E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Forma praktike që bën fëmijën tuaj ta dojë leximin

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Femij muslimanTë gjithë pedagogët pajtohen për rëndësinë e mbjelljes së leximit në shpirtin e fëmijës. Po ashtu janë të pajtimit për rëndësinë e edukimit të fëmijës që të dojë leximin gjersa ajo të bëhet pjesë e tij dhe të kënaqet me të. Tërë këtë e thonë vetëm për shkak të rëndësisë së leximit. Është vërtetuar nga ana shkencore se ekziston një lidhje e fortë mes mundësisë së leximit dhe përparimit në shkencë.

Ja disa fjalë të disa dijetarëve të mëdhenj lidhje me rëndësinë e leximit:

  • Njeriu që lexon është vështirë të mposhtet.
  • Leximi im i lirë më ka mësuar më shumë se shkolla për njëmijë herë.
  • Prej suksesit tim dhe  ngritjes sime intelektuale është se unë kam mësuar se si të tërheq librin prej zemrës së tij.
  • Është pyetur njëri prej dijetarëve eminent se pse lexon aq shumë? Ka thënë: “ sepse një jetë e vetme nuk më mjafton”.

Vëlla i nderuar dije se leximi i bën dobi fëmijës tuaj në jetën e tij. E zgjeron diapazonin dhe përvojën e tij. Hap dyert e kulturës së tij. Po ashtu fëmija me anë të leximit forcon shprehjet e tij, flet dhe shkruan më mirë. Sikur që leximi i jep fuçi fëmijës në mendime dhe  në largpamësi dhe  mbush tek fëmija mundësinë e mendimit të drejtë dhe ngritë tek ai shkallën e të kuptuarit. Leximi i ndihmon fëmijës në ndërtimin e personalitetit të tij dhe i jep atij fuçi në zgjidhjen e problemeve me të cilat ai ballafaqohet.

Mbjellja e dashurisë për lexim tek fëmija niset prej shtëpisë ( familjes) e cila ka obligim të mbjellë këtë dashuri tek fëmija i tij. Nëse ti i mëson fëmijët se si ta duan leximin, në këtë rast ti atyre u ke dhuruar një dhuratë shumë të madhe që do ta pasuroj tërë jetën e tyre. Por, cila është rruga për të arritur deri këtu sidomos në kohën tonë kur janë shpeshtuar dhe janë  shumuar llojet e ndryshme të lojërave dhe lloje të ndryshme të relaksimeve që e bëjnë fëmijën ta kaloj një pjesë të gjatë të kohës së tij në këto lojëra?

Por para se ti përgjigjemi kësaj pyetje do cekim disa vargje prej poezisë me titull “Nëna e lexuar”:

“Ndoshta ti ke pasuri, margaritar të çmuar

 Ndoshta ke paketa dhe çanak prej arit

 Por ti nuk ke mundësi të jesh më i pasur se unë

 Sepse, unë kam një nënë e cila më mëson mua leximin”

 

Format e nxitjes për lexim tek fëmija

  1. Modeli i leximit

Nëse shtëpia është e mbushur me bibliotekë qoftë edhe  e vogël që përfshin libra dhe gjëra tjera  dhe anëtarët  e familjes e në veçanti babai janë prej lexuesve dhe prej atyre qe e duan leximin, atëherë me siguri fëmija do të jetë prej atyre që do ti dojë librat dhe leximin.  Fëmija  kur sheh babain e tij dhe anëtarët e familjes duke lexuar dhe e sheh se kanë raporte të mira me librin atëherë do ti pasoj ata dhe do të mundohet që edhe ai të lidhet me librin.

Këtu duhet të tërheqim vërejtjen se nuk duhet të jemi të pakujdesshëm edhe ndaj fëmijëve të cilët nuk kanë hyrë ende në shkollë, dhe këtu shtrohet pyetja: A nuk ka nevojë fëmija për librin vetëm se pasi të futet në shkollë? Mund të themi se specialistët e pedagogjisë dhe psikologjisë së leximit e shohin që duhet të ushtrohet me lexim edhe  fëmija i cili ende nuk ka hyrë në shkollë. Sikur që është e nevojshme që familja,  ti siguroj atij  disa libra që janë të veçanta për të. Libra të cilat posedojnë lojëra, forma të ndryshme të vizatimeve dhe fotografive.

