E Mërkurë, Dhjetor 12, 2018
A- A A+

Abdesi – në hap me teknologjinë

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

artikuj

Një kompani Malaje ka prodhuar një makinë e cila do t’i ndihmon muslimanët për të marrë abdes duke kursyer ujin.

Makina për abdes ka senzorët e saj automatik të cilët lëshohen posa të afrohet dora.

Shpikësit e saj AACE Technologies thonë se kjo makinë do të jetë e përshtatshme për muslimanët pasi ata do të kenë mundësi të kursejnë më shumë ujin.

 

 

Pajisja është e gjatë 1.65 m dhe shfrytëzon vetëm 1.3 litra ujë gjatë marrjes së abdesit, dhe po ashtu bën leximin e ajeteve Kur’anore që kanë të bëjnë me abdesin.

Fillimi i shitjes së këtyre makinave do të filloj në Malajzi dhe çmimi do të sillet prej 3000 deri në 4000 dollarë amerikan, thotë kryetari i kësaj kompanie Antoni Gomez.

Abdesi është prej kushteve të namazit të muslimanëve, që do të thotë se çdo musliman është i detyruar që para pesë namazeve ditore të merr abdes në mënyrë që të hyjë i pastërt në namaz.

Burimi: mesazhi.com

Mburoja e Myslimanit