E Shtunë, Dhjetor 07, 2019
A- A A+

Unë jam në mbrojtjen e Allahut

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 
Nxensi Një fëmijë ishte në klasën e dytë fillore. Me ndihmën e Allahut dhe pastaj me edukatën që kishte fituar prej nënës së tij, fëmiu asnjëherë nuk e lente namazin përveqëse e falte atë në xhami   me   xhemat. Për fat të keq fëmiu shkonte në xhami në sabah ndërsa babai i ti flente. Një ditë prej ditve në njërën prej orëve të mësimit mësuesi vendosi të jap një dënim për të gjithë klasën. U ngrit  mësuesi duke i rrahë një nga një, gjersa arriti tek ky fëmi.


Mësuesi:

Hape dorën (dëshiron ta rrahë)


Fëmiu:

Nuk ke mundësi të më rrahësh mua kësaj here.


Mësuesi i hidhëruar:

A nuk dëgjon? Hape dorën thash.


Fëmiu:

Dëshiron të më rrahësh?


Mësuesi:

Po.


Fëmiu:

Për Zotin ti nuk ke mundësi të më rrahësh mua.


Mësuesi:

Çka?!!


Fëmiu:

Ti nuk ke mundësi të më rrahësh, nëse donë provoje.


Mësuesi mbet i mahnitur dhe i shtangur prej sjelljeve të nxënësit dhe pyeti: Pse nuk mundem të të rrahë une?


Nxënsi:

A nuk e ke ndëgjuar hadithin e të Dërguarit të Allahut i cili ka thënë:” Kush fal namazin e sabahut me xhemat ai është nën mbrojtjen e Allahut”. Unë sot e kam falur namazin e sabahut me xhemat në xhami dhe unë jam nën mbrojtjen e Allahut dhe nuk kam bërë deri tash asnjë mëkat në mënyrë që ti të më dënosh.

U ndal mësuesi të cilin e kishte kapluar përkushtimi ndaj Allahut dhe ishte i mahnitur me mendjen dhe logjikën e këtijë fëmiu.Nuk kishte tjetër përveqëse mësuesi ta njoftoi administratën e shkollës që ta thërrasë prindin e tij dhe ta falënderoj atë për edukatën e mirë që ia ka dhënë fëmiut të tij. Kur erdhi prindi i tij u habitën të gjithë me të sepse ai nuk kishte ndonjë shenjë prej shenjave që tregojn për praktikimin e fesë. Të gjithë mbetën të habitur dhe e pytën: A je ti prindi i këtij fëmiu?!!. Tha po. Pastaj e pyetën fëmiun: A është ky prindi yt?!!. Tha: Po por prindi im nuk falet me ne në xhami. Në këtë rast njëri prej mësuesve u ngrit dhe i tregoi prindit për fëmiun dhe gjestin që ai kishte bërë. Kur ndëgjoi prindi për këtë mbet i shtangur dhe u habit me sjelljen e femiut të tij dhe kjo ngjarje e fëmiut të tij u bë shkak që prindi të udhëzohet në rrugën e drejtë dhe të filloj namazin e tij në xhami.

Mburoja e Myslimanit