 

 

 

 

  1. Sigurimi i librave dhe revistave që janë të veçanta për fëmijën

Tash ekzistojnë librari dhe publikime të cilat interesohen për leximin e fëmijës. Po ashtu botime prej librave, revistave dhe tregimeve të nevojshme për fëmijën. Por, kjo është  sa u përket vendeve të zhvilluara. Ndërsa sa i përket vendeve të rangut të tretë këto gjëra ende janë të pakta. S’ka dyshim se këto fletushka, revista dhe libra për fëmijë duhet ti plotësojnë kushtet e tyre si:

  • Të përmbaj në vete anën edukative që i përshtatet ambientit në të cilin jeton fëmija.
  • Ti përshtatet moshës së fëmijës në kohën dhe mendjen e tij
  • Ti përgjigjet nevojave të fëmijës që ka në këtë kohë
  • Të dallohet libri me botim të mirë, me ngjyra dhe foto të përshtatshme që e tërheqin fëmijën si dhe të jetë me shkronja të mëdha.

Disa shtëpi botuese kanë pas parasysh një gjë të tillë duke nxjerr libra me shkronja të dalluara. Libra në formë loje. Libra që kur ajo hapet ka një zë të një kafshe. Të gjitha këto ndihmojnë në tërheqjen e fëmijës në lexim.

 

  1. Inkurajimin e fëmijës për të formuar një bibliotekë të vogël

Kjo bibliotekë të përfshij  libra me ngjyra të ndryshme dhe tregime tërheqëse.  Po ashtu nuk duhet të lihen anash librat dhe revistat e tregtisë që i përshtaten fëmijës. Duhet ti lihet fëmijës në zgjedhjen e atyre ajo që i pëlqen dhe mos imponimin në blerjen e librave apo revistave të veçanta, dhe babai në këtë rast i ndihmon fëmijës, por kjo ndihmë le të jetë vetëm një sugjerim prej tij. E tërë kjo i ndihmon fëmijës të jetoj në një ambient të bukur të leximit, ndien rëndësinë e leximit dhe librit, dhe forcon lidhjet mes tij dhe librit me një formë vepruese dhe ndikuese tek fëmija.

 

  1. Marrja parasysh e gradualitetit tek fëmija në leximin e tij

Që të mbjellim tek fëmija dashurinë për lexim duhet që të shkojmë në formë graduale. P.sh në fillim librat që kanë të bëjnë vetëm me fotografi. Pastaj në shkallën tjetër le të jetë fotoja dhe fjala. Pastaj fotoja me dy fjalë. Pastaj  fotoja dhe një rresht dhe kështu me radhë.

 

  1. Marrja parasysh e dëshirave lexuese të fëmijës

Marrja parasysh e dëshirave dhe nevojave lexuese të fëmijës janë prej formave më me rëndësi që të nxitë fëmijën në lexim. Fëmija p.sh i do tregimet me shtazë dhe përrallat e tyre. Pastaj pas një kohe i do tregimet imagjinuese, avanturiste, heroike dhe kështu me radhë. Andaj të kesh kujdes në dëshirat e fëmijës dhe atë që ka nevojë ai të lexoj. Po ashtu duhet të kemi kujdes që mos ta detyrojmë në leximin e temave apo tregimeve të cilat nuk i dëshiron.

 

  1. Të ketë një vend të përshtatshëm në shtëpi për lexim

Bëje një vend të veçantë dhe inkurajues për lexim në shtëpinë tuaj. Në atë vend fëmija duhet ta gjejë rehatin dhe qetësinë e plotë. Kështu fëmija fillon ta dojë atë vend që i është përgatitur për lexim. 

