sa largësia mes qiellit dhe tokës.

  • Ke mundësi të veprosh një vepër e cila nuk zgjat më shumë se 3 orë dhe të shkruhet një Kintar prej shpërblimeve ( Kintari është më i mirë se kjo botë dhe çka ka në të).

  • Ke mundësi të veprosh një vepër e cila nuk zgjat më shumë se dy orë dhe ke shpërblimin e haxhit dhe të Umres

  • Ke mundësi të veprosh një vepër e cila nuk zgjat më shumë se një orë e gjysmë dhe të kesh shpërblimin sa dy kirate (Kirat është shpërblim sa një kodër e madhe).

  • Ke mundësi të veprosh një vepër që nuk zgjat më shumë se një orë dhe arrin shpërblimin e pesë harxheve.

  • Ke mundësi të veprosh një vepër e cila nuk zgjat më shumë se gjysmë ore dhe arrin shpërblimin e pesë umreve dhe të ndërtohet një shtëpi në xhenet.

  • Ke mundësi të veprosh një vepër e cila nuk zgjat më shumë se një çerek ore, ndërsa për ty bëjnë dua 70.000 melaike dhe një melaike lutet me xhenet për ty.

  • Ke mundësi të bësh një vepër e cila nuk zgjat më shumë se një minut ndërsa ke prej shpërblimit më shumë se me i dhënë 100 deve lëmosh për rrugën e Allahut. 100 kuaj në rrugën e Allahut dhe 100 rob me i liruar për hir të Allahut.

  • Ke mundësi të veprosh një vepër e cila nuk zgjat më shumë se gjysmë minuta ndërsa të shkruhen 1.000.000 të mira, të shlyhen 1.000.000 të këqija dhe të ndërtohet një shtëpi në xhenet.

  • Ke mundësi që të veprosh një vepër e cila nuk zgjat më shumë se disa sekonda ndërsa fiton me këtë 1. 000.000.000 shpërblime.

 

Nga ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur me atë dhe babain e tij i cili thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ nuk ka ndonjë ditë që vepra e mirë në to është më e dashur tek Allahu se këto ditë ( dhjetë ditët e para të Dhil Hixhxhes). I thanë: As lufta në rrugën e Allahut, o i Dërguari i Allahut. Tha: As lufta në rrugën e Allahut përveç ai njeri i cili del në luftë me vetën e tij dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë.1

Sigurisht se tash vëlla i nderuar dhe motër e nderuar je i interesuar të dish se cilat janë këto vepra? dhe me veprimin e këtyre vepra arrin dëshirat tua, arrin të mirat, arrin ngritjen dhe shkallët e larta të xhenetit të Allahut.

Tash do ti tregojmë këto thesare të cilat i kërkon shpirti juaj, me qëllim që të kënaqësh Sunduesin tënd. Këto vepra të bëjnë dobi atë ditë ( ditën e gjykimit) kur i riu do të mplaket, ose do të shpëtoj ose do të hedhet në zjarr. Sa nga njerëzit në këtë ditë do të shpëtojnë por sa ka nga njerëzit të cilët do të hedhen në zjarr. Sa nga njerëzit në këtë ditë do të jenë të pikëlluar, e sa nga ata do të jenë të shpëtuar. Xhenetlit do të gëzohen sikur kur njeriu gëzohet në ditën e martesës. Ndërsa ata që janë kënaqur me epshet e tyre në këtë botë. Në mëkate do të arrin dënimin dhe poshtërimin e Allahut. Allahu na ruajt nga kjo gjendje.

Vëlla i dashur dhe motër e nderuar merri këto thesare dhe sigurisht që do të bëjnë dobi në këto dhjetë ditët e para të Dhil Hixhxhes:

 

Thesari i parë:

70 haxhe dhe 60 umre brenda dhjetë ditëve të para të Dhil Hixhxhes

 

Vëlla i dashur dhe motër e nderuar a dëshiron shpërblimin e 70 haxheve dhe 60 umreve brenda këtyre dhjetë ditëve? A dëshiron falje nga Krijuesi yt? A dëshiron futjen në xhenet ?

A e di se sikur ti falësh pesë kohët e namazit me xhemat në xhami do të arrish shpërblimin e 5 haxheve me lejen e Allahut. I Dërguari i Allahut thotë: “ Kush shkon në faljen e ndonjë namazi farz me xhemat ka shpërblimin e një haxhi. Ndërsa kush shkon në namaz nafile ka shpërblimin e një umreje vullnetare.2

Pra për çdo herë që shkon në xhami për ta falë namazin farz i fal edhe dy rekate nafile, sikur që është namazi me rastin e hyrjes në xhami.

