E Hënë, Maj 25, 2020
A- A A+

Merre librin me forcë

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

LuleNëna hyri në dhomën e vajzës së saj Shejma. E pa që diç po e preokuponte.

Nëna: Shejma!

Shejma: kush... nëna ime?

Nëna: ç’ke që të shoh e preokupuar?

 

Shejma: Po nëna ime një çështje po më preokupon.

Nëna: Ç’është ajo?

Shejma: Kam parë dje shoqen time Umejmen dhe kishte zbkuruar fytyrën e saj. U habita me pamjen e saj sepse unë e di se ajo është një vajzë fetare.

Nëna: A nuk është Umejma për të cilën më tregonte ti dhe më thoshje se ajo është një vajzë e mbuluar dhe është e kujdesshme gjithmonë në namazin e saj.

Shejma: Po.

Nëna: Çuditem me disa njerëz të cilët besojnë në një pjesë të librit dhe mohojnë pjesën tjetër.

Shejma: Çka ke për qëllim oj nëna ime?

Nëna: Oj Shejma. Kur femra fillon në rrugën e fesë duhet që t’iu dorzohet plotësisht urdhërave të Allahut dhe me një herë. Pa menduar se një gjë të tillë a do ta pranojnë njerëzit apo jo? Ky është dallimi mes teje dhe mes shoqes tënde. Umejmes. Sepse ti kur ke filluar rrugën drejtë Allahut iu ke dorzuar të gjithë urdhërave të Allahut me njëherë.

Shejma: Çfarë mendon? Të shkoj dhe ta këshilloj?

Nëna: Po natyrisht. Ti je shoqja më e afërt e saj. Duhet të shkosh dhe të ja sqarosh këtë çështje. Ta këshillosh që të kapet për të gjithë urdhërat e Allahut.

Shejma: Mirë. Këtë edhe e kisha në mendje ta bëj. Allahu të shpërbleft oj nëna ime.

 

Ndërtimi i bukur

Ndërtues i mirë dhe i shkathët është ai i cili plotëson ndërtesën e tij. Ai prej së largu shikon ndërtesën në formë të plotë. Është shumë i kujdesshëm që në ndërtesën e tij mos të duket ndonjë shtes apo ndonjë mangësi. Ai shpejton në rregullimin e saj gjersa të plotësohet ndërtesa në formën më të përsosur. Kështu femra, gjithmonë kërkonë ndihmë për ti mushur zbrastësirat e mangëta, të cilat zbehin imanin e saj. Kujdeset shumë prej çdo gjëje e cila ka mundësi të prish bukurin e ndërtesës së imanit të saj.

Në këtë artikull të shkurtër do të mundohemi ti sqarojmë femërs myslimane disa çështje që ndihmojnë në kalimin e pengesave që ndoshta të pengojnë në rrugën drejt Allahut. Këtë shkrim mund ta quajmë edhe ndryshe. Kandilat e drejtë që të ndihmojnë në kapjen për fenë e Allahut.

Kandili i parë:

