E Hënë, Dhjetor 16, 2019
A- A A+

A lejohet ne namaz leximi i kuranit ne gjuhe jo arabe?

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

A lejohet ne namaz leximi i kuranit ne gjuhe jo arabe?

 

Mendimet e te gjithë dijetareve (hanefi,shafi,maliki,hambeli) rreth kesaj ceshjte duke argumentuar!

 

Përgjigje

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Dije se tek shumica dërmuese e dijetarëve nuk lejohet leximi i kuranit në namaz në gjuhën jo arabe për atë që ka mundësi, dhe namazi i tij është i pavlefshëm. Ndërsa tek Ebu Hanifja është transmetuar lejimi i leximit të kuranit në namaz jo në gjuhën arabe për atë i cili nuk ka mundësi ta thotë në gjuhën arabe. Dispozitën e atij përsoni e kanë llogarit me dispozitën e analfabetit.

Duhet të dimë se leximi i diç nga Kurani në namaz është shtyllë e namazit dhe nuk është i vlefshëm namazi pa të. Xhumhuri (shumica dërmuese e dijetarëve) e kan përcaktuar këtë shtyllë me leximin e kaptinës Fatiha duke u mbështetur në një numër argumentesh, prej tyre hadithin e vërtetë në të cilin i Dërguari i Allahut ka thënë: “ nuk ka namaz për atë i cili nuk ka lexuar kaptinën Fatiha”. Ndërsa leximi pas Fatihas është prej synetit në dy rekatet e para të namazit.

Dijetarët kanë thënë se pa tjetër duhet të jetë në gjuhën arabe për atë që ka mundësi, edhe nëse nuk din të lexoj në gjuhën arabe pa tjetër duhet ti theksoj suret në gjuhën arabe. Nuk bënë të lexoj në namaz ndonjë sure të përkthyer në gjuhën tjetër dhe nëse e bënë një gjë të tillë prishet namazi i tij tek shumica dërmuese e dijetarëve.

 

Mendimet e katër medhhebeve në këtë çështje:

Medhhebi hanefi:

Dijetari i njohur i mdhhebit hanefi Imam Serhasi thotë se Ebu Hanifja ka lejuar përkthimin e Fatihas në gjuhën Persiane dhe ka thënë: Ebu Hanfija është argumentuar me atë që është transmetuar se Persianët i shkruan Selman Farisiut që kishte prejardhje prej Persisë që të ua shkruaj kaptinën Fatiha në gjuhën Pesiane dhe e lexonin këtë në namaz gjersa u zbutën zemrat e tyre. (Shemsudin Serhasi në librin e tij El-Mebsut vëll. 1 f. 37). Ndërsa sikur që ka cek edhe Imam Neveviu fjalët e dijetarëve se Ebu Hanifja pastaj është kthyer nga ky mendim.

Po ashtu sa i përket transmetimit se Selam Farisiu ka bërë një gjë të tillë dhe ka marrë lejen prej Pejgamberit nuk është i vërtetë për dy shkaqe:

E para:

Këtë transmetim nuk e kanë cekur asnjë prej librave të hadithit që flasin rreth haditheve të Pejgamberit.

E dyta: Vendet Persiane nuk janë çliruar në kohën e Pejgamberit, por ato janë çliruar në kohën e udhëheqjes së Umerit.

Po ashtu Zerkeshiu në librin e tij “ El- Burhan fi ulumil kuran” thotë: “ është thënë se Ebu Hanfija ka lejuar leximin në gjuhën persiane në përgjithësi. Ndërsa Ebu Jusufi (nxënësi i Ebu Hanifës) ka thënë se lejohet nëse personi nuk di arabishten. Por, është vërtetuar se Ebu Hanifja është kthyer nga një mendim i tillë”.

 

Medhhebi maliki

 

Nga Imam Dusuki në librin e tij “ Hashijetu dusuki ala sherhil kebir” thotë: “ Nuk lejohet leximi i Kuranit në gjuhën jo arabe..... Nëse është i pa aftë të shqiptoj në gjuhën arabe duhet të falet me atë i cili dinë në gjuhën arabe. Nëse ka mundësi të falet me dikë që di në gjuhën arabe dhe nuk e vepron një gjë të tillë prishet namazi i tij. Nëse nuk gjenë imam që di në gjuhën arabe atëherë bie obligueshmëria e kaptinës Fatiha ndaj tij atëherë bënë ndonjë dhikër në gjuhën arabe apo thotë subhanallah apo Allahu Ekber”. Po ashtu kanë thënë: “ Çdo mysliman i moshës madhore duhet të dijë kaptinën Fatiha në gjuhën arabe. Duhet të jap maksimumin në mësimin saj”.

 

Medhhebi shafii

 

Ka thënë Imam Neveviu në librin e tij “ Mexhmuu”: “ Medhhebi ynë (shafii) është se nuk lejon leximin e Kuranit në gjuhën jo arabe, pa marrë parasysh a di gjuhën arabe apo nuk di. Po ashtu pa marr parasysh a është në namaz apo jashtë namazit. Nëse lexon në namaz në gjuhën jo arabe në vend të arabishtes atëherë namazi i tij është i pavlefshëm, pa marrë parasysh a di të lexoj apo nuk di. Të këtij mendimi janë shumica dërmuese e dijetarëve si Imam Maliku, Ahmedi, Ebu Davudi etj”.

Ndërsa Imam Gazali ka thënë: “ Përkthimi i kaptinës Fatiha nuk e zë vendin e saj”.

 

Medhhebi Hambeli

 

Në librin “El-Mugni” të medhhebit hambeli citohet: “ Nuk lejohet leximi Kuranit në gjuhën jo arabe. Po ashtu nuk lejohet të zavëndsojmë shqiptimin arab me diç tjetër pa marr parasysh a di në gjuhën arabe apo nuk di. Nëse nuk di leximin në gjuhën arabe duhet ta mësoj atë dhe nëse nuk e bënë një gjë të tillë duke pas mundësi atëherë namazi i tij nuk është i vlefshëm”. Ka thënë Ibën Tejmije: “ Ndërsa Kurani nuk lexohet në gjuhën jo arabe, pa marr parasysh a ka mundësi apo nuk ka mundësi. Kjo është tek shumica dërmuese e dijetarëve dhe kjo është e vërteta që nuk ka aspak dyshim në të”.

Po ashtu Zerkeshiu ka thënë: “ nuk lejohet leximi i Kuranit në gjuhën jo arabe pa marrë parasysh a di gjuhën arabe apo nuk di në namaz dhe jashtë namazit. Bazuar në fjalën e Allahut: “ Ne zbritëm këtë Kuran në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju( jusuf 2)”.Sikur ta kishim shpallur Kuranin në një gjë tjetër, ata do të thoshin: “ Ah sikur vargjet e tij të ishin të kuptueshme! Vallë pse të jetë në një gjuhë të huaj, ndërkohë që ai ( Muhamedi) është arab” ( fussilet 44).

Nga tërë atë që përmendëm dalim me rezultat se leximi i Kuranit duhet të bëhet vetëm në gjuhën arabe. Po ashtu edhe namazi edhe dhikri në namaz duhet të jenë në gjuhën arabe. Por Kurani ka mundësi që të përkthehet nga kuptimi i tij në ndonjë gjuhë tjetër që të mësojnë njerëzit prej tij dhe të ju bëhet e qartë rruga e drejtë. Për këtë duhet çdo mysliman jo arab kur të pranoj islamin të mësoj kaptinën fatia dhe dhikret tjera që kanë të bëjnë me namazin.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit