E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Një ngjarje e vërtetë

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

MekkaNjë grua thotë: Burri im nuk falet! namazi i tij është bërë vetëm disa lëvizje pa përkushtim fare. Ai nuk i fal namazet në kohën e tyre. Disa herë kam bërë përpjekje që ta bindi, por nuk kam pas rezultat. Çka të veproj? Jam lodhur shumë.

Themelet me të cilat ndërtohet një shtëpi myslimane janë të shumta. Prej tyre: mirëkuptimi, dashuria, mëshira e ndërsjellët, përgjigja e nevojave të njëri tjetrit. Prej themeleve më të rëndësishme me të cilën ndërtohet një shtëpi myslimane, një shtëpi e cila dëshiron një lumturi është frika ndaj Allahut dhe ndërtimi i saj në baza të imanit.

Allahu ka nxit në dhe treguar rëndësinë e ndërtimit në baza imanore dhe ka kushtëzuar që kjo të jetë baza për ndërtimin e çfarëdo shtëpie që do myslimani. Allahu thotë në Kuran: “Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?! Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin keqbërës”. ( Tevbe 109). Pra devotshmëria është esenca e çdo shtëpie. Kështu është edhe shtëpia e myslimanit e cila ka themelet e përmisimit dhe kujdesin e anës së besimit në lidhjet e burrit dhe gruas me Allahun.

Që të jetë një shtëpi e myslimanit e ndërtuar mbi baza të imanit dhe mbi themelet e devotshmërisë duhet pa tjetër ti posedon këto cilësi.

  • Të jetë e kujdesshme në kryerjen e obligimeve të Allahut në kohën e tyre.

  • Të rriten fëmijët në respektimin e Allahut dhe këtë e marrin fëmijët atëherë kur prindit janë të kujdesshëm në mbajtjen e lidhjeve me Allahun dhe si rezultat i kësaj edhe fëmijët do të rriten në të njëjtën frymë duke marr modelin e prindërve të tyre.

  • Pakësimi i mospajtimeve mes burrit dhe gruas. Sepse esenca e lidhjes bashkëshortore është e ndërtuar në baza të forta që nuk lëvizin sa do që problemet të jenë të mëdha. Edhe nëse ekziston ndonjë mospajtim, ai shpejt zgjidhet.

  • Qetësia dhe rehatia shpirtërore në shtëpi.

 

Ndërsa shtëpia e cila nuk kujdeset për respektimin e Allahut e gjejmë se cilësitë e kësaj shtëpie janë:

  • Lënia pas dore e obligimeve të Allahut apo vonimi i tyre.

  • Rriten fëmijët dhe ata nuk din për fenë e tyre asgjë. Nuk din se çka është namazi e as çka është Kurani dhe aspak nuk kujdesen për këtë.

  • Esenca e lidhjes bashkëshortore nuk bëhet në bazë të respektimit të Allahut por bëhet në bazë materiale dhe në bazë të interesit.

 

Njeriu ekziston në këtë botë për ta adhuruar Allahun

 

Prej obligimeve më madhështore që Allahu i bëri njeriut në këtë tokë është adhurimi i Allahut. Allahu thotë në Kuran: Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ( Dharijat 56). Allahu na ka krijuar për një çështje madhështore. Na ka krijuar që ta adhurojmë Atë. Na ka krijuar që të bartim një amanet madhështor të cilin ua paraqiti qiejve, tokës dhe kodrave por ato e refuzuan që ta bartin ndërsa e barti njeriu. Me këtë rast njeriu shprehu injorancën dhe padrejtësinë ndaj vetës së tij.

Pyete vetën tuaj se a je ti rob i vërtetë i Allahut? A ke kryer obligimet që ke ndaj Tij? I Dërguari i Allahut sqaron rëndësinë dhe vlerën e këtij obligimi duke thënë: “ Sikur njeriu prej momentit kur ka lindë në këtë botë e deri sa të vdesin mos ta ngrite kokën e tij për të kënaqur Allahun, prapë do ta përçmonte këtë adhurim ditën e gjykimit. ( hadith i vërtet sipas Albanit).

Dhe kjo për shkak të asaj që sheh si obligim që ka pas ndaj Allahut dhe kur sheh begatit që Allahu i ka dhënë njeriut.

A nuk mendon o besimtar kur ti nuk ishe asgjë. Pastaj u bëre. Dole prej errësirës në ekzistimin e dritës. U krijove në formën më të mirë. Pastaj Allahu mori përsipër kujdesin tuaj në periudhat e jetës suaj. Të ushqente me begatit e Tij dhe ti rritej me mirësinë e Tij. A është morale që pas tërë këtyre begative myslimani prapë të largohet nga rruga e drejt? A është morale që njeriu të mirën ta kthej me të keqe dhe të ja kthej shpinën asaj. I Lartësuar është Allahu, sa i But dhe sa i Urtë që është. Ai të ka krijuar ndërsa ti adhuron dikë tjetër. Ai të furnizon ndërsa ti falënderon dikë tjetër. Begatit e Tij për çdo moment zbresin tek robërit e Tij, ndërsa të këqijat e robërve ngritën tek Ai. Ai na donë me begatit e Tij edhe pse ai është i pa nevojshëm për ne.

