E Mërkurë, Gusht 15, 2018
A- A A+

Ndarja e Qiejve dhe e Tokës

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 
 
 
Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i mëposhtëm:
 
 
”A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?” (El Enbija 30)
 
 
Fjala “retk”, e përkthyer “të ngjitura”, në gjuhën arabe do të thotë “të përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara”. Kjo fjalë përdoret në ato raste kur u referohemi dy substancave të ndryshme, të cilat përbëjnë një të plotë. Fraza “Ne i ndamë” është folja arabe “feteka” dhe nënkupton diçka që vjen si rezultat i shkëputjes apo shkatërrimit të strukturës së ngjitur“retk”. Carja e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat përdoret kjo folje.
 
 
 
 
Le të shqyrtojmë përsëri ajetin kuranor, duke pasur në mendje faktet e lartpërmendura. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes “retk”. Më pas ata ndahen (feteka), duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë lënda e universit përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë, duke përfshirë “qiejt dhe tokën”, të cilat ishin krijuar ende, ishin pjesë e kësaj pike në gjendjen “retk”. Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë universit.
 
 
 
 
Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin XX.
 
Marre nga libri ''Mrekullti e Kuranit'' 

Mburoja e Myslimanit