E Hënë, Dhjetor 16, 2019
A- A A+

Sa rekat ka namazi i xhumas unë e di se ka 4sunet-2fars dhe 4sunet i mbramë i xhumas.

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Pyetje:

 

 


Selam alejkum Hoxhe i nderuar kam një pyetje për namazin e xhumas.Sa rekat ka namazi i xhumas unë e di se ka 4sunet-2fars dhe 4sunet i mbramë i xhumas. Dikush thotë se ka tepër rekat ju lutem si te ketë mundësi më qartë të tregoni për namazin e xhumas. Selamualejkum

 

Përgjigje
Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Namazi i xhumasë ka vetëm dy rekate farëz. Këto dy rekate e zëvendësojnë namazin e drekës dhe ai i cili fal namazin e xhumasë nuk ka nevojë të falë namazin e drekës, as kaza e as në forma tjera. Ndërsa nuk është transmetuar nga i Dërguari i Allahut se namazi i xhumasë ka sunnete para xhumasë. Por, a i cili hynë në xhami duhet të falë fillimisht namazin e përshëndetjes së xhamisë, pastaj le të shikojë se cila është më e mirë për të. Kjo bëhet para se imami me u ngjit në minber. Nëse dëshiron të fal namaze vullnetare le të fal sa të dojë, pa pasur për qëllim numrin e rekateve. Nëse dëshiron të ulet pasi të ketë fala namazin e përshëndetjes së xhamisë le të ulet që të përmend Allahun dhe të dërgoj salavate mbi Pejgamberin, ose të lexoj Kuran. Ibën Tejmije mendon se mos falja e ndonjë namazi para xhumasë është më e mirë që mos të mendoj dikush se ka sunnet të rregullt para namazit të xhumasë, apo është obligim të falet. Njeriu e len atë që të binden njerëzit se nuk ka ndonjë sunnet të rregullt para namazit të xhumasë e as ndonjë namaz obligim. Po ashtu Ibnul Kajjimi në librin e ti “ zadul mead” refuzon të ketë sunnete para xhumas”. Andaj lërja e saj nga një herë është me e mirë që të mësohen njerëzit për dispozitën e tyre.

 

Sunnetet pas xhumasë kanë ardhë argumente se ato janë dy rekate. Sikur që ka ardhur në hadithin e Ibën Umerit i cili thotë: “ I Dërguari i Allahut ditën e xhuma falte dy rekate në shtëpinë e tij. Po ashtu kanë ardhë argumente që sunneti pas xhumasë është katër rekate. Muslimi shënon nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ kush dëshiron të fal pas namazit të xhumasë le ti falë katër rekate”. Nga kjo kuptojmë se kush i falë dy rekate pas xhumasë ka bërë mirë. Ndërsa kush i falë katër rekate është edhe më mirë. Ibën Tejmije ka bashkuar mesë këtyre dy haditheve duke thënë: “ Nëse falet në xhami i falë katër rekate. Ndërsa nëse falet në shtëpi i falë dy rekate”. Dhe ky është një bashkim i i mirë.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit