E Mërkurë, Dhjetor 12, 2018
A- A A+

Reduktimi i lëvizjes gjatë natës

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. (Kur'an, 6:96)



Fjala Arabe sakanan, e cila shfaqet në original në ajetin e mësipërm, do të thotë “prehje, pushim, koha për t’u tërhequr në pushim, koha për pushim.” Siç tregohet nga Allahu, nata është koha kur njerëzit pushojnë. Hormoni melatonin, I sekretuar natën, përgatit trupin për gjumë duke ngadalësuar lëvizjet fizike të njerëzve, duke i bërë ata të fjetur dhe lodhur, dhe funksionon si një qetësues natyral që lehtëson mendjet e tyre. 167 Gjatë gjumit, rrahjet e zemrës dhe ritmet e frymëmarrjes si dhe shtypja e gjakut bie. Në mëngjes, prodhimi i hormoneve ndalon dhe trupi stimulhet për t’u zgjuar. 168

Në të njëjtën kohë, gjumi lejon muskujt e trupit dhe indet të rigjenerohen dhe trupin të zëvendësoj qelizat e vjetra apo të vdekura. Meqë shpenzimi i energjisë reduktohet gjatë gjumit, trupi rezervon energji gjatë gjithë natës. Disa substanca kimike, jetike për sistemin imunitar dhe hormonet e rritjes gjithashtu sekretohen gjatë gjumit. 169

Në rast se njerëzit nuk arrijnë të flejnë mjaftueshëm, si pasojë, sistemi imunitar menjëherë ndikohet dhe trupi bëhet më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Nëse njerëzit nuk janë në gjendje të flejnë për dy netë, ata do ta kenë të vështirë të koncentrohen dhe niveli i gabimeve të tyre do të rritet. Nëse ata janë të privuar nga gjumi për tri netë, ata do të fillojnë të kenë halucionacione dhe nuk do të jenë në gjendje të mendojnë logjikshëm. 170

Nata është kohë pushimi për krijesat tjera aq sa është për njerëzit. Kjo situatë, e përmendur nga Allahu në ajetin “natën e bëri kohë pushimi,” tregon një fakt që nuk mund të shihet nga syri i njeriut: Shumë aktivitete që ndodhin gjatë ditës ngadalësohen dhe pushojnë gjatë natës. Në bimë, për shembull, djersitja e gjetheve dhe fotosinteza fillojnë me lindjen e diellit. Në pasdite, situata është e kundërt. Me fjalë tjera, fotosinteza ngadalëson dhe frymëmarrja rritet, sepse djersitja përshpejtohet me ngritjen e temperaturës. Gjatë natës, me rënien e temperaturës, djersitja ngadalësohet dhe bimët pushojnë. Shumica e bimëve do të vdesnin po të dështonte vetëm një natë. Nga kjo pikëpamje, nata do të thotë pushim dhe rigjallërim për bimët, ashtu si për njerëzit. 171

Lëvizja në nivelin molekular është gjithashtu në rënie gjatë natës. Rrezatimi i emetuar nga Dielli gjatë ditës aktivizon atomet dhe molekulat ne atmosferën e Tokës dhe i bën ato të kenë nivele më të larta energjie. Me rënien e errësirës, atomet dhe molekulat bien në nivele më të ulëta energjie dhe fillojnë të lëshojnë rrezatim. 172

Këto fakte janë, sipas të gjitha gjasave, të përmendura në Suren An’am 96 dhe zbulojnë edhe një nga mrekullitë e panumërta të Kur’anit (Allahu e di më së miri).

 

Mburoja e Myslimanit