E Shtunë, Dhjetor 07, 2019
A- A A+

Nuk mund të bashkohen dy të kundërta në zemrën e besimtarit

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

 

Musika haramAllahut i takon falenderimi. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Zgjedhurin, Muhamedin alejhi selam mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Muslimanët nën hijen e islamit jetojnë një jetë të ndershme dhe të begatshme. Përmes kësaj ata shijojnë ëmbëlsinë e imanit, qetësinë shpirtërore dhe knaqësinë e adhurimeve. Mëismet e kësaj feje qëndrojnë si një fortifikatë e lartë kundër devijimeve dhe pasimeve të epshit.


Kjo fe njeriun e mbron prej devijimeve të shumta dhe nga epshet e shumta. Po ashtu islami ndihmon njeriun në tejkalimin e problemve dhe pikllimeve që e godasin atë. Njeriu më i pasur në këtë botë është ai i cili bart këtë fe edhe nëse materialisht është i varfër. Ndërsa njeriu më i vërfër është ai i cili është privuar nga kjo fe edhe nëse materialisht është i pasur.



Ajo çka  pikllon muslimanin i cili është gjeloz në fenë e  tij është kur sheh disa musliman se si kërkojnë lumturi jasht  islamit. Gëzimin e tyre e shprehin jasht asaj  që është islame. Kështu ata vendosin  helmin e tyre në vend të ilaqit, duke kërkuar shëndetin dhe shërimin në  epshet dhe pasimin e tyre. Në këtë  grup të këtyre njerzëve bëjnë pjesë edhe ata të cilët ndalen dhe dëgjojnë muzikën, instrumentet e saj dhe fjalët boshe të saj. Gjersa kjo u bë edhe fe e tyre duke i mbështet mendimet dhe fjalët e tyre tek ata të cilët ndoshta e lejojnë  një gjë të tillë vetëm e vetëm që ti kënaqin epshet e tyre në dëgjimin e këngtarëve dhe këngtareve të ndryshme.

Po ashtu disa prej këtyre njerzëve mendojnë se zbusin zemrat e tyre me muzikë, mendojnë në këtë e cila nuk është e vërtetë aspak. Por, e vërteta është se muzika ndikon në ngritjen e epshit dhe pasimit të tij. Sikur të ishte e vërteta ajo që thonë së pari do të ishin zbutur zemrat e atyre që bëjnë muzikë dhe do të përmisohej morali i tyre, ku  shumicën e atyre që bëjnë muzikë i shohim  të devijuar dhe me një moral të  çthurur.

Robër të Allahut: Kush  është në dyshim në ndalimin e muzikës dhe instrumenteve le ta largojë dyshimin me bindje përmes fjalës së Allahut dhe fjalës së të Dërguarit të Tij, të cilat tregojnë çartë ndalimin e saj dhe  sqarimin e dëmit të saj. Tekstet nga Kurani dhe Sunneti janë të shumta që tregojnë çartas në ndalimin e muzikës. Po ashtu këto tekste kërcnojnë pronarin e këtij mëkati i cili lejon një gjë të tillë apo vazhdon në të. Besimtarit do ti mjaftonte qoftë edhe një argument prej Librit të Allahut apo sunnetit të Pejgamberit në ndalimin e ndonjë gjëje, e si do të jetë çështja kur  kemi shum argumente në këtë . Nëse Allahu ka gjykuar me diçka nuk i takon besimtarit apo besimtares të bëjë ndonjë zgjidhje tjetër. Allahu thotë  Kuran: Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.( Ahzab 36).

Duke parë rrezikun e muzikës dhe se ajo është njëra prej shkaqeve kryesore në devijimin e njerzëve dhe prishjen e tyre e në veçanti të rinjët dëshiruam që të  bashkojmë për juve argumentet ku  dëshirojmë të tregojmë qëndrimin islam ndaj muzikës, bazuar nga argumentet e Kuranit, Hadithet e Pejgamberit dhe fjalët e dijetarve rreth muzikës dhe instrumenteve të saj. Kjo temë shpresojmë se do të jetë një shërbim në fenë e Allahut dhe një dobi për muslimanët duke e lutur Allahun që ta bëjë këtë të dobishme dhe këtë vepër ta bëjë vetëm për hir të Tij.

