E Mërkurë, Shtator 19, 2018
A- A A+

Këshilla të urta nga Ibn'ul Kajjim El Xheuzi

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Ka thënë Ibnu’l Kajjimi:

Katër gjëra shkatërrojnë trupin; brenga, pikëllimi, uria dhe pagjumësia. 

Katër gjëra te kënaqin; Shikimi ne gjelbërim, shikimi i ujëvarës, shikimi i te dashurit dhe shikimi i frutave.

Katër gjëra dobësojnë te parit; Ecja zbathur, zbardhja (zgjimi ne mëngjes) dhe ngrysja me fytyrë të mrrolur, të rëndë dhe fytyrë armiku, të qarit e shumtë dhe shikimi i tepërt në ndonjë vijë të hollë. 


Katër gjëra e forcojnë trupin; Veshja e rrobave të buta, pastrimi në banjë ne këmbë, ngrënia e ushqimit të ëmbël dhe yndyrshëm si dhe nuhatja e aromave të këndshme.

Katër gjëra zbehin fytyrën; Gënjeshtra, turpi i pakët, pyetja pa patur dituri fare dhe marrëzitë e shumta. 

Katër gjëra shndrisin fytyrën; burrëria, përmbushja e premtimit, bujaria dhe devotshmëria.

Katër gjëra sjellin urrejtjen dhe mërinë; Mendjemadhësia, zilia, gënjeshtra dhe bartja e fjalëve.

Katër gjëra sjellin rrizkun; Falja natën, istigfari i shumtë gjatë mesnatës, bërja shprehi e dhënies se lëmoshës dhe përmendja e Allahut ne fillim dhe mbarim të ditës.

Katër gjëra pengojnë rrizkun; Gjumi në mëngjes, namazi i paktë, përtacia dhe tradhëtia. 

Katër gjëra të pengojnë të kuptuarit dhe zgjuarsinë; Ngrënia e thartësirave dhe pemëve vazhdimisht, gjumi në shpinë, brenga dhe pikëllimi.

Katër gjëra sëmurin trupin; Të folurit e shumtë, gjumi i shumtë, ushqimi i shumtë dhe marrëdhëniet seksuale të shumta. 

Pesë ngritin pesë; Modestia ngrit dijetarët, pasuria ngrit (largon) poshtërimin, heshtja ngrit (largon) gabimet, turpi ngrit moralin dhe shakaja ngrit (largon) vështirësitë. 

Pesë njihen me pesë; Pema me frutat e saja, gruaja kur burri t’i varfërohet, shoku ne dite te vështira, besimtari ne sprovim dhe bujari ne kohëra krizash. 

Pesë mbysin pesë; Shpifja të vërtetën, pasuria të metat, devotshmëria epshin, përmendja lëmoshën dhe nevoja (varfëria) parimet. 

Pesë shpijnë në pesë; Shikimi në prostitucion, lakmia në pendim (keqardhja), pajtimi (me atë qe ta jep Allahu) në kënaqësi, udhëtimi i shumtë në njohuri dhe polemika në armiqësi. 

Pesë i rrisin pesë; Zjarri nga kashta-byku, dyshimi nga mendimi i keq, vrazhdësia nga mos bamirësia, armiqësia nga mosfalja dhe shkëputja e marrëdhënieve nga mos pyetja (se perse kjo është kështu e kështu). 

Pesë sjellin lumturi; Fëmija i ndershëm, gruaja e ndershme, shoku i mirë, besimtari bamirës dhe dijetari i zgjuar!

Pesë zbukurohen me pesë; Shëndeti me jetë te mirë, udhëtimi me shoqëri të mirë, bukuria me moral të mirë, gjumi pa probleme paraprake dhe nata me përmendjen e Allahut!

Pesë gjëra e kanë jetën e shkurtër; Nxënia përmendesh në pleqëri, të folurit me teori te pavërtetuara-supozime, begatitë me mendjemadhësi (dhe mohim të së vërtetës), shoqëria e udhëtimit dhe këshilla nga rastet tragjike. 

Pesë sjellin pesë; Istigfari sjell rrizkun, ulja e shikimit sjell virtytin, turpi sjell të mirat, të folurit e butë sjell kërkesën dhe hidhërimi sjell keqardhjen. 

Pesë largojnë pesë; Të folurit e butë hidhërimin, istiadheja (eudhu bil-lahi mine’sh shejtani’r rraxhim) largon djallin, maturia largon pishmanllëkun (keqardhjen), përmbajtja nga të folurit largon gabimet dhe duaja largon caktimin e keq.

Mburoja e Myslimanit