Fikh

Pse duhet me përdorë gjuhen arabe në namaz ?

User Rating: 1 / 5

Star ActiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Kam pyetur shumë veta perfshirë edhe imamin tonë për dicka që më mundon shumë por nuk kam gjetur pergjigjen e duhur ju lutem a mund te ma shpjegoni pse duhet me përdorë gjuhen arabe në namaz përderisa e kemi gjuhën tonë, një përgjigje bindëse dhe sa më të kuptueshme, ALLAHU ju shperbleftë me xhennet inshalla. selamu alejkum.

Përgjigje

Falënderimi  i takon Allahut ndërsa përshendetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri  në ditën e gjykimit.

Allahu thotë në Kuran: Elif, Lamë, Ra. Këto (ajete që t'u zbritën) janë ajetet e librit të qartë. Ne e zbritëm atë Kur'an arabisht, ashtu që ta kuptoni.( Jusuf 1,2) Ky ajet tregon se gjuha arabe ka një rol të veçant në loxhikimin dhe meditimin e fjalëve të Allahut. Për këtë Allahu e ka zbritur Kuranin në gjuhën më të mire dhe më të pasur e që është gjuha arabe. Gjuha arabe  është edhe gjuha e banorëve të xhennetit.

Namazi nuk mund të bëhet në ndonjë gjuhë tjetër për shkaqe të arsyeshme. Prej tyre:

1. Allahu e ka marrë përsipër që ta ruaj këtë fe prej devijimeve dhe ndryshimeve. Sikur të lejonte  Allahu për çdo njeri që të lexoj Kuranin në gjuhën e tij, apo të falë namazin në gjuhën e tij kjo do të qonte në ndryshimin e Kuranit, sepse njëri do të përkthente ndryshe tjetri ndryshe dhe kështu nuk do të kishte mundësi që të bashkohet ummeti në ruajtjen e këtij Libri. Allahu përmes gjuhës arabe e ka ruajtur origjinalitetin e  kësaj feje dhe këtij libri të shenjtë.

2. Sikur të lejohej namazi në ndonjë gjuhë tjetër kjo do të qonte deri të mospajtimi i muslimanëve në namazin dhe në Kuranin e tyre. Sepse njerëzit me siguri që do të dallonin në kuptimin dhe përkthimin e Kuranit dhe secili prej tyre do të pretendonte se përkthimi i tij është më i saktë. Rezulltati i kësaj do të ishte përqarja e muslimanëve.

3. Bashkimi i muslimanëve në një vend (e që janë Xhamitë) për ti kryer ritet fetare. Pastaj orientimi i tyre në një drejtim ( Qabe), leximi i Kuranit në gjuhën e njejtë të gjitha këto përbëjnë bashkësinë dhe unitetin e muslimanëve që ata mos të përqahen dhe mos të ndahen.

4. Prej urtësisë së Allahut është që ka bërë vlefshmërinë e namazit vetëm në gjuhën arabe. Sikur ti të shkosh në ndonjë vend të botës sikur mos të ishte namazi në gjuhën arabe  nuk do të kishe mundesi që ta falesh namazin me xhemat me banorët e atij vendi në xhami. Psh nëse shkon në Kinë t’i si musliman nuk do të kuptoje asgjë prej namazit të tyre . Nuk do të dije se kur ata thojnë Allahu ekber, nuk do ta kuptoje thirrjen e ezanit, nuk do t’a kuptoje leximin e sureve e kështu me rradh.

Këto janë vetëm disa nga shkaqet të cilat tregojnë se për çka namazi nuk lejohet në ndonjë gjuhë tjetër, edhe pse muslimani duhet të jetë i bindur në urdhërat e Allahut dhe nëse Allahu dhe i Dërguari i tij kanë caktuar ndonjë çështje nuk ju lejohet të kërkojnë ndonjë zgjidhje tjetër. Allahu thotë në Kuran: Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të bëjnë apo kërkojnë ndonjë zgjidhje tjetër. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë prej të vërtetës. ( Ahzab 36). Allahu kërkon prej robit të Tij nënshtrim të plotë dhe dorëzim në urdhërat e Tij. Allahu thotë: Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit.( Nur 51).

s.a ju lutem m shkruani për bërjen e sexhdeve te kuranit si bëhen ato,me shkruani për sehvi sexhden ne namaz,si dhe për tespi namazin ju faleminderit all-llahu qoftë i kënaqur nga ju s.alejkum

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

s.a ju lutem m shkruani për bërjen e sexhdeve te kuranit si bëhen ato,me shkruani për sehvi sexhden ne namaz,si dhe për tespi namazin ju faleminderit all-llahu qoftë i kënaqur nga ju s.alejkum

 

Përgjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Kur njeriu është duke lexuar Kuran dhe kalon pran ajeteve të cilat tregojnë se në të ka sexhde është prej sunnetit që të bëj sexhde kur lexon ato ajete. Për çdo ajet që ka sexhde tregon edhe shenja në Kuran. Ajo është një sexhde. Ai i cili arrin tek këto ajete bënë sexhde pa marr parasysh a është në namaz apo jashtë namazit. Disa prej dijetarëve e kanë kushtëzuar që të jetë me abdes ndërsa disa të tjerë nuk e kanë kushtëzuar. Forma e saj është që lexuesi të bëj sexhden dhe të lutet me këtë dua: Sexhde vexhhi lil-ledhi halekahu ve savverehu ve seha semahu ve besarehu bi havlihi ve kuvvetihi fe tebarekallahu ahsenul halikin” që do të thotë( Ka ra në sexhde fytyra ime për Atë i Cili e ka krijuar dhe e ka formësuar, dhe me fuçinë e tij ka bë dëgjimin dhe shikimin. I Lartësuar është Allahu dhe më i miri prej krijuesve). Kur dëshiron me ra në sexhde thotë Allahu ekber dhe kur ngritët po ashtu thotë Allahu ekber dhe nuk duhet të jepet selam pastaj.

Sa i përket sehvi sexhdes nëse njeriu qoftë imam apo është duke u falë vetëm harron ndonjë rukn( shtyllë) të namazit e plotëson atë rukn që e ka harruar dhe pastaj në fund të namazit në uljen e fundit para se me dhënë selam i banë dy sexhde dhe pastaj jep selam. Nëse dyshon se a ka lënë numrin e rekateve, mendimin e tij e ndërton në bindje e që do të thotë se nëse dyshon se a i ke fal tri rekate apo katër rekate atëherë shkon në atë që është e sigurt e ajo është ne tri rekate dhe kështu e vepron gjithmonë në atë që je i sigurt dhe pastaj vjen edhe me një rekate dhe pastaj bënë sehvi sexhde ashtu sikur thamë më lartë.

Ndërsa nëse shton reqate në namaz me harres atëherë bënë sexhden pasi që të japish selam. Forma se sehvi sexhdes është dy sexhde sikur sexhdet që bëhen në namaz dhe po ashtu të njëjtat lutje këndohen në to.

Ndërsa nëse njeriu bënë ndonjë harresë në vaxhibet e namazit për shembull harron uljen e parë duhet të bëjë sehvi sexhde sikur që thamë më lart por nuk ka nevojë që të përsëris uljen por sehvi sexhde e plotëson uljen e parë pa e përsërit atë.

Ndërsa sa i përket tespi namazit i cili njihet me emrin( salatu tesabih) mund të themi se esenca në çështjen e ibadeteve është që të ndalemi në argumente dhe në tekste të prera. Nuk mund të themi se filan ibadeti është i ligjshëm përveç nëse kemi argument për të. Ne nuk dimë ndonjë argument i cili e ligjëson tespi namazin. Kanë ardhur disa hadithe rreth këtij namazi por këto nuk janë hadithe të forta në të cilat kemi mundësi të mbështetem. Hadithi i cili ka ardhur për faljen e këtij namazi sipas mendimit më të saktë të dijetarëve është i dobët. Kështu ka thënë edhe dijetari i njohu Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë. Andaj ti pasoje mendimin më të saktë të dijetarëve e që është se nuk ka argument që kemi mundësi të mbështetem në të për një gjë të tillë.