Argumentet nga Kurani për ndalimin e muzikës

  • Fjala e Allahut në suren  Llukman ajeti 6. Allahu thotë: Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm. (Llukman 6). Ka thënë  Ibni Abasi: Ajo ( fjala boshe është muzika). Muxhaihdi ka thënë: ( fjalë boshe është për qëllim daullja. Ka thënë Hasen el-Basriu: Ky ajet ka zbritur për muzikën dhe instrumentet e saj“( Tefsiri i Ibën Kethirit). Ka thënë ibën Kajjimi: Mjafton komentimi i shokëve të Pejgmaberit  dhe gjeneratës pas tyre Tabiinve se fjala boshe në këtë ajet është  muzika. Një gjë e tillë është vëretuar nga Ibni Abasi dhe nga Ibni Mes’udi. Ka thënë Ebu Sahbau: E kam pyt Ibën Mes’udin për fjalën e Allahut: Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm. Tha: Pasha Allahun që nuk ka tjetër që meriton  adhurimin përveç Tij është muzika” dhe këtë e përseriti tri herë. Po ashtu është vërtetuar edhe nga Ibën Umeri se ky ajet ka për qëllim muzikën.( nga libri igathetu lehfan nga Ibnul Kajjimi). Kështu kanë thën gjithashtu edhe Xhabiri, Ikreme, Seid b. Xhubejr, Mekhuli, Mejmun b. Mehran, Amr b. Shuajb dhe shum të tjerë në komentimin e këtij ajeti fisnik. Ka thënë Vahidiu ( Allahu e mëshiroft): Ky ajet sipas këtyre komentimeve tregon në ndalimin e  muzikës. Imam Hakimi  në Mustedrekun e tij kur flet për komentimin e sahabëve thotë: Le ta dij nxënësi i diturisë se tefsiri i shokëve të Pejgamberit të cilët kanë prezentuar në  shpallje tek Buhariu dhe Muslimi është  zingjir i vërtetë. Ndërsa Imam Ibnul Kajjimi në librin e tij Igathetu lehfan duke  sqaruar fjalën e Hakimit:  Kjo,( fjala e Hakimit) edhe pse ka mundësi shqyrtimi, por ajo çka është e vërtetë se tefsiri i shokëve të Pejgamberit ka më shumë përparësi në pranim se sa tefsiret që vijnë pas tyre. Shokët e Pejgamberit kanë qenë njerëzit më të ditur në atë që ka pasur për qëllim Allahu në librin e Tij. Mbi ta ka zbritur Kurani dhe ata janë të parët  të cilëve ju drejtua Allahu me këtë Kuran. Ata e kanë përjetuar këtë komentim prej Pejgamberit në formën teorike dhe atë praktike. Ata kanë qenë arabët më retorik. Nuk duhet të largohemi nga  tefsiri i tyre nëse gjejmë ndonjë fjalë të tyre në komentimin e Kuranit.

  • Fjala e Allahut: Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.(Isra 64). Ka thënë Imam Kurtubiu: Ky ajet gjithashtu është argument  për ndalimin e muzikës, instrumenteve dhe fjalëve boshe. Ajo që është prej zërit të Shejtanit, apo punës së tij apo asaj që ai mundohet ta paraqet si të mirë  është obligim largimi prej saj.

  • Fjala e Allahut: (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet. (Furkan 72). Ka përmend  Ibnu Kethiri se Muhamed b. Hanefije ka thënë se fjala zur(gënjeshtër ) është për qëllim muzika. Kanë thënë Imam Kurtbiu, Taberiu dhe Muxhahidi se kuptimi i këtij ajeti është: Ata të cilët nuk dëgjojnë muzikën. Ka thënë Taberiu në tefsirin e tij se esenca e fjalës zur ( gënjeshtër) është për qëllim zbukurimi i një gjëje me cilësi të cilat nuk i posedon  gjersa të mendoj ai që e ndëgjon se ajo është e vërtetë. Edhe shirku ka mundësi të hyj në këtë sepse  edhe ai është një lloj zbukurimi tek pronarët e tij, gjersa menduan ata se  shirku është hak kurse ai është i kotë. Po ashtu në këtë hyn edhe  muzika sepse edhe muzika është përpjekje e zbukurimit të zërit gjersa të hyj ne veshin e dëgjuesit. Ndërsa në fjalën e Allahut dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet. Ka thënë Imam Tberiu në tefsirin e tij se kur ata kalojnë pran të kotës të cilën e ndegjojn apo e shohin kalojn  me mburrje  dhe  me krenari dhe duke e ruajtur karakterin e tyre.

Argumentet nga sunneti për ndalimin e muzikës

  • Ka thënë i Dërguari i Allahut: “ Do të jenë prej umetit tim disa njerëz të cilët kërkojnë lejimin e kurvërisë (zinasë), mëndafshit, alkoolit dhe  instrumentet e muzikës”.( Hadithi i vërtetë). Këtë hadith e kanë konsideruar të vërtetë shumë nga dijetarët e mëdhenjë si Imam Ibën Hibani, Ismaili, Ibën Salah, Ibën Haxher el-Askalani, Ibën Tejmije, Tahaviu, Ibnul Kajjimi dhe të tjerët. Ka thënë Ibnul Kajjimi: Nuk ka  folur dikush në vërtetimin e këtij hadithi përveq ata të cilët  dëshirojnë ta forcojnë mendimin e tyre në lejimin e muzikës si Ibën Hazmi. Ka thënë Ibën Salah se nuk  ia vlen ta marrim parasysh mendimin e Ibën Hazmit. Me këtë hadith argumentojmë në dy forma për ndalimin e muzikës: e para se fjala kërkojnë lejimin aludon se këto gjëra të cilat janë cekë në këtë hadith janë të ndaluara dhe do të  vinë disa njerëz të cilët do ti lejojnë ato. Ndërsa e dyta. I Dërguari i Allahut në këtë hadith ka bashkuar dhe ka krahasuar  muzikën dhe instrumentet e saj me ato gjëra për të cilat kanë ardhur argumente të çarta për ndalimin e tyre, siq janë: Zinaja, vera dhe mëndafshi.

  • Ka thënë i Dërguari i Allahut: “ Dy zëra janë të mallkuar zërin e fyllit në gëzime dhe zërin e mjerimit në fatkeqësi. ( zingjiri i këtij hadithi është i mir-silsiletu sahiha 427)

  • Ka thënë i Dërguari i Allahut: “ Do të ketë  në këtë ummet shafitje, shëndrrime të njerzëve në krijesa tjera dhe kjo do të bëhet nëse pihet alkooli me të madhe, shfaqen këngtaret dhe ju bihet instrumenteve( Hadith i vërtet).

  • Transmeton Ebu Davudi  nga Nafi se ka thënë: Ibën Umeri ishte duke ecë në rrugë dhe degjoi një muzikë dhe vendosi  gishtat e tij në vesh, u largua nga rruga dhe pastaj duke qenë në këtë gjendje tha: O Nafi a po ndëgjon diçka. Tha  Nafiu jo. Aëtherë Ibën Umeri i largoi gishtat nga veshët e tij dhe tha: Isha me të Dërguarin e Allahut dhe dëgjoi atë që dëgjuam ne  dhe veproi kështu( Hadithi i vërtetë në sahihun Ebu Davud 4116). Thotë Imam Kurtubiu rreth këtij hadithi: Nëse kështu kanë vepruar ata e çka mbetet me njerëzit e kohës sonë, me muzikën e tyre dhe me instrumentet e tyre.

Thënjet e dijetarëve në lidhje me këtë çështje

Ka thënë Imam Umer b. Abdul Aziz: Muzika fillimi i saj është prej shejtanit ndërsa fundi i saj është hidhrimi i Allahut. Shum nga dijetarët kanë cekur ixhmain në ndalimin e muzikës dhe instrumenteve. Prej tyre Kurtubiu,  Ibën Salah, Ibën Rexheb. Ka thënë Imam Kurtubiu: Muzika është e ndaluar me Kuran dhe sunnet. Po ashtu ka thënë: Sa i përket daullës, fyllit, tamburës( vegël muzikore) nuk ka dikush që hamendet në ndalimin e tyre dhe nuk kam dëgjuar nga dikush prej selefve  dhe ata pas tyre të cilve ju miret fjala se e lejojnë një gjë të tillë. Si mos të jetë e ndaluar kjo kur  këto gjëra janë simbolet e atyre që pijnë alkool dhe simbole të mëkatarëve dhe  është burim i nxitjes së epsheve. Ajo cka sjell të gjitha këto nuk ka dyshim në ndalimin e saj. Po ashtu nuk ka dyshim se ai i cili i bënë këto është një mëkatar. Ka thënë Ibën Salah se  ixhmai është në ndalimin e muzikës  dhe nuk ka dikush nga të cilët miret fjala që e ka

Lejuar një gjë të tillë.

Ka thënë Kasim b.Muhamed: Muzika është  e kotë dhe e kota e ka vendin në zjarr.

Ka thënë  Hasen el-Basriu: Nëse  në velime( Gosti për martes) ka muzikë nuk duhet ti përgjigjesh kësaj thirrje.

Ka thënë Nuhasi: Muzika është e ndaluar me Kuran dhe  sunnet. Ka thënë Taberiu: Janë bashkuar të gjith dijetarët e vendeve islame për urrejtjen e muzikës dhe ndalesën e saj.

Thotë Imam Evzai: Mos prezento në atë velime në të cilën ka muzikë, fyelll dhe daulle.

Duke sçaruar mendimin e Imam Ebu hanifes Ibnul Kajjimi thotë: Medhhebi i tij çartë e ka deklaruar ndalimin e instrumenteve muzikore, të gjitha  instrumentet pa përjashtim. Po ashtu janë deklaruar se është një mëkat ndaj Allahut, ku përsoni i tillë  llogaritet mëkatar dhe nuk i pranohet dëshmija. Ata gjithashtu kanë shkuar edhe më larg se kjo (ndëgjimi i muzikës) është mëkat ndërsa të kënaqurit me të është kufër( mosbesim), dhe një mendim të tillë e kanë mbështet në nëj hadith të Pejgmaberit i cili nuk arrin gradën e hadithit. Kanë thënë se njeriu  i cili kalon apo gjindet në vendin ku ka muzikë duhet të bëjë përpjekje që mos ta ndëgjojë atë dhe ta ndalojë nëse ka mundësi. Po ashtu është transmetuar se Imam Ebu Hanifja ka thënë se muzika është njëra prej mëkateve më të mëdha të cilën duhet njeriu ta lë me një herë. Po ashtu ka thënë Imam Sefarejini duke sqaruar medhhebin e Imam Ebu Hanifes: Sa i përket Ebu Hanifës ai e urren muzikën dhe  e llogarit atë prej mëkateve. Po kështu edhe mendimi i dijetarve të Kufës si Sufjani, Hamadi, Ibrahimi, Sha’biu dhe të tjerët të cilat nuk kanë mospajtim rrethë kësaj çështje. Po ashtu nuk  kemi dëgjuar për një mospajtim në ndalimin e muzikës as te dijetarët e Basres.

Ka thënë Kadi Ebu Jusuf  Nxënësi i Imam Ebu Hanifës kur është pyetur për një njeri i cili duke kaluar rrugës  dëgjon prej një shtëpie zërin e muzikës: Hy mbrenda  edhe pa lejën e tyre dhe ndaloje atë  sepse të ndalosh një të keqe është  obligim.

