E Mërkurë, Shtator 19, 2018
A- A A+

Nahl (Bleta)

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

- Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë).

- Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.

 

- Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhërin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.

- Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.); ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.

- Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).

- Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.

- Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve.

- Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?

- Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri Allahu shumë fal dhe shumë mëshiron.

- Allahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.



Kurani i Shenjtë: Surja Nahl (Bleta), Ajetet 10-19

 

 

 

Mburoja e Myslimanit