 

Burri im nuk falet

Prej obligimeve më të rëndësishme të burrit dhe të gruas para se ata të bëhen bashkëshortë është që ata të kryejnë detyrimet e tyre karshi Zotit t tyre. Burri nuk duhet asnjëherë që të neglizhoj në çështjen e namazit. Bile ai duhet ta fal namazin në shtëpinë e Allahut, agjëron Ramazanin dhe nuk pengon në dhënien e Zekatit. Po ashtu edhe gruaja nuk duhet që të jetë neglizhence në ndonjërin prej obligimeve që ka ndaj Allahut. Për këtë nuk ka arsyetim për burrin para Allahut nëse ai len pas dore obligimet e Allahut dhe prej të këqijave që shkaktohen nga një gjë e tillë janë:

  • Mëkati ndaj Allahut sepse lënia pas dore e namazit është prej mëkateve më të mëdha.

  • Model i keq për fëmijë. Sepse fëmijët kur shohin se babai i tyre nuk falet ajo ndikon tek ata negativisht.

Tash pyetjen të cilën do ta bëjë gruaja është: çka duhet të veproi nëse e sheh burrin e saj që nuk falet?

Shërimi i kësaj çështje kufizohet në dy pika:

Pika e parë:

Ndërtimi i një muri të besueshmërisë mes burrit dhe gruas si çift bashkëshortorë. Kur gruaja dëshiron ta ndryshoj dhe ta përmisoi burrin e saj përmes këshillës së përsëritur disa herë, por pa pas ndonjë besueshmëri, në këtë rast burri mendon se ai dirigjohet nga dikush dhe se ai është i refuzuar. Për këtë kur burrat e kuptojnë se dikush angazhohet që ti detyroj ata në veprimin e ndonjë gjëje pa qen kjo në formë të hapur, atëherë ata e ndiejnë vetën se janë të humbur dhe të rrezikuar nga dikush që dëshiron të ndryshoj gjendjen e tij. Për këtë sikur gjuha e tyre donë të thotë: mos më thuaj mua se çka unë kam obligim. Unë di çka të veproj.

Motër e nderuar

Mendo se në thellësinë e çdo burri ekziston një kalorës me mburoj të fortë dhe ky kalorës dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër që të jetë në shërbimin e gruas të cilën e do. Dhe kur ndien një besueshmëri tek gruaja e tij, atëherë edhe më shumë burri kujdeset dhe merr fjalët e gruas së tij. Por , kur ai nuk ka besueshmëri tek gruaja e tij ai humb një fuqi të tij.

Pika e dytë:

Përkujtimi i burrit me obligimet ndaj Allahut. Kjo çështje është shumë me rëndësi, sepse kur gruaja e sheh burrin e saj duke bërë mëkate duhet që ta këshilloj dhe ti përkujtoj obligimin që ka ndaj Allahut qoftë të ndaluarit nga ndonjë gjë apo të vepruarit ndonjë gjë. Gruaja asnjëherë nuk duhet të humb shpresat nga këshilla që ia bënë burrit të saj, sepse këshilla jep rezultatin nëse i plotëson këto dy kushte:

  • Urtësia, polemika me të mirë si dhe butësia në fjalë, dhe

  • Përsëritja e këshillës në formën më të mirë dhe kjo shkakton që burri të korrigjoj vetën e tij më shumë se një herë dhe e merr seriozisht këshillën e gruas së tij.

Çka pas këtyre fjalëve?

Kujdesu si grua që të ndërtosh një muri të besueshmërisë mes teje dhe burrit. Një gjë e tillë vjen atëherë kur ti ke mardhënje të mira me burrin tuaj dhe sillesh mirë me të. Të kujdesesh gjithmonë dhe ta pyetesh burrin tuaj gjithmonë për gjendjen e tij. Dije se nëse burri i juaj fillon me namaz për shkak të kujdesit tuaj për përmisimin e tij, atëherë burri asnjëherë nuk do ta harroj këtë mirësi që ti ja ke bërë dhe ai e kupton që ti gjithmonë frikohesh dhe je e kujdesshme për gjendjen e tij dhe e dinë se ti gjithmonë ja do vetëm të mirën. Andaj mos u lodh nga këshilla që i bënë burrit tuaj me formën e mirë dhe me metodën e but dhe të urtë.

 

Mburoja e Myslimanit