E Hënë, Dhjetor 16, 2019
A- A A+

Dëshiroja të pyes si falet syneti i ikindis dhe a duhet të falet, dhe syneti i jacis para farzitë,dhe në qoftë se jo a ka ndonjë argument për këtë.

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Pyetje:

 

Dëshiroja të pyes si falet syneti i ikindis dhe a duhet të falet, dhe syneti i jacis para farzitë,dhe në qoftë se jo a ka ndonjë argument për këtë.

 

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Në koleksionin e Tirmidhiut, Ibën Maxheh me zinxhir të mirë shënohet se Aliu ka thënë: “ I Dërguari i Allahut falte para ikindis katër rekate sunnet. I ndante ato me salatet që i dërgonte melaikeve dhe atyre që i pasojnë ato prej besimtarëve”.

Po ashtu në koleksionin e Ebu Davudit, Tirmidhiut me zinxhir të mirë nga Ibën Umeri transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Allahu e mëshiroftë një njeri i cili i fal katër rekate para ikindis”. Ky hadith edhe pse dijetarët kanë diskutuar në vërtetimin e tij nga ky zinxhir por me transmetimet tjera që ju kanë bërë këtij hadithi arrin gradën e haditheve të mira. Rezultati i kësaj është se katër rekate sunnet para ikindis janë prej sunneteve të Pejgamberit, por jo prej sunnetev të rregullta. Koha e këtyre rekateve fillon me hyrjen e kohës së ikindis dhe zgjat deri me thirrjen e ikametit të ikindis. Kur të thirret ikameti nuk duhet myslimani të filloj me fal namaz nafile. Sepse i Dërguari i Allahut ka thënë: “ nëse bëhet ikameti nuk ka namaz tjetër përveç namazit farz”.

Ndërsa sa i përket sunnetit të jacis nuk ka ndonjë argument nga Pejgamberi se ai ka fal sunnet të jacis në mënyrë të rregullt apo qoftë edhe në formë jo të rregullt. Por, kjo nuk do të thotë se nuk bënë të falet namaz para farzit të jacis. Ne kemi sunnete me rastin e hyrjes në xhami që quhet namazi i përshëndetjes së xhamisë. Kemi sunnete mes ezanit dhe ikametit. Kemi sunnete të namazit pas marrjes së abdesit. Andaj këto sunnete mund të falen në çdo moment, edhe para farzit të jacis.

Ndërsa të themi se Pejgamberi ka fal namaz sunnet para jacise dhe të themi se ka sunnet të veçantë i cili quhet sunnet para farzit të jacise, nuk kemi has në ndonjë argument nga hadithet e Pejgamberit.

Allahu e di më së miri

Mburoja e Myslimanit