E Mërkurë, Dhjetor 12, 2018
A- A A+

Cikli ushqimor

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

S'ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)? (Kur'an, 6:95)

Siç shihet në diagram, bimët dhe kafshët e vdekura zbërthehen nga bakteriet dhe transformohen në minerale. Kjo mbeturinë organike e absorbuar në tokë përbën ushqimin bazë për bimët. Ky cikël ushqyes është me rëndësi jetike për të gjitha gjallesat.


Në ajetin e mësipërm vëmendja jonë tërhiqet në ciklin ushqimor për të cilin njerëzit në kohën e shpalljes së Kur’anit nuk kishin njohuri.

Kur një gjallesë vdes, mikroorganizmat shpejt e shkaktojnë dekompozimin e saj. Trupi i vdekur pastaj ndahet në molekula organike që përzihen me tokën dhe formojnë burimin themelor të ushqimit për bimët, kafshët dhe, në fund, njerëzit. Po të mos ishte ky cikël ushqyes, jeta do të ishte e pamundshme.

Bakteret janë përgjegjëse për përmbushjen e nevojave minerale dhe ushqimore për të gjithë gjallesat. Bimët dhe disa kafshë, që mbesin gati plotësisht të vdekura (letargji) gjatë dimrit, ringjallen verës dhe përmbushin të gjitha nevojat e mineraleve dhe ushqimit përmes aktiviteteve të bakterieve gjatë dimrit. Gjatë dimrit, bakteriet ndajnë mbetjet organike (p.sh. bimët dhe kafshët e vdekura) dhe i kthejnë ato në minerale 162 Kështu, kur gjallesat rizgjohen në pranverë, ato e gjejnë ushqimin të gatshëm dhe duke i pritur ata. Në saje të bakterieve, është kryer një “pastrim pranveror” në ambientin e tyre dhe është përgatitur sasia e nevojshme e ushqimit për natyrën ndërsa rikthehet në jetë në pranverë.
Siç e kemi parë, krijesat e vdekura luajnë një rol jetik në shfaqjen e të rejave. Ky tranzicion, i treguar në Kur’an si “Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli”, është kryer në mënyrën më perfekte. Kjo është një nga dëshmitë se Kur’ani është Fjala e Allahut.

Mburoja e Myslimanit