E Shtunë, Dhjetor 07, 2019
A- A A+

Esselamu Alejkum desha ni pytje nëse ka mundësi All-llhui ju shberbleft kur të pasrohemi apo kur e bëjmë një tush normal a kemi abdes the a kemi drejt te fali namaz ne se ka munsi tem tregoni selam alejkum?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Esselamu Alejkum desha ni pytje nëse ka mundësi All-llhui ju shberbleft kur të pastrohemi apo kur e bëjmë një tush normal a kemi abdes the a kemi drejt te fali namaz ne se ka munsi tem tregoni selam alejkum?

 

Përgjigje:

 

Pastrimi që e bënë njeiru ose e bënë me nijet të largimit të paspastërtisë së madhe e që është kur njeriu është xhunub, ose e bënë me qëllim të freskimit.

Nëse njeriu kur pastrohet ka për qëllim pastrimin nga xhunubllëku, pa marrëparasysh a ka bërë nijet për abdes apo jo llogaritet se ka abdes sipas mendimit më të saktë.

Mirëpo nëse me pastrim ka për qëllim freskimin apo largimin e ndonjë ndytësie dhe nuk ka qen xhunub duhet që të bëjë nijet me këtë pastrim abdesin, sepse nijeti është kusht në çdo ibadet dhe nuk mund të pranohet asnjë adhurim pa nijet.

I Dërguari i Allahut thotë: " Veprat shpërblehen sipas qëllimit dhe çdo njeriu i takon ajo për të cilën e ka ba nijet“.

Ka thënë Ibnu Kudame el Hambeli: Ky është mendimi i atyre të cilët kanë bërë njetin kusht për abdesin dhe nuk ka ndonjë mos pajtim tek këta. Prej dijetarëve të cilët kanë kushtëzuar njetin në pastrim dhe në abdes janë Maliku Shafiu dhe Ahmedi. Nëse është pastrimi për shkak të freskimit apo largim të ndonjë ndytësie patjetër duhet të bëhet nijeti për abdes.

Mirëpo një gjë duhet ta dimë, se prekja e organit nga dora pa asnjë pengesë mes dorës dhe organit e prish abdesin dhe nëse njeriu gjatë pastrimit merr abdes në fillim dhe pastaj duke u pastruar prekë organin e tij, atëherë ai duhet prap në fund të pastrimit të marr abdes, sepse prekja e organit sipas mendimit të shumiës së Dijetarve e prish abdesin.

Një gjë e tillë vlen edhe për gruan nëse prekë organin e sajë.

 

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit