E Hënë, Dhjetor 16, 2019
A- A A+

Çka është te lexuarit e Fatihas në namaz?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Selamun Alejkum. Çka është te lexuarit e Fatihas në namaz? Dhe a pranohet namazi pa Fatiha ju lutem ma argumentoni këte pyetje me mendimin e dijetarëve selam

 

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Dijetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket dispozitës së leximit të kaptinës fatia:

 

Mendimi parë:

Leximi i fatihas në namaz nuk është obligim as për imamin e as për atë që pason imamin, e as për personin i cili falet vetën. Nuk është obligim as në namazin me zë e as në atë pa zë. Por, obligim është të lexosh diçka nga Kurani sa të kesh mundësi. Këta argumentohen me fjalën e Allahut në kaptinën muzemmil, ku Allahu thotë: “prandaj lexoni sa keni mundësi nga Kurani! ( muzemmil 20). Po ashtu i Dërguari i Allahut thotë: “ lexo sa të kesh mundësi prej leximit të Kuranit”.

 

Mendimi i dytë:

Leximi i Fatihas është shtyllë e namazit për imamin dhe për atë që është pas imamit. Po ashtu edhe për atë që falet vetën qoftë namaze me zë apo namaze pa zë.

Mendimi i tretë:

Leximi i Fatihas është obligim për imamin dhe për atë që falet vetën dhe nuk është obligim për atë që falet me imam qoftë ai namaz me zë apo pa zë.

Mendimi i katërt:

Leximi i fatihas është obligim për imamin dhe për atë që falet vetën në namazet me zë dhe pa zë. Po ashtu është obligim edhe për atë që falet me imam në rekatet pa zë e jo në ato që falen me zë.

Mendimi më i saktë në këtë çështje është se leximi i fatihas është obligim për imamin dhe për atë që falet pas imamit dhe ai që falet vetën qoftë në namazet me zë apo në namazet pa zë. Përveç ai i cili e zë imamin ne ruku, në këtë rast leximi i fatihas bie nga ky person në këtë rekate. Se leximi i kaptinës fatia në namaz është shtyllë e namazit tregon edhe hadithi i vërtetë i Pejgamberit që thotë: “ Nuk ka namaz ai i cili nuk ka lexuar fatihan”. Po ashtu hadithi tjetër i Pejgamberit që thotë: “ Ai i cili ka falur namazin dhe nuk ka lexuar në të nënën e Kuranit ( Fatiha) namazi i tij është i prishur”. Po ashtu hadithi i Ubadete b. Samit i cili tregon se i Dërguari i Allahut kreu namazin e sabahut dhe ju tha shokëve të tij: “ Më duket se ju po lexoni pas imamit tuaj. Thanë: Po o i Dërguari i Allahut. I Dërguari i Allahut tha: mos e bëni një gjë të tillë përveç me fatihan sepse nuk ka namaz ai i cili nuk e lexon atë”. Ndërsa lehtësimi për atë që e zë imamin në ruku kemi hadithin e Pejgamberit që transmeton Ebu Bekrete se nj ditë hyri në xhami dhe e zëri të Dërguarin e Allahut në ruku dhe ky shkoi në ruku ende pa hyr mirë në rresht dhe pastaj hyri në rresht. Pasi që i Dërguari i Allahut kreu namazin pyeti për atë i cili veproi një gjë të tillë. Ebu Bekrete tha: Unë o i Dërguari i Allahut veprova ashtu. I Dërguari i Allahut tha: “ Allahu të shtoftë kujdesin tëndë dhe mos e përsërit më”. I Dërguari i Allahut nuk i tha që ta përsërisë rekatën në të cilën shpejtoi që mos ti humb kjo rekate. Sikur në këtë rast të ishte obligim për të leximi i fatihas i Dërguari i Allahut do ta kishte urdhëruar që ta përsëris namazin, sikur që e urdhëroi ta përsëris namazin personi i cili nuk falej me përkushtim. Kjo sa i përket argumentit ndërsa sa i përket zbërthimit të tij mund të themi se ky njeri i i cili erdhi me vonesë nuk e zëri qëndrimin në këmbë për të lexuar kaptinën fatiha, dhe kur nuk e zëri momentin në të cilin lexohet fatia atëherë ra nga obligimi i leximit të saj. Njeriut i cili nuk e ka dorën atëherë nuk e ka obligim larjen e krahut mbi brryl në vend të pjesës poshtë brrylit. Po ashtu ai i cili e ka zënë rekatën në këtë rast bie obligushmëria e leximit të fatihas. Në këtë rast bie obligueshmëria e leximit të fatihas për shkak të pasimit të imamit.

Ndërsa hadithi që transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Kush falet me imam, leximi i imamit është lexim i mjaftueshëm” nuk është hadith i vërtetë. Zinxhiri i tij është i ndërprer sikur që ka thënë Ibnu Kethiri në hyrjen në tefsir.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit