E Shtunë, Tetor 20, 2018
A- A A+

Mishi i derrit dhe pasojat e tij të dëmshme për shëndetin

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.. (Kur'an, 2:173)

 

 


Ngrënia e mishit të derrit është e dëmshme për shëndetin në shumë aspekte. Ky dëm është prezent edhe sot pavarësisht prej të gjitha masave që ndërmirren. E para dhe më e rëndësishmja, pa marrë parasysh sa të pastërta janë fermat dhe ambientet ku rritet, derri për nga natyra nuk është një kafshë e pastër. Shpesh luan në jashtëqitjen e tij, dhe madje e han. Për shkak të kësaj dhe strukturës biologjike të tij, derri prodhon në trupin e tij nivel shumë më të lartë të anti-trupave se kafshët tjera.

Përveç kësaj, nivele shumë më të larta të hormonit të rritjes prodhohen te derri krahasuar me atë te kafshët e tjera dhe qeniet njerëzore. Natyrisht, këto nivele të larta të anti-trupave dhe hormonit të rritjes kalojnë nëpër indet muskulore dhe rriten në to. Mishi i derit gjithashtu përmban nivele të larta të kolesterolit dhe lipideve. Është vërtetuar shkencërisht se këto sasi të konsiderueshme të anti-trupave, hormoneve, kolesterolit dhe lipideve te derri paraqesin një rrezik serioz për shëndetin e njeriut.

Ekzistenca e numrit mbi mesatar të personave të trashë në popullatat e vendeve të tilla si SHBA dhe Gjermani, në të cilat konsumohet sasi e madhe e mishit të derit, është tashmë i njohur. Kur i ekspozohet sasisë së tepërt të hormonit të rritjes si rezultat i dietës me bazë mishin e derrit, trupi i njeriut fillimisht shton peshë të tepërt dhe pastaj vuan deformime fizike.

Një substancë tjetër në mishin e derrit është krimbi “trikina”. Ky gjindet shpesh në mishin e derrit dhe kur hyn në trupin e njeriut, vendoset drejtpërdrejtë në muskujt e zemrës dhe paraqet një kërcënim fatal. Edhe pse tashmë është e mundur të identifikohen teknikisht derrat që janë të infektuar me trikinë, metoda të tilla nuk ishin të njohura në shekujt e mëparshëm. Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë ngrënë mish derri janë rrezikuar të infektohen me trikina dhe vdekje të mundshme.

Të gjitha këto arsye janë vetëm një pjesë e urtësisë në ndalesën e vënë nga Zoti ynë mbi konsumimin e mishit të derrit. Veç kësaj, kjo urdhër i Zotit tonë ofron mbrojtje të plotë nga efektet e dëmshme të mishit të derrit në çfarëdo kushte. Deri në shekullin e 20-të, ishte e pamundur të dihej për rrezikun që mishi i derrit i shkaktonte shëndetit të njeriut. Fakti që Kur’ani, i shpallur katërmbëdhjetë shekuj më parë, paralajmëron për këtë dëm që është padiskutueshëm është zbuluar me pajisjet moderne mjekësore dhe testet biologjike, është një nga mrekullitë që vërteton se Kur’ani është shpallje e Allahut, të Gjithëdijshmit.

Përkundër të gjitha masave parandaluese dhe inspektimeve që ndodhin në rritjen e derrave në kohën moderne, fakti që mishi i derrit është fiziologjikisht i papajtueshëm me trupin e njeriut dhe është një lloj mishi i rrezikshëm për shëndetin njerëzor nuk ka ndryshuar dhe mbetet ende.

Mburoja e Myslimanit