E Hënë, Maj 21, 2018
A- A A+

Mrekullia e Kuranit në përcaktimin e shpejtësis së Dritës

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

 

Universi, kjo hapësirë e pa mbarim, i ndertuar në mënyrën më të përkryer të mundshme dëshmon për Hartuesin dhe Planifikuesin e këtij rregulli të përkryer hapsinorë. Në librin e Tij, Kur’anin , All-llahu jo vetem që na këshillon në gjëra të mira, na urdhëron dhe na ndalon nga gjërat që janë të dëmshme për ne, por Ai i madhërishmi në Kur’anin Famëlartë jep informacione dhe të dhëna shkencore të cilat vetem në shekullin e kaluar, nga shkenca shumë e përparuar, arriten të zbulohen. Ndër këto zbulime është edhe Shpejtësia e Dritës. Ishin bërë shumë matje e shumë eksperimente që të arrihej deri përcaktimi i saktë i Shpejtësisë së Dritës, kurse me një llogaritje të thjeshtë nga një ajet i vetëm nga Kur’ani mund të përcaktohet kjo shpejtësi, vlera e saktë e se cillës është 299792.5 km/s.

Konstanta c, apo shpejtësia e dritës e cila është shpejtësia më e madhe në Unives, është llogaritur, matur apo e përcaktuar nga institucionet e cekura më poshtë:

- Buroja Nacionale e ShBA për Standarde c = 299792.4574 + 0.0011 km/sec

- Laboratori Nacional Britanik për Fizikë c = 299792.4590 + 0.0008 km/sec

- Konferenca e 17-të për matje dhe peshën e standardeve një metër është distanca të cilën drita e arrin në vakum për 1/299792458 sec.

Kjo konstantë c mund të përcaktohet, siq u cek edhe më lartë, duke i shfrytëzuar informatat të marra nga Kur’ani famëlartë, zbulues i kësaj llogaritjeje është fizikani nga Egjipti, dr. Mansour Hassab El Naby. Në Kur’anin Famëlartë transmetohet:

” Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton. ”- (10:5)

” Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. “ – (21:33)

“Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.” (32:5)

Në bazë të ajetit, sidomos ajetit të fundit (32:5), mund të përfundohet se: Distanca të cilën e arrin ndonjë objekt për një ditë është e barabartë me distancën të cilën e arrin Hëna për 1000 vjet apo për 12000 muaj c * t = 12000 * L ku:

c = është shpejtësia e objektit

t = është koha për një ditë

L = është gjatësia e rrugës të cilën Hëna e kalon për një muaj

 

 

Shumë sisteme kalendarike janë provuar, por vetëm “muaji sidereal i sistemit kalendarik” prodhon madhësinë c të barabartë me madhësinë c, të bazuar në matje egzistojnë dy sisteme kalendarike hënore:

Sistemi sinodik, i bazuar në paraqitjen reale

1 ditë = 24 orë

1 muaj = 29.53059 ditë


Sistemi sidereal, i bazuar në lëvizjen relative të Hënës dhe Diellit drejt yjëve në kozmos.

1 ditë = 23 orë 56 minuta 4.0906 sekonda = 86164.0906 sekonda

1 muaj = 27.321661 ditë


Duke e shqyrtuar pozitën e Hënës, pas 29.52 ditë Hëna kthehet në pozitën fillestare saktë në vijën ndërmjet Diellit dhe Tokës. Kjo periudhë quhet “një hënë sinodike” Pastaj shqyrtohet rruga e Hënës gjatë një muaji sidereal. Rruga nuk është rrethore sikur që sigurisht e imagjinohet, por ka trajtë të shtrembëruar ku gjatësia L = v * T ku:

v = është shpejtësoa e hënës

T = është koha e rrotullimit të Hënës = 27.321661 ditë

a = 27.321661/365.25636 * 360 = 26.92848°


Shënim për shpejtësinë e hënës (v). Ekzistojnë dy lloje të shpejtësisë së hënës:

1. Shpjetësia relative drejt Tokës e cila mund të llogaritet duke shfrytëzuar formulën vijuese:

ve = 2 * R / T ku:

R = është radiusi i rrotullimit të Henës = 384264 km

T = është periudha e rrotullimit të Hënës = 655.71986 orë ku:

ve është = 2 * 3.14162 km / 655.71986 h = 3682.07 km/h


2. Shpejtësia relative drejt yjëve apo kozmosit. Kjo është ajo që na nevojitet. Albert Ajnshtajni ka propozuar që ky lloj i shpejtësisë mund të llogaritet me shumëzimin e shpejtësisë së parë me cosinusin a, ashtu që:

v = ve * cos(a) ku:

a është këndi të cilin e bën rrotullimi i Tokës gjatë një muaji sidereal a = 26.92848 shkallë

c * t = 12000 * L Mbaje në mend! L = v * T

c * t = 12000 * v * T Mbaje në mend! v = ve * cos (a)

c* t = 12000 * ( ve * cos (a) ) * T Mbaje në mend!

ve = 3682.07 km/h

a = 26.92848 shkallë

T = 655.71986 hs

t = 86164.0906 sec

c = 12000 * ve * cos a * T / t

c = 12000 * 3682.07 km/h * 0.89157 * 655.71986 h / 86164.0906 sec

c = 299792.5 km/sec


Krahasoni konstanten c (shpejtësia e objektit) si rezultat i kësaj llogarie me konstanten c (shpejtësinë e dritës) e cila është e njohur! Shpejtësia c e llogaritur:

c = 299792.5 km/sec

c = 299792.4574 + 0.0011 km/sec
Buroja Nacionale e ShBA për Standarde

c = 299792.4590 + 0.0008 km/sec Laboratori Nacional Britanik për Fizikë

Konferenca e 17-të për matje dhe peshën e standardeve një metër është distanca të cilën drita e arrin në vakum për 1/299792458 sec

Kur’ani Famëlartë 32: 1-5

32:1. Elif, Lam, Mim.

32:2. Shpallja e librit (e Kur'anit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.

32:3. A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t'i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.

32:4. All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç'ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!

32:5. Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.

Përfundim (nga artikulli i prof. Elnaby) “Kjo llogari ka dëshmuar saktësinë dhe koezistencën e konstantes c, e cila del nga matja dhe po ashtu dëshmon të vërtetën e Kur’anit si zbulim, e cila është e përshtatshme për studim me analizë të qartë sepse Autori është Krijues i Universit“

Mburoja e Myslimanit