E Hënë, Maj 21, 2018
A- A A+

Tema e evolucionit nuk mund të sqaroj: Harmoninë dhe simetrinë

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

 

Tema e evolucionit nuk mund të sqaroj: Harmoninë dhe simetrinë

 

Në tokë ne jetojmë dhe në universin e gjerë në të cilin është e lokalizuar toka mbizotëron një harmoni e shkëlqyeshme. Madje edhe duke shikuar nga dritarja, ne shohim shumë shembuj të kësaj harmonie. Në re, në qiell, pemë, lule, kafshë dhe në shembuj të ngjashëm, është e dukshme renditje dhe simetri e përkryer.

 

Kur ne shikojmë në natyrë, ne shohim se çdo bimë dhe çdo kafshë ka ngjyrat dhe modelet e posaçme për llojin e tyre. Për më tepër, secila prej këtyre ngjyrave dhe modeleve kanë domethënie të ndryshme për qeniet e gjalla: ftesa për miqësi, shprehja e agresivitetit, alarmimi ndaj rrezikut dhe shumë nocione tjera si këto mësojnë kuptim në mes të kafshëve prej perceptimit të ngjyrave dhe modeleve.

Teoria e evolucionit, e cila pretendon se gjithçka ka ardhur në ekzistencë prej një koincidence të rastësishme, ka hasur në qorrsokak, për arsye se mjeshtëria, llojllojshmëria e ngjyrave dhe harmonia u shfaqën në natyrë. çarls Darvini, themeluesi i teorisë në formën që ne e kemi sot, gjithashtu ka të rrëfej për situatën që ai fytyroi sepse dizajni është i qartë në qeniet e gjalla. Darvini shpalli se ai nuk mund të kuptonte pse ngjyrat e krijesave të gjalla kanë kuptime të ndryshme:

 

Vështirësia është, pse gjakpirësit nganjëherë janë aq mrekullueshëm dhe me mjeshtri të ngjyrosur? Kur shihet se shumica janë të ngjyrosur tu ikin rrezikut, unë mezi kuptoj ngjyrën e tyre të ndritshme në çështje tjera të shoh gjendjet e tyre fizike. Nëse ndonjë prej të objektuarave flutura mashkullore është bërë e bukur me anë seleksionimit seksual, dhe është pyetur pse ata nuk janë bërë të bukur sikurse larvat e tyre, çfarë përgjigje do të jepnit? Unë nuk do të mund të përgjigjem por do të duhej të vazhdoja hulumtimet.

 

 

Çarls Darvini prapë tregon për konfliktin me vet teorinë e tij sikurse vijon:

 

Unë vlerësoj rastet e ngjyrë-shndritshmëve, peshqve mashkullor inkubator, dhe femrave flutura brilante, duke treguar se vetëm një gjini ka mundur të bëhet brilante pa ndihmën e transferimit të bukurisë nga gjinia tjetër; megjithëqë unë nuk mund të supozoj se bukuria në gjininë tjetër është bërë nga seleksionimi.

 

Saktësisht, është e pamundur për ngjyrat, rendin dhe simetrinë në natyrë të keni ardhur në ekzistencë nga seleksionimi natyror. Në këtë pikë, do të ishte e dobishme që të shikojmë në konceptin e “seleksionimit natyror” të parashtruar nga teoria Darviniste e evolucionit. Siç dihet mirë, seleksionimi natyror është njëri prej mekanizmave imagjinar të teorisë së evolucionit. Ai thotë se ata të adaptuar më së miri në ambientin jetësor të tyre do të mbijetojnë, derisa ata që janë të dobët dhe të papërshtatshëm me ambientin jetësor të tyre do të eliminohen, zhduken. Sipas deklarimeve të evolucionistëve, një ndërrim mirëbërës ndodh në anëtarët e qenieve të ndryshme me anë të mutacionit të rastësishëm në gjenet e tyre. Krijesa është përzgjedhur në mesin e të gjitha të tjerave të atij lloji me anë të mekanizmit të mbijetesës e më të shëndetshmit, dhe ajo që ishte mutacion i rastësishëm është transferuar në sasi të mëdha në gjeneratën e ardhshme.

 

Përfundimisht është e pamundur për ngjyrat, modelet dhe simetritë në modelet e qenieve të gjalla të jenë krijuar me anë të një mekanizmi të këtillë. Ky është një fakt shumë i qartë. Megjithëse ai është themeluesi i teorisë, vetë Darvini duhet të pranoj se mekanizmi imagjinar i seleksionimit natyror nuk mund të jetë shkaktar për një rend të këtillë. Gjithashtu, arkeologu britanik J.Hawkes pyet për seleksionimin natyror të pakuptimtë fare, në artikullin e tij në “Nine Tantalizing Mysteries of Nature”, të botuar në magazinën New York Times: 

 

Unë e shoh të vështirë të besoj se bukuritë të tepërta të shpezëve, peshqve, luleve dhe gjitha formave tjera të gjalla janë prodhuar vetëm nga seleksionimi natyror; Unë e shoh të pabesueshëm se vetëdija njerëzore ishte një prodhim i tillë. Si mundet truri i njeriut, instrumentin me të cilin u krijua të gjitha pasuritë e civilizimit, të cilat e shërbyen Sokratin, Shekspirin, Rembrandin, dhe Ajnshtajnin, të kenë ardhur në ekzistencë nga lufta për mbijetesë në mes të gjahtarëve të lojës së egër në labirintin e epokës së akullnajave, pleistocen? 

 

Siç e kuptuam nga ato prova të evolucionistëve, ata e dinë se teoria e tyre është në krizë. është e paarsyeshme të mbrojmë idenë në bazë të së cilës qeliza, me sa duket ka ardhur në ekzistencë me anë të koincidencës si rezultat i ndezjeve dhe shiut në tokë, është kthyer në gjëra të gjalla të shumëngjyrëshe nëpër kohë. Të supozojmë për shembull, shkencëtari të merr një qelizë të vetme të bakteries, të ia siguroj kushtet më të përshtatshme laboratorike, të përdorë gjithë pajisjet që i nevojiten, të bëj përpjekje që të evoluoj këtë qelizë për miliona vite (gjë që është e pamundur, vetëm të supozojmë atë); çka do të mësoj ai në fund? A do ta transformojë ndonjëherë bakterin në pallua me a ngjyrat e saj verbuese, apo në leopard me modelet e përkryera në trupin e tij, apo në trëndafil me gjethet e saj të buta të kuqe? Sigurisht, njerëzit inteligjent nuk munden madje as të imagjinoj një gjë të tillë, e lere më të bëjnë një deklarim të tillë. Akoma, ky është pikërisht pretendimi, deklarata e teorisë së evolucionit.

 

 QORRSOKAKU I NGJYRËS NË EVOLUCION

  

Chameleons are one of the creatures that change colour most rapidly according to their surroundings. It is certainly not possible for a chameleon to make a system so complex as changing the colour of its body cells in such a short time on its own. This system present in chameleons is a product of matchless design. And this design belongs to Allah, the most Wise.

Le të vërtetojmë me anë të një shembulli se është e pamundur për ngjyrat e qenieve të gjalla dhe sistemet e transformimit të ngjyrës të bëhen nga seleksionimi natyror. Le të marrim si shembuj kameleonët. Kameleonët janë kafshë të afta për adaptim në ngjyrat që janë prezentë në mjedisin e tyre dhe në ndërrimin e ngjyrave sipas mjedisit. Derisa pushojnë në gjethe të gjelbërta, ata marrin ngjyrën e gjelbër, derisa lëvizin nëpër fushë ngjyrë kafe, lëkura e tyre ndërron në të kaftë në një kohë shumë t shkurtër. Le të mendojmë së bashku se si ndodhin këto procese.

 

Krijesat e gjalla ndërrojnë ngjyrën si rrjedhim i proceseve shumë të ndërlikuara që ndodhin në trupin e tyre. është e pamundur për njeriun të ndryshoj as ngjyrën e trupin e as ngjyrën e qenieve tjera të gjalla, sepse trupi i njeriut nuk është i pajisur me sisteme përkatëse për një operacion, proces të tillë. E as nuk është e mundur për njeriun që të zhvilloj një sistem të tillë vetvetiu sepse ky sistem nuk është sikur një pjesë e pajisjeve që duhet të zhvillohet dhe të instalohet. Shkurtimisht, për një krijesë e gjallë të ndryshojë ngjyrën, është e nevojshme të jetë krijuar me një mekanizëm të atillë që të ndryshojë ngjyrën.

