E Hënë, Korrik 16, 2018
A- A A+

Qelizat:Njesit ndertuese te njerezve

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

 

Fekondimi i qelizës vezë nga spermatozoidi do të thotë fillimi i jetës së re njerëzore. Miliona spermatozoide garojnë për të fekonduar qelizën vezë, por vetëm një nga ta arrin ta bëjë këtë. Megjithatë, kjo garë nuk i është lënë shansit apo rastësisë, pasi që çdo fazë e saj është krijuar nga Zoti me përmasa të fiksuara. Perëndia e shpallë këtë të vërtetë në ajetin e shenjtë:

 

"Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni? A keni menduar për farën që e dredhni. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?" (Kur'ani 56:57-59)

Kur qeliza spermatozoide e babait e fekondon qelizën vezë të nënës, gjenet e prindërve bashkohen dhe përcaktojnë karakteristikat fizike të foshnjes që eventualisht do të lindet. Secili nga mijëra gjenet e ndryshme e ka një funksion të veqantë. Janë gjenet ato që e përcaktojnë ngjyrën e flokëve dhe syve, formën e fytyrës dhe detaje tjera të panumërta në skelet, organe të brendshme, tru, nerva dhe muskuj.

Kur sperma bashkohet me qelizën vezë, formohet një qelizë - themeli i qenies së re njerëzore - dhe bashkë me atë qelizë formohet gjithashtu kopja e parë e molekulës së ADN-së, të cilat do ta bartin kodin gjenetik të personit brenda secilës qelizë përgjatë tërë jetës së tij.

Në mënyrë që kjo qelizë e parë, veza e fekonduar, të zhvillohet në qenie njerëzore, ajo duhet të shumohet, dhe në bazë të kësaj ajo fillon të ndahet me një vetëdije të mrekullueshme. Kjo vetëdije e zbulon vetveten në fazën e ardhshme. Duke u ndarë qelizat ato fillojnë të rriten ndryshëm dhe shkojnë në ato pjesë të trupit ku ato nevojiten. Në vend të një mase trupi të përbërë nga qeliza saktësisht të njëjta, disa nga to shëndërrohen në qeliza syri dhe shkojnë aty ku nevojiten, të tjerat formojnë qelizat e zemrës dhe shkojnë në gjoks, dhe prapë disa të tjera shëndërrohen në qeliza lëkure dhe e mbulojnë tërë trupin. Të gjitha qelizat shumohen aq sa nevojitet për indin e veqantë të cilin ato do ta konstruktojnë, dhe fillojnë të bashkohen duke i dhënë indit strukturën që i nevojitet, duke filluar kështu krijimin e organeve të ndryshme.

Koordinimi i këtij diferencimi dhe strukturimi është bërë i mundur nga molekula e ADN-së. Ne nuk duhet ta lëmë mënjanë faktin se ADN nuk është as biokimist që punon në laboratore të mbushura plot nga pajisjet më të reja, e as një super - kompjuter i aftë për të kryer triliona kalkulime në sekondë. ADN është molekulë e krijuar nga atome si karboni, fosfori, azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni.

