E Martë, Korrik 16, 2019
A- A A+

Haxhi

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

MakkahAllahu i Madhëruar thotë: … Dhe Haxhi (udhëtimi për ta vizituar Ka’aben) është një detyrë që njerëzit i detyrohen Allahut për ta kryer, ata të cilët munden të përballojnë shpenzimet … (Kuran: Ali Imran 79)

Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.   (Kuran: Haxhxh 27)

Muslimani apo muslimanja e ka për detyrë që ta kryej haxhin njëherë gjatë gjithë jetës. Për këtë është argument hadithi që transmeton Ebu Hurerja, i cili thotë: Gjatë një hytbeje Profeti ndër të tjera tha: O ju njerëz! Allahu jua ka bërë detyrim haxhin, ndaj kryeni atë. Një prej të pranishmëve e pyeti: Në çdo vit, o i Dërguari i Allahut? Profeti heshti, mirëpo burri e përsëriti pyetjen edhe dy herë të tjera. Atëherë Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha: Nëse do të thoja po, atëherë kryeja e haxhit do të behej e detyrueshme çdo vit, por ju s’do kishit mundësi ta kryenit. (Hadithin e transmeton Muslimi)

Kush dëshiron të bëjë haxhxh le të nxitojë, sepse mund të sëmuret, ose ta humb mjetin bartës ose t'i del ndonjë punë.    (Hadithin e transmetojnë Ahmedi dhe të tjerët, ky hadith është i vërtetë)

Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.   (Kuran: Ali Imran 96 - 97)

Kush e ka obligim kryerjen e haxhi?

1) Muslimani apo muslimanja që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe disponon një shumë të mjaftueshme parash për shpenzimet e rrugës si dhe për plotësimin e nevojave të familjes së tij (saj) gjatë qëndrimit të tij (saj) në Mekke, nuk duhet ta vonojë kryerjen e haxhit, por duhet ta kryej atë sa më parë që është e mundur. Më poshtë do të japim disa nga argumentet që dëshmojnë për këtë gjë:

-          Transmetohet nga Ibën Absi se Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Bëjeni haxhin sa më shpejtë që të  jetë e mundur, sepse askush nuk e di se ç’mund t’i ndodhë më vonë.   (Albani thotë se ky hadith është i saktë)

-          Transmetohet se Umer ibnul Hatabi ka thënë: Më shkoj në mendje të dërgoj njerëz në të gjitha qytetet muslimane që të gjejnë të gjithë ata që nuk e kanë kryer akoma haxhin, megjithëse kanë mundësi, e tu vendosi xhizjen (taksa që ja paguajnë pabesimtarët shtetit islam), pasi ata nuk janë musliman, nuk janë musliman ... (Transmeton Bejhekiu)

2) Të jetë i mençur, sepse nga i çmenduri nuk kërkohet asnjë obligim.

3) Të jetë i (e) moshërritur, domethënë të ketë hyrë në pubertet, sepse i mituri nuk obligohet me asgjë. Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: Është ngritur lapsi nga tre njerëz: nga i çmenduri derisa t'i vijnë mëndët, nga ai që është në gjumë derisa të zgjohet dhe nga foshnja derisa të hyjë në pubertet.   (Hadithin e transmeton Ahmedi dhe është i vërtetë)

 

Argumentet që nxisin muslimanin apo muslimanen për kryerjen e haxhit

Haxhi është një ndër veprat më të mira, me anën e së cilës muslimani apo muslimanja mund të afrohet tek Allahu i Madhëruar dhe njëkohësisht, është një nga veprat me më tepër shpërblime. Transmetohet nga Ebu Hurerja se Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) u pyet se cila është puna më e mira? Profeti tha: Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, lufta në rrugën e Allahut (xhihadi) dhe haxhi i plotë.   (Këtë hadith e transmeton Buhariu)

Me shprehjen ,,haxhi i plotë” Profeti ka parasysh kryerjen e haxhit sipas mënyrës, me të cilën na ka mësuar ai, duke u munduar me të gjitha mundësitë që ky haxh të ndikoj dukshëm në pastrimin e zemrës së muslimanit dhe muslimanes nga të gjitha gjërat e dëmshme për ta.

Kryerja e haxhit ashtu siç na ka urdhëruar Allahu i Madhëruar e pastron besimtarin dhe besimtaren nga mëkatet, siç pastron uji papastërtitë e rrobave të bardha. Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Kush shkon në haxh dhe nuk bën rrefeth apo mëkate, kthehet në shtëpi pa mëkate, siç ka qenë ditën që e ka lindur nëna.  (Hadithin e transmeton Buhariu)

Për sa i përket kuptimit të fjalës ,,rrefeth”, Ibën Haxheri thotë: ,,fjala rrefeth ka këto kuptime:

1)       Marrëdhëniet seksuale

2)       Kërkesa që i bën burri gruas për të kryer marrëdhënie seksuale

3)       Fjalët e ndyta”

Që të gjitha këto janë të ndaluara në haxh, pa marr parasysh se cili është kuptimi më i saktë i kësaj fjale në hadith, pasi ka hadithe tjera që flasin për këtë temë.

Shpërblimi i atij apo asaj që e kryen haxhin ashtu sikur na ka mësuar Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), është Xheneti, në të cilin ka gjëra që nuk i ka parë syri, nuk ka dëgjuar veshi dhe as që i ka imagjinuar mendja e dikujt. Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ... haxhi i plotë s’ka shpërblim tjetër vetëm se Parajsën (Xhenetin).   (Këtë hadith e transmetojnë Buhariu dhe Maliku)

 

 

Besimtari apo besimtarja që shkojnë në haxh janë mysafir të Allahut

Këtë e vërteton hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurerja nga Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): "Mysafirët e Allahut janë tre lloje njerëzish: luftëtari, haxhiu dhe umrexhiu" (Hadithin e transmeton Nesaiu, hadithi është i vërtetë).

Ebu Hurerje (Allahu qoftëi kënaqur me të) thotë se Pejgameri (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Haxhinjtë dhe umrexhitë janë mysafirët e Allahut, nëse i luten u përgjigjet, e nëse kërkojnë falje, Allahu ua falë". (Hadithin e transmeton Ibn Maxhe, hadithi është i vërtetë).

 

Haxhi është xhihadi i grave dhe të dobtëve

Transmetohet se një herë erdhi një burrë tek Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe i tha: Unë nuk jam i guximshëm dhe as i fortë. Pejgamberi i tha: Kryeje haxhin pasi ai është xhihadi që s’ka rrezik.   (Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Transmetohet se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) e pyeti Muahmedin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): O i Dërguari i Allahut! E dimë që xhihadi është nga punët e mira. A është i detyrueshëm për ne gratë? Ai iu përgjigj: Jo, për ju xhihadi më i miri është haxhi.  (Hadithin e transmeton Buhariu)

 

Mburoja e Myslimanit