E Shtunë, Dhjetor 07, 2019
A- A A+

Ndikimi i adhurimeve në pastrimin e shpirtit

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

AdhurimPrej të mirave të islamit, është se islami është fe gjithëpërfshirëse në të gjitha poret e jetës. Në fenë islame nuk ka ndonjë ndarje mes adhurimeve dhe sjelljeve, mes dijes dhe veprës, të gjitha janë të lidhura mes veti me një lidhje shumë të ngusht.

Ajo çka nuk ka dyshim fare se synimi më i madhë i adhurimeve të cilat i ka ligjësuar islami qofshin ato obligime apo vullnetare është pastrimi dhe përsosja e shpirtit si dhe ngritja e shpirtit kah virtytet morale në mënyrë që të bëhet muslimani, i cili i kryen obligimet e Allahut, prej njerzëve më të mirë. Ky është synimi të cilin e prekim dhe e vërejmë në çdo simbol prej simboleve të islamit dhe në çdo shtyllë prej shtyllave të islamit.

Namazi është nëna e shtyllave të islamit pas njëshmëris në Allahun. Ne shohim se si ky ibadet është njëri prej formave më të mëdha për pastrimin e shpirtit, sikur që ka thënë Allahu: fale namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di çfar punoni ju ( Ankebut 45). Për këtë kur iu është thënë të Dërguarit të Allahut se një njeri falet tërë natën ndërsa kur ngritet në mëngjes vjedhë. I Dërguari i Allahut tha:“ Do ta ndaloj atë nga ajo që thua“ Apo tha:“ Do ta ndaloj atë namazi“ ( Transmeton Ahmedi dhe Albani thotë se është hadith i vërtetë). Me këtë sikur donë të na tregoj se realiteti i namazit është që ta pastrojë njeriun nga morali i keq dhe nga cilësitë e shëmtuara.

Agjërimi gjithashtu prej synimeve të tij të mëdha është që të realizoj devotshmërin në shpirtin e njeriut, sikurse thotë Allahu: O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.( Bekare 183). Nuk plotësohet devotshmëria e njeriut përveç nëse ai e pastron moralin e tij me krijesat e Allahut. Për këtë i Dërguari i Allahut bashkoj në një hadith mes porosisë me devotshmëri dhe mes porosisë me moral të mirë. I Dërguari i Allahut tha:” Ki frikë Allahun ku do që të jesh. Të keqen ktheje me të mirë që ta shlyesh atë dhe sillu me njerëz me moral të mirë.” Për këtë disa njerëz mendojnë se me mirësin e tij ndaj adhurimit të Allahut ka mundësi pastaj të largohet nga mardhënjet e tij të mira me njerëz. Për këtë i Dërguari i Allahut orientoj në domosdoshmërin e bashkimit mes devotshmëris dhe moralit të mirë. Sikur që i Dërguari i Allahut e orientoj agjëruesin që të pajiset me butësi dhe me moral të mirë kur ju drejtua agjëruesve me këto fjalë:” Nëse dikush prej jush është agjërueshëm mos të flas fjalë të këqija. Nëse dikush të fyen apo të lufton thuaj: Unë jam agjërueshëm”.

Gjithashtu zekati është një ibadet dhe një obligim nga Allahu. Po ashtu zekati është njëri prej formave më të mira në pastrimin e shpirtit nga koprracia nga egoizmi dhe dorë shtrëngimi. Zekati mbjellë në shpirtin e njeriut mëshirën, butësin dhe begatinë ndaj të tjerve. Për këtë Allahu i madhëruar ka thënë: Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) ( Teube 103).

Po ashtu haxhi i cili është shtylla e pestë e islamit, është njëri prej adhurimeve që pastron shpirtin e njeriut. Në haxh njeriu sheh praktikisht një ndikim të madhë në rregullimin e moralit të tij dhe në pastrimin e shpirtit. Si mos të jetë kështu kur Allahu thotë në Librin e Tij Fisnik: Haxhi është në muajt e caktuar e kush bënë (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time. ( Bekare 197).

Po ashtu i Dërguari i Allahut tregonë mirësinë e haxhit ku thotë: se haxhiu duhet të jetë i butë në fjalën e tij dhe t’ju jap ushqim të tjerëve. Një moral të tillë dhe një ndikim të tillë tek Haxhiu e gjejmë në sjelljen e tij ku secili prej haxhilerve është shumë i kujdeshëm që të jetë haxhi i tij i pranuar. I vërenë se si janë të butë në mes veti para vllezërve të tyre në haxh, ju përballojnë sjelljeve të ndryshme prej veprave dhe fjalve gjatë haxhit, sjellje të cilat ndoshta nuk mund ti përballojnë jashtë haxhit. Secili e sheh njeriun i cili është i veshur me ihram ( veshjen e hahxiut në haxh) se si është shumë i kujdeshëm që t’ju largohet polemikave dhe bisedave të shumta. Gjithashtu nuk e kthen të keqen me të keqe. Ky është i njejti njeri i cili sikur ti bëhet keq jashtë kohës së tij kur është në ihram me siguri do të kishte reaguar, por ndikimi i këtij ibadeti bënë që ai të jetë i sjellshëm dhe i moralshëm.

Sikur muslimanët ti dorëzonin dhe ti nënshtornin shpirtërat e tyre dhe sikur të ndiejnë në mbrendësin e tyre këtë ndikim të adhurimeve do të përmisohej edhe morali dhe sjellja e tyre. Sa shoqëri e mirë është shoqëria islame e cila është e mbushur përplotë me dashuri, mëshirë si dhe butësi. Por ajo që shohim sot na bënë që të bindemi se disa njerëz kanë përfituar nga ndikimi i adhurimit vetëm një moment apo një kohë të shkurtër, miërpo ky ndikim nuk ka qënë i vazhdushëm. Kjo situatë pa dyshim tregon një mangësi dhe një kuptim jo të drejtë në praktikimin e këtyre adhurimeve. Pa tjetër duhet t’ua përkujtojmë se synimet më të mëdha në ligjësimin e adhurimeve në islam janë pastrimi i shpirtit, rregullimi dhe përmisimi i tij, largimin e shpirtit nga morali i keq dhe veprat e kqija.

Allahu në bëftë prej atyre të cilët kuptojnë dhe praktikojnë këto adhurime dhe na bëftë prej njerzëve të pajisur me moral të lartë dhe me virtyte të larta.

Mburoja e Myslimanit