Sa i përket Imam Malikut edhe ky ka ndaluar muzikën dhe dëgjimin e saj. Kur është pyet Imam Maliku për muzikën dhe instrumentet e saëj është përgjegj: A ka ndonjë të menqur i cili thot se muzika është e vërtetë. Tek ne një gjë të tillë e bëjnë vetëm mëkatarët.Ndërsa Fasiku( mëkatari) në dispozitat e silamit nuk i pranohet dëshmija dhe nuk i falen atij njerëzit e mir nëse ai vdes.

Ka thënë  Ibnul Kajjimi në sqarimin e medhebit shafi sa i përket dispozitës së muzikës: Janë deklaruar dijetarët e medhhebit Shafi për ndalimin e muzikës dhe kanë kundërshtuar ata të cilët  kanë thënë se medhhebi Shafi e lejon një gjë të tillë. Po ashtu është pyet Imam Shafiu për këtë dhe ka thënë: Të parët të cilët e kanë çpikë këtë kanë qen zenadikët( Munafikat) të cilët kanë dëshiruar me këtë ti largojnë njerëzit nga namazi dhe nga përmendja e Allahut.

Ka thënë Ibnul Kajjimi: Sa i përket medhhebit Hambeli ka thënë biri i Imam Ahmedit Abdullahu: E kam pyet babain tim për muzikën dhe më tha: Muzika mbjellë nifakun(dyftyrësin) në zemër, nuk më pëlqen, pastaj  ceku fjalën e Imam Malikut i cili  ka thënë se një gjë të tillë tek ne e bëjnë vetëm mëkatarët.

Kur është pyet Imam Ahmedi për një njeri i cili kishte vdekur dhe kishte lënë një fëmij dhë një robreshë e cila ishte këngtare. Fëmiu dëshiroi ta shes  robreshën e saj dhe tha Imam Ahmedi: Ajo duhet të shitet si robreshë e  thjeshtë e jo si këngëtare. Pastaj i është thënë Imam Ahmedit se ajo po arrin qmimin deri në 30 000 ndërsa nëse shitet si robëreshë e thjeshtë arrin qmimin në  20 000. Tha Imam Ahmed b. Hambeli: Nuk guxon të shitet ndryshe përveqse si robreshë e  thjeshtë. Ka thënë Ibnul Xhevzi: Ky është argument  se muzika është  një gjë  e keqe. Sikur mos të ishte një gjë e keqe nuk do ta kishte lejuar imam Ahemdi që ti humbin këtij jetimi kjo shum e parave. Po ashtu Imam Ahmedi ka thënë se thyerja e instrumenteve muzikore si lahutën dhe të tjera nëse i sheh dhe ka mundësi është obligim.

Ka thënë Dijetari i njohur Ibën Tejmije: Mendimi i katër imamëve është se të gjitha instrumentet muzikore janë të ndaluara dhe askush prej pasuesve të këtyre imamëve  nuk ka polemizuar në një gjë të tillë. Po ashtu ka thënë: Dije se nuk ka pasur dikush prej dijetarve në  tre shekujt e ndritur as na Hixhaz, Sham, Jemen, Egjipt, Maroko, Irak, e as në Horosan të cilët kanë qëndruar në ato vendtubime  ku ka pasur fishkëllima, duartrokitje as me def e as me diq tjetër por këtë e kanë çpik pastaj, ndërsa kur e panë një gjë të tillë dijetarët e ndaluan. Ndërsa në një vend tjetër Ibën Tejmije thotë se instrumentet muzikore ndikojnë në shpirtin e njeriut më shum se sa ndikon vera në mendjen e njeriut.

Ka thënë Ibën Tejmije në sqarimin e atyre të cilët kanë bërë traditë ndëgjimin e muzikës: Ka disa të cilët e kanë bërë traditë  dëgjimin e muzikës. Të tillët nuk dëgjojnë Kuranin, po ashtu nuk gëzohen kur dëgjojnë Kuranin dhe nuk gjejnë atë knaqësi në ndëgjimin e Kuranit sikur që gjejnë knaqësi në dëgjimin muzikës. Jo vetëm kaq por nëse e dëgjojnë kuranin e dëgjojnë me zemra të pakujdesshme dhe duke luajtur me gjuhët e tyre. Ndërsa nëse e ndëgjojnë fishkëllimën dhe duartrokitjen qetësohen dhe  rrënqethen zërat e tyre dhe heshtin zemrat e tyre.

