E Enjëte, Tetor 17, 2019
A- A A+

Ju lutem më shkruani për Istihare-Namaz,

User Rating: 5 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar ActiveStar Active
 

Selamun Aleykum ve rahmetullah ve berekatuhu


Ju lutem më shkruani për Istihare-Namaz,

Dua me ditë se si bëhet? si falet? shka duhet me thèn, me vepru? Shka duhet me vepru mas qè e kam bèr, dhe a mundet me pèrsèrit?


Selam aleykum


Allahu ju shpèrbleft!


Pergjigje

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Namazi i istiharës është prej suneteve që na ka porositë i Dërguari i Allahut për ta vepruar. Kur njeriu dëshiron të marr një vendim për të ardhmen e tij dhe nuk e di se a do të jetë në dobi të tij apo jo sikur që është martesa, atëherë fal namazin istihara që Allahu ta udhëzoj aty ku është e dobishme për të. Ai është dy rekate me njet ( njeti bëhet vetëm me zemër) të namazit të istiharës. Ky namaz mund të bëhet në çdo kohë, nuk ka ndonjë kohë të caktuar. Po ashtu namazi istihare mundë të përseritet më shumë se një herë, nuk ka të keqe në pëseritjen e sajë, qoftë edhe për të njëjtën gjë.

Forma e namazit të istiharës është ashtu sikur që ka transmetuar Xhabir b. Abdilah Sulemij i cili thotë: I dërguari i Allahut na mësonte istiharën në çdo çështje sikur që na mësonte ndonjërën prej sureve të Kuranit. I Dërguari i Allahut thoshte: “ Nëse dikush prej jush dëshiron ndonjë çështje le të fal dy rekat namaz jasht farzit pastaj le të thotë: "Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es'eluke min fadlikel-adhim. 
Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'ëlemu, ue ente 'al-lamul - gujub. 
Allahumme, in kunte ta'ëlamu enne hadhel emre (e emërton këtu nevojën tënde) hajrun li fi dini ue meashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi.
Ue in kunte ta'ëlemu en-ne hadhel emre sherrun li fi dini ue me'ashi ue akibetu emri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre hajthu kane thum-me raddini bihi" 
Që do në gjuhën shqipe do të thotë:
" O Zot, me diturine Tende kerkoj hajrin! Kerkoj ndihme prej fuqise Sate, kerkoj prej te mirave Tua te shumta, sepse Ti je i Gjithefuqishem, e une jam i dobet, Ti di çdo gje e une nuk di, Ti je Ai qe i di te fshehtat. 
O Zot, nese kjo pune e imja (emeron ketu deshiren, hallin, etj) eshte hajr per fene dhe jeten time, per kohen e tashme dhe te ardhmen, beje te mundshme qe te realizohet, lehteso dhe beko. 
E nese kjo pune eshte e demshme per fene dhe jeten time , per te tashmen dhe te ardhmen dhe per ne ahiret, largoje prej meje dhe me largo mua nga ajo, me percakto hajrin kudo qofte, pastaj me bej te kenaqur me te."
 

Kjo dua është më mir të bëhet para selamit në fund të namazit sepse i Dërguari i Allahut shumicën e duave i bënte para selamit.

 

Allahu e di më së miri.

Mburoja e Myslimanit