 

Le të mendojmë për kameleonin e parë në tokë. çka do të ndodhte po që se ai nuk do të kishte aftësinë të ndryshojë ngjyrën? E para, kameleoni do të ishte kafshatë e lehtë pasi që ai nuk do të mund të fshihej. Veç kësaj, pasi që do të ishte e lehtë të vërehej, gjuetia do të ishte shumë e vështirë për atë. Kjo përfundimisht do të shkaktonte që kameleonit ti mungojë çfarëdo mekanizmi mbrojtës, pastaj të vdes apo të ngordh nga uria dhe, më vonë, të zhduket fare nga faqja e dheut. Akoma, ekzistenca e kameleonëve në botë sot, jep prova se një ngjarje e tille kurrë nuk ka ndodhur. Kështu, kameleonët kanë pasur këtë sistem të përkryer prej momentit të paraqitjes së tyre në tokë .

 

Evolucionistët thonë se kameleonët kanë zhvilluar këtë sistem përgjatë kohës. Kjo bën që shumë pyetje të sillen në mendjet tona : pse kameleonët zgjodhën një zhvillim kaq kompleks të përshtatjes së ngjyrave nga një mekanizëm i lehtë mbrojtës? Pse zgjodhën ndërrimin e ngjyrave kur ka shumë mënyra tjera të mbrojtjes? Si ka mundur të krijohet një mekanizëm në kameleonë, një mekanizëm që siguron të gjitha proceset e nevojshme për ndryshimin e ngjyrës? A është e mundur për një zvarranikë që të mendojë një mekanizëm të tillë dhe më pas ta zhvilloj sistemet e nevojshme në trupin e tij? Më tepër, a është e mundur për një zvarranikë që dekodojë informatën e nevojshme për ndryshimin e ngjyrës, informata e cila gjendet në qelizat e ADN-së?

 

Padyshim, kjo është e pamundur. Konkluzioni që do të dal nga përgjigjet në pyetjet e mësipërme është do të jetë një dhe i njëjti konkluzion siç vijon: është e pamundur për krijesat e gjalla të zhvillojë një sistem aq kompleks që i lejon atyre të ndërrojnë vetvetiu ngjyrën e tyre.

 

Nuk ndryshojnë vetëm sistemet e ngjyrave, por edhe diversioni dhe modeli i ngjyrës në krijesat e gjalla meriton vëmendje. është e pamundur për ngjyrat e shndritshme në papagaj, diversionin e ngjyrave në peshq, simetrinë në krahët e fluturave, modelet fascinante në lule dhe ngjyrat në gjallesat tjera të jenë formuar nga vetë ato. Modelet, figura dhe ngjyra aq të përkryera, të cilat shërbejnë për qëllime shumë të rëndësishme në jetët e gjallesave tjera, janë evidenca konkrete të krijimit. është më se e qartë se për rreth nesh nuk ekziston ndonjë dizajn superior në formimin e ngjyrave.

 

It is Allah Who determines the colours of all living beings in nature.

 

Le ta qartësojmë këtë me një shembull: le të supozojmë se ne jemi duke dizajnuar një prodhim që përbëhet nga katrorët. Madje të vizatojmë vetëm një prej tyre, ne duhet të bëjmë një kalkulim të vogël dhe të sigurohemi se të katër anët janë lineare dhe të barabarta dhe katrori ka kënde prej 90 shkallëve në secilin kënd. Ne mund ta vizatojmë katrorin vetëm pasi të bëjmë disa kalkulime dhe rregullime. Siç pamë, madje vetëm të vizatojmë një katror kërkon ca dituri dhe mjeshtri.

 

Le të përdorim arsyetimin e njëjtë për gjallesat rreth nesh dhe të mendojmë në to. Aty gjendet një harmoni e përkryer, një rend dhe një plan në qeniet e gjalla. Personi i cili çmon domosdoshmërinë e diturisë dhe mjeshtërisë në vizatimin e një katrori të thjeshtë, menjëherë do të kuptoj që origjina e rendit, harmonisë, ngjyrave dhe dizajnit në univers është produkt i një dije dhe mjeshtërie të pafundme. Prandaj nuk ka baza të arsyeshme ose shkencore që të deklarojnë se një sistem i tillë si ai në univers është krijuar nga rastësia. Allahu, Më i Fuqishmi, ka krijuar gjithë universin. Allahu është i Vetmi i Cili që i jep formë të gjithave, Ai krijon më të bukurën

 

Marre nga libri ''Mjeshteria e Allahut ne ngjyra'' 

Mburoja e Myslimanit