E Hënë, Korrik 16, 2018
A- A A+

Vlera e dhjetë ditëve të para të dhul-hixhes

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

 

Prej sezoneve të mëdha të ibadeteve janë edhe dhjetë ditët e para të muajit hynor dhul-hixhe. Këto ditë Allahu i ka veçuar dhe i ka dalluar nga të gjitha ditët e vitit. Transmetohet nga Ibën Abasi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ nuk ka ndonjë ditë që veprat e mira janë më të dashura tek Allahu se sa këto dhjetë ditë. I thanë e as xhihadi në rrugën e Allahut! Tha: As xhihadi në rrugën e Allahut përveq nëse del njeriu me vetën e tij dhe me pasurin e tij dhe nuk kthehet me asgjë” ( shënon Buhariu). Po ashtu nga Ibën Abasi transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Nuk ka ndonjë vepër më të mirë tek Allahu e as më me vlerë se sa dhjetë ditët e Kurbanit. I thanë e as xhihadi o i Dërguari i Allahut? Tha: as xhihadi në rrugën e Allahut përveq ai njeri që ka dal me vetën e tij dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë prej kësaj (shënon Darimiu me zingjir të mirë).

Këto argumente dhe të tjera tregojnë se këto dhjetë ditë janë më të vleshme se të gjitha ditët e vitit. Gjersa janë më të vleshme se edhe dhjetë ditët e fundit të ramazanit. Por, dhjetë netët e fundit të ramazanit janë më të vleshme për shkakë të përfshirjes së natës së kadrit në të, e cila është më e vleshme se një mijë muaj.

Dije vlla i nderuar mysliman se vlera e këtyre dhjetë ditve ka ardhë në disa mënyra:

 

 

E para:

Allahu është betuar në këto ditë. Betimi në diçka është argument për rëndësinë dhe dobin e saj. Allahu thotë: Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! (fexhr 1,2). Ka thënë Ibën Abasi, Ibën Zubejri, Muxhahidi, dhe të tjerët prej selefve se këto ditë në të cilat është betuar Allahu janë dhjetë ditët e para të dhul-hixhës. Ka thënë Ibnu Kethiri dhe kjo është më e vërteta.

E dyta:

I Dërguari i Allahut ka dëshmuar se këto ditë janë ditët më të vleshme të kësaj bote sikur që tregoj për këto hadithi i lartpërmendur.

E treta:

Nxitja në vepra të mira në këto ditë për shkak të vlerës së kohës në këto ditë dhe për shkak të vlerës së vendit në këto ditë e që kjo është e veçant për haxhilerët.

E katërta:

I Dërguari i Allahut në këto ditë ka urdhëruar që të shpeshtojm dhikrin, sikur që ka ardhë në hadithe të Pejgamberit që transmeton Abdullah b. Umeri se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ nuk ka ndonjë ditë që është më madhështore tek Allahu dhe që vepra është më e vleshme se sa këto ditë (dhjetë ditëtë e dhul hixhës). Shpeshtoni në të fjalët la ilahe il-la Allah, Allahu ekber, dhe elhamdulilah (shënon Ahmedi dhe zingjirin e këtij hadithi e ka konsideruar të vërtetë Ahmed Shakir).

E pesta:

Në këto ditë është dita e arafatit. Kjo është dita e dëshmisë. Në këtë ditë Allahu ka plotësuar për robërit e Tij fenë e Tij. Agjërimi i kësaj dite shlyen mëkatet e dy viteve. Po në këto dhjetë ditë është edhe dita e kurbanit e që është prej ditëve më të vleshme në përgjithësi.

E gjashta:

Në këto ditë bashkohen dy ibadetet e ato janë haxhi dhe kurbani. Të arrish këto ditë është një begati e madhe që nuk mund të ja di vlerën përveç njerëzit dhe besimtarët e mirë. Është obligim i myslimanit që të ndiej në vete këtë begati dhe të përfitoj prej këtyre shancave. Ta bëjë këtë duke i kushtuar një kujdesë të veçant dhe të angazhohet me ibadete më shumë. Prej begative të Allahut ndaj robve të Tij është se ka shumuar rrugët e veprave të mira.

Prej veprave të mira që myslimani duhet të kujdeset në këto ditë janë:

  1. Agjërimi i nëntë ditëve të dhul hixhës. I Dërguari i Allahut ka nxitë për vepra të mira në këto ditë. Ndërsa agjërimi është prej veprave më të mira. Agjërimin e ka zgjedh Allahun për vetën e Tij sikur që ka thënë në hadithin Kudsij: “ çdo vepër biri i Ademit bënë për vete përveq agjërimit të cilën e bënë për mua dhe unë shpërblej për këtë” ( shënon Buhariu). Po ashtu në hadithin e Pejgamberit që transmetohet nga disa gra të Pejgamberit të clat kanë thënë se i Dërguari i Allahut agjëronte nëntë ditët e dhul hixhës, ditën ashura (ditën e dhjetë të Muharremit) dhe dhjetë ditë prej çdo muaji, të hënën e parë të muajit dhe dy të enjëte (shënon Nesaiu dhe Ebu Davudi ndërsa Albani thotë hadith i vërtetë).

  2. Tekbiri. Është sunnet që të miret tekbir të thuhet la ilahe il-la Allah, elhamdulilah, subhanallah në këto dhjetë ditë. Po ashtu të ngritet zëri në xhamia me këto dhikre, në shtëpija, nëpër rrugë dhe në çdo vend që lejohet përmendja e Allahut. Ngresin zërin burrat ndërsa grat ulin zërin. Allahu thotë: (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë.( haxh 28). Shumica dërmuese e komentatorve të Kuranit janë të mendimit se ditët e caktuar të përmendura në këtë ajet janë dhjetë ditët e para të dhul hixhës, bazuar nga ajo që është transmetuar nga Ibën Abasi: ( ditët e caktuara janë dhjetë ditët e dhil hixhës). Forma e tekbirit është: Allahu ekber, Allahu ekber la ilahe il-la Allah. Allahu ekber ve lilahil hamd. Ka edhe forma tjera të tekbireve. Marrja e tekbireve është bërë në këtë kohë prej sunneteve të lëna pas dore, e në veçanti në dhjetë ditët e para. Të pakët janë ata prej të cilve ndëgjon tekbiret në këto ditë. Për këtë duhet të thuhen me zë që ta ngjallim këtë sunnet dhe të ju përkujtojmë atyre që janë të pakujdesshëm në këtë. Është vërtetuar nga Ibën Umeri dhe nga Ebu Hurejre se ata dy dilnin në treg në këto dhjetë ditë dhe ngritnin tekbire pastaj ngritnin edhe njerëzit. Qëllim ishte që njerëzit të përkujtojnë tekbirin që secili prej tyre të marrë tekbire në vetën e tij e nuk ishte qëllimi që të bëjnë tekbire në form të organizuar. Të ngjallësh një sunnet që është bërë i panjohur në mesin e njerzëve është një shpërblim i madhë. Për këtë na nxitë i Dërguari i Allahut duke thënë: “ Kush ngjall një sunnet prej sunneteve të mija që është vdekur pas meje ai do të ketë shpërblimin e vetë dhe të atyre që punojnë me atë sunnet pa ju munguar shpërblimi atyre” ( shënon Tirmidhiu dhe është hadith i mirë).

  3. Kryerja e haxhit dhe umrës. Gjëja më e mirë që veprohet në këto ditë është edhe vizita e Qabës. Atij që Allahu ia ka bërë të mundur që të kryej haxhin, dhe i kryen obligimet e tij ashtu siq është e kërkuar, ai me lejën e Allahut do të bënë pjesë në fjalën e të Dërguarit të Allahut: “ haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetin).

  4. Shumimi i veprave të mira në përgjithësi. Sepse vepra e mirë është e dashur tek Allahu dhe kjo tregon se do të ketë një shpërblim të madh. Ai që nuk ka pas mundësi haxhin në këto ditë atëherë le ta gjallëroj kohën e tij me adhurimin e Allahut, me namaz, me leximin e Kuranit, dhikër, lutje, lëmosh, mirësi ndaj prindërve, lidhje farefisnore, urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja dhe vepra tjera të mira.

  5. Kurbani. Prej veprave të mira në këto dhjetë ditë është edhe afrimi tek Allahu me therrjen e kurbanit.

  6. Pendimi i sinqertë. Pendimi dhe largimi nga mëkatet në këto dhjetë ditë është një gjë e kërkuar për besimtarin. Pendim do të thotë të kthehesh tek Allahu dhe të largohesh haptas dhe fshehtas nga ajo që e urren Allahu, duke u penduar për atë që ka kaluar. Ta lësh atë me një herë dhe të vendosësh që asnjëherë mos të kthehesh në të si dhe të qëndrosh në të vërtetën me atë që do Allahu. Është obligim i myslimanit që nëse zhytet në ndonjë mëkat me një herë të largohet nga ajo pa asnjë ngadalësim sepse së pari ai nuk e di se kur do të vdes dhe e dyta se mëkatet e tërheqin njëra tjetrën. Pendimi në kohët e begatshme ka një vlerë të veçant, sepse në këto kohëra shpirti ngritet më shumë në ibadet dhe dëshiron më shumë vepra të mira ku në këtë formë arrin që të pranoj më shumë gabimet e tij dhe pendimin për atë që ka bë më herët. Por nuk duhet të harrojm se pendimi nuk është obligim vetëm në momentë të posaqshme. Ai është obligim në çdo kohë. Nëse tek myslimani bashkohet pendimi i sinqert me vepra të mira atëherë kjo tregon për një shpëtim të qartë të tij me lejën e Allahut. Allahu thotë: dhe ai që është penduar, ka besuar dhe ka bërë vepra të mira do të jetë prej të shpëtuarve.( kasas 67).

Myslimani le të kujdeset për sezonat e veprave të mira sepse ato kalojnë shpejt. Le ti ofroj vetës së tij vepra të mira të cilat do ti gjej atë ditë kur ka nevojë më së shumti për to. Shpërblimi është i pakt ndërsa largimi nga kjo botë është afër. Rruga është e frikshme, ndërsa mashtrimi ndodhë në shumicën e rasteve. Allahu shiqon çdo vepër dhe çdo lëvizje tonën dhe të gjithë ne te Ai do të kthehemi. Ai që vepron të mira qoftë edhe sa grimca do ta gjejë. Ndërsa ai që vepron të këqija qoftë edhe sa grimca po ashtu do ta gjej atë.

Le të përfitosh në këto shanca dhe në këto ditë madhështore. Të shpejtojmë të shpejtojmë me vepra. Të shpejtojmë para se të na sulmoj exheli dhe para se të pendohet ai që ka qenë neglizhent në veprat e tij. Të shpejtojmë para se të kërkojmë edhe një herë kthimin në këtë botë e që nuk do të plotësohet kjo kërkesë. Të shpejtojmë para se të na vie vdekja dhe të na ndaj prej dëshirave tona. Para se të bëhet njeriu në gropën e tij peng i veprave të tij.

Mburoja e Myslimanit