E Mërkurë, Mars 03, 2021
A- A A+

Kur shkoj te shtepia e prinderve te mi nuk jam e qarte se si me i falë namazet,te shkurtuara e te bashkuara?

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

selamu alejkum,une jamë e martuar,fali 5 kohët e namazit elhamdulilah edhe urdhërat e tjerë të Allahut i zbatoj por kur shkoj te shtepia e prinderve te mi nuk jam e qarte se si me i falë namazet,te shkurtuara e te bashkuara,te shkurtuara e ne kohen e vet apo ashtu siq i fali edhe në shtëinë e burrit të plotësuara.Prindërit e mi e kanë shtepinë 3 orë largë meje.Sepse disa me thonë se duhet ti falë te shkurtuara e disa të plotësuara.Më ktheni një përgjigje Allahu ju shpërbleftë me xhennetin firdeus

 

Pergjigjje:

 

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

 

Së pari duhet të ju them se njeriu mund ti ketë dy vendbanime në të njejtën kohë. Psh. Ka një shtëpi në një qytet dhe një shtëpi në një qytet tjetër dhe gjatë udhtimit që bënë prej një shtëpie në një shtëpi tjetër merrë dispozitat e udhtarit por posa të arrin në njërën prej shtëpive nuk hynë më në dispozitat e udhtarit. Por, nëse njeriu ka ndrrue vendbanimin e tij dhe është vendos plotësisht në një vend tjetër dhe ka vendos që të jetojë aty atëherë ky njeri llogaritet prej banorve të këti vendi që është zhvendos dhe kur kthehet në vendin e tij që ka qenë më herët llogaritet si udhëtar nëse llogaritet ai udhtim me të cilin lejohet të shkurtoj namazin dhe të bëjë lehtësimet tjera të cilat i ka në dispozicion udhëtari.

Nëse ti je zhvendos komplet nga shtëpija e prindërve të tu dhe vetëm shkonë për ti vizituar ndonjë herë atëherë ke dispozitën e udhëtarit dhe e shkurton namazin drekën në dy rekate, ikindin në dy, dhe jacin në dy rekate. Ndërsa bashkimi i tyre nuk është pa tjetër bile nëse ti je në shtëpi të prindërve dhe e di që namazet ke mundësi ti falësh në kohën e tyre atëherë më mirë është që mos të bashkohen por të falet secili në kohën e vet duke i shkurtuar.

Ti tek prindërit je në dsipozitën e udhëtarit nëse nuk ke vendos të qëndrosh më shum se 4 ditë ndërsa nëse shkon me njet që të qëndrosh më shum se katër ditë atëherë nuk i shkurton namazet por i falë sikur me qen tek burri yt. Koha e qëndrimit të udhëtarit sipas shumicës dërmuese të dijetarve është më tepër se katër ditë. Dmth nëse rrin më pak se katër ditë e shkurton namazin ndërsa nëse vednos me nejt më shum se katër ditë nuk e shkurton namazin por e fal sikur me qenë në vendin tëndë.

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit