E Premte, Shtator 25, 2020
A- A A+

Nëse koka është e shëndosh atëherë edhe trupi është i shëndosh

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Nëse koka është e shëndosh atëherë edhe trupi është i shëndosh

Udhëheqësi i drejtë është ai i cili drejton anijen e jetës kah më e mira. Udhëheqësi i drejtë është ai i cili e shpëton anijen nga dallgët që përplasin njëra tjetrën dhe nga problemet e errëta. Drejtësia është ajo e cila obligon që mos të marrë përsipër çështjet e myslimanëve përveç ai i cili është meritor për këtë. Ai i cili vepron për të ngritur fenë me të gjitha simbolet e saj. Po ashtu vepron që të largoj sprovat dhe telashet nga myslimanët duke i këshilluar ata kah ajo që është më e drejtë dhe më e mirë. Kjo është koka e myslimanëve,

 

e kur përmisohet koka përmisohet edhe trupi. Sepse njerëzit pastaj do të pasojnë udhëheqësin e tyre sikur që i pasojnë pejgamberët e Allahut. Allahu thotë në Kuran: Fisit Ad (Ne i dërguam) vëllan e tyre Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij; ju jeni vetëm trillues. O populli im! Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Mua më shpërblen vetëm Ai që më ka krijuar! A nuk kuptoni?! ( Hud 50,51. Po ashtu Allahu thotë: Vërtet, ata njerëz janë një shembull i mirë për ju e për këdo që shpreson në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Kushdo që nuk ia vë veshin (këtij shembulli), ta dijë se Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Denji për çdo lavd! ( Mumtehine 6). Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun. ( Ahzab 21).

Udhëheqësi i drejt është nën hijen e Allahut ditën e gjykimit. Ndërsa udhëheqësi zullumqar është më së largu nga mëshira dhe nga falja e Tij. Transmeton Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë: “shtatë persona Allahu do ti fus nën hijen e Tij ditën kur nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Tij. Udhëheqësi i drejt. I riu i cili është rritur duke dhuruar Allahun. Një njeri që zemra e tij është e lidhur për xhami. Dy njerëz të cilët duhen për Allahun. Bashkohen me këtë dashuri dhe ndahen me të. Një njeri që një grua e bukur dhe me pozitë kërkon prej tij ndërsa ai i thotë. Unë ja kam frikën Allahut. Një njeri i cili jep lëmosh dhe e fsheh lëmoshën e tij që nuk e di e majta se çka ka dhënë e djathta” ( shënon Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi). Po ashtu i Dërguari i Allahut ka thënë: “ njeriu më i dashur tek Allahu në ditën e gjykimit dhe që më së afërmi do të ulet me të është udhëheqësi i drejt”. Ndërsa njeriu më i urryer dhe më së largu prej Tij ditën e gjykimit do të jetë udhëheqësi zullumqar”. ( Ahmedi, Tirmidhiu).

Sikur që edhe gjykatësi ka për detyrë të vendos drejtësi. Nga b. Burejde nga babai i tij transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Gjykatësit janë tre lloje. Dy prej tyre do të jenë në zjarr. Ndërsa njëri prej tyre do të jetë në xhennet. Një njeri i cili ka ditë të vërtetën dhe ka punuar me të, ky do të jetë në xhennet. Një njeri i cili ka gjykuar mes njerëzve me injorancë ky do të jetë në zjarr. Dhe një njeri i cili ka gjykuar me padrejtësi, ai do të jetë në zjarr”. ( Ebu Davudi, Ibën Maxhe, Tirmidhiu, Nesaiu).

Pra udhëheqësi duhet të jetë shembull dhe model për ata që janë rreth tij. Ebu Bekr Es-Sidiku në hytben e parë pas marrjes së udhëheqësisë tha: “ O ju njerëz. Mua më është dhënë përgjegjësia ndaj jush, por nuk jam më i miri prej jush. Nëse veproj mirë më ndihmoni. Ndërsa nëse veproj keq më pengoni. Besnikëria është amanet. Ndërsa gënjeshtra është tradhti. I dobëti në sytë e juaj do të jetë i fuqishmi tek un gjersa të ja kthej me lejen e Allahut të drejtën që i është marrë. Ndërsa i fuqishmi në sytë e juaj do të jetë i dobët tek un gjersa të marr hakun prej tij me lejen e Allahut. Nuk ka ndonjë popull që e lë pas dore luftën në rrugën e Allahut, përveçse Allahu do ta poshtëroj atë popull. Nuk përhapet ndonjë mëkat përveç se Allahu do ti përfshij të gjithë me at sprovë. Më respektoni mua përderisa un respektoj Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa nëse kundërshtoj Allahun dhe të Dërguarin e Tij nuk ka respektim ndaj meje. Ngrihuni në namaz Allahu ju mëshiroftë”.

Në vitin 17 sollën rob Hermezanin mbretin e Ehvazit para Umerit. Ndërsa me të ishin edhe një delegacion në mesin e tyre ishte edhe Enes b. Malik dhe Ahnef b. Kajs. Kur erdhën me të në Medine ja veshën rrobat e tija të shtrenjta dhe mbi kokën e tij vendosën kurorën mbretërore që ishte prej margaritarit që ta shoh Omeri dhe myslimanët se në çfarë forme ka qenë kur ka qenë mbret. E kërkuan Umerin dhe nuk e gjetën. Pyeten për të i than se ai është në xhami. Shkuan në xhami dhe kur e panë kishte fjetur. U ulën afër tij, atëherë Hermezani tha kush është Umeri. I than. Ai që po fle atje. Tha: ku janë rojet dhe mbrojtësit e tij. I thanë: Ai nuk ka roje e as mbrojtës. Hermezani shikoi kah Omeri dhe tha: Ke vë drejtësi dhe siguri dhe po fle i lirë”.

Mëkëmbësi i Himsit i shkroi Umer b. Abdul Azizit një letër dhe i tha se qyteti i Himsit po shkatërrohet dhe ka nevojë për rindërtim. Umeri i shkroi dhe i tha: mbroje atë me drejtësi dhe pastroj rrugët e tij prej padrejtësisë.

Umer b. Abdul Aziz i shkroi mëkëmbësit dhe i tha: “ janë shumuar ankuesit ndaj teje dhe janë pakësuar falënderuesit. Ose vendos drejtësi ose do të shkarkoj”. Po ashtu është vërtetuar në Musnedin e Ahmed b. Hanbelit se një kokërr grurë në kohën e Umer b. Badul Aziz ishte sa koka e hudhrës. Kur i është thënë ati se na janë shumuar mirësitë dhe po kërkojmë kujt të ja japim lëmoshën por nuk po gjejmë, tha: “ blini me atë pasuri robër dhe lironi ata”.

Në librin Hiljetul Evlija është thënë se disa Tabiin ( gjeneratë pas shokëve të Pejgamberit) kaluan pran një bariu që ishte duke i ruajtur delet dhe gjetën tek ai më shumë se 30 qenë. I thanë: Çka të nevojiten tërë këta qenë? A nuk të mjafton një? Tha: Subhanallah a nuk po e sheh se ata janë ujq e nuk janë qenë. Thanë: E kur ka mundësi të bëjë ujku me dele. Tha bariu: kur koka është në rregull, trupin nuk e gjen asgjë. D. m.th nëse udhëheqësi i myslimanëve vendos drejtësi. Allahu i ruan edhe kafshët që mos të shtrojnë zullum ndaj njëra tjetrës. Historianët tregojnë se në kohën e Umer b. Abdul Aziz kafshët rrinin në një kullos së bashku. Ujku nuk sulmonte delet e as luani lopët. Kur një ditë ujku sulmoi delet, bariu tha: nuk shoh tjetër përveç se njeriu i mirë ( Umeri) ka vdekur. Kur shikuan pan se Umer b. Abdul Azizi në at natë kishte ndërruar jetë. Umer b. Abdul Aziz kur hynte në shtëpi i shërbente familjes së tij sikur që vepronte i Dërguari i Allahut. Erdhi një grua prej Irakut dhe hyri tek gruaja e Umerit Fatimja. Erdhi Umeri dhe shkoi tek pusi në qoshen e shtëpisë dhe nxori ujë prej pusit dhe hodhi në balt. Ai shikonte Fatimen, ndërsa gruaja i tha gruas së Umerit. Mbuloje baltën sepse po e shoh se ai po shikon gjatë kah ti. Atëherë ajo i tha ai është Umeri udhëheqësi i myslimanëve.

Umer b. Abdul Aziz kur mori udhëheqësin i shkroi Hasen b. Hasen El-Basriut që ti shkroi një letër dhe të ja përshkruaj imamin ( udhëheqësin) e drejtë. Haseni i shkroi duke i thënë: Dije o prijës i myslimanëve se Allahu ka bërë udhëheqësin që ta drejtoj çdo njeri i cili lakon rrugën e drejt. Të drejtoj çdo të padrejtë. Të përmisoi çdo të ligë. E bëri atë forcë e çdo të dobëti. Udhëheqësi i drejtë o prijës i myslimanëve është sikur bariu të cilit i dhimbset deveja e tij dhe është i butë ndaj saj. Udhëheqësi është sikur bariu që zgjedh për bagëtinë e tij kullosën më të mirë dhe e largon nga kullosa që e dëmton atë. Po ashtu i ruan bagëtinë e tij nga egërsirat dhe i ruan ato nga vapa dhe të ftohtit e madh. Udhëheqësi i drejt o prijës i myslimanëve është sikur babi që është i kujdesshëm dhe i dashur për fëmijën e tij. Kur fëmija është i vogël, babai vrapon që t’ju siguroj atyre jetën. Ndërsa kur të rriten i mëson ata. Përfiton prej tyre në këtë jetë dhe kursen për botën tjetër. Udhëheqësi i drejtë o prijës i myslimanëve është sikur nëna e but e sjellshme, e urtë me fëmijën e saj. Ajo me vështirësi e mbajti në barkun e saj dhe me vështirësi e lindi. E edukoi kur ai ishte fëmijë, prishte gjumin për të, ndërsa pushonte vetëm kur pushonte fëmija. Nga njëherë i jepte gji e nga njëherë e ushqente. Gëzohet për shëndetin e tij dhe pikëllohet për problemet e tij. Udhëheqësi i drejtë o prijës i myslimanëve është sikur ai që kujdeset për bonjakët. Sikur ai që kujdeset për t gjorët. I edukon të vegjlit e tyre dhe kujdeset për të mëdhenjtë e tyre. Udhëheqësi i drejtë o prijës i myslimanëve është sikur zemra në mesin e gjymtyrëve. Gjymtyrët për mësohen me për mësimin e zemrës dhe prishen me prishjen e saj. Udhëheqësi i drejtë o prijës i myslimanëve është ai që qëndron mes Allahut dhe robërve të Tij. Dëgjon fjalën e Allahut dhe ua dëgjon atyre. Shikon kah Allahu dhe ju tregon të tjerëve. I nënshtrohet Allahut dhe udhëheqë në drejtim të Tij. Mos u bë o prijës i myslimanëve në atë që Allahu të ka dhënë në sundim sikur një rob që i ka besuar zotëria i tij, kërkoj që të ruaj pasurinë dhe familjen e tij, pastaj ai e humbi pasurinë dhe e dëboi familjen kështu që e varfëroi familjen dhe e humbi pasurin e zotëriut të tij. Dije o prijësi i myslimanëve se Allahu ka zbritur kufij dhe dispozita që ti largoi njerëzit nga e keqja dhe e neveritura e si do të jetë me ty nëse ata i bëjnë ato. Allahu ekzekutimin ( hakmarrjen) e bëri jetë për robërit e Tij. E si do të jetë puna me atë i cili hakmerret prej teje. Përkujto vdekjen dhe atë që vjen pas saj o prijësi i myslimanëve . Përgatitu për një dit të trishtuar dhe të tmerrshme e që është dita e gjykimit.

Dije o udhëheqësi i myslimanëve se ti ke nj shtëpi tjetër nga kjo shtëpi qe je në të. Aty do të jetë qëndrimi yt i gjatë. Aty të afërmit do të lënë të vetmuar në thellësinë e tij. Përgatitu me të mira për at ditë që do të ik njeriu prej vëllait të tij, prej nënës dhe babait të tij, prej gruas dhe fëmijëve të tij. Përkujto o prijësi i myslimanëve at ditë kur varret të rrotullohen, kur do të dal në shesh ajo që është në gjokset. At ditë të fshehtat do të bëhen publike ndërsa libri nuk len gjë të vogël e as të madhe përveç se do ta bëjë publike. Mos gjyko o prijës i myslimanëve në mesin e tyre me gjykim të injorancës, as mos ndiq ndaj tyre rrugën e të padrejtëve, as mos i bëjë që mendjemëdhenjtë ti mbizotërojnë të dobëtit. Sepse ata nuk kanë asnjë kujdes ndaj besimtarit. Mos lejo që pos mëkateve tua të bartësh edhe mëkatet e të tjerëve. Mos u mashtro pas atyre që të mirat e tyre i hargjojn në këtë botë para botës tjetër. Mos shiko n fuçinë tuaj sot, por shiko në fuçinë tuaj nesër kur ti do të jesh i lidhur në prangat e vdekjes, ku do të qëndrosh pastaj para Allahut në një vend ku do të tubohen melekët , pejgamberët dhe fytyrat do të jenë të drejtuara kah i Gjalli. O prijës i myslimanëve nëse un nuk mund të arrij me këshillën time atë që arrin të tjerët që ndalojnë nga e keqja atëherë së paku e di që kam qenë një këshilltar për ty dhe ta kam dashtë të mirën. Këtë letër timen llogarite sikur ai që shëron të dashurin e tij që i jep ilaçe të hidhura sepse ja dëshiron shëndetin . Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ty o prijës i myslimanëve.

 

 

 

Marrë nga webfaqja islame

www.saaid.net

Dr: Bedr Abdul Hamid Hemise

 

Mburoja e Myslimanit