E Hënë, Nëntor 19, 2018
A- A A+

Argumentet e ndalimit të kremtimit të vitit të ri

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

 

Festa e vitit të ri nuk është as festë krishtere. Ajo burimin e ka tek paganët, para se evropa të bëhej e krishtere. Me përqafimin që evropa ja bëri krishterimit e futi edhe këtë festë në fenë krishtere që pastaj u bë pjesë e kësaj feje. Kështu së paku në thonë enciklopediat e vendeve evropiane.

Myslimani nuk beson në legjenda e aq më pak ndodhë që festat e tij të lidhen me besëtytni të ndryshme, sikur që ndodhë me festat e jobesimtarëve. Islami përveç që kompletoi jetën e myslimanit në çdo aspekt, i tregoi myslimanit edhe për festat që i ka në fenë e tij.

Festat të cilat i ka bërë Allahu për këtë ummet janë dy. I Dërguari i Allahut duke ju ndaluar ensarve që të festojnë festën e tyre të cilët e festonin në injorancën e tyre tha: “ Allahu juve ju ka zëvendësuar me dy festa më të mira se kjo, kurban bajrami dhe fiter bajrami.

 

 

Argumentet në ndalimin e festimit të festave të pabesimtarëve.

Kanë ardh shumë argumente nga sheriati që ndalojnë përgjasimin me jobesimtar në përgjithësi, e në veçanti kanë tërheq vërejtjen në festimin e festave të tyre.

Prej argumenteve të përgjithshme që tregojnë për përgjasimin janë:

  1. Fjala e Allahut:“Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!” ( fatiha 6-7).

  2. Fjala e Allahut:“(Ju hipokritë jeni) si ata që kanë qenë para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqur me pjesën e vet të kësaj bote, por edhe ju po kënaqeni me pjesën tuaj siç janë kënaqur edhe ata; edhe ju jeni dhënë pas të këqijave, ashtu siç ishin dhënë ata. Veprat e tyre do të zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar”. ( teube 69).

  3. Fjala e Allahut:“Dhe tani, Ne të kemi vendosur ty në rrugën e drejtë të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas dëshirave të atyre që nuk dinë!” ( xhathije 18).

  4. Fjala e Allahut: “O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit”. ( maide 51).

  5. Fjala e Allahut: “O besimtarë, mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe tuajt, duke u shprehur atyre dashuri, ndërkohë që ata kanë mohuar të vërtetën, që ju ka ardhur ( mumtehine 1).

  6. Fjala e Allahut: “Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet ( muxhadele 22).

  7. Fjala e Allahut: “Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë vetë dhe të bëheni të njëjtë me ata. Kurrsesi mos u bëni shokë me ata..” ( nisa 89).

  8. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ do të pasoni rrugën e atyre që ishin para jush, pëllëmbë për pëllëmbë, hap pas hapi gjersa edhe nëse hynë në birucën e hardhucës do ti pasoni. I thamë: O i Dërguari i Allahut të krishterët dhe jehudët?. Tha e kush pos tyre?” ( Buhariu dhe Muslimi).

  9. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ kush i përgjason një populli ai është prej tyre!.

 

Po ashtu prej argumenteve që tërheqin vërejtjen për pjesëmarrjen në festat e jobesimtarëve janë edhe këto:

Allahu i madhëruar në përshkrimin e robërve të Mëshirshmit thotë: (Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet; ( furkan 72). Ibën Kethiri ka thënë: “ është për qëllim një festë e krishterëve që quhej sheanin”. Muxhahidi ka thënë. “ janë për qëllim festat e jobesimtarëve “. Po kështu transmetohet edhe nga Dahak.

Allahu në ajetin tjetër thotë: Ne kemi caktuar për çdo popull rregulla fetare, sipas të cilave

ata shkojnë, ( haxhxh 67). Festat janë prej rregullave fetare të tyre. Ka thënë Ibën Tejmije: “ festat janë gjërat me të cilat më së shumti dallohen fetë mes veti. Të pajtohesh me ta në këtë do të thotë të pajtohesh në simbolet më të veçanta të kufrit dhe në simbolet më të shfaqura”. Abdullah b. Amr thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ kush ndërton në tokat e jobesimtarëve dhe feston festat e tyre, ju përgjason atyre. Gjersa nëse vdes në këtë gjendje ai do të ringjallet me ta”. Ka thënë Ata’ b. Jesar ( prej tabiinve të njohur) se Umeri ka thënë: “ Kini kujdes në gjuhën e të huajve. Keni kujdes, mos të hyni ditën e festave të tyre në kishat e tyre”.

 

Festat janë prej specifikave të çdo feje

Ka ardh në hadithin që transmeton Aishja nga i Dërguari i Allahut se ai ka thënë: “ O Ebu Bekr. Çdo popull ka festat e tyre dhe ja kjo është festa jon” (Muslimi, Buhariu). Në hadithin e Ukbe b. Amir transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Dita e Arafatit, dita e kurbanit dhe ditët e Minës ( dita e dytë dhe e tretë e kurban bajramit) janë festat tona. Ato janë ditë të ushqimit dhe pijes”. Enesi thotë se i Dërguari i Allahut kur erdhi në Medine, medinasit kishin dy ditë në të cilat luanin dhe festonin. I Dërguari i Allahut ju tha: Çka janë këto ditë që i festoni? Thanë: O i Dërguari i Allahut. Këto janë ditët që i festonim në injorancë ( para islamit) me lojërat tona. I Dërguari i Allahut tha: Allahu ua ka zëvendësuar ato me më të mira, Festa e Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit”.

 

 

Fshehtësia e ndalimit të përgjasimit me jobesimtar

Përgjasimi qoftë edhe në çështjet e kësaj bote trashëgon dashurin dhe miqësinë. Ka thënë Ibën Tejmije: “ nëse dy njerëz bashkohen në një udhëtim ose në një vend të panjohur dhe mes tyre ekziston një ngjashmëri në kapel, në rroba, në flokë apo në mjetin e udhëtimit, mes këtyre dyve do të ketë afërsi dhe miqësi më shumë se me të tjerët. Po ashtu i gjen bosat e fabrikave të ndryshme që afrohen njëri me tjetrin më shumë se me të tjerët”. Ndërsa nëse përgjasimi bëhet në çështje të fesë, kjo s’ka dyshim se shkakton edhe më shumë dashuri dhe miqësi të ndërsjellt. Ndërsa dashuria ndaj tyre mohon imanin dhe besimin e drejt të myslimanit.

 

Argumente sheriatike që urdhërojnë në kundërshtimin e jobesimtarëve dhe largimin nga veprat e tyre qoftë të kësaj bote apo të fesë.

Prej këtyre argumenteve janë:

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë. “ shkoni qet në xhenaze dhe mos veproni sikur që veprojnë jehudit me xhenazet e tyre”. Po ashtu ka ardh në hadithe të Pejgamberit i cili ka thënë: “ të krishterët dhe jehudit nuk ngjyrosin mjekrrën e tyre, ju kundërshtoni ata”. I Dërguari i Allahut gjithashtu ka thënë: “ ndryshoni thinjen e mos u përgjasoni me jehudët”. Ka thënë Is’hak b. Ibrahim Nisaburi: e kam dëgjuar Ahmed b. Hambelin duke i thënë babait tim: O Ebu Hashim ngjyrose mjekrrën tënde qofte dhe një herë. Dëshiroj ta ngjyrosësh e të mos ju përgjasosh jehudive. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Kundërshtoni jobesimtarët, shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat”( Buhariu, Muslimi). Ka thënë Mervedhij: “ e kam pyet Imam Ahmedin për rrurjen e kokës dhe tha: ajo është prej veprave të zjarrëputistëve. Ai që i përgjason një populli ai është prej tyre. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ kundërshtoni jehudët se ata nuk falen me këpucët e tyre”. “ Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të librit është ngrënja e syfyrit” ( Muslimi). “ feja ende do të jetë e dukshme gjersa njerëzit nguten në iftar. Sepse jehudit dhe të krishterët e vonojnë iftarin”. Nga Ibën Abasi tregohet se kur i Dërguari i Allahut agjëroi ditën e dhjet të muajit Muharrem dhe urdhëroi me agjërim, njerëzit i thanë: O i Dërguari i Allahut kjo është një ditë të cilën e madhërojnë të krishterët dhe jehudit. I Dërguari i Allahut tha: nëse me lejën e Allahut jemi në vitin e ardhshëm do të agjërojmë edhe ditën e nëntë. Ibën Abasi tha. Kur erdhi viti i pritur, i Dërguari i Allahut ndrroi jetë” ( Muslimi). Në transmetimin e Imam Ahmedit citohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ agjëroni ditën e dhjetë të muajit Muharrem dhe kundërshtoni jehudit duke agjëruar një ditë para saj apo një ditë pas saj. I Dërguari i Allahut ndalonte që njeriu gjatë namazit të tij të mbështet në dorën e tij. Ibën Umeri tregon fshehtësinë e kësaj, i cili kishte par një njeri i mbështetur në dorën e ti të majtë kur ishte ulur duke u falur dhe i tha: Mos u ul kështu. Sepse kështu ulën ata që dënohen. Ndërsa në një transmetim tha se ky është namazi i atyre që Allahu është i hidhëruar me ta”. I Dërguari i Allahut ka ndaluar pirjen dhe ngrënjën në enë të arit dhe argjendit duke thënë se këto janë për jobesimtarët në këtë botë ndërsa për ne në botën tjetër”. Nga Ebu Asim transmetohet se Muaviu ka thënë: “mos ngritja e dheut të varrit mbi tok është prej sunnetit. Jehudit dhe të krishterët ngritnin dheun e varrit mbi tokë e mos i përgjasoni ata”. Aliu tregon se i Dërguari i Allahut më ka urdhëruar që mos të lë ndonjë varr të ngritur përveçse ta bëjë të rrafshët me tokë, e as ndonjë idol përveçse ta thyej atë”.

 

Format e përgjasimit me të tjerët në ato gjëra që nuk kanë të bëjnë me besimin dhe me fenë.

Ka thënë Ibën Tejmije: “ kur myslimani është në luftë apo në vendet e jobesimtarëve jashtë luftës nuk është i urdhëruar që të kundërshtoj at popull në pamjen e jashtme, sepse kjo ka mundësi të sjell dëme për myslimanin. Ndodhë që ndonjë herë është e preferuar apo është e obliguar që të ju përgjasoj atyre në pamjen e jashtme nëse në këtë ka dobi fetare, si thirrja në rrugën e Allahut, të zbulosh sekretet e tyre për ti njoftuar myslimanët për këtë, ose për të larguar një të keqe që ju kanoset myslimanëve apo ndonjë formë tjetër me të cilën arrihet dobia tek myslimanët” ( iktidau siratil mustekim 1/419).

Mburoja e Myslimanit