E Mërkurë, Dhjetor 12, 2018
A- A A+

Forma sferike e tokës

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

“E pastaj tokën e sheshoi” (Kurani Shenjtë: Sureja 79, Ajeti 30)

 

Në ajetin e mësipërm, fjala “daha” përdoret në Arabishten origjinale, Ajo, e përkthyer si “sheshoi”, rrjedh nga fjala “dahv”, që dmth edhe “zgjeroj”. Edhe pse fjala “dahv” do të thotë gjithashtu “për të mbështjellur” apo “për të përcaktuar”, domethënia e foljes është më shumë se vetëm një prozaik përcaktues, pasi ai përshkruan përcaktimin në një rreth.

 

 

Koncepti I formës qarkore është gjithashtu I pranishëm në fjalët tjera që rrjedhin nga “dahv”. Për shembull, fjala “dahv” I referohet gjithashtu edhe gjuajtjes së topit në një vrimë toke nga fëmijët, lojët që përfshijnë gjuajtjen e gurëve në vrima dhe lojërat që luhen me arra. Fjalët që rrjedhin nga ajo rrënjë përdoren gjithashtu edhe për një struc që ndërton qerdhe, duke I larguar gurët nga vendi ku do të ulet, ku do t’I bëj vezët dhe vet vezën.

 

Vërtet, Toka është e rrumbullakët, në një mënyrë të ngjashme me vëzën. Forma sferike paksa e rrafshuar është e njohur si geoid. Nga kjo pikëpamje, përdorimi I fjalës “daha” përmban informacion të rëndësishëm për formën që Allahu I ka dhënë Tokës. Për qindra vite njerëzimi imagjinonte se Toka mund të ishte krejtësisht e sheshtë dhe e njohën të vërtetën vetëm në sajë të teknologjisë. Megjithatë, ky fakt është shpallur në Kur’an katërmbëdhjetë shekuj më parë.

 

 

Mburoja e Myslimanit