E Hënë, Dhjetor 16, 2019
A- A A+

Cila është dispozita e ngritjes së duarve gjatë lutjes pas namazeve farze, pasi të përfundohet me tesbihët?

User Rating: 3 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar InactiveStar Inactive
 

Esselamu alejkum hoxhe i nderuar,

 

E lus Allahun qe kjo letër me ju gjetë shendosh e mirë, e kisha nje pyetje lidhur me dua, pytja është kshtu:

Cila është dispozita e ngritjes së duarve gjatë lutjes pas namazeve farze, pasi të përfundohet me tesbihët? A refuzohet veprimi për atë që e bënë këtë vepër rregullisht? A ekzistojnë kundërthënie mes dijetarëve për këtë çështje?

Behet fjale per duate individuale dhe atyre me xhemat.

Allahu ju shperbleft me të mirat e Tij

 

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Ldihje me këtë përgjigje do të cekim fjalët e disa dijetarve bashkohorë të cilët e sqarojnë një gjë të tillë në formë të bukur.

 

Fetfaja e dijetarit Uthejmini (Allahu e mëshiroftë):

Është pyet ky dijetar: A është bidat ngritja e duarve gjatë duas pas çdo namazi?.

 

Përgjigje:

Ngritja e duarve gjatë duas është prej shkaqeve të pranimit të duas dhe prej etikës së duas. Sikur që ka thënë i Dërguari i Allahut:“ Allahu është i turpshëm dhe Fisnik, turpërohet prej robit të tij që nëse i i ngriët duart të ja kthej ato boshe“. Po ashtu i Dërguari i Allahut ka cek njeriun i cili udhëtonte gjatë, me flokë të shprishura dhe i pluhërosur nga udhëtimi ngrit duart e tij tek Allahu dhe thotë: O Zot, o Zot……

Kjo tregon se ngritja e duarve në dua është prej etikës së duas dhe prej shkaqeve të pranimit të duas. Andaj sipas kësaj esence është sunnet që njeriu ti ngrit duart në lutjet e tij përveç në ato vende ku argumentohet e kundërta e saj.

Prej gjërave që kanë ardhë argumente në mos ngritjen e duarve gjatë duas janë:

  • Duaja në hutbën e xhumas. Në këtë rast të duas nuk ngritën duart as nga imami e as nga të pranishmit përveç në hutbën me rastin e kërkimit të shiut. Sepse në këtë kanë ardh argumente se i Dërguari i Allahut i ka ngrit duart kur mbante hutbën duke thënë: O Zot na lësho shiun. O Zot na lësho shiun, o Zot na lësho shiun. Po ashtu në këtë rast edhe shokët e tij i ngritën duart. Po ashtu edhe në rastin e duas për ndaljen e shiut apo largimin e shiut nga ai vend është sunnet të ngritën duart. Është vërtetuar nga i dërguari i Allahut se kur erdhi një njeri dhe ankohej se shiu ka prish shtëpit e tyre dhe ka marr pasurin e tyre, i Dërguari i Allahut i ngriti duart kur ishte duke ju mbajt hutbën në ditën e xhuma dhe tha: “O Zot rreth nesh e jo mbi ne dhe nëpër lugina dhe rrënjë të pemve”. Ndërsa nëse imami bënë dua në ditën e xhuma jasht këtyre lutjeve nuk duhet ti ngrit duart. Për këtë shokët e Pejgamberit e kundërshtuan mendimin e Bishër b. Mervan kur i ngriti duart duke bërë dua në hutbën e xhumas dhe e ndaluan nga kjo.

  • Prej vendeve kur nuk ngritën duart gjat duas dhe që argumentet janë kundër ngritjës është edhe duat që bëhen mes sexhdeve dhe duat që bëhen në fund të teshehudit. Ndërsa gjatë duas së kunutit ngritën duart sepse kjo është transmetuar nga Umer b. Hatabi.

Ndërsa sa i përket duas pas namazit themi se esenca është se nuk ka dua të caktuar pas namazit dhe duat janë para selamit. Sepse i Dërguari i Allahut kur ka përmend teshehudin në hadithin e Ibën Mes’udit ka thënë: “Pastaj le të zgjedh prej duave çka të doj dhe le të lutet me to”. Pra lutja është para selamit gjersa je para Allahut dhe i lutesh Atij, sepse ky është momenti më i mirë për pranimin e duas se sa pas përfundimit të namazit. Sepse kur njeriu ndërpret namazin e tij ndërpret lidhjen e tij direkte me Allahun dhe nuk është në atë gjendje që ka qenë në namaz. Edhe Ibën Tejmije ka thënë: “ I Dërguari i Allahut e porositi Muadh b. Xhebelin duke i thënë: mos e lësh pa thënë në fund të çdo namazi farz: Allahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetik” (O Zot më ndihmo në përkujtimin Tëndë, në falenderimin Tëndë dhe në ibadetin sa më të mirë ndaj Teje). Pastaj tha Ibën Tejmije: Kjo bëhet para selamit në fund të namazit. Po ashtu ka thënë: se me fjalën “në fund të çdo namazi është për qëllim fundi i një gjëje që është e lidhur me të”.

Në atë për të cilën mendon Ibën Tejmije se duaja në namaz është para selamit është më afër të vërtetës. Nisur nga kjo mundë të themi se me përcaktimin e fjalës “në fund të çdo namazi” nëse është për qëllim dhikri atëherë bëhet pas selamit. Ndërsa nëse është për qëllim duaja atëherë momenti është para selamit dhe kështu Hadithi i Muadh b. Xhebelit e ka vendin para selamit në fund të namazit sepse ajo është dua. Ndërsa madhërimi i Allahut ( subhanallah), Allahu Ekber, elhamdulila të gjitha këto bëhen pas selamit sepse ky është dhikër ndërsa Allahu i Madhëruar thotë: Dhe kur të përfundoni namazin përkujtone Allahun në këmbë, ulur dhe shtrirë”. Pra momenti i dhikrit është pas selamit ndërsa momenti i duas është para selamit në teshehudin e fundit. Ndërsa sa i përket disa njerëzve që kur japin selam pas namazit farz apo namazit nafile dhe i ngritin duart në mënyrë të vazhdushme, kjo normal që nuk është prej sunnetit, ska dyshim se nëse njeriu e bënë këtë në mënyrë të vazhdushme me qëllim të afrimit tek Allahut kalon në bidat dhe duhet njeriu të largohet nga kjo. Por nëse njeriu ndonjë herë pas namazit nafile apo pas namazit farz i ngrit duart shpresoj që mos të ketë diç të keqe në këtë. Sepse ka dallim mes gjërave të cilat bëhen në mënyrë të vazhdueshme të cilat njeriu i bënë sunnete dhe vazhdon në to dhe mes gjërave që i bënë në ndonjë moment. Në gjërat që behen në një rast ka tolerim për dallim nga ato gjëra të cilat bëhen në formë të vazhdushme në të cilat pa tjetër duhet të ketë argument nga sunneti.

 

 

Fetfaja e hoxhës Bin Bazit në lidhje me këtë çështje:

 

Ngritja e duarve gjatë duas është prej sunnetit dhe është prej shkaqeve të pranimit të duas. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: :“ Allahu është i turpshëm dhe Fisnik, turpërohet prej robit të tij që nëse i i ngrit duart të ja kthej ato boshe“. Po ashtu shumë nga hadithet e vërteta kanë ardh nga i Dërguari i Allahut në lidhje me këtë çështje. Por, ngritja e duarve në dua nuk është e ligjshme në ato vende në të cilat i Dërguari i Allahut nuk i ka ngritur. Si: ngritja e duarve pas përfundimit të farzit si për imamin ashtu edhe për ata që pasojnë atë, po ashtu edhe nëse përsoni falet vetën. Nuk është prej sunnetit në këtë moment që të ngritën duart gjat duas. Sepse i Dërguari i Allahut pasi që jepte selam prej farzit nuk i ngrite duart për dua. Ndërsa sa i përket namazeve vullnetare nuk ka diç të keçe në ngritjen e duarve nëse atë e bënë herë pas here e jo në formë të vazhushme. Po ashtu nuk është e ligjshme ngritja e duarve në hutbën e xhumas e as në hutbet e bajramit, as mes dy sexhdeve. Po ashtu nuk është e ligjshme ngritja e duarve gjatë duave mes dy sexhdeve, po ashtu gjatë leximit të teshehudit dhe në vendet tjera në të cilat i Dërguari i Allahut nuk i ka ngrit duart gjatë duave që i ka bërë. Ndërsa është e ligjshme ngritja e duarve në hutbën e kërkimit të shiut sepse kështu ka vepruar i Dërguari i Allahut.

Në tërë këtë që cekëm bashkohen të gjitha hadithet që kanë ardhë në lidhje me këtë temë dhe shumë nga dijetarët kanë cekë atë që cekëm ne. Lus Allahun që të na jap bereqet në kuptimin e fesë së Allahut dhe të na forcoj në fenë e Tij.

Vesselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

 

Fetfaja e shejh Albanit në lidhje me këtë çështje

Ka thënë Shejh Albani në “ Silsiletu eddaife“:“ Nuk është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut se i ka ngritur duart pas namazit nëse ai ka bërë dua. Ndërsa sa i përket duas së imamit dhe të bërit amin nga xhemati pas namazit, sikur që është sot në shumë vende islame është risi (bidat) dhe nuk ka bazë në fe ashtu sikur që ka thënë Imam Shatibiu në librin e tij“ El-I’tisam“.

 

Ndërsa hoxha Salih Munexhid në lidhje me këtë pytje është përgjigj:“ Nuk transmetohet nga i Dërguari i Allahut dhe as nga shokët e tij se i kanë ngrit duart e tyre në duat pas namazit farz. Nga kjo dihet se një gjë e tillë është bidat në fe. Sepse i Dërguari i Allahut ka thënë:“ Kush vepron një vepër që nuk kemi porosit ne ajo është e refuzuar“. Po ashtu hadithi tjetër“ Kush shpik në fenë tonë atë që nuk ëshët prej saj ajo është e refuzuar“. Ndërsa duaja pa i ngrit duart dhe pa e bërë atë së bashku me xhemat nuk ka të keqe. Sepse është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut se ai bënte dua edhe para selamit e edhe pas selamit. Po ashtu edhe duaja pas namazeve vullnetare dhe ngritja e duarve për shkak se nuk kemi ndonjë argument që ndalon ngritjen e duarve pas nafileve, sepse ngritja e duarve gjat duas është prej shkaqeve të pranimit të duas. Por, kjo mos të bëhet në formë të vazhdushme. Nëse dëshiron e bënë disa herë dhe len disa herë, sepse nuk është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut se pas çdo nafile ka bërë dua duke i ngritur duart e tij fisnike. E tërë e mira është që të jesh pasues i Pejgamberit dhe të ecësh në rrugën e tij. Allahu thotë në Kuran:“ ju keni shembullin më të mirë në të Dërguarin tuaj (ahzab 21).

Mburoja e Myslimanit