Allahu e di më së miri.

Kam një pyetje reth namazit kaza, nëqoftëse një njeri ka borxh të namazit farz te Allahu s.v.t ...

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

Esselamu Alejkum, kam një pyetje reth namazit kaza, nëqoftëse një njeri ka borxh të namazit farz te Allahu s.v.t a është e preferueshme në vend të namazit synet të falen kohët e mbetura te farzit? Aka ndonjë Hadith në lidhje me këtë qeshtje? Allahu ju shperbleftë për punën tuaj me xhenetin Firdeus.

 

Përgjigje:

 

Nuk ka mospajtim mes dijetarëve në obligimin e faljes së atij namazi i cili ka kaluar për ndonjë arsye të sheriatit si harresa, gjumi apo diq të ngjashme. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut:“ Kush harron namazin e tij ose ka fjetur, kompenzimi i tij është të falet atëherë kur ti kujtohet“( Muttefekun alejhi). Po ashtu fjala e të Dërguarit të Allahut:“ Kush harron namazin e tij le ta fal namazin kur ti kujtohet. ( trasnmeton Buhariu).

Dijetarët nuk janë në ujdi rreth asaj se a duhet ta kopmenzojë namazin ai njeri i cili e ka lënë me qëllim apo jo.

Shumica dërmuese e dijetarëve shkojnë nga ajo se duhet të kompenzohet ai namaz i cili është lënë dhe janë argumentuar me hadithin që e cekëm më herët. Kanë thënë se kjo argumenton se njeriu i cili ka harruar namazin duhet ta kompenzojë atë duke iu falur edhe mëkati. Nëse kjo është për atë që ka harruar atëherë ai i cili e ka lënë me qëllim është edhe më primare për të.

Dijetari i famshëm islam Ibën Tejmije, Muhamed b Hazmi dhe disa nga dijetarët e medhhebit Shafi kanë thënë se ai i cili e le namazin me qëllim nuk duhet ta kopmenzojë atë, nuk pranohet dhe nuk është në rregull,sepse ai namaz është falur në kohën jo të duhur të tij dhe vonimi i tij është bërë pa asnjë shkak të sheriatit. Janë argumentuar duke thënë se urdhërimi i kryerjes së namazit jashtë kohës së tij për shkak të harresës apo gjumit apo ndonjë shkak tjetër të sheriatit nuk është sikur kompenzimi i namazit të atij i cili e ka lënë me qëllim. Lënësi i namazit me qëllim nuk ka mundësi të dalë prej dy gjërave:ose të jetë pabesimtar, e nëse kthehet në islam i shlyhen ato që i kan kaluar më herët, sepse islami shlyen të gjitha veprat të cilat janë bërë në injorancë. Sikur që është vërtetuar një gjë e tillë në hadithet e vërteta. Ai i cili hyn në islam nuk është i obliguar të kompenzojë namazin apo agjërimin apo diç tjetër.

Ose lënsi i namazit me qëllim llogaritet mëkatar e jo pabesimtar sipas mendimit më të dobët. Nëse është kështu atëherë pendimi gjithashtu shlyen atë e cila është bërë më herët, e sidomos kur kopmenzimi i namazeve që kanë kaluar disa vite është një çështje e cila vështërson pendimin e njerzëve.

Ajo çka mendoj se është e saktë se nuk ka nevojë njeriu të kopmenzojë atë namaz i cili i ka kaluar. Allahu e di më së miri.