Le të kemi tani parasysh faktet vijuese: Triliona qelizat në trupin e njeriut shumohen me ndarje. Sidoqoftë gjenet e ndryshme në qelizat e ndryshme aktivizohen në kohëra të ndryshme, dhe me këtë i lejojnë qelizës që të diferencohet. Ose thënë ndryshe, çdo qelizë që ndahet dhe shumohet pas qelizës së parë, përmban kompletin e informatave gjenetike. Me fjalë tjera, çdo qelizë e vetme posedon mundësinë për të prodhuar muskulin e zemrës, lëkurën, qelizat e kuqe të gjakut apo qfarëdo indi tjetër në trup. Edhepse secila qelizë përmbanë përshkrimin e tërësishëm gjenetik të tërë trupit, vetëm disa gjene janë aktive në kohëra të ndryshme në organe të ndryshme. Për shembull, çdo qelizë përmbanë kodet për zhvillimin dhe funksionimin e veshkëve, sidoqoftë vetëm gjenet relevante janë aktive në atë organ, në kohëra të caktuara në fazën e zhvillimit. Njëjtë me këtë, enzimet e caktuara, psh glukozo-6-fosfati, gjenden kryesisht në mushkëri. Edhepse të gjitha qelizat e të gjitha organeve të tjera e posedojnë përshkrimin e kësaj proteine ato kurrë nuk e prodhojnë atë. Qelizat e syrit kurrë nuk e bëjnë; për shembull ato krijojnë vetëm atë që është e nevojshme për syrin: qelizat nervore do të bartin porositë në tru dhe nga truri në organe, qelizat e mushkërive do të purifikojnë toksinet dhe qelizat yndyrore do të deponojnë ushqimin për kohën kur do të ketë mungesë ushqimi. Asnjë nga to kurrë nuk gabon dhe për shembull të prodhojë enzimet e lukthit. Pra kush e bartë sipër këtë divizion të përsosur pune? Kush i urdhëron qelizat që të specializojnë në fusha të ndryshme pasi që ato të jenë ndarë dhe shumuar? Për më tepër, si mundet që të gjitha qelizat të binden me aq vetëdije, dhe kë e dëgjojnë ato derisa punojnë me një disciplinë dhe organizim kaq të patëmetë? Është shumë e qartë se asnjë nga këto nuk janë sisteme të rastësishme të formuara si rezultat i akoma rastësive të tjera.

Kjo përsoshmëri nuk përfundon me faktin se qelizat paraqiten në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, dhe vënë në funksion gjenet e duhura. Qelizat duhet gjithashtu të jenë prezente në fazat përkatëse të jetës, dhe atë në sasi të duhur. Gjenet tona 'riparuese' punojnë gjatë tërë kohës në gati të gjitha qelizat tona. Gjenet tjera funksionojnë vetëm në disa qeliza në periudha kritike gjatë jetës, duke punuar për vetëm disa orë para se të shkojnë në gjendje gjumi. Për shembull prodhimi i qumështit mundësohet nga gjenet gjatë gjidhënies. Informata ekzistuese aktivizohet në kohën e duhur, në sasinë e duhur dhe në vendin e duhur. Përdorimi i "koincidencës" nga evolucionistët për të sqaruar këtë vetëdije, planifikim, përcaktim, llogaritje, drejtim intelegjent dhe përdorim të të biliontave pjesë të informatave që gjenden në ADN, në fakt nuk është sqarim aspak. Asnjë sistem në botë, as edhe më i thjeshti nuk mund të vijë në ekzistencë nga rastësia, kështuqë është skajshmërisht jologjike të shihen si rastësi ndodhitë e planifikuara dhe të organizuara që ngjajnë në nivel të hapësirës mikroskopike. Në të vërtetë, evolucionistët e pranojnë se ata janë larg nga ofrimi i sqarimit për këtë diferencim dhe ndarje të punëve në qelizë. Mikrobiologu evolucionist Profesor Ali Demirsoy dëshmon:

Në esencë nuk është vërtetuar akoma asnjë sqarim i kënaqshëm për zhvillimin e grupeve të qelizave me struktura dhe funksione shumë të ndryshme.2

Të gjitha këto ngjarje të jashtëzakonshme nuk munden thjeshtë të llogariten në terme të rastësive apo sikur ato janë vepër e vetë qelizave. Pra, kush i drejton këto zhvillime që ngjajnë në qelizë,i krijon ato për qëllime të caktuara, dhe posedon intelegjencën dhe fuqinë për që paraqitur biliona pjesë të informatave në një sipërfaqë të tillë të vockël, të pakapshme për syrin e njeriut?

 

 Marre nga libri ''Mrekullia e krijimit ne ADN'' 

Mburoja e Myslimanit