Ka thënë Imam Albani: Janë bashkuar imamët e katër medhhebeve në ndalimin e instrumenteve muzikore.

Ka thënë Ibnul Kajjimi: Nuk sheh ndonjë një njeri i cili është dhënë pas muzikës dhe instrumenteve të saj përveçse gjen në të  humbje dhe devijim nga rruga e drejt në dije dhe në vepër. Po ashtu i sheh të larguar nga se si largohen nga ndëgjimi i Kuranit dhe  i japin përparësi ndëgjimit të muzikës. Muzika është ilaqi të cilën e përdor shejtani dhe është shoqërimi i shejtanit, dehja e logjikës  largon nga Kurani më shumë se sa fjalët tjera sepse  shpirtat anojnë kah ajo.

Për këtë Ibnul Kajjimi  ka thënë në poezinë  e tij:

Dashuria ndaj kuranit dhe Dashuria ndaj  zërit të muzikës

Në zemrën e besimtarit nuk mund të bashkohen

Për Zotin nuk shpëton ai që

Jeton me dëgjimin e muzikës nga

Shirku në Mëshiruesin.

Nëse zemra e njeriut ështe e lidhur me të

Njeiru bëhet rob i filanit dhe filanës.

Me tërë këtë  na bëhen të qarta mendimet e dijetarve dhe vendimi i tyre për ndalimin e muzikës dhe instrumenteve të saj

Përjashtimet

Prej tërë kësaj që cekëm përjashtohet defi i cili është pa teneqet tingëlluese në festa dhe në dasma për gra. Për këtë kanë ardh argumente të vërteta.

Ka thën Ibën Tejmije: I Dërguari i Allahut ka bërë lehtësim në disa prej llojeve të  lojrave  në dasma  sikur që lejoi për gra që t’ju binin defeve në dasëm dhe në gëzime. Ndërsa burrat në kohën e tij nuk ka pas ndonjë njeri i cili i ka rënë defit e as që ka pas prej tyre që kann duartrokitur. Por është vërtetuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: Duartrokitja është për gra ndërsa të thuash subhanalla për burra(në namazet e tyre). I Dërguari i Allahut i ka mallkuar ata që ju përgjasojn grave dhe i ka mallkuar ato gra që ju përgjasojnë burrave. Gjithashtu prej hadithit të Aishes e cila ka thënë: Hyri tek un Ebu Bekri dhe un kisha dy robresha të cilat këndonin  për ditët e Ensarve ditën e Buathit dhe ato nuk ishin prej këngëtareve. Atëher Ebu Bekri tha: A me vegla të shejtanit në shtëpin e të Dërguarit të Allahut dhe kjo ishte në festën e fitër bajramit. Atëherë i Dërguari i Allahut tha: O Ebu Bekr  çdo popull e ka  festën e vet ndërsa kjo është festa e jonë”.( Hadith i vërtetë).

Kritika ndaj atyre të cilët argumentuan me këtë hadith për lejimin e muzikës dhe instrumenteve.

Ka thënë Ibnul Kajjimi Allahu e mëshiroftë: Qudi më e madhe se kjo është argumentimi juaj për lejimin e muzikës me këndimin e dy vajzave të vogla tek një vajzë e vogël në ditën e fitër bajramit dhe gëzimi me  poezi arabe të cilat përshkruanin trimërinë, luftërat dhe sjelljet e mira. A mund të krahasohet muzika me këtë. Ndërsa qudia tjetër është  se ky hadith është prej argumenteve më të mëdha kundër atyre të cilët e lejojnë muzikën. Ebu Bekri e quajti këtë veglat e shejtanit dhe i Dërguari i Allahut ia pohoi një gjë të tillë dhe  lehëtsoi këtë për dy robresha të cilat ende nuk ishin në moshën madhore dhe nuk pa i Dërguari i Allahut ndonjë të keqe në recitimin e tyre dhe në dëgjimin e tyre. A ka mundësi  që me këtë të lejohet ajo të cilën  e dini ju dhe e veproni në dëgjimin e asaj që çdo i mençur kupton fjalët e tyre. Subhanallah si devijuan këto mendje në keqkuptimin e argumenteve.

