Mrekullia tek mushkonja
Falederimet janë për Zotin, paqa dhe mëshira e Zotit, qofshin mbi profetin Muhamed a.s, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.
Dr. Sabri Demirdash, profesor shkencash në universitetin e Kuvajtit. Ai është i dhënë dhe ekspert në mrekullitë shkencore që Zoti i madhëruar ka përmendur në Kuranin famëlartë. Janë pikërshit këto mrekulli shkencore, ato që vënë me shpatulla për muri të gjithë kryeneçët që nuk e besojnë këtë libër, pasi pretendojnë se bazohen në faktet shkencore. Duke qenë se Kurani është libër i përshtatshëm për çdo kohë dhe vend dhe meqë jetojmë në kohën e teknologjisë moderne, qendrave studimore dhe shkencore, shpikjeve të reja… Kurani famëlartë, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë dhe zbulimeve shkencore.