E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Si ta shtoj besimtari imanin e tij

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Dua

Kanë  thënë disa njerëz të mirë:“Në zemrën e  njeriut  nga një herë kalojnë disa qaste, sikur banorët e xhennetit janë në  diç të ngjashme, do të kishin një jetë të lumtur“. Këto janë qastet e zemrës së pastër, ndriqimit të saj dhe dhe lumturin e saj me afrimin tek Zoti i saj përmes adhurimeve dhe largimin nga mëkatet. Këto janë qastet të cilat nëse njeriu i mediton e njeh realitetin e imanit. Imani i njeriut shtohet, zgjerohet aq shumë sa që besimtarit  nuk i mjaftojnë të mirat e kësaj bote. Ndërsa imani dobësohet me mëkate dhe të këqija gjersa i ngushtohet kjo botë, dhe jeta  e mëkatarit pastaj bëhet e vështirë, e pa lumtur.

Imani është sikur pema të cilën sa herë që e vadit me ujë të mirë dhe e  ushqen atë me gjëra të mira ajo jep fryta të mira dhe të bereqetshme. Ndërsa nëse pemës ja ndalë ujin dhe e ushqen me materie të dëmshme ajo do të thahet dhe do të shkatërrohet. Ka thënë Aliu: “ Imani duket si një  ndriques i bardhë sa herë që robi vepron punë të mira, ai shtohet, forcohet dhe e ndriqon tërë zemrën. Nifaku duket si një pikë e zezë. Nëse robi shkel dispozitat e Allahut, ajo pikë rritet dhe shtohet gjersa të  nxijë tërë zemrën. Pastaj lexoi fjalën e Allahut:“ nuk është ashtu! Por veprat e tyre të këqija ua kanë mbuluar zemrat“( Mutaffifin 14)“.

Në librin e Allahut gjejmë atë që e përforcon këtë  fjalë të Aliut. Allahu thotë në Kuran: E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.( Enfal 2). Po ashtu fjala e  Allahut: E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të. ( Teube 124). Po ashtu fjala e Allahut: e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t'u shtohet besimi, ( Muddeththir 31). Po fjala e Allahut: E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!".( Ali Imran 173).

Në sunnetin e të Dërguarit të Allahut kanë ardhë hadithe të shumta të cilat na tregojnë për shtimin e imanit me vepra të mira, po ashtu edhe paksimi i tij me vepra të këqija. Sikur që ka thënë i Dërguari i Allahut:“ Kush sheh prej jush një të keqe le ta ndryshoj atë me dorën e  tij. Nëse nuk ka mundësi atëherë me gjuhën e tij. Nëse nuk ka mundësi atëherë me  zemrën e  tij, por ky është imani më i dobët.( Transmeton  Muslimi). Po ashtu fjala e të Dërguarit të Allahut:“ Besimatrët me plot iman janë ata të cilët kanë moral të  mirë“.(Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu). Ndërsa në sqarimin e ndikimit të mëkateve në iman i Dërguari i Allahut thotë:“ Nuk është besimtar zinaqari në momentin kur ai bënë zina. Nuk është besimtar alkoolisti në momentin kur ai pin alkool. Nuk është besimtar vjedhësi  në momentin kur ai vjedh“( Muttefekun alejhi).

Këto dhe argumente të tjera sqarojn realitetin e imanit, dhe se veprat janë prej bazës së imanit. Çdo herë kur njeriu shton veprat e  mira  shton imanin e tij, dhe çdo herë që shtohet imani i tij, ai jep frytin e tij. Kjo është ajo të cilën e kanë kuptuar të parët tanë. Ata  këshillonin njëri tjetrin me vepra me të cilat e shtonin imanin. Omeri ju thoshte shokve të tij: Ejani së bashku ta shtojmë imanin tonë. Muadhi ju thoshte shokve të tij: Uluni me ne një moment që të shtojmë imanin tonë.

Për këtë duhet pa tjetër që të synojmë iman të lartë tek i cili nuk nuk ndikojnë dyshimet. Robi i Allahut duhet të jetë i kujdesshëm në urdhërat e  Allahut dhe në ndalesat e Tij. Duhet ta angazhojë vetën me adhurime dhe largimin nga mëkatet. Këto janë ato të cilat ja zgjasin jetën zemrës së njeriut. Allahu thotë në  Kuran: Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe me udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur.( Muhamed 17).

Allahu na ka udhëzuar në shumë vepra të mira të cilat kanë një ndikim të madhë në shtimin e imanit. Sikur që janë mësimi i dijes së fesë e në veçanti mësimi për Allahun, Emrat dhe Cilësit e Tij. Kjo është dija më madhështore dhe më e dobishmja për zemrën e njeriut. Po ashtu leximi i Kuranit me kuptim dhe meditim. Pastj leximi dhe shiqimi në historin e Pejgamberve dhe njerzëve të mirë. Po ashtu meditimi në atë që ka krijuar Allahu në univers, argumente këto të cilat trgojnë për Madhështin e Krijuesit. Pastaj angazhimi në ibadete si namazi, zekati, lëmosha, agjërimi, haxhi, umreja, përkujtimi i Allahut, kërkimi i faljes nga Ai, lutja, lidhja farefisnore. Po ashtu interesimi i madhë për veprat e  zemrës si frika, shpresa, dashuria, mbështetja dhe të tjera. Të gjitha këto janë prej veprave të cilat shtojnë imanin e njeriut dhe e afrojnë atë  tek Zoti i tij. Nëse njeriu  ndien një pesimizëm dhe një molisje në imanin e tij le të shpejtoj në vepra të mira sepse në  vepra të mira është shërimi dhe përmisimi.

Gjithashtu prej shkaqeve të shtimit të imanit është edhe  largimi nga mëkatet, e vogëla apo të mëdha. Mëkatet kanë një ndikim të keq në njeriun, në vetën e  tij, trupin e tij, imanin dhe në zemrën e  tij. Mëkatet sjellin  ngushtim në zemrën e robit të Allahut, sjellin nxirjen e fytyrës së tij, paksimin e furnizimit, prishje të mendjes së shëndosh, mangësi në fenë e tij, dobsim në madhërimin e Allahut. Kështu njeriu largohet nga përmendja e Allahut dhe nga çdo gjë e cila ja përkujton Allahun.

Prej shkaqeve të dobsimit të imanit është po ashtu lidhja e zemrës me dyshime. Dyshimet në fe janë sikur  zjarri që djeg zemrën e njeriut, dhe atë zemër nuk e fikë përveq se uji i dijës, kuptimi  dhe njohja e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Kjo është një pjesë e shkurtër me të cilën u munduam të tregojmë për shkaqet të cilat e   shtojnë imanin e njeriut dhe ato të cilat e  paksojnë imanin e tij. Andaj këto shkaqe duhet që muslimani ti njoh mirë dhe të kujdeset për to, sidmos në kohën në të cilën ne jetojmë. Kohë në të cilën janë shtuar fitnet dhe sprovat dhe njeriu është më se i nevojshëm se kurdoherë më parë që ta ruaj imanin e tij dhe ti përkushtojë një kujdes të veçantë çdo gjëje e cila shton dhe forcon imanin e besimtarit. Po ashtu ti kushtojë një kujdes të veçantë në largimin e atyre gjërave të cilat ja dobësojnë dhe pakësojn imanin atij.

Mburoja e Myslimanit