Ka thënë Ibnul Xhevziu: në këtë kohë Aishja ishte e vogël dhe nuk tregohet se pasi që ajo është rritur më e madhe e ka bë një gjë të tillë. Kasim b. Muhamed ishte djali i vllaut të saj i cili ndalonte muzikën ndërsa ky kishte marr dije nga Aisha (Allahu qoftë i knaqur me të).

Ibnul Hazmi dhe lejimi i muzikës

Është e njohur dhe publike që Ibnul Hazmi e ka lejuar muzikën sikur që e ka cekë vetë në librin e tij “el-Muhalij”. Por, ajo që duam ta tërheqim vëmendjen këtu është se nëse  njerëzit dëgjojnë se Ibnul Hazmi apo dikush prej dijetarve tjerë e ka lejuar muzikën me një herë ju shkon mendja atyre në muzikën e cila gjendet sot nëpër kanale televizive, radio, hotele dhe  nëpër vende tjera. Ky kuptim është një gabim shum i madh. Këtë lloj të muzikës së sotme nuk thot për lejimin e saj ai i cili është musliman e aq më pak të thot një gjë të tillë një dijetar, sikur që është dijetari i mirënjohur Ibën Hazmi. Dijetarët janë të një mendimi të gjithë në ndalimin e muzikës e cila përmban fjalë të ndyta përmban mëkat apo nxitje në mëkat. Ndërsa ne njohim muzikën e cila sot bëhet dhe  ajo që bëhet përmes saj prej gjërave të ndaluara. Muzika sot nënkupton zhveshje, përzierje me burra dhe gra, nxitje në kurvëri, nxitje në epshe dhe në pirjen e alkoolit. Muzika sot nënkupton të dal një këngtare e zhveshur para syve të tjerve dhe para zemrave të smuara me fjalë të cilat ndjellin dashuri romantike. Muzika sot nënkupton të tubohen meshkuj dhe femra në një vend  dhe ti bëjnë mëkat Allahut dhe të shkaktojnë hidhërimin e  Tij.

Për këtë themi se ata të cilët përhapin mes njerzve se  Ibnul Hazmi e ka lejuar muzikën duhet të mendojnë mirë se deri ku shkon fjala e tyre, nëse atë e  tregon pa asnjë përkufizim. Le tia ketë frikën Allahut ky njeri në fjalët e tij dhe le të shiqoj në situatën në të cilën jetojmë.

Pastaj dije se pasi që kemi argumente të qarta për ndalimin e një gjëje mos mendo se mendimi i filan dijetarit të bënë dobi tek Allahu. Ka thënë Sulejman  Tejemi: Sherri më i madhë të ka kaplue nëse gjithmon ndjek lehtësimet e një dijetari apo gabimin e ndonjë dijetari, Allahu ka thënë: Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merrnie e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.(Hashr 7) Po ashtu Allahu thotë: prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët.( Nur 63)

Ndërsa sa i përket çështjes së ilahive të cilat janë të pastërta nga muzika është si vijon:

Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut dhe nga shokët e tij se ata kanë dëgjuar ilahi dhe recitime të poezive kur kanë qenë në vendin e tyre po ashtu edhe kur kanë qenë udhëtarë, në  ndejat e tyre dhe në punët e tyre . Nga një herë  këndonte vetëm njëri prej tyre ndërsa nga nje herë këndonin së bashku, sikur që ka ardhë në hadithin e Enesit tregimin e gropimit të Hendekut i cili thotë: Kur i Dërguari i Allahut pa atë që na kishte goditur prej lodhjes dhe prej urisë tha: O Zot nuk ka jetë të vërtetë përveç në  botën tjetër. Fali ensarët dhe Muhaxhirët. Ndërsa shokët e Pejgamberit duke ju përgjegj në këtë thanë: Ne jemi ata të cilët ja kemi dhënë besën Muhamedit në luft me të sa të jemi gjallë”.( Transmeton Buhariu)