Librin merre me forcë

Ky është kandili i parë që duhet të kërkoj çdo njeri fetar në forcimin e imanit të tij. Kjo është edhe besa të cilën e ka marrë Allahu prej Benu Israilëve para nesh. Ata duhej të ishin bartësit e këtij kandili në kohën e tyre. Për këtë Allahu thotë: “Kujtoni (o hebrenj) kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin Tur, duke thënë: “Merreni seriozisht atë që ju dhamë dhe mbani në mendje rregullat e saj, në mënyrë që të ruheni nga gjynahet!” ( bekare 63). D.m. th pranoni programin e Allahut dhe merreni atë më seriozitet. Për këtë Allahu kërkonë prej nesh që të kemi seriozitet dhe ti marrim gjërat me vendosshmëri. Po ashtu mos të jemi neglizhent dhe mos të jemi të leht në raport me librin e Allahut. Po e njejta le të jetë edhe me porosit e të Dërguarit të Allahut. Edhe pse disa prej femrave porositë tona i akuzojnë me të kundërtën. Por le ta dijë çdo femër myslimane se ata që janë më të mirë se ajo janë përkujtuar nga Allahu, e ne kyre të këtyre të Dërguarit e Allahut. Dëgjo në fjalën e Allahut kur Ai porositi Musain alejhi selam duke i thënë: “Ne i shkruam në Pllaka udhëzime dhe shpjegime për gjithçka: “Merri këto me bindje dhe urdhëroje popullin tënd që t’i përvetësojë në mënyrën më të mirë. Unë do t’ju tregoj shtëpinë e të pabindurve”. ( a’raf 145). Po ashtu porositi pas tij pejgamberin e Tij Jahjan: “(Pasi lindi djali, iu tha): “O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin).” Dhe Ne, kur ende ishte fëmijë, i dhamë mençuri”, ( Merjem 12 ). Kjo nuk ishte për asgjë tjetër përveç se ky emanet është i madh, që krijesat më të fuqishme se njeriu kanë refuzuar bartjen e këtij emaneti, si qiejt, toka, kodrat. Allahu thotë: “Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie). ( ahzab 72). A ka mundësi ta bartë këtë emanet ai i cili nuk është i vendosur, nuk ka ambicje të larta? Kurrsesi, nuk kanë mundësi të marrin përsipër këtë emanet përveç ato gra që janë serioze dhe të vendosura, të cilat kanë vendosshmëri dhe ambicje të larta. Të cilat thejnë thirrjet e epsheve të tyre dhe ruajn zemrat e tyre nga devijimet e dyshimeve në zemër.

Besimtarja e vërtetë ec sipas sheriatit të Allahut ku do që e gjenë, pastaj drejtohet në të dhe ec në një rrugë mesatare. Sepse nëse njeriu fillon të dobësohet atëherë shejtani ndalngadal e mashtron atë dhe kështu pastaj largohet komplet nga rruga e Allahut, rujna Zot.

Çështja është ashtu sikur ka sqaruar Hixhavi ( Allahu e mëshiroftë) i cili ka thënë: “ shembulli i imanit është sikur shembulli i një qyteti i cili ka pasë mburoja. Mburoja e parë është prej arit. Mburoja e dytë prej argjendit, e treta prej hekurit, e katërta prej tjegullave dhe e pesta prej qerpiçit. Derisa banorët e kësaj kalaje ruajn kalan me qerpiç, armiku nuk shpreson në të dytën. Nëse nuk janë të kujdesshëm në të parën, atëherë armiku dëshiron edhe të dytën, pastaj në të tretën dhe vazhdon kështu gjersa ta shkatërroj kështjellën në tërsi.

Kështu është edhe imani i i njeriut i cili është i mbrojtur në pesë kështjella: Bindja, pastaj sinqeriteti, kryerja e obligimeve, pastaj kryerja e sunneteve, pastaj mësimi i edukatës. Për derisa ai ruan edukatën, moralin dhe kujdeset për të, shejtani nuk dëshiron në të. Nëse ka lërë edukatën, atëherë shejtani sulmon në sunnete, pastaj në obligime, pastaj në sinqeritet, pastaj në bindje.

Kandili i dytë:

Çështja më e mirë është mesatarja

Nëse kandili i parë fitohej me fuçin e marrjes së rrugës së Allahut duke ngjallur angazhimin dhe lodhjen, të cilat e ruajn femrën myslimane të mos bie në shkatërrimin e lehtësimit dhe neglizhimit, atëherë kandili i dytë e që është qëndrimi i njeriut në rrugën mesatare e ruan gjithashtu femrën myslimane prej ekstremitetit dhe prej tejkalimit të kufijve.