Pra sikur ta bësh një gjë të tillë gjatë dhjetë ditëve të dhil hixhxhes do të arrish 50 haxhe. 5 farze x 10 ditë = 50

5 nafile x 10 ditë = 50

Nëse e fal sabahun në xhami dhe pastaj ulesh e përmend Allahun deri sa të lindin dielli pastaj i fal dy rekate namaz ke shpërblimin e haxhit dhe umres. I Dërguari i Allahut thotë: “ kush e fal sabahun me xhemat dhe pastaj ulet dhe e përmend Allahun derisa të lind dielli dhe pastaj i fal dy rekate ka shpërblimin e një haxhi dhe një umreje të plotë të plotë të plotë”3

Nëse e bënë këtë për çdo ditë të dhjetë ditëve do të arrish dhjet haxhe dhe umre. Po ashtu i Dërguari i Allahut ka thënë: “kush shkon në xhami me qëllim që të mësoj diçka të mirë ose të ja mësoj dikujt ka shpërblimin e haxhit të plotë”4

Nëse i grumbullon të gjitha këto atëherë do të kesh shpërblimin e 70 haxheve dhe 60 umreve gjatë dhjetë ditëve të dhil hixhes.

 

Thesari i dytë

10 shtëpi në xhenet brenda dhjetë ditëve të para të Dhil Hixhxhes

 

Vëlla i nderuar dhe motër e nderuar a dëshiron të shpëtosh nga zjarri i xhehenemit dhe të futesh në xhenetin e Allahut? A dëshiron shtëpi në xhenet?

A e di që nëse i fal 12 rekate sunnet brenda ditës dhe natës do ta fitosh një shtëpi në xhenet. Thotë i Dërguari i Allahut: “ Kush fal 12 rekate brenda ditës dhe natës i ndërtohet një shtëpi në xhenet”5

Thotë Ummu Habibe: “ Nuk i kam lënë këto 12 rekate pa i falur prej atij momenti që e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut”.

Këto sunnete janë: 2 rekate sunnet të sabahut para farzit. 4 rekate sunnet para drekës dhe dy pas drekës. Dy rekate pas farzit të akshamit dhe dy rekate pas farzit të jacisë.

Pra nëse kujdesesh për çdo ditë të falësh këto sunnete atëherë brenda 10 ditëve të dhil hixhes do të fitosh dhjetë shtëpi në xhenet.

 

 

Thesari i tretë:

Dhjetë Kintare prej shpërblimeve brenda dhjetë ditëve të para të Dhil Hixhxhes

 

A dëshiron vëlla i nderuar dhe motër e nderuar shpërblimin që është sa një Kintar? A dëshiron faljen e Zotit tënd? A dëshiron pasimin e Pejgamberit tënd? A dëshiron përfundim të njerëzve të lumtur. Thotë i Dërguari i Allahut: “ Kush falë namaz të natës me dhjetë ajete nuk shkruhet ai njeri prej të pakujdesshmëve. Kush falet me 100 ajete shkruhet prej atyre që fal namaz të natës dhe kush falë namaz me 1000 ajete shkruhet prej atyre që fiton shpërblimin e Kintarit”.

Nëse bënë këtë gjatë dhjet ditëve të dhil hixhes atëherë gjatë këtyre ditëve do të fitosh dhjet kintare prej shpërblimeve.

 

Thesari i katërt:

20 Kirata prej shpërblimit brenda dhjetë ditëve të para të Dhil Hixhxhes

 

Vëlla i nderuar dhe motër e nderuar a dëshiron të kesh shpërblim sa një kodër e madhe? A dëshiron të kalosh sa më lehtë në urën e siratit? A dëshiron shpëtimin nga zjarri i xhehenemit? I Dërguari i Allahut thotë: “ kush prezanton në një xhenaze gjersa ti falet namazi ka një kirat prej shpërblimit. Ndërsa kush prezanton gjersa të varroset i vdekuri ka shpërblim sa dy kirate”.6

Nëse për çdo ditë ja fal namazin një të vdekuri dhe prezanton në varrimin e tij, brenda dhjetë ditëve të dhil hixhes do të arrish shpërblimin e 20 kodrave të mëdha.

 

Thesari i pestë:

Duaja e 700. 000 melaikeve për ty dhe dhjet lutja për hyrjen tënde në xhenet brenda dhjetë ditëve të para të Dhil Hixhxhes

 

Vëlla i dashur a dëshiron që 700.000 melaike të bëjnë lutje për ty? A dëshiron hyrjen në xhenet? A dëshiron që meleku të bëjë dua për ty? Atëherë vizitoje një të sëmur do ta arrish këto lutje. I Dërguari i Allahut thotë: “ Nuk ka ndonjë mysliman që viziton një mysliman në mëngjes përveç se për atë luten 70. 000 melaike gjersa të bie terri. E nëse e viziton gjatë natës për të bëjnë dua 70.000 mealike gjersa të zgjohet dhe do të ketë një kopsht në xhenet”7

Nëse e bënë këtë gjatë dhjet ditëve të dhil hixhxhes atëherë do të arrish 700.000 dua të melaikeve dhe dhjet dua për futjen në xhenet.