 

  1. Cakto për fëmijën tuaj një kohë në të cilën ti i lexon atij

Kur babai apo nëna caktojnë një kohë të veçantë që fëmijës ti lexojnë tregime tërheqëse, edhe nëse fëmija di të lexojë, ndikon dhe është prej formave më të dobishme që të mbjellësh tek fëmija dashurinë ndaj leximit. Ja disa nga porositë e leximit për fëmijën tuaj:

  • Lexo për fëmijët tuaj çfarëdo libri apo tregimi që ata dëshirojnë edhe nëse nuk është shumë e dobishme, ose e përsëritur. Ndoshta edhe ti ndonjë herë je lodhur nga ky tregim por  bëni durim gjersa të ndiesh kënaqësi në leximin e tij.
  • Lexoje me kuptim dhe paraqitu se ti po ndien një kënaqësi në leximin e tij. Lexoje me zëra të ndryshëm dhe le të jetë koha e leximit kohë e pushimit dhe kënaqësisë.
  • Debato me fëmijët tuaj në atë që ju ke lexuar. Shtroja disa pyetje dhe debato me ta në një formë të thjeshtë. Mundohu që ky lexim të jetë në formë të vazhdueshme, më së paku dy herë në javë. Ndejat në të cilat lexohen libra apo tregime të ndryshme bën që fëmija të gjej kënaqësinë e cila gjendet në libra. Sikur që kjo i ndihmon fëmijës në mësimin dhe kuptimin e gjuhës së librit.

 

  1. Përfitimi nga shanset dhe momentet e përshtatshme

 Përfitimi i shanseve dhe momenteve për të bërë leximin të dashur tek fëmija është prej çështjeve më të rëndësishme që babai duhet të mos i neglizhoj. Shanset dhe momentet nëpër të cilat kalon familja janë të shumta. Këtu do ti paraqesim disa shembuj se si të shfrytëzojmë shanset dhe momentet e përshtatshme për të zhvilluar tek fëmija dashurinë ndaj leximit:

  • Përfitimi nga momentet e festave duke ju sjell fëmijëve tregime dhe libra të përshtatshme si dhuratë për fëmijën. Po ashtu një gjë të tillë mundë ta bësh edhe kur fëmija kalon me rezultat të mirë në shkollë.
  • Përfitimi nga sezonet fetare si haxhi, agjërimi, festa e Kurban Bajramit dhe festave tjera që të sjellësh ndonjë tregim, apo ndonjë fletushkë tërheqëse për fëmijën që flasin lidhje me këto tema. Lexoja ato dhe debato me të në një formë të thjeshtë. Po ashtu i parashtron edhe disa pyetje.
  • Përfitimi nga momentet tjera të përshtatshme si pikniku, vizitat e ndryshme, si p.sh vizita e kopshteve zoologjike duke ju treguar fëmijëve tregime për shtazët. Po ashtu debati në këtë duke i pyetur se cilat janë ato shtazë të cilat fëmija i do. Po ashtu janë edhe momentet e sëmundjes, apo dhimbjes së dhëmbëve që mund ti shfrytëzojmë në këtë rast.
  • Përfitimi nga pushimet dhe turizmi. Është shumë me rëndësi që fëmija mos të ndalet së lexuari edhe gjatë pushimeve apo gjatë udhëtimeve të ndryshme. Sepse, ne jemi duke punuar që për fëmiun leximi të jetë primar në jetën e tij. Gjatë pushimit ka mundësi që fëmija të shfrytëzojë kohën edhe më shumë. Kur familja dëshiron të udhëtoj në Meke, në Medine, apo në ndonjë qytet tjetër, babai e shfrytëzon këtë udhëtim në blerjen e librave të lehta dhe tregimeve interesante për qytetin në të cilin do të udhëtoj familja me të. Ti jepen këto libra fëmijës, apo ti lexohen ato me zë, sepse leximi me zë e kënaq fëmijën. Leximi me zë i hap fëmijës shumë shtigje, sikur që ai në këtë formë e ndien një lidhje të ngrohtë mes anëtarëve të familjes. Dhe ky lexim do të jetë një pjesë e kujtesës së tij gjatë jetës fëmijërore.

