E Mërkurë, Dhjetor 12, 2018
A- A A+

Filmi 2012 dhe fundi i botës

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Mendimi për ndërtimin e qytetit ideal, që prej shumë kohësh ka patur një pozitë të veçantë tek dijetarët dhe tek intelektualët. “Utopia” (e Platonit), “Qyteti i diellit” (i Farabiut) dhe “ Parajsa tokësore” e Tomas Mur janë disa nga shembujt e qytetit ideal të ëndërruar nga njerëzimi.

 

Edhe në fetë hyjnore gjithmonë ka ekzistuar mendimi për ardhjen e shpëtimtarit i cili do ta shpëtojë botën nga vuajtjet dhe fatkeqësitë. Në këto fe theksohet se arritjet kryesore të pushtetit të shpëtimtarit, do të jenë vendosja e drejtësisë, sigurisë, mirëqenies dhe progresit për të gjithë njerëzit e botës. Por kush është ky shpëtimtar? Si do të shfaqet dhe kur do të ndërtohet qyteti ideal? Kohën në të cilën do të shfaqet shpëtimtari e kanë quajtur Apokalips apo fundi i kohërave, por çdo fe ka përmendur karakteristika të veçanta përsa i përket fundit të historisë. Në shumicën e feve theksohet se do të zhvillohet një betejë e ashpër dhe e përgjakshme ku do të triumfojë shpëtimtari dhe përkrahësit e tij dhe bota do të bëhet si një qytet ideal për të gjithë njerëzit. Kjo çështje, për shkak se ka ngjallur interesim të madh, ka shërbyer si një temë për shumë romane, tregime dhe filma të famshëm.

 

Në kinemanë perëndimore dhe sidomos në Hollivud janë prodhuar filma me këtë temë për shkak të interesimit të njerëzve për fatin e botës. Nga filmat e parë të prodhuar në historinë e kinemasë mund të përmendim filmin “Lindja e një kombi”, i cili u prodhua në vitin 1915 dhe që përbëhej nga shumë skena të ndikuara nga spekulimet dhe manipulimet historike të sionistëve dhe mbi pikëpamjen devijuese të tyre mbi karakteristikat e shpëtimtarit. Më vonë, me pushtimin e territoreve palestineze prodhimi i këtyre filmave u bë prioritet dhe për t’i dhënë legjitimitet regjimit të paligjshëm sionist, u krijuan disa vepra me temën e shfaqjes së shpëtimtarit në territoret e pushtuara palestineze. Këto vepra në mënyrë tepër cinike përcjellin mesazhin naiv se shkaku i pushtimit të Palestinës nga sionistët është krijimi i kushteve për shfaqjen e shpëtimtarit. Ide të ndryshme në lidhje me të ardhmen e botës janë shprehur nga teoricienë të tillë si Tofler, Fukojama dhe Hantington, të cilat kanë shërbyer si tema në produktet e kinemasë perëndimore. E ardhmja e botës megjithëse përfshin tema të ndryshme shkencore, politike dhe fetare, u mirëprit gjerësisht në kinema dhe u ndërthur me çështjet politike.

 

Gjatë dekadave të fundit janë prodhuar vepra të ndryshme kinematografike me tema të tilla ku mund të përmendim filmat “ Dita e pavarësisë”, “ Lufta e botërave”, “ Planeti i majmunëve”, “Matrix” dhe “Njeriu që pa të nesërmen”. Shumica e këtyre veprave reflektojnë dhe propagandojnë idetë sioniste. Disa filma të tjerë janë përpjekur të devijojnë mendimet islamike dhe besimin e myslimanëve në lidhje me fundin e botës dhe në këto vepra myslimanët paraqiten si kundërshtarë të zhvillimit shkencor dhe teknologjik. Përpjekja më e fundit në këtë drejtim ishte filmi “2012” i regjisorit Roland Emmerisch që po shfaqet në kinematë botërore. Ky regjisor, më parë kishte prodhuar dy filma në lidhje me fundin e botës me titull “Dita e pavarësisë” dhe “ Pasnesër”. Në filmin e parë, krijesat kozmike sulmojnë tokën, ndërsa në filmin e dytë për shkak të fenomenit të ngrohjes globale, planeti i tokës shkatërrohet gradualisht. Emmerisch në lidhje me filmin “2012” thotë: “Për mendimin tim, në këto kushte bota po i afrohet shkatërrimit dhe në çdo rrethanë ne do të zhdukemi”. Tashmë le të trajtojmë së bashku tematikën e filmit “2012”. Filmi “2012” fillon me skena me dridhje të mëdha dhe jo normale të diellit. Një studiues në vitin 2009 heton ndikimin e këtyre dridhjeve në bërthamën qendrore të tokës dhe vëren se ky zhvillim së shpejti do të shkatërrojë tokën dhe civilizimin njerëzor.