70.000 dua x 10 ditë = 700.000 dua nga melaiket.

 

Thesari i gjashtë:

900 vite largim nga zjarri i xhehenemit

9 hendeqe mes teje dhe mes xhehenemit brenda dhjetë ditëve të para të Dhil Hixhxhes

 

I Dërguari i Allahut ka thënë: “ kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu për 100 vite do ta largoj atë njeri prej zjarrit të xhehenemit”8. Po ashtu ka thënë: “ Kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu do të bëjë një hendek mes ti dhe zjarrit të xhehenemit sikur mes qiellit dhe tokës”.9

100 vite x 9 ditë = 900 vite largim nga zjarri i xhehenemit.

Nëse nuk ke mundësi të agjërosh tërë këto ditë atëherë të agjërosh ditën e Arafatit. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve, vitit të kaluar dhe atij që vjen. Ndërsa agjërimi i ditës së ashures ( dita e dhjetë e muajit Muharrem) shlyen mëkatet e vitit të kaluar”.

 

Thesari i shtatë:

Thesari i mijave brenda dhjetë ditëve të para të Dhil Hixhxhes

 

Më e vlefshme se 200 deve në rrugën e Allahut.

Më e vlefshme se 200 kuaj në rrugën e Allahut.

Më e vlefshme se 200 rob që liron për hir të Allahut.

I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Kush thotë subhanallah 100 herë para se të lind dielli dhe 100 herë para se me përendu dielli ka shpërblim sa 100 deve. Kush thotë Elhamdulila 100 herë para se me lind dielli dhe para se me përendu është më e vlefshme se 100 kuaj në rrugën e Allahut. Kush thotë Allahu Ekber 100 herë para se me lind dielli dhe para se me përendu është më e vlefshme se me i liruar 100 robër. Kush thotë La ila il-lallahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir. 100 herë para se me lindë dielli dhe para se me përendu nuk vjen dikush me diçka më të mirë përveç ai i cili ka vepruar të ngjashme sikur ajo apo diçka më tepër”. 10

 

Thesari i tetë:

Thesari i milionave brenda dhjetë ditëve të para të Dhil Hixhxhes

 

Të shkruhen 10.000.000 të mira

Të shlyhen 10.000.000 të këqija

10 shtëpi në xhenet

I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Kush hynë në treg duke thënë: La ila il-lallahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu juji ve jumit, ve huvel haju la jemut. Bi jedihil hajru ve huve ala kul-li shejin kadir. Allahu do të ja shkruaj 1.000.000 të mira, do të ja shlyej 1.000.000 të këqija dhe do ti ndërtohet një shtëpi në xhenet”.11

 

Thesari i nëntë:

Thesari me miliarda brenda dhjetë ditëve të para të Dhil Hixhxhes

A dëshiron ti fitosh miliarda të mira për disa sekonda. Atëherë thuaj: O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallit dhe të vdekurit. Thotë i Dërguari i Allahut: “ Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret. Allahu do ti shkruaj për çdo besimtar apo besimtare nga një të mirë”.12

Përkujto fjalën e Nuhit alejhi selam: O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!” ( Nuh 28)

 

Thesari i dhjetë:

Bëhu prej garuesve prej të parëve

Vëlla i dashur . a dëshiron të afrohesh tek Allahu, Zoti i botërave. A dëshiron të jesh i pari tek Allahu? A dëshiron t jesh prej robëve të tij të devotshëm, të penduar t afruar tek Allahu.

Nëse dëshiron të jesh prej garuesve të parë atëherë angazhohu në këto ditë, në dhjet ditët e para të dhil hixhes në çdo vepër të mirë. Dije se nuk ka ditë më të mira në jetën tuaj se sa këto ditë. Janë ditët më të mira të kësaj bote. Vepra në to shumëfishohet. Shpërblimi është i madh. Vetëm Allahu është Ai i cili di se sa është shpërblimi i veprës së mirë në këto ditë.

Allahu na mundësoftë që ti shfrytëzojmë këto ditë ashtu sikur është i kënaqur Ai. Amin.

1 Shënon Buhariu

2 ( hadithi hasen)

3 I vërtetë

4 Hasen sahih

5 Shënon Muslimi

6 Muttefekun alejhi

7 I vërtetë

8 I vërtetë

9 I mirë.

10 I mirë

11 I mirë

12 I mirë

Mburoja e Myslimanit