 

  1. Leximi i fëmijëve dhe televizioni

 

Televizioni e bënë fëmijën që të kaloj shumicën e kohës në shikimin e programeve të tij dhe mos-hulumtim në gjërat tjera që e dëfrejnë atë. Në ndonjë shtëpi ka më shumë se një televizior. Ndërsa me ekzistimin e vetëm një televiziori dhe kur familja shikon  ndonjë program që nuk i pëlqen fëmijës atëherë kjo bën që fëmija të kthehet ne leximin e ndonjë libri. Kujdes, që të mos vendosësh televiziorin në dhomën e gjumit të fëmijës sepse ai do të flejë duke  shikuar ndonjë program në vend që të lexoj diçka para se ai të flejë. Sa më shumë që të rritet fëmija dhe shtohen angazhimet në këtë botë, koha para gjumit ndoshta bëhet shansi i vetëm  për lexim tek fëmija. Andaj duhet të mundohemi që të mbjellim tek fëmija këtë traditë e mos të ia zëvendësojmë me gjëra të pa dobishme për të.

 

 

 

 

   10. Luaj me fëmijën disa lojëra që kanë të bëjnë me leximin

 

Lojërat të cilat mund të luash me fëmijën tuaj që ai ta dojë leximin janë të shumta. Por, zgjidhi ato lojëra të cilat lënë ndikim tek fëmija. Ka edhe disa lojëra të cilat mund ti shpikësh ti. P.sh shkruaj një fjalë nga mbrapa dhe fëmija i lexon në formën e duhur. Fillo me shkrimin e emrit të tij nga e kundërta. P. Sh emri i tij është S’ad, ndërsa ti shkruaje D A S dhe kërko prej tij që ta lexojë në mënyrë të rregullt.

Prej lojërave gjithashtu është edhe të kërkosh prej tij që të lexojë disa tabela në rrugë dhe disa shenja të komunikacionit sikur shenja STOP.

Po ashtu prej lojërave mundë të jetë edhe vendosja e disa shkronjave në frigorifer  dhe të formosh disa fjalë prej tyre dhe kërko prej fëmijës leximin e tyre. Pastaj leje atë që ti vendos disa shkronja dhe të formojë fjalë prej tyre, ndërsa ti pastaj ti lexosh ato. Mundohu që ndonjëherë ti japësh përgjigje të gabuar gjersa fëmija ta përmisoj gabimin, dhe dije se fëmija gjithmonë ka dëshirë që të jetë udhëheqës në lojë, në veçanti kur është me prindërit e tij.

 

    11. Shkolla dhe leximi i fëmijës tuaj

 

Gjithmonë  në vazhdimësi përcille se si po ec leximi i fëmijës në shkollë. Vizitoje shkollën e fëmijës dhe njihu me mësuesin që ua mëson leximin. Sqaroja atij se ti je i interesuar për leximin e fëmijës. Po ashtu tregoj për metodat që ti i përdor për fëmijën që ai ta dojë leximin. Po ashtu pyete mësuesin se si bëhet mësimi i leximit tek fëmija. Po ashtu pyete për aktivitetet e leximit të cilat i ushtron fëmija në shkollë. Pyete mësuesin për lidhshmërinë e fëmijës me bibliotekën e shkollës. Mos harro që ti shprehësh mirënjohje mësuesit që i mëson fëmijës leximin. Kur mësuesit tjerë dëgjojnë për këtë sjellje tënde me mësuesin, i nxit edhe tjerët mësues që të kenë kujdes më shumë me fëmijën tuaj.

