E Mërkurë, Shtator 19, 2018
A- A A+

Një trëndafil i kuq në qiell : Mjegullnaja e trëndafiltë

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë.(Sureja Rrahman, 37)

Shprehja Arabe e përkthyer më lartë si “bëhet kuq si vaji I shkrirë” është "verdeten ke eddihani."Kjo shprehje krahason një figurë të shfaqur në qiell me një trëndafil të kuq. Ky përshkrim mbart një ngjashmëri të ngushtë me trupat qiellor të kuq me një pamje të palosur si freskore, veçanërisht “Mjegullnaja e Trëndafiltë”.


Nebula është emri I dhënë masave të gazit në gjithësi që duken si re. Para se të bëheshin mjegullnaja ato ishin yje, dhe pasi që këto yje janë shumë të mëdha lirojnë gazëra në gjithësi për shkak të shtypjes dhe temperaturës së lartë të brendshme që ato kanë. Këto shpërthime të gazit janë shumë të mëdha dhe të shpejta. Këto gazëra pastaj rriten së bashku për të formuar një re gazi me temperaturë prej më shumë se 15,0000C.1

Një lloj I mjegullnajës është I njohur si “Mjegullnaja e Trëndafiltë” për shkak të ngjashmërisë së saj me trëndafilin. Mjegullnaja e Trëndafiltë është gjithashtu një re e madhe e gazit dhe duket të ketë një hapësirë pesë herë më të madhe se ajo e hënës së plotë.2 Diametri I saj I vërtetë llogartitet të jetë rreth 130 vitë drite.3

Një ekip I udhëhequr nga Leisa Toënsley, një studiuese e lartë nga Penn State University në fushën e astronomisë dhe astrofizikës, ekzaminojë Mjegullnajën e Trëndafiltë duke përdorur teleskopin Chandra me rreze X. Ata fotografuan qindra yje në Mjegullnajën e Trëndafiltë dhe konstatuan se me përplasjen më njëra-tjetrën yjet prodhojnë gaz në temperatura prej 6 milion gradë celzius. Toënsley përshkruan atë që pa:

"Një shkëlqim I rrezeve të përhapura X përshkon Mjegullnajën e Trëndafiltë dhe ndoshta shumë rajone të tjera yll-formuese kudo në galaktikë. Tani ne kemi një pamje të re të mjetit duke e ndriçuar Mjegullnajën e bukur të Trëndafiltë dhe dëshmi të reja se si mjedisi ndëryjor mund të jap energji.” 4

Ekzistenca e këtij trupi të parë në ilustrime mund të konfirmohet vetëm nga pajisjet e vëzhgimit të teknologjisë së lartë. Kjo gjendje lidhur me qiejt e shënuar në Kur’an është në përputhje të plotë me zbulimet e astronomisë moderne. Në një ajet të Kur’ani na është thënë:

Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon pjesë nga Kur'ani dhe nuk bën ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt. (Sureja Junus, 61)

 

Mburoja e Myslimanit