E Shtunë, Tetor 20, 2018
A- A A+

Ritmi i Atomeve

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 
Nëse kompleksi i punëve të realizuara në thellësi të natyrës 
kuptohet me vështirësi edhe nga njerëzit më inteligjentë të 
botës, si mund të mendojmë që këto (punë) janë fryt i aksidenteve 
apo i një rastësie të verbër?
 
 
 
 
Pol Devis, profesor i fizikës teorike
 
 
 
 
Sipas mendimit të përbashkët të shkencëtarëve, Big Bengu ngjau 17 miliard vjet më parë. Tërësia e materieve që përbëjnë universin, ashtu siç e theksuam edhe në pjesët e kaluara, janë të krijuara nga mosekzistenca dhe të formuluara në një ekuilibër të jashtëzakonshëm. Por universi i shfaqur pas Big Bengut mund të ishte një vend krejt ndryshe nga ky që jetojmë ne sot.

 

Psh, sikur vlerat e katër forcave themelore që i përmendëm në faqet e mëparshme të ishin pak më ndryshe, universi do të formohej vetëm nga rrezatimi. Në një univers të tillë sigurisht që nuk mund të ekzistonin galaktikat, yjet, planetet dhe të jetonin njerëzit. Por falë krijimit të këtyre katër forcave fizike në një mënyrë të përsosur pas Big Bengut, erdhën në jetë atomet themeli i asaj që ne e quajmë "materie".

 

Sipas pohimit të përbashkët të shkencëtarëve, 14 sekonda pas Big Bengut filluan të formoheshin 2 atomet më të thjeshtë të universit: Hidrogjeni dhe Heliumi. Pas Big Bengut nxehtësia e universit filloi të ulet me shpejtësi dhe ato-met e hidrogjenit dhe të heliumit filluan të shfaqen me përhapjen me shpejtësi të materies në univers. E thënë ndryshe "universi fillestar" pas Big Bengut ishte një "grumbull gazi" hidrogjeni dhe heliumi. Në qoftë se universi do të qëndronte gjithmonë në këtë gjendje, në të nuk do të formohej kurrë jeta, yjet, planetet, gurët, toka, pemët apo njerëzit. Do të ishte një univers ku notojnë në hapësirën boshe dy gaze të ndryshëm, dmth, një univers i pajetë.

 

Por si është e mundur që në një univers të përbërë nga gaze, të shfaqen elemente më të rëndë, si karboni, i cili është elementi themelor i jetës për gjallesat?

 

Shkencëtarët, duke bërë kërkime mbi këtë pyetje u përballën me zbulimet më të habitshme të shekullit të 20-të. Vijon.....

 

Marre nga libri 'Krijimi i Universit'

Mburoja e Myslimanit