 

12.  Fëmija i juaj, ekskursionet shkollore, shokët e tij dhe leximi

 

Nëse fëmija juaj merr pjesë në ndonjë ekskursion shkollor, atëherë kujdesu që ti japësh disa libra, tregime tërheqëse. Ndoshta gjen një kohë të përshtatshme ti lexoj ato. Po ashtu këto libra apo tregime të dobishme ka mundësi ti lexoj edhe dikush prej shokëve të tij. Po ashtu ke mundësi që edhe shokëve të fëmijës tu dhurosh disa libra dhe tregime tërheqëse. Kjo është në dobi të fëmijës sepse jeton me shokë të cilët e duan leximin.

 

       13. Vetura dhe leximi i fëmijës suaj

Po ashtu mundohu që ti sigurosh fëmijës revista apo libra  të përshtatshme në veturën tuaj. Jepja fëmijës këto gjatë vozitjes suaj, sidomos nëse udhëtimi është i gjatë dhe fëmija duhet të qëndrojë  një kohë të gjatë në veturë. Po ashtu prej dobisë së kësaj është se fëmija gjatë kësaj kohe angazhohet me lexim kështu që nuk bërtet dhe nuk fjalosët me të tjerët. Ajo që bie në sy tek shumica e njerëzve se kalojnë kohë të gjatë në pastrimin e veturës, apo në dërgimin e saj tek mjeshtëri, presin gjatë dhe nuk e shfrytëzojnë kohën e tyre në lexim. Andaj,  mos e bëjë fëmijën tuaj të këtij lloji kur ai të rritet.

 

        14. Fëmija i juaj dhe personalitetet të cilët i do ai

Është me rëndësi që ta pasurosh fëmijën me disa libra të personaliteteve  që i donë apo që mundë të përfitoj prej tyre. Ti sjellësh libra që flasin për Pejgamberin, jetën  e tij, mrekullitë e tij, shokët e tij. Po ashtu ta pasurosh me libra që flasin për personalitete dhe  trima në historinë islame. Të gjitha këto janë nëpër tregime që janë tërheqëse për fëmijën. Sidomos nëse e sheh se fëmija nuk i donë tregimet avanturiste por i do tregimet që kanë të bëjnë me realitetin dhe ngjarje që kanë ndodhur.

 

        15. Ushtroje fëmijën që ti lexoj edhe recetat që i merr nga mjeku

Kur blenë ndonjë ilaç,brenda gjendet forma e përdorimit. Po ashtu kur blenë një lojë për fëmijën, ajo ka nevojë për rregullimin e saj, ndërsa brenda e gjen formën e rregullimit të saj. Andaj, është shumë me rëndësi të kërkosh prej fëmijës në fillim ta lexojë atë, ose ta lexosh ti me fjalë të qarta dhe shpjegosh atë që nuk e kupton fëmija. Me rëndësi është që fëmija të mësohet të lexoj çdo recetë, apo çdo letër e cila  tregon formën e kryerjes së ndonjë pune. Kjo fëmijën do ta nxit në dashuri ndaj leximit dhe adaptim me lexim.

 

     16. Anëtarët e familjes suaj dhe leximi

Bisedo me anëtarët e familjes suaj për artikuj, libra dhe tregime të cilat i ke lexuar, dhe cakto një kohë për debat dhe për të polemizuar në atë që ke lexuar. E tërë kjo të jetë në prezencën e fëmijës. Lejoj edhe ata të marrin pjesë në këtë debat dhe debato me ta në atë që ata kanë lexuar. Nxiti në lexim dhe në shkrimin e asaj që i ka pëlqyer prej tregimeve, le të jetë kjo në një fletore që është e veçantë për të.

 

    17. Treni i leximit tejkalon fëmijën tuaj

Asnjëherë mos e humb shpresën. Sado që të arrij moshë fëmija  juaj, dhe sado që të rriten ata kanë mundësi që të mësojnë dashurinë për lexim. Por është me rëndësi shumë që atij ti sigurosh libra dhe revista që i përgjigjen nevojës së tij . Po ashtu ke mundësi që të marrësh pjesë me ta në disa revista të përshtatshme sidomos kur ata janë në kohën e pubertetit duhesh të ngopësh nevojat e tyre për lexim në një masë më të madhe.

Mburoja e Myslimanit