Po ashtu të njejtën përgjegje e ka dhënë edhe komisioni i përhershëm për fetfa në Arabinë Saudite në të cilën thuhet:” Ai i cili e ka obligim namazin dhe agjërimin dhe e le atë me qëllim nuk duhet të kompenzojë atë. Ai duhet të pendohet për këtë dhe të kthehet tek Allahu dhe të shpeshtojë veprimin e punëve të mira, lutjen dhe lëmoshat si dhe namazin nafile. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut:” Pendimi shlyen atë që ka qenë më herët dhe islami fshin atë që është bërë para islamit”.

 

Allahu e din më së miri.

A është i vleshëm namazi me rrobe të parfumosura

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive

A është i vleshëm   namazi me rrobe të parfumosura

Përgjigje

Më së miri që të përdoret ai parfum i cili nuk ka përbërje alkoolike.

Dijetarët nuk janë të mendimit se përfumi i cili ka përbërje alokolike a është i ndaluar apo jo .

Tek shumica dërmuese  e dijetarëve përbërja alkoolike është e ndytë. Ndërsa disa dijetarë tjerë kanë thënë se parfumi i cili ka përbërje alokoolike është i pastër duke u nisur nga ajo se alkooli në vetën e tij nuk është i ndytë, por Allahu e ka ndaluar dhe e ka quajtur të ndytë për shkak  që është dehës dhe humb  mendjen e njeriut.I këti mendimi është  edhe  dijetari  i njour islam Muhammed b.Salih Uthejmin Allahu e mëshiroftë. Andaj më së miri është që të përdoret parfumi i cili nuk ka përbërje alkoolike por nëse  falë namaz me ato rroba të cilat janë  të përfymosura me  parfum që ka përbërje alkoolike namazi është në rregull dhe nuk ka nevojë të përseritet, edhe pse më mirë është  ndoshta që të largohemi nga kjo.

Allahu e di më  së miri.

Namazi i natës ka vetëm synet, apo edhe farz, ju lutem më tregoni dhe se si falet

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active

Selam alejkum

Jam një fillestare e re në namaz dhe kam një pytje lidhur me namazin e natës, nuk e di spo mundem të kuptoj nëse ka mundësi që të më shpjegoni në detaje më shumë. Namazi i natës ka vetëm synet, apo edhe farz, ju lutem më tregoni dhe se si falet. Ju falendëroj . Allahu ju shperbleftë.

 

Përgjigjje:

 

Falenderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Së pari dua të them se namazin e natës e kemi sqaruar dhe në disa pytje me herët, por për hirë të lexuesit dua që ta sqarojë edhe një herë në formë të shkurtuar.

Duhet ta dimë se namazi i natës ka një vlerë të veçantë në islam. I Dërguari i Allahut ka thënë:“ Namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës“.Me të, robi i afrohet Allahut më shumë. Namazi i natës bënë pjesë në namazet vullnetare, në namazet të cilat nuk janë të obliguara (nuk janë farze). Namazi i natës fillon pas namazit të jacisë dhe zgjatë deri në kohën e imsakut. Më e mira është që namazi i natës të falet nga dy reqate. Forma është kështu: Merr abdes dhe pastaj e bënë nijet me zemër që të falësh namaz të natës. Pastaj merr tekbir këndon subhanekën, eudhu bil-lahi mineshejtanirr-rraxhim. Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim, këndon surën Fatiha dhe sa të kesh mundësi, të lexosh sure tjera nga Kurani. Bie në ruqu, sexhde dhe pastaj ngritesh në reqatën e dytë vepron njëlloj si në të parën dhe bie në ruqu, sexhde pastaj rrin në ulje duke kënduar ettehijatin, salavatet, duat dhe jep selam. Kështu i falë dy reqate, jep selam pastaj ngrihesh, i falë edhe dy, pastaj jep selam dhe kështu vazhdon sa të kesh mundësi të falësh prej namazit të natës dhe në fund, kur dëshiron ta përfundosh namazin e natës e fal vitrin, qoftë edhe një reqat, tri, apo pesë duke ja bashkangjitur duan e kunutit në reqatin e fundit të vitirt. Kjo është në formë të shkurtër namazi i natës.

Allahu e din më së miri.

Page 2 of 3