 

Ai parashikon ngjarjet që do të ndodhin në botë në vitin 2012, por në një projekt sekret 400 mijë njerëz të zgjedhur nga vende të ndryshme, së bashku me vepra të rëndësishme kulturore botërore dhe me një çift nga çdo lloj kafshe, vendosen në një anije të fuqishme. Kjo anije metalike ndodhet në lartësitë malore në Kinë dhe bëhet shkak që këta persona të shpëtojnë dhe historia e tokës rifillon me personat e shpëtuar më datën 1/1/1 . Në pamje të parë ,filmi “2012” duket si një film argëtues me skena tërheqëse, ngjarje të tmerrshme dhe shpëtimi magjik i heroit kryesor të filmit zbavit shikuesit. Autori i skenarit të këtij filmi është përpjekur që çështjen e fundit të botës ta bazojë në zbulimet shkencore dhe zhvillimet fizike në mënyrë që ky film të bëhet më i besueshëm për publikun. Producentët e këtij filmi theksojnë se tema e këtij filmi është krijuar në bazë të legjendave të popullit Maja, ndërsa shpëtimi i të zgjedhurve dhe rifillimi i jetës në tokë, është frymëzuar nga tregimi i hazretit Nuh (as). Ky film megjithëse nuk mohon vlerat morale dhe shpirtërore, përpiqet që gjithçka ta ndërlidhë me humanizmin dhe supremacinë e Amerikës. Apostujt budistë në malet e Kinës me qetësi meditojnë për fundin e botës dhe përgatiten në një kohë që gjithë bota është përfshirë nga shqetësimet dhe trazirat. Megjithatë apostujt budistë nuk vendosen në anijen e shpëtimit dhe nuk kanë asnjë rol në ndërtimin e botës së ardhshme.

 

Nga ana tjetër, shpëtimtari dhe personat që hyjnë në anije, janë persona të thjeshtë dhe të zakonshëm nga shoqëria amerikane. Personazhi i tij nuk përputhet me asnjë nga karakteristikat e shpëtimtarit dhe vetëm me disa të papritura dhe aventura ai hyn në anije. Ai më në fund bëhet shpëtimtari i personave që ndodhen në anije në një kohë që nuk ka aftësitë e nevojshme për të zbatuar këtë detyrë të vështirë. Tema e këtij filmi ka krijuar shumë debate. Skenaristët këmbëngulin se legjendat e popullit Maja e kanë parashikuar kështu fundin e botës, por e vërteta është se diçka e tillë nuk ekziston, sepse populli Maja vetëm sa e ka ndarë historinë e tokës në disa periudha të ndryshme. Dr. Dejvid Stjuart profesor i historisë së artit në universitetin e Teksasit, i cili është specialist i civilizimit të popullit Maja thekson: “ Në asnjë mënyrë populli Maja nuk e ka thënë diçka të tillë. Në kalendarin e vjetër të këtij populli 21 dhjetori 2012 shënon fillimin e periudhës së 13 të historisë prandaj nuk mendoj se ky film mund të merret seriozisht nga dikush.” Interesant është fakti se personazhi i cili luan rolin e presidentit të Amerikës në këtë film është një zezak i cili solidarizohet me popullin dhe përpiqet që të jetë përkrah popullit gjatë shkatërrimit të tokës.

 

Ky prezantim i një personaliteti politik, para se të lidhet me realitetin, dëshmon për afrimitetin e regjisorëve dhe producentëve me botën e politikës dhe për talentin e tyre të madh në propagandimin e politikanëve amerikanë. Në këtë film dhe në shumë vepra të ngjashme është përpjekur që Amerika apo një amerikan të jenë shpëtimtar të botës, përballë ngjarjeve tronditëse. Filmi “2012” përpiqet të krijojë bindjen se nëse hyni në anijen e Amerikës, do të shpëtoni. Kjo ndodh në një kohë kur aktualisht për shkak të krizës ekonomike dhe pasojave të rënda të saj, anija e Amerikës ka ngecur në baltë. Dr. Hasan Bolhari shkrimtar dhe profesor universiteti në Irani, në lidhje me krijimin e veprave kinematografike me temë fundin e botës thekson: “ Aktualisht, Hollivudi po e trajton seriozisht çështjen e shpëtimtarit dhe nga njëra anë, përpiqet të shkatërrojë besimin e fesë islame në lidhje me Mahdavizmin dhe shpëtimtarin dhe nga ana tjetër, prezanton një imazh të deformuar dhe të pavlefshëm të shpëtimtarit. Kjo pikëpamje nuk ka të bëjë me prirjet e mia fetare apo politike, por rrjedh nga veprat e prodhuara në Hollivud.” Ai në vazhdim shton: “ Njeriu i sotëm ka arritur në krizë dhe njeriu që arrin në krizë vetvetiu pret një të ardhme më të mirë. Prezantimi i misionit të imam Mehdiut (a.xh) për botën është detyrë e myslimanëve dhe kjo do të kryhet nëpërmjet mediave. Jam i sigurt se aktualisht në botë ekziston potenciali për pranimin e mendimeve islamike në lidhje me shpëtimtarin dhe fundin e botës dhe në këtë mënyrë mund të përballemi me manipulimet dhe spekulimet e shumta të mediave perëndimore”.

 

Marre nga http://gazetaimpakt.com

Mburoja e Myslimanit