E Mërkurë, Dhjetor 12, 2018
A- A A+

Rëndësia e lëvizjes në gjumë

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre. (Kur'an, 18:18)



Ajeti i mësipërm i referohet Banorëve të Shpellës, të cilët qëndruan fjetur për qindra vjet. Përveç kësaj, Allahu gjithashtu shpall se Ai i lëvizi trupat e tyre majtas dhe djathtas. Urtësia e kësaj është zbuluar vetëm në kohët e fundit.

Njerëzit të cilët mbesin të shtrirë në të njëjtën pozitë për një kohë të gjatë kohore hasin në probleme të rënda shëndetësore, të tilla si vështirësi të qarkullimit, plagë, dhe koagulim të gjakut në atë pjesë të trupit në kontakt me sipërfaqen mbi të cilën ata qëndrojnë. 164

Plagët që rezultojnë janë të njohura si “plagët e shtratit” apo “plagët e presionit”. Për shkak të presionit të vazhdueshëm në një pjesë të trupit kur njeriu nuk lëviz një periudhë të gjatë kohore, enët e gjakut ngushtohen dhe mund të mbyllen krejtësisht. Si rezultat, oksigjeni dhe lëndët tjera ushqyese që barten përmes gjakut dështojnë të arrijnë lëkurën, dhe lëkura fillon të vdesë. Kjo çon në shfaqjen e plagëve në trup. Nëse këto plagë nuk shërohen, yndyra dhe muskujt gjithashtu mund të vdesin. 165

Këto plagë, të cilat formohen nën lëkurë ose inde, mund të marrin përmasa serioze nëse nuk shërohen. Nëse ato infektohen, mund të çojnë edhe në vdekje. Gjëja më e shëndetshme për të bërë, pra, është të ndryshohet pozicioni i trupit çdo 15 minuta në mënyrë që të reduktohet ky presion. Pacientët të cilët nuk mund të lëvizin vetë pra marrin kujdes të veçantë dhe lëvizën çdo 2 orë nga njerëzit e tjerë. 166 Fakti që këto prova mjekësore, të zbuluara vetëm në shekullin e fundit, janë të përmendura në Kur’an është edhe një tjetër mrekulli.

Mburoja e Myslimanit