Po ashtu  kanë kënduar edhe në ndejat e tyre. Transmeton Ibën Ebu Shejbe me zingjir të mirë nga Ebu Seleme b. Abdurrahman i cili ka thënë:” Nuk kanë qenë shokët e Pejgamberit të devijuar e as të vdekur. Ata recitonin poezi në ndejat e tyre. Me këto poezi ata kundërshtonin gjërat e injorancës. Ndërsa nëse dikush prej tyre tregonte diçka për fenë besimin e vet në islam ndriqonin sytë e tyre.( Musannef Ibn Ebi Shejbe).

Këto argumente tregojnë se recitimi i poezive dhe këndimi ilahive është e lajuar, pa marr parasysh a janë me një zë apo me grup.

Por edhe këtu duhet të kemi parasysh disa rregulla të cilat i kanë vendosur dijetarët, ndër to: Mos përdorimi i instrumenteve muzikore gjatë ilahive. Mos të  jipet muslimani pas tyre shumë sa që me humb  kohën shumë në to apo me humb ndonëj obligim të Allahut.Mos të jetë me  zëra të grave, mos të ketë në të fjalë që janë të ndaluara të përmenden. Mos të ju përgjajnë me zërin e tij zërave të mëkatarev të cilët këndojnë muzikë. Dhe mos të jetë e ndikuar prej zërave të cilat  ju përgjajnë melodive të instrumenteve.

Dhe  në fund

Ka thënë Imam Ibnul Kajjimi në librin e tij Igathetu lehfan: Dije se muzika i ka veçoritë e veta të cilat ndikojnë në ngjyrosjen e zemrës me dyftyrësi. Ajo mbjell nifakun në zemrën e njeriut sikur që mbin bima pas shiut.

Prej  veoçorive të muzikës janë:

Muzika e bënë zemrën e besimtarit të pakujdesshme dhe e ndalon nga kuptimi i Kuranit, meditimi dhe veprimi me të. Muzika dhe Kurani nuk mund të bashkohen në zemrën e besimtarit asnjëherë, sepse ato janë të kundërta mes veti. Kurani ndalon nga pasimi i epshit dhe urdhëron në pastërti dhe largimin nga ëndjet e shpirtit, ndalon nga shkaqet e pakujdesisë, ndalon nga pasimet e hapave të shejtanit. Ndërsa, muzika urdhëron në të kundërtat e gjithë atyre që cekëm. Muzika e levizë njeriun në çdo të keqe dhe e dirigjon atë në çdo të mëkat.

Andaj ju o musliman pastrone vetë tuaj, veshët tuaj nga fjalët boshe dhe instrumentet muzikore të shejtanit. Zbukurone vetën tuaj në kopshtet e xhennetit e që jan  hallkat ku mësohet Kurani libri i Allahut. Mësoni në shkollën e të Dërguarit të Allahut dhe merrni prej fryteve të saj. Me këtë do të udhëzoheni nga devijimi në rrugën e drejtë nga verbëria në syqelësi, mga mëkati në devotshmëri dhe larg nga pasimi i epshit. Me këtë ju do ta ngjallni zemrën tuaj. Në librin e Allahut dhe në sunnetin e Pejgamberit gjeni ilaçin dhe shërimin. Bëhuni prej atyre për të cilët ka thënë Allahu: dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë),( Mu’minun 3)

Allahu i ndihmoftë muslimanët që ta kapen për  fenë e tyre dhe të jenë syqelë në çështjet e tyre.

E falenderojmë Allahun me begatitë e të Cilit plotësohet çdo e mirë.

 

 


Mburoja e Myslimanit