Mesatarja është veçori e islamit. Nuk duhet femra myslimane kur ti flasim për qëndrushmërin dhe marrjen e fesë me forcë të na kuptoj se ne po e thrrasim në esktremitet dhe ne tejkalimin e kufijve. Sepse një gjë e tillë nuk e shpie njeriun në hendeqet e ekstremitetit. Sepse shejtani i posedon dy gracka apo dy kurtha që i drejton tek çdo femër myslimane që është e kapur për fenë e Allahut. Gracka e neglizhimit dhe lehtësimit dhe gracka e ekstremizmit apo tejkalimit të kufijve. Dhe i mallkuari nuk e ka dert se prej nga e tërheq besimtarin. Sepse përfundimi është i njejtë në të dy rastet, e që është humbje, kthim mbrapa, dezertim nga feja e Allahut, rujna Zot. Imam Ibnul Kajjimi sqaron fshehtësin e kësaj, i cili kur përshkruan mashtrimet e shejtanit thotë: “ Prej mashtrimeve të tij të çuditshme është se ai i merrë erë njeriut gjersa ta kuptoj se cila prej dy forcave e mbizotron njeriun, forca e trimëris apo forca e poshtrimit. Nëse e sheh se forca e poshtrimit dhe dobësimit e ka mund njeriun ai fillon që ta zhgënjej njeriun dhe ta mërzis atë. Fillon të ja dobësoj ambicjet e larta që i ka. Ndërsa nëse sheh te njeriu se mbizotëron forca e ambicjes së lartë, fillon të ja pakësoj atë në sytë e tij duke i menduar njeriu se ajo që e bënë nuk i mjafton dhe se njeriu ka nevojë më shumë. Pra kështu ky njeri mendon se ka mangësi në të parën dhe i kalon kufijt në të dytën. Sikur që kanë thënë disa prej selefve: “ Allahu nuk ka urdhëruar në ndonjë çështje përveç se shejtani i posedon dy dëshira dhe dy joshje: ose në neglizhim dhe mangësi, ose në tejkalimin e kufijve dhe në ekstremizëm dhe nuk është me rëndësi për të se me cilën po e humb robin e Allahut.

Shumica e njerëzve kan ra në këto dy gracka. Ndërsa të pakët janë ata të ciliët kanë qëndruar në rrugën e drejtë, në të cilën ka qenë i Dërguari i Allahut dhe shokët e tij.

Kandili i tretë:

Hyni në islam komplet

Për ty lind edhe një kandil i drejtë i cili është ndriçues i bukur, që nuk ja di vlerën prveç të fuçishmit që ecin në rrugën e ndriçuar. Ky është kandili që tregon univerzalitetin e përsonalitetit të islamit me të cilën ka ardhur sheriati islam. Islami është i vetmi i cili me realitetin e tij prek zemrën e njeriut, e bënë të flasë gjuhën e tij dhe lëviz trupin e tij. Përsonaliteti i besimtares së sinqert është përsonalitet i plotësuar që nuk njeh ndarje apo pjesëri. Për këtë e sheh besimtaren se si e merrë atë që i takon në dijen e saj, sikur që mer pjesën e saj të adhurimit në fenë e saj. Po ashtu kërkon pjesën e saj në moral, sikur që kujdeset për pamjen e jashtme. Po ashtu ajo vepron në fushën e thirrjes më islam.

Pra, univerzaliteti është cilësia e këtij përsonaliteti që e dëshiron Allahu prej çdo besimtari. Allahu thotë në Kuran: “O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar”. ( bekare 208).

 

Çka mbetet pas diskutimit:

Merre librin e Allahut me forcë, mos le diçka mangu nga feja jote. Dije se shoqet tua nuk e dëshirojnë një gjë të tillë. Mos lakmo në atë që e posedon tjetri. Nëse ti je e vetmuar në mesin e shoqeve jo fetare, dije se ti nuk je e vetëm në shoqëri. Sepse ka shumë nga grupet dhe karavanet që të kanë prirë në këtë fe.

Të jesh mesatare në fenë tuaj. Mos i neglizho dispozitat e Allahut. po ashtu mos ja vështërso islamin vetës suaj. Hy në fenë e Allahut komplet. Dhe zbatoj të gjitha simbolet e fesë, të dukshme dhe të pa dukshme. Patjetër duhet që të kesh hise në çdo punë të mirë, e të jesh shembull i paisur me moralin islam. Pastaj të kesh një sasi të dijes. Po ashtu të kesh hise në fushën e thirrjes në islam dhe shumë nga mirësit tjera.

Mburoja e Myslimanit