E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

S elam alejkum e kam nje pyetje nese je duke falure dhe nje femi 9 muajshe te dele perpara a kam te drejte ta largoj apo ta vazhdoj ashtu dhe te falna

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

S elam alejkum e kam nje pyetje nese je duke falure dhe nje femi 9 muajshe te dele perpara a kam te drejte ta largoj apo ta vazhdoj ashtu dhe te falna selam alejkum


Përgjigjje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

Ajo çka duhet të ketë kujdes myslimani që të marr një sutre ( një penges) gjat namazit të tij nëse është imam apo falet vetën. Po ashtu nga ajo që duhet të ketë kujdes njeriu në namazin e tij gjithashtu është edhe kujdesi i tij që mos të kaloj asgjë para tij kur ai është në namaz. Bazuar nga fjala e të Dërguarit të Allahut: “ Nëse falet dikush prej jush në diçka që mbulon prej njerëzve dhe dëshiron dikush të kaloj pran tij le ta largoj atë. Nëse ai që kalon kundërshton atëherë le të luftoj me të ( ta largoj me dhunë) sepse ai është shejtan”, ( Buhariu). Po ashtu në hadithin që shënon Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah b. Harith se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ sikur ta dij ai që kalon para atij që është duke falur namaz se sa mëkat i madhë është, po të qëndronte 40 do të ishte më mirë për të se sa të kaloj para tij”.

Ndërsa sa i përket fëmiut të vogël edhe ai gjithashtu duhet të pengohet që mos të dal përpara në namaz duke u mbështetur në argumentet e përgjithshme, por fëmiu nëse del nuk ka ndonjë mëkat për shkak se ende nuk ka hy në moshën madhore. Po ashtu kalimi i fëmiut para teje në namaz të pengon në përkushtimin në namaz. Por është kusht gjat pengimit të fëmiut që mos të lëvizësh shumë, sepse lëvizja e